Shqipëria 25 vjet pas rënies së komunizmit: Rindërtimi i shtetit dhe shoqërisë

Si ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë gjatë çerek shekullit të fundit? Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me mbështetjen e Fondacionit Friedrich Ebert dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë u mundua t’i japë përgjigje të detajuara kësaj pyetjeje gjatë simpoziumit “Shqipëria 25 vjet pas rënies së komunizmit: Rindërtimi i shtetit dhe shoqërisë”, organizuar në Tiranë më 25 Nëntor 2015.

0

 

Simpoziumi u hap nga Albert Rakipi, Drejtor i ISN-së. Në njëzet e pesë vjet qysh nga rënia e e komunizmit, tha Albert Rakipi në fjalën e tij, – asnjë vend i ish- Lindjes nuk mund të ketë ndryshuar kaq shumë sa Shqiperia. Dikur një nga vendet më të izoluara të botës, Shqipëria sot ka pësuar një zhvillim të madh në sajë të një transformimi të jashtëzakonshëm politik, ekonomik dhe shoqëror.
Por pamvarësisht nga transformimet e ndodhura edhe pas njëzet e pesë vjetësh vendi eshtë jo aq pranë një systemi demokratik një shoqëri demokartike dhe një ekonomi tregu funksionuese megjithëse regjimi totalitar dhe ekonomia e komanduar e socializmit janë rëzuar prej kohësh
Pyetja për të cilën ende , edhe tani pas njëzet e pesë vjetësh nuk kemi një përgjigje shteruese është : Pse ende nuk kemi mbëritur të shndërojmë shoqëritë totaliatare në shoqëri demokratike, përse ende nuk kemi mundur të ndërtojmë më në fund një sistem demokratik funksionues dhe një ekonomi kapitaliste që mbëhtetet tek principet dhe liritë e tregut?
Për një kohë relativisht të gjatë dështimet për të mbëritur tek regjime vertet demokratike dhe ekonomi tregu janë shpëjeguar me paradigmën e tranzicionit.
Por shumë nga karakteristikat e tranzicionit të Shqipërisë nuk mund të quhen më kalimtare. Dobësimi apo dështimi iinstitucioneve, gërryerja e legjitimitetit të institucioneve politike, mosbesimi në rritje ndaj partive politike, shkalla e lartë e korrupsionit dhe tensionet e përhershme politike, nuk mund të konsiderohen më deformime të përkohshme apo simptoma të një tranzicioni drejt demokracisë. Po bëhet gjithnjë e më e dukshme se këto dukuri nuk janë karakteristika të një periudhe tranzicioni, por rrjedhoja të prekshme që rrezikojnë të shndërohen në tipare permanente të peizazhit politik shqiptar. Aplikimi i paradigmës së tranzicionit më shumë i justifikon problemet eShqipërisë me një lloj ndjenje pashmangësie ndaj kësaj force të paprekshme të tranzicionit, një proces që nuk mundtë kontrollohet, administrohet apo drejtohet.
Nga pikëpamja e funksionimit të shtetit, tha Rakipi Shqipëria e sotme i ngjan asaj që studiuesit e politikës e quajnë “neo-patrimonial monopoly state,”, i varur fuqimisht nga drejtimi personal se sa nga institucionet, ligjet, procedurat.Mungesa e shtetit ligjor, përveç të tjerash, është rrjedhojë e ekzistencës së një strukture piramidale tëbashkëpunëtorëve të besuar, që vepron brenda strukturës formale të aparatit qeveritar. Ky lloj rregulli – qeverisja metelefon – e ka dobësuar vazhdimisht funksionimin e shtetit
Sipas Rakipit, ndërtimi I një demokracie funksionuese është ende larg megjithëse tranzicioni nga diktaura në demokraci elektorale është kryer prej kohësh. Janë dashur më shumë se dy dekada , tha ai, që Shqipëria të dalë nga qerthulli I zgjedhjeve të kontestuara dhe nëse vërtet dhe përfundimisht ka dalë nga ky qerthull.
Proceset elektorale të kontestuara, kultura e zero sum game, mbajtja gjallë e një konflikti politik permanent, si dhe mungesa e konsensusit dhe kompromisit, vijojnë për fat të keq të mbetenkarakteristika themelore e Shqipërisë politike në këta njëzet e pesë vjet.
Eshtë e vërtetë të thuhet se demokracia është loja e vetme në qytet, tha Albert Rakipi ,- por kualiteti i saj vijon të jetë i dobët dhe sic e kemi parë fituesi i merr të gjitha.
Themelore për një demokraci funksionuese siç sygjeronte Francis Fukujama në debatin për njëzetvjetorin e rënjes se komunizmit është jo aq trannzicioni drejt demokracive elektorale, por tranzicioni drejt shtetit ligjor.
Nga pikpamja teorike dhe praktike tranzicioni paskomunist u mendua si një zëvendësimi i regjimeve autoritariste me regjime demokratike, si dhe zëvendësimi i ekonomive socialiste të centralizuara me një ekonomi kapitaliste.
Por në rastin e Shqipërisë është e vështorë të flitet për thjesht tranzicion, apo zvëndësim të regjimitpolitik dhe sistemit ekonomik. Më shumë se sa një tranzicion nga njëri sistem në tjetrin rasti i Shqipërisë është një process i pastër i mirëfillte i ndërtimit të shtetit. (state building process).
Gjatë fjalës së tij Florian Bieber, profesor i studimeve të Evropës Juglindore dhe drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit, theksoi se për të analizuar zhvillimet e 25 viteve të fundit, duhen sqaruar më parë nocionet e transformimit dhe tranzicionit. Sipas Bieber: “Koncepti i transformimit nga tranzicioni në një demokraci të zhvilluar mund të jetë disi çorientues për vendet e Evropës Juglindore, për shkak të treguesve që masin procesin e transformimit. Shqipëria nuk duhet të shohë BE-në si fundin e transformimit të saj, pasi ky nuk mund të jetë i vetmi tregues. BE-ja mund të shërbejë si tregues, por ajo nuk duhet të konsiderohet si fundi i transformimit në vetvete. Ka shumë vende, të cilët i janë bashkuar BE-së dhe kanë ende probleme me demokracitë e tyre. Një shembull në këtë kontekst është Hungaria. “
Më tej, z Bieber theksoi se koncepti i transformimit mund të krijojë keqkuptime, sepse ai e ndan botën në dy pjesë. Ky nuk është rasti, sepse çdo vend, madje edhe anëtarët e vjetër të BE-së janë ende duke u transformuar në shumë drejtime. “Vendet e Evropës Juglindore nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm në aspektin e zhvillimeve demokratike gjatë dhjetë viteve të fundit. Ata kanë krijuar një qeverisje të qëndrueshme demokratike, e cila nuk po ndryshon. Nuk ka asnjë ndryshim të dukshëm kur është fjala për institucionet demokratike”, tha z. Bieber. Ai shtoi se rritja ekonomike në vendet e EJL ishte shumë e lartë deri në vitin 2008, por tani ideja se këto vende do të arrijnë nivelin ekonomik të BE-së është zhdukur. Sipas z Bieber, Shqipëria është cilësuar nga studime të ndryshme (së bashku me Estoninë dhe Poloninë), si një histori suksesi, pasi ajo ka arritur të krijojë një demokraci funksionale dhe një rritje mbresëlënëse të GDP-së dhe kjo tregon qartë se treguesit e tanishëm të transformimit nuk mund të jenë të njëjtët për të gjitha vendet.
Z. Bieber përmendi dimensionet më të rëndësishme të demokracive të vendeve të EJL-së të cilat janë: “1. Lloji i qëndrueshëm i demokracisë, karakterizuar nga informaliteti, niveli i lartë i polarizimit ideologjik, mos pasja e një sistemi klasik sipas modelit perëndimor dhe tundimi i fortë autoritar për të kontrolluar institucionet shtetërore dhe mediat. 2. Natyra e sistemit ekonomik karakterizohet nga pabarazia e fortë dhe lidhjet midis politikës dhe ekonomisë. 3. Shoqëria civile, e cila nuk lind natyrshëm nga shoqëritë e këtyre vendeve dhe në shumë raste është e varur nga donacionet e huaja.
Z. Bieber mbylli fjalimin e tij duke bërë tri vërejtje përfundimtare. 1. Ne duhet të shohim pozitën aktuale të vendit dhe nuk duhet të jemi vetëm të fokusuar në tranzicion. 2. Psikologjia. Zhvillimi nuk është gjithmonë linear, pasi gjatë rrugës mund të bëhen edhe shumë hapa mbrapa 3. Ne gjithmonë supozojmë se 1990 duhet të konsiderohet si viti zero. Kjo është e gabuar, sepse ne duhet të marrim parasysh kohën para atij viti dhe komunizmi ishte i ndryshëm në secilin nga vendet e EJL.

Vështrim mbi tranzicionin

Gjatë fjalës së tij, z. Besnik Mustafaj, Ish-Ministër i Punëve të Jashtme, përshkroi vështirësitë e para të hasura gjatë themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Sipas z. Mustafaj, programi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është shkruar me një gjuhë, e cila dukej shumë komuniste dhe “leniniste”. Gjuha është një komponent shumë i rëndësishëm për një kulturë politike demokratike dhe në këtë drejtim gjuha e përdorur nga politikanët shqiptarë gjatë viteve nëntëdhjetë nuk ishte demokratike dhe në shumë raste ishte e dhunshme dhe fyese. Më tej, zoti Mustafaj sqaroi se de-komunistifikimi ende nuk ka ndodhur në shoqërinë shqiptare, edhe pse ai duhet të jetë një objektiv kryesor edhe për të majtën shqiptare. Z. Mustafaj përfundoi duke u shprehur se për shkak të mentalitetit të rrënjosur thellë komunist, elita shqiptare nuk arriti të ndërtojë një demokraci funksionale. Megjithatë, brezat e rinj kanë mundësinë për të ndryshuar gjërat. Në çdo rast ata duhet të përdorin një gjuhë të përshtatshme demokratike.

Elez Biberaj, PhD, Drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës sqaroi se 25 vjet pas rënies së komunizmit, shqiptarët kanë të drejtë të jenë krenarë për vendin e tyre, i cili i është nënshtruar një transformimi të thellë pozitiv. Megjithatë, sipas z Biberaj, sot demokracia shqiptare gjendet në një moment shumë të vështirë për shkak të mungesës së një kulture të duhur demokratike, të kaluarës së dhimbshme komuniste dhe ekonomisë problematike. Megjithatë, faktori më përgjegjës për deficitet e demokracisë shqiptare është elita politike shqiptare. “Shqipëria është vendi më i varfër në rajon, duke prodhuar emigrantë që përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë së vendit. Korrupsioni dhe paligjshmëria përbën një kërcënim serioz për shtetin në tërësi, ndërsa gjyqësori është i korruptuar dhe parlamenti kriminalizuar. Në anën tjetër, media ka bërë disa arritje, por ajo është ende larg shndërrimit në një pushtet të katër. Kur përshkroi karakteristikat kryesore të demokracisë shqiptare, z Biberaj, theksoi mungesën e dialogut, pamundësinë për të ndjekur rregullat dhe korrupsionin. “Kur vijnë në pushtet, të gjitha palët synojnë të kapin shtetin. Dallimet midis partive politike janë duke u zhdukur dhe zgjedhjet në vend që të konsiderohen si një konkurs midis platformave politike, përjetohen si një dramë e madhe. Fitorja e fundit e madhe e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, i mundësoi Ramës për të fituar një mandat të gjerë për ndërmarrjen e reformave. Megjithatë ai nuk e ka shfrytëzuar këtë mundësi dhe gjithashtu nuk arriti të ndërtojë një rrugë të re politike për Shqipërinë”, tha zoti Biberaj.
Më tutje zoti Biberaj theksoi se bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës është i rëndësishëm për ndryshimet e ardhshme kushtetuese dhe se duhet të nxirren katër mësime për konsolidimin e demokracisë shqiptare. 1. Përqendrimi të interesave partiake është i dëmshëm duke gjeneruar probleme të shumta, ndërsa çështjet kombëtare kërkojnë konsensus të madh, 2. Përpjekjet e të gjithë udhëheqësve për të kufizuar lirinë e institucioneve kanë provuar që shkaktojnë dëme të rënda, 3. Zëri i popullit duhet të dëgjohet për të shmangur krijimin e një hendeku midis politikanëve dhe njerëzve, 4. Marrëdhëniet jofunksionale midis aktorëve politikë kryesorë dëmtojnë stabilitetin e vendit. Në fjalët e tij të fundit, zoti Biberaj ka mbajtur qëndrimin se SHBA-të dhe BE-ja duhet të ushtrojë më shumë presion për konsolidimin e demokracisë shqiptare.

Bernd Fischer, Profesor Emeritus i Historisë, Universiteti Indiana, Fort Ëayne, theksoi se ndërsa askush nuk dëshiron të kthehet në ditët e vjetra të regjimit të Hoxhës, jo të gjitha gjurmët e regjimit të vjetër janë zhdukur. Ai argumentoi se çështjet themelore të demokracisë shqiptare sot janë një kulturë e shëndoshë politike, funksionimi i partive politike dhe i elitës politike, që në shumë raste është shkëputur nga njerëzit që jetojnë në zonat e largëta. Në këtë kontekst, z. Fischer bëri sugjerimet e mëposhtme: Organizimi i i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, krijimi i një shtypi të lirë dhe të pavarur, lufta kundër krimit të organizuar dhe kulturës së korrupsionit, krijimi i një gjyqësori të pavarur dhe një arsimi cilësor të bazuar në standardet më të avancuara ndërkombëtare. Z. Fischer gjithashtu vuri në dukje disa nga arritjet më të rëndësishme të arritura nga Shqipëria gjatë 25 viteve të fundit, përkatësisht: Ngritja e një sistemi dy partiak dhe pranimi i rezultateve zgjedhore nga të gjitha partitë politike; Themelimi i Organizatave të Shoqërisë Civile me një të kontribut të madh në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut; Hapa të mëdha janë arritur në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, si: lufta kundër narkotrafikut dhe informalitetit ekonomik. Z. Fischer mbylli fjalën e tij duke shprehur besimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, që do të jetë një hap i rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë shqiptare.

Demokratizimi dhe shoqëria

Gabriel Partos, gazetar veteran i BBC, aktualisht analist pranë njësisë së inteligjencës në revistën “The Economist”, prezantoi detajet e renditjes së Shqipërisë në Indeksin e Demokracisë të njësisë së inteligjencës në revistën “The Economist”. Në vitin 2015, Shqipëria renditej në vendin e 88-të prapa Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe përpara Bosnje-Hercegovinës. Në lidhje me procesin politik (komponenti i parë) Shqipëria renditet mjaft mirë, por ajo ka një rezultat të dobët kur bëhet fjalë për funksionimin e qeverisë (5 nga 10). Në këtë drejtim, z Partos mendon se administrata publike shqiptare është thellësisht e politizuar dhe kjo ka shkaktuar vonesa për dhënien e statusit të vendit kandidat. Në këtë kontekst, gjyqësori i korruptuar gjithashtu luan një rol të madh. Z. Partos vijoi me komponentin e tretë që mbi pjesëmarrjen politike. Këtu Shqipëria shënoi 5 nga 10 pikë të mundshme për shkak të mungesës së besimit në institucionet politike, edhe pse ka pasur përmirësime të vogla në rritjen e pjesëmarrjes së grave në parlament. Në komponentin e katërt mbi kulturën politike, sipas sondazheve, shqiptarët treguan dëshirën për një udhëheqës të fortë. Në komponentin e fundit mbi liritë civile, Shqipëria është renditur mire (7,35 pikë), e dytë pas Maqedonisë. Kjo mund të shpjegohet me hapat pozitive të ndërmarra nga vendi në drejtim të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias edhe pse ka disa probleme sidomos kur bëhet fjalë për përfshirjen e pamjaftueshme sociale të komunitetit rom. Z. Partos theksoi se konsensusi i politikanëve shqiptarë për axhendën e BE-së është një shenjë shumë inkurajuese për të ardhmen e vendit.

Remzi Lani, Drejtor i Institutit Shqiptar i Medias, theksoi se tranzicioni në Shqipëri ka pësuar një dimension politik, ekonomik dhe psikologjik. “Tranzicioni shqiptar duhet të përkufizohet si një proces i gjatë i ndërtimit të shtetit. Vetë termi “tranzicion” nuk arrin dot të përshkruajë gjithë tablonë e luftës së Shqipërisë për demokraci gjatë 25 viteve të fundit, pasi ky koncept nuk mund të shërbejë më si alibi për mosfunksionimin e institucioneve shtetërore. Në vend të tranzicionit ne mund të përdorim ndoshta një term tjetër, “Tranzitokraci “, tha zoti Lani. Sipas z Lani, në perspektivën rajonale, Shqipëria është gjeopolitikisht pjesë e Perëndimit, por kur bëhet fjalë për perspektivën e integrimit ne kemi një konsensus të vizionit, por jo një marrëveshje mbi veprimet që do të sjellin vendin në BE. Në lidhje me mediat, zoti Lani thotë se përkundër shumë problemeve, media po përparon dhe ajoi është e lirë dhe e hapur. Megjithatë ka probleme kur bëhet fjalë për Televizionin Publik Shqiptar, i cili është në nuk ekziston dhe lidhjet intensive mes mediave dhe politikës

Afrim Krasniqi, Instituti Shqiptar për Studime Politike, e nisi fjalën e tij duke dhënë shembullin e referendumit për ndalimin e importit të mbetjeve, që nuk u zhvillua dhe që pasqyron kontrastin midis pjesëmarrjes së qytetarëve në institucionet demokratike dhe mosgatishmërisë së institucioneve për të punuar së bashku me qytetarët. Më tej, Krasniqi theksoi se kushtetutat shqiptare kanë shërbyer vetëm për të legjitimuar pushtetin dhe në këtë kontekst Shqipëria ka pësuar një seri të gjatë të “eksperimenteve kushtetuese”, të cilat kanë krijuar konfuzion dhe mungesë besimi ndaj institucioneve. “Kushtetutat janë ndryshuar për të zgjidhur problemet politike të çastit, ndërsa institucionet më të rëndësishme janë zgjedhur pa përdorur shumicën e cilësuar në parlament. Partitë politike kanë shumë pushtet dhe ato nuk i respektojnë parimet themelore të kushtetutës, që rregullojnë mekanizmat e tyre politike “, tha zoti Krasniqi. Ai gjithashtu vuri në dukje se sot politika shqiptare ka liderë të fortë, të cilët janë në të njëjtën kohë janë edhe shkelësit më të flaktë të kushtetutës. Z. Krasniqi përfundoi fjalën e tij duke theksuar se arsimimi juridik i shoqërisë është i nevojshëm për të forcuar stabilitetin e kushtetutës në Shqipëri. Ai theksoi se ndryshimet e ardhshme kushtetuese duhet të votohen në një referendum publik.

Frank Hantke, drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, theksoi se njerëzit vazhdojnë të diskutojnë në lidhje me opozitën apo qeverisjen besnike, por besnikëria duhet të jetë e shtrirë ndaj qytetarëve. Më tej, ai shtoi se roli i të huajve në politikën shqiptare nuk është kritikuar si duhet. Politikat e BE-së nuk kanë marrë në konsideratë historinë dhe eksperiencën e veçantë të Shqipërisë. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për faktin se demokracia shqiptare do jetë e ndryshme nga demokracitë në vendet e BE-së, pasi që këtu kemi të bëjmë me një traditë të pavarur demokratike”, tha z. Hantke. Më tej, z. Hantke sugjeroi për t’u përqendruar më shumë tek të rinjtë shqiptarë, të cilët janë rritur gjatë kohës së tranzicionit.

Ekonomia dhe Migrimi

Franz-Lothar Altmann, një studiues me përvojë, aktualisht profesor i asociuar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ndërkulturore në Universitetin publik të Bukureshtit, u përqendrua në indeksin e transformimit të Fondacionit Bertelsmann për të paraqitur progresin që Shqipëria ka bërë përgjatë 2006-2016. Në indeksin e parë të vitit 2006 Shqipëria ka mbajtur vendin e 38-të dhe vetëm Moldavia kishte një pozicion më të ulët. Në Indeksin 2016 që pritet të publikohet së shpejti, sipas Dr. Altmann Shqipëria ka përparuar. Ai gjithashtu përmendi kriteret e një ekonomie tregu funksionale duke e lidhur këtë aspekt me raportin e fundit të progresit të BE-së për Shqipërinë. Sipas kritereve të Kopenhagenit, një vend duhet të ketë një ekonomi tregu funksionale dhe ekonomia duhet të jetë në gjendje të përballojë forcat e konkurrencës brenda BE-së. Sipas raportit të progresit të vitit 2015, Shqipëria tregon një përgatitje të moderuar për t’iu bashkuar BE-së. Sfidat kryesore të Shqipërisë për në BE janë numri i lartë i kredive me probleme, të cilat pamundësojnë bankat për të dhënë kredi të reja. Një pengesë tjetër është e lidhur me tregun e punës. Papunësia e lartë dhe punësimi informal kanë bërë që të kemi të dhëna të dyshimta rreth fuqisë punëtore në Shqipëri. Ekonomia ka një ndikim të madh në fushën e migracionit. Statistikat nga gjysma e parë e vitit 2014 tregojnë se Shqipëria ishte vendi i pestë i origjinës për numrin e azilkërkuesve në Gjermani. Në vitin 2015 Shqipëria renditet e treta. Cilat janë shkaqet e kësaj lëvizjeje? Njerëzit nuk kanë më besim se ekonomia do të përmirësohet. Struktura shoqërore e emigrantëve shkon nga qytetarët e varfër që vijnë nga zonat rurale deri në profesionistë të aftë në kërkim të mundësive më të mira. Dr Altmann krahasoi situatën në Shqipëri me atë të Bosnjës, ku mbi njëmijë mjekë profesionistë u larguan nga qendrat shëndetësore në kërkim të pagesave më të mira.
Dr Altmann përfundoi duke u shprehur se pasojat e këtij niveli të migrimit mund të shihen si në vendin e origjinës ashtu dhe në vendin e destinacionit. Në vendin e origjinës presioni në treg është reduktuar dhe remitancat kontribuojnë në rritjen e PBB-së. Në anën tjetër, në Gjermani për shembull, emigrantët kanë mbushur boshllëqet në sektorin e shëndetësisë, megjithatë në publik ekziston një frikë e përgjithshme. Gjithashtu, në mënyrë që të ketë një integrim më të mirë, barrierat duhet të eliminohen dhe duhen ndërmarrë iniciativa të tilla si njohja e diplomave.

Arben Malaj, ish Ministër i financave dhe aktualisht profesor në Universitetin e Tiranës, u përqendrua tek periudha e tranzicionit të Shqipërisë. Ai pohoi se kohët e fundit Shqipëria ka mundësi të kufizuara për politikat monetare dhe fiskale. Reformat strukturore janë të nevojshme dhe sipas teorisë ekonomike, dallimet e mëdha prodhojnë më shumë mundësi. Për këtë arsye Shqipëria mund të përfitojë nga kjo. Dr. Malaj përmendi se pika e fillimit të tranzicionit në Shqipëri ka qenë rënia e një sistemi, ku vendi ishte i izoluar dhe me një mjedis armiqësor ndaj biznesit. Modeli që Shqipëria ndoqi ishte ai i terapisë së shokut. Megjithatë, terapia e shokut dëshmoi të ishte më shumë shok se terapi, pasi faktorët bazikë për funksionimin e kësaj terapie mungonin, tha Dr. Malaj. Reformat ndoqën shpejtësinë e konsensusit të Uashingtonit dhe ndërsa raportet e para treguan progres, Shqipëria dështoi në sigurimin e të drejtave të pronësinë. Kjo nuk do të thotë vetëm kthim të pronave të konfiskuara gjatë komunizmit, por edhe të drejtën e çdo individi për pronë private. Çështja e dytë problematike është korrupsioni dhe kapja e shtetit.
Në anën tjetër, tranzicioni në Shqipëri ka shënuar disa arritje, ashtu si strukturimi i sektorit ekonomik. Rënia e popullsisë rurale dhe e sektorit bujqësor është një shenjë e këtij procesi. Kjo do të thotë se tashmë Shqipëria po mbështet sektorët më produktivë. Gjatë tranzicionit Shqipëria shënoi një rritje ekonomike prej 3%, por problemi më i madh janë institucionet e dobëta. Tani Shqipëria është demokratike, ka njohuritë e duhura dhe për këtë arsye më shumë mundësi. Dështimet e pësuara gjatë tranzicionit kanë të bëjnë me ndërhyrjet e politikës në vendimet ekonomike, institucionet e dobëta dhe konkurrenca së dobët. Mosbesimi në institucione është ende i lartë. Sipas Dr. Malaj, Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik dhe ajo që vendi duhet të bëjë është reduktimi i barrierave dhe lufta ndaj korrupsionit, si dhe përcaktimi i përparësive të institucioneve.

Ilir Gedeshi, drejtor i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS), gjatë fjalës së tij u përqendrua kryesisht tek migrimi. Ai prezantoi statistikat lidhur me migrimin në rastin e Shqipërisë dhe renditi disa nga pasojat më të drejtpërdrejta. Në vitin 2015 rreth 50.000 shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, ndërsa 200.000 qytetarë kanë aplikuar për lotarinë amerikane. Këto statistika janë të rëndësishme, por është gjithashtu e rëndësishme të theksohet natyra e heshtur e emigracionit: Largimi e trurit. Dr. Gedeshi tha se sipas statistikave, 15% e popullsisë ka emigruar dhe periudha e vetme kur Shqipëria ishte në të njëjtën pozitë ishte pas vdekjes së Skënderbeut.
Profili i migrimit shqiptar është zhvendosur nga emigrimi afat-shkurtër tek ai afat-gjatë. Emigrantët shqiptarë janë integruar në shoqëritë përkatëse dhe tashmë një gjeneratë e dytë e emigrantëve ka lindur. Arsyet dukshme të migrimit janë varfëria dhe papunësia, si dhe imazhi që qytetarët kanë për të ardhmen e tyre. Dërgesat gjatë këtyre 25 viteve të migrimit kanë përmirësuar disi nivelin e ekonomisë por kanë prodhuar më shumë migrimin. Sipas një studimi të bërë nga instituti (CESS) i drejtuar nga Dr. Gedeshi, një emigrant shqiptar kursen 501 njësi të të ardhurave të tij dhe dërgon në Shqipëri vetëm 1 njësi. Remitancat në Shqipëri janë përdorur për qëllime të konsumit dhe vetëm 15% për investime.
Duke folur për “diasporën shkencore”, Dr. Gedeshi tha se 40% e stafit universitar ka emigruar deri në vitin 2001. Pas vitit 2001 migrimi është zhvendosur nga stafi tek studentët e universiteteve, të cilët nuk janë kthyer, por janë integruar në universitetet e tyre jashtë vendit. Megjithatë, 90% e diasporës shkencore shpreh vullnetin e mirë për të bashkëpunuar me institucionet shqiptare, edhe pse vetëm 21% kanë dhënë kontributin e tyre në Shqipëri.

Erka Çaro hulumtuese shkencore dhe lektore në Departamentin e Shkencave Sociale dhe Filozofisë, Universiteti Jyväskylä, Finlandë dhe në Universitetin e Tiranës theksoi se ajo vetë është një shembull i procesit të largimit dhe afrimit të trurit dhe identifikoi vetveten si një emigrante “transnacionale”. Ajo përmendi faktin se pothuajse çdo familje shqiptare është prekur nga emigracioni. Emigracioni në Shqipëri është perceptuar si strategji mbijetese. Tranzicioni ishte dëshmitar i braktisjes së zonave rurale dhe një rritje drastike në popullsinë e Tiranës. Një prej pasojave negative është ndryshimi i strukturës demografike. Kjo ndikon tek tregu i punës dhe forcon gjithashtu ‘’rrjedhjen e trurit’’. Ajo që mund të vëzhgohet në Shqipëri është se vendi ka krijuar një lloj varësie kundrejt remitancave.
Ndërkohë që shkojnë në një vend tjetër, Shqiptarët kryesisht integrohem mirë në shoqëritë përkatëse. Megjithatë, ato përballen me informalitetin, përshkrimet stereotipike dhe përgjithësime në media dhe gjithashtu janë të gatshëm të pranojnë paga më të ulëta. Këto karakteristika forcohen gjatë krizës. Pas krizës së vitit 2007, emigrantët që u kthyen në Shqipëri hasën probleme të ndryshme me ri-integrimin në shoqëri si edhe me çështje të identitetit. Për shkak të problemeve të ndryshme, të kthyerit vendosin të emigrojnë sërish. Në këtë rast qeveria duhet të luajë rolin e rregullatorit. Eksperienca e punës duhet të jetë e ligjshme dhe e njohur. Qeveria shqiptare duhet të ketë një agjendë gjithëpërfshirëse për emigrimin. Dr. Çaro gjithashtu vuri në dukje se emigrantët shqiptarë nuk kanë të drejtën e votës ndërkohë që jetojnë jashtë shtetit.

Prezantimi i panelit u ndoq nga diskutime. Një prej pjesëmarrësve, Dr. Lori Amy pyeti rreth rrjeteve të trafikimit dhe se si ndikon kjo anë e errët e emigrimit dhe ekonomisë informale. Dr. Malaj nga ana tjetër argumentoi se përgjigja është e vështirë të gjendet, por forcat politike në vend duhet të mësojnë nga bashkëpunimi i rrjeteve të trafikimit në mënyrë që të bashkojnë forcat kundër tyre. Ai përmendi gjithashtu, se Bashkimi Evropian duhet të ofrojë mundësi të barabarta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, sepse në këtë mënyrë reduktojmë barrierat dhe për rrjedhojë emigrimin në vetvete.

Marrëdhëniet Ndërkombëtare
dhe Politika e Jashtme

Albert Rakipi, në ndërhyrjen e tij theksoi nevojën për të demokratizuar hartimin e politikës së jashtme duke u fokusuar jo vetëm tek përfshirja më e madhe e aktorëve por edhe duke ndërmarrë një qasje kritike dhe duke ekzaminuar në mënyrë kritike të gjithë procesin. Rakipi argumentoi se kjo mund të ndihmojë për t’u ndarë nga disa mite që kryesisht vijnë nga trashëgimia komuniste dhe retorika bolshevike e përdorur në atë kohë. ‘’Kjo do të ndihmonte në krijimin e një politike të jashtme më efikase’’. Rakipi argumentoi gjithashtu se qysh prej fillimit të tranzicionit i gjithë procesi u bazua shumë tek politika e jashtme dhe se qysh në fillim elita politike shqiptare mori një vendim strategjik për ta radhitur vendin me perëndimin. Kjo përkiste edhe me ndjenjat popullore. Rakipi solli shembullin e raportit të misionit të ShBA-ve në fund të luftës së dytë botërore, sipas të cilit shumica e shqiptarëe e shikonin të ardhmen e tyre të lidhur me SHBA dhe Perëndimin
Rakipi argumentoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ose procesi i integrimit në BE janë arritje të mëdha në vetvete , por ka ardhur koha per nje qasje kritike ne punët e jashtme dhe marrdhenjet ndërkombëtare të Shqiperisë
Disa nga mitet që shtjelloi Dr. Rakipi përfshijnë ‘’marrëdhëniet asimetrike me fuqitë e mëdha’’ të portretizuara si marrëdhënie strategjike ose partneritete. Në këtë rast, retorika është e ekzagjeruar dhe nuk reflekton realitetin. Një mit tjetër është ajo e të qenit në qendër të botës që nuk reflektojnë përmasat dhe rëndësinë e vërtetë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Shpesh ka kaq shumë partneritete strategjike sa numri i tyre minon përemrin ‘’strategjik’’. Çështja e dytë që shtjelloi Rakipi kishte të bënte me marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet fqinje në Ballkan , veçanërisht Serbinë dhe Kosova. Rakipi tha se në rajon ka një mundësi konkrete për Shqipërinë për të luajtur një rol pozitiv dhe konstruktiv.
Shqipëria ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme objektivat perëndimore të politikës së jashtme dhe është e drejtë të pretendohen më tepër ‘shpërblime” për këtë lloj mbështetjeje. Për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën ai paralajmëroi se duhet të jemi të kujdesshëm të mos i marrim gjërat për të mirëqena nën ombrellën e të kuptuarit se jemi një komb. Ai shpjegoi se substance e vërtetë e marrëdhënieve me Kosovën përtej diskursit patriotik është mjaft sipërfaqësore dhe shpesh ka luftëra tregtie në kufi për shumë produkte ushqimore dhe mallra tregtare të tjera. Për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, Rakipi theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve për vetë vendet si edhe për stabilitetin dhe progresin e të gjithë rajonit. “Të dy vendet kanë nisur një rrugë bashkëpunimi”, tha ai por ndërkohë procesi do të kërkojë shumë kohë.

Enri Hide, profesor i Universitetit Evropian të Tiranës dhe Kërkues i Asociuar i AIIS, prezantoi temën e marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë dhe Turqinë duke shtjelluar fuqinë në rritje të Turqisë dhe përfshirjen e saj në Ballkan pas vitit 2000. Hide argumentoi se Shqipëria, pavarësisht se është vend i vogël mund ta shumëfishojë fuqinë e saj në mënyrë të zgjuar në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas Hides Shqipëria ka luajtur një rol balancues ndërmjet një fuqie në tërheqje në Ballkan, Greqisë, dhe një fuqie që është fuqizuar së tepërmi me influencë ekonomike dhe fetare. Shqipëria shërben gjithashtu si kundërpeshë në aksin që balancon influencën e Rusisë në Ballkan. Hide argumentoi se prezenca e fuqishme e Turqisë në të gjithë sektorët e rëndësishëm ekonomikë dhe strategjikë në Shqipëri e bën marrëdhënien me Turqinë një marrëdhënie tepër preferenciale. Në sugjerimin e disa këshillave për vendimmarrësit për hartimin e politikës së jashtme Hide argumentoi se diplomacia publike dhe kulturore e Shqipërisë ka qenë jo ekzistuese deri kohët e fundit dhe më tepër duhet bërë në ato fusha për të arritur një efekt shumëfishues në fuqi. Ai tha se momenti aktual paraqet kushte tepër të favorshme për Shqipërinë dhe duhet të përdoret me kujdes për të pasur ndikimin e nevojshëm pozitiv.

Klodiana Beshku, lektore e Universitetit të Tiranës dhe këshilltare në Ministrinë e Jashtme analizoi procesin e integrimit të Shqipërisë, duke shtjelluar ciklet kohorë në të cilat ka kaluar nga angazhimi i dobët në vitet 90’ drejt një zhvillimi gradual deri në nënshkrimin e MSA e më tej. Beshku shtjelloi rëndësinë e termave kryesore të përdorura në politikën e jashtme dhe aleancat e krijuara. Ajo analizoi marrëdhëniet e Shqipërisë edhe me Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore në Evropë si Italia, Greqia dhe Turqia. Znj. Beshku theksoi se aktualisht procesi i integrimit po përballet me një sfidë të dyfishtë zgjerimi nga ana e BE-së dhe problemet e brendshme të Ballkanit Perëndimor, që shpesh i rezistojnë portretizimit në grup. Beshku tha se Shqipëria mund të përdorë portretizimin e të qenit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes në vend të kompleksimit prej saj.

Paneli gjeneroi një debat intensive. Ish ministri i financave dhe ekonomisë, Arben Malaj, argumentoi se në terma të aktorëve të politikës së jashtme, ka hutim dhe luftë ndërmjet institucioneve si ministria, presidenti dhe roli i eliminuar tashmë i Parlamentit, që ai e portretizoi si një zhvillim negativ. Malaj gjithashtu argumentoi se procesi i konsultimit për vendime të mëdha është tejet sporadik. Malaj i bëri thirrje vendimmarrësve të vijojnë me kujdes në ndërtimin marrëdhënieve me fuqitë që kanë një prezencë më të madhe në rajon si Kina. Pjesëmarrësit ishin të interesuar gjithashtu në mungesën e investimeve nga ana e vendeve arabe në Shqipëri pavarësisht faktit që vendi është pjesë e Organizatës së Konferencës Islamike. Arian Starova shpjegoi se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë është inaktiv dhe kritikoi politikën e Shqipërisë që as nuk heq dorë nga anëtarësimi dhe as nuk shfrytëzon praninë e saj për hir të interesave të veta. Nëndrejtoresha e AIIS, Alba Çela e mbylli simpoziumin me një notë pozitive, duke theksuar ndryshimet dhe përmirësimet e Shqipërisë në 25 vitet e fundit pas ndryshimit të sistemit dhe duke uruar pjesëmarrësit për vlerësimet dhe reflektimet e tyre kritike të përcjella në tryezat e diskutimeve.

SHPËRNDAJE