Florian Raunig, Ambasadori që largohet gjithmonë për t’u kthyer

0

Kur Shqipëria të bëhet një ves i bukur

Mira Kazhani

Në Tiranë lëvizin dy makina, dhe shumë biçikleta. Njerëzit, janë të veshur si në ato fotot që sot, pas 22 vitesh, i shohim me nostalgji sarkastike, ndërsa të lindurit e viteve -90 asqë arrijnë të integrojnë filozofinë e asaj kohe të zymtë. Mes të ecurave dhe të folurës tipike të një vendi komunist, është një fotograf i cili ka ardhur nga Austria së bashku me një delegacion. Me ta ndodhen edhe dy “shërbëtorë”të partisë në pushtet. Ata janë kurioz, të takojnë apo të pyesin për atë atmosphere, që ju përndez imagjinatën, por nuk mundet ta bëjnë, edhe pse ecin përkrah saj. Kështu është urdhri!

Sot pas 22 vitesh, ndodhem në bllokun e ambasadave ku aroma e luleve të mbjella që në komunizëm janë e vetmja lidhje dhe dëshmi e kohës. Në një kthinë, gjej ambasadën austriake ku më prêt ambasadori Florian Raunig. Për të kam mësuar paraprakisht se është një shqipfolës i mirë, një nga ata që e duan vendin tone. Që mban verë të mirë në qilar, dhe që bashkëshortja e tij bën një kek që të lëshon goja lëng. Ah, dhe diçka pas pak kohësh ai mbyll misionin e tij në Shqipëri dhe takimi im më të është pakëz paradoksal. Jam këtu për të njohur një mik të shqipërisë dhe do të më duhet t’I them mirupafshim të saponjohurit. Gjëra që ndodhin!
-Mirseerdhe, si je? A je mirë? Më fall vetëm 5 minuta.
Me një shqipe të ëmbël, ku mbisundon gërma “ll” në vend të “l” dhe gërma e në vend të ë, gjithçka është perfekt. Ambasadori Raunig është një njeri i thjeshtë. Tipik nga këto diplomatët, që nuk kanë kostume aq të shtrenjtë e të bukur saç mbajnë politikanët tanë. Për të mos thënë, është i veshur thjesht-thjesht në kostumin e tij që ç’dramatizohet nga një kollarë gjysëm e zgidhur.
Ambasadori, më tregon Shqipërinë e qershorit 1990 dhe më pas, rikthimin në 1991 ku vendosi të bënte dhe një kurs të gjuhës shqipe. Jeta, do ta risjell disa herë në këtë vend ku takoi edhe bashkëshorten e tij, një gjermane.
-“Isha këtu në dy korrik dhe na kthyen me urgjencë. Emocionet ishin shumë të forta dhe pata dëshirë të rikthehem për t’a parë këtë vend, ndryshe. Të lirë!
E pyes sesi i duket sot? Sa kanë ndryshuar shqiptarët përgjatë një çerek shekulli?
-“Ah jo, shqiptarët janë njësoj, por Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ka shumë gjëra që sa mirë që nuk I kanë ndryshuar shqiptarët, si psh: mikpritja, dhe sidomos kurioziteti. Edhe pse kanë mundur të lëvizin, sërish shqiptarët mbeten kureshtar ndaj çdo gjëje që vjen nga jashtë. Mund të them, që shumë pak prej tyre janë indifferent. Shumica, ende të ndjekin me sy, pyesin dhe kanë pak ndrojë ndaj një të huaji që shohin apo takojnë. Më shumë doni të huajt se njeri tjetrin,-më rrëfen ambasadori më një zë të ndryshuar dhe duke shkelur syrin vrikthi”.
-Ndoshta është vetëm kuriozitet ambasador dhe hera-herës shfaqet si formë dashurie?
Mbase, thotë ai dhe çuditërisht e shqipton sikur të kish lindur në rrugën e Durrësit dhe jo diku në Bazelin perfekt të Zvicrës.
Marr një ndjesi të ëmbël, që si gazetare flas në gjuhën time me një të huaj. Jemi mësuar të ngjitemi në anglisht, ose gjuhë të tjera, në shkallët e botës së tyre. Por veç shqipes nuk marr ndonjë sinjal miqësor. Ai shmang të flas për bashkëshorten e tij, kur unë i tregoj se kam dëgjuar se bën kek të mirë. E kalon më një të qeshur, dhe më thotë se nuk ka dëshirë të flas për jetën e tij private.
E pyes se përse është kthyer kaq shpesh në Shqipëri? Pse ka dashur të mësoj shqip, një gjuhë që nuk do t’I duhet në asnjë cep të botës, vecse kur të vijë ndonjëherë në Shqipëri. Dhe një gjë e tillë mund të ndodhë sërish.
-“Nuk e fllas vetëm unë mirë gjuhën shqip. E flet shumë mirë ambasadori Serb, po e mëson po kaq mirë edhe ambasadori Britanik, ambasadori Rumun, ai Sllovak -tregon ai me nje qasje ku konfirmon, se nuk është ishullor në këtë drejtim. Por, është padyshim një rast unik, pasi prej 22 vitesh fati vazhdon ta sjell në Shqipëri si diplomat. Ka qënë në vitet 1996 deri ne 2002, ku ka patur detyra të ndryshme mes të cilvave 2 vitë në ambasadën austriake. Është rikthyer sërish për një mandate të dytë në ambasadën Austriake, këtë 3 vjeçarin e fundit”.
-Kaq qënë maktub që ju ngado që shkoni riktheheni në Tiranë? E pyës unë.
-“Asnjëherë nuk kam këmbëngulur që të kthehem. As që e kam ditur, që rastësia do më sjellë sërish këtu. Por shpesh, ka qënë e thjeshtë, ndoshta për shkak të gjuhës, për faktin që unë e njoh mirë këtë vend”.
-Si jemi ne? A ndryshojmë nga pjesa tjetër e ballkanit? -E pyes atë, me bindjen se do përgjigjet se ne jemi unik, të rrallë, në të mirë e të lig. Por jo! Ai mbetet shumë distantë në emocione, siç j’ua thashë veç gjuhës shqipe, asgjë tjetër nuk ofron familjaritet.
-Jeni si të gjitha ballkanasit! Të gjithë në ballkan duan të duken të veçantë, por jeni aq shumë të ngjashëm. Në tradita, në muzikë, në kuriozitet dhe sidomos në emocione. Jeni shumë emocional, ndoshta kjo është diçka që ju bashkon më së shumti, -thotë ambasadori Raunig duke shkelur sërish syrin më një buzëqeshje, që duket sikur përhap piper në ajër. Çuditërisht unë e kaloj më një teshtimë, dhe ai hedh një sy nga pemët që shtriqen buzë dritarës së zyrës së tij.
-Allergjia, duhet të keni?!
-Kam atë dëshirën për t’i treguar se ajo gërma “ll” e bën akoma më simpatik mesazhin dhe gjërat që flet, edhe kur ato më duken me piper. (E neglizhoj! )
“Por e keni një të veçantë, -vazhdon ai. Politika ju dominon. Një populli i afashinuar nga politika. Mund të them, që është e vetmja karakteristikë që ju dallon nga pjesa tjetër e rajonit. Këtu të gjithë flasin për politikë. Keni dhe diçka tjetër të mirë, mungesën e konflikteve fetare. Keni harmoni. Dhe kjo është një gjë e mirë për Shqipërinë, – thotë ambasadori Raunig.
Vërtet e besoni një gjë të tillë? Kam frikë se është një klishe zoti ambasador, -I them unë atij me çudinë sesi asnjë nga miqtë shqiptarë, nuk i ka treguar në këto 22 vite, se ndoshta Shqipëria ka përjetuar në gjysëm shekulli ç’rrënjosjen e fesë dhe koha ka bërë të sajën (siç vetë ai tregoi më lart se më kohën do të europianizohemi edhe ne)që këtë “mungesë konflikti” ta kemi më së shumti indifference, dhe një ccështje të “vogël”kohe! Më gjasë nga të rrallat indiferenca të rracës tonë Kurioze.
“Ndoshta, duhet ta përkufizoj si mungesë konfliktesh. Kjo ka rëndësi, -më sqaron ai dhe duket sikur ka dëshirë, t’i vërë një pikë të madhe!”
-Ambasadori Raunig është ndër të rrallët që ka shkelur me këmbë të gjithë bregdetin shqiptar. Ai ka udhëtuar kryesisht në stinën e dimrit. Për 3 vite rresht,ka përshkuar në kmbë nga 4 deri ne 6, së bashku me një mik të tij, çdo fundjavë në bregdet.
“Bregdeti është fantastik. Gati 85 përqind nuk është prekur fare. Pjesa që më ka lënë më shumë përshtypje është ajo nga Shën Gjini deri në Velipojë. Rana e hedhun, gjithashtu më ka pëlqyer shumë. Plazhi I Gjeneralit, Kepi i Rodonit, Svërneci e deri në Vjosë.”
-Në shumë nga këto vende shumë prej nesh as që kanë shkelur ndonjëherë, dhe e ndaj me të këtë konkluzion.
Po, -pohon ai. Jam dakord me ju! Nuk shoh kurrë shqiptarë që të udhëtojnë. Në dimër askush nuk ecën, madje as me makinë, nuk shkojnë në bregdet. Më vjen keq që nuk keni kureshti për vendin tuaj, dhe atë dozë të lartë që zotëroni, e keni për botën, – thotë ai duke bërë një mimike të ngrohtë, që unë besoj e ka të tillë edhe kur sheh kekun e sapo dal nga furra.
Ai më tregon edhe për mbeturinat që sheh ngado në bregdet.
“Bukuria e natyrës shoqërohet nga shishe plastmasi të cilat mund të krijojnë një zinxhir të gjatë. Është një sfidë që duhet ta ndërmerrni. Por edhe kjo ka anën e vet pozitive. Mbeturinat janë shenjë e zhvillimit. Dikur, ju në Shqipëri, -më kujtohet si sot, që mbanit në ato në mobiljet e shtëpisë, si zbukurim, kanaçe Coca cola. Atëherë mund të na dukej qesharake, por nuk ishte kështu për shqiptarët. Sa gëzim që çështje të rëndomta, për mua sot janë shndërruar në gëzim. Dikur, nuk kishit asgjë për të hedhur dhe tani keni çfarë të hidhni. Është shenjë e zhvillimit ekonomik dhe duhet shoqëruar me pastrim. “
Ndërsa ai flet, Vjena e artit dhe e luleve duket sikur futet në zyrën ku po bisedojmë. Ai më sqaron se edhe Austria ka patur debate për çështjen e mbeturinave, por e kanë zgjidhur qytetarët. Nuk është çështje e një kompanie, e një qeverie, e një njeriu të vetëm. Të gjithë mund të sensibilizohen. Jam i bindur se programi për shkollat, do ta bëjë efektin e vet. Nuk është politika apo diplomacia ajo ç’ka zgjidh kulturën dhe standardet e një kombi, por koha. Fëmijët e edukuar sot më sensibilitet për natyrën, vendin, mikun do të sjellin një Shqipëri më të bukur nesër. Tani është koha të ecet më shumë. Ndoshta duhet pak Durim. Ne të huajt më shumë durim karshi jush, dhe ju ndaj asaj që kemi ne.
E ke fjalën për Europën?
“Po aty përfshihen të gjitha. Mua me vjen mirë që Austria është një nga ato vende që mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jemi investitor i 3-të në vend dhe pritshmëria është e lartë. “Ai nuk ka asnjë dëshirë të flas për politikën. Më sqaron si më thikë, se nuk është puna e tij të bëj komente.
“Shqiptarët duhet të sillen si europianë dhe arbitrin e gjejnë tek vetja e tyre. Jam i sigurt për këtë”, -më thotë ai.
“Por ja kështu sillet i gjithë ballkani. Prodhoni shumë emocione. Është një rajon që emocionohet vazhdimisht dhe kjo konsumon shumë energji. Kjo të mundon, por nuk do të thotë, që asnjëherë të mërzitesh,- kujdeset ai të nënvizojë”.
-Jeni mërzitur ndonjëherë?
S’mund të them që jo. Por prap mbetem një vëzhgues. Pastaj kam shumë miq në Tiranë.
Ai do të largohet së shpejti nga Tirana, ndoshta për t’u kthyer sërish sepse kështu mund të jetë e shkruar! Sapo shpreha një frazë, që fshehtas të ndërlidh me besimin tek zoti: “po të jetë e shkruar”! Mendoj, se ambasadori kishte të drejtë kur me një të shkelur të lehtë të syrit, tha se jemi fetar pa e ditur që jemi. Që jemi politikanë edhe kur nuk jemi. Që jemi emocional, kurioz, mikpritës, dembelë (askush nuk ecën në këmbë të njoh vendin e tij) por që me kohën, kur të kthejmë sytë nga vetja, do të bëhemi Europianë.

SHPËRNDAJE