14925510_1433691963327628_8874297058522673142_n

GJEOPOLITIKA SAUL BERNARD COHEN

Ky libër, i shkruar nga Profesori Saul Bernard Cohen, një nga gjeografët kryesorë politikë të botës, shqyrton ndryshimet dramatike që u shkaktuan nga forcat ideologjike dhe ekonomike të çliruara nga fundi i Luftës së Ftohtë. Saul Bernard Cohen i vlerëson këto forca në kontekstin e mjediseve të tyre njerëzore dhe fizike dhe zbulon influencën e tyre gjeografike mbi politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

 

 

NJË KOMB NËN ZOTIN – ERNEST NASTO

nje-komb-nen-zotin-ernest-nasto

“Një komb nën Zotin: Besimi fetar dhe politika në Shtetet e Bashkuara” synon t’i paraqesë për herë të parë lexuesit shqiptar një vës
htrim të përgjithshëm mbi dukurinë e ndikimit të besimit fetar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qysh në fillim të ekzistencës së tyre, por edhe në peizazhin politik amerikan, sidomos në periudhën prej vitit 1979 e këtej. Në fakt, duke ndjekur nga afër zhvillimet në shoqërinë dhe politikën amerikane, s’mund të mos vihet re se sa e mbrujtur është ajo shoqëri me konceptet biblike dhe kjo jo vetëm në rrethet e besimtarëve, por edhe në vetë kulturën në përgjithësi.

 

32803904NË EMËR TË EUROPËS ROBERT SCHUMAN

Mendimet e një politikani, i cili ka për detyrë thelbësore të vëzhgojë marrëdhëniet midis njerëzve si pjesëtarë të një bashkësie si dhe midis vetë bashkësive e të veprojë mbi këto marrëdhënie për t’i shtyrë drejt një mirëkuptimi e bashkëpunimi më të gjerë, kur këto mendime çojnë në domosdoshmërinë e ndërtimit të Europës, mbartin vlerën e një mesazhi.
Me këtë pikësynim, nëpër shënimet e shumta të konferencave, artikujt e gazetave, fjalimet në parlament etj., Schuman hodhi në faqet e këtij libri idetë thelbësore që e kanë udhëhequr në veprim gjatë jetës së tij politike në shërbim të Europës së Bashkuar.

ÇËSHTJA KOMBËTARE SHQIPTARE – ELEZ BIBERAJ ceshtja-kombetare-shqiptare-elez-biberaj

Gati një shekull pasi Fuqitë e Mëdha ripërcaktuan hartën e Europës Juglindore, më 1913 dhe njohën pavarësinë e një Shqipërie të cunguar dhe afro gjysmën e kombit shqiptar e lanë forcërisht nën juridiksionin e shteteve fqinje, cështja shqiptare është rikthyer përsëri për t’iu mos u ndarë bashkësisë ndërkombëtare dhe ka dalë si një cështje me rëndësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Ky libër trajton pikërisht cështjen kombëtare shqiptare, rrugën e vështirë drejt autonomisë, shkëputjes dhe pavarësisë.

 

                                              DIKTATORËT E BALLKANITBERND J. FISCHER
diktatoret-e-ballkanitNë këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.
Në libër janë renditur një varg figurash: Mbreti Zog i Shqipërisë, Mbreti Aleksandër i Jugosllavisë, Mbreti Karol ll i Rumanisë, Borisi lll i Bullgarisë, Qemal Ataturku i Turqisë, Joanis Metaksa i Greqisë, Ante Pavelic i Kroacisë, Enver Hoxha i Shqipërisë, Josip Broz Tito i Jugosllavisë, Nikolae Çaushesku i Rumanisë, Teodor Zhivkov i Bullgarisë, Jorgo Papadopullos i Greqisë dhe Sllopodan Millosheviçi i Serbisë.

 

diplomacia

DIPLOMACIA – RALPH G. FELTHAM

Libri i duhur dhe i pazëvendësueshëm për ata që janë angazhuar me karrierën ndërkombëtare dhe në veçanti me atë diplomatike. Diplomacia – një tekst bazë për të gjitha programet universitare dhe pasuniversitare në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomaci. Ai është gjithashtu i dobishëm dhe për të gjithë nepunësit civilë që merren me marrëdhëniet me jashtë e që u duhet të ndjekin konferencat shumëpalëshe mbi një gamë të gjerë subjektesh dhe pë rata që janë të interesuar për mekanizmat e marëdhënieve ndërkombëtare.
Ky libër trajton vendosjen dhe mbajtjen e marrëdhënieve diplomatike; organizimin dhe mënyrën e funksionimit të një Ministrie të Jashtme dhe të një misioni diplomatik; protokollet dhe procedurat; privilegjet dhe imuniteti diplomatic; postet dhe oficerët konsullorë; Bashkimin Europian, NATO-n dhe organizata të tjera ndërkombëtare; elementet kryesorë të së drejtës ndërkombëtare; praktikat dhe procedurat e konferencave; informimi, disinformimi dhe keqinformimi dhe aftësitë e prezantimit mediatik; fjalorth termash diplomatike, konsullore dhe ekonomike.

 

9789928400390DIPLOMACIA, TEORIA DHE PRAKTIKA G. R. BERRIDGE

Diplomacia ka qenë dhe mbetet “dënim” për të gjitha shtetet, por mënyra se si realizohet, ka pësuar kundërrevolucion të heshtur. Këto tema janë trajtuar këtu nëpërmjet diskutimit të artit të negocimit dhe kanaleve të shumta nëpërmjet të cilave praktikohet ky art.
Botimi i katërt i librit “Diplomacia”ofron informacionin më të përditësuar mbi praktikën diplomatike të ditëve të sotme, paraqitur në kontekstin historik dhe nëpërmjet një strukture të qartë e të përmbledhur, që lehtëson procesin e përvetësimit.

 

fillesat-e-rendit-politik-nga-koherat-paranjerezore-deri-te-revolucioni-francezFILLESAT E RENDIT POLITIKFRANCIS FUKUYAMA

Në veprën “Fillesat e rendit politik”, Francis Fukuyama, na jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si janë zhvilluar institucionet e sotme kryesore politike. Ai fillon me politikën e stërgjyshërve tanë të parë dhe e vazhdon historinë me daljen e shoqërive fisnore, krijimin e shtetit të parë modern në Kinë, fillimin e rendit ligjor në Indi dhe Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimin e llogaridhënies politike në Europë deri në prag të Revolucionit Francez.

GJEOPOLITIKA E EMOCIONEVEDOMINIQUE MOISI

31159-7222Në këtë libër Dominique Moisi tregon se si bota e pas 11 shtatorit është e ndarë jo vetëm në vija kulturore ndërmjet kombeve dhe qytetërimeve. Moisi në mënyrë të shkelqyer bën një kronikë të gjeopolitikës së sotme dhe karakterin e saj të përplasjes së emocioneve, duke treguar gjithashtu se si kultura e frikës, poshtërimit dhe shpresës po formëson botën e sotme.
Dominique Moïsi është themeluesi i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IFRI), ku sot është këshilltar kryesor. Një nga mendimtarët kryesorë gjeostrategjikë të Europës, ai është mbajtës i parë i Kreut të Mysafirëve Pierre Keller në Universitetin e Harvardit. Një autor prodhimtar, ai është komentator i Financial Times dhe shkruan një rubrikë mujore që shpërndahet nga Project Syndicate.

 

HISTORI E SHKURTËR E BRAZILIT BORIS FAUSTO

Historia e shkurtër e Brazilit përfshin gati 500 vjet të historisë braziliane,nga mbërritja e portugezëve në Botën e Re dhe deri te ngjarjet politike që përcaktuan kalimin në vitet e fundit nga një regjim autoritarist në një regjim politik demokratik.

 

HISTORIA E BASHKIMIT EUROPIANDESMOND DINAN

Pavarësisht pengesave të ratifikimit (dështimeve), Konventa mbi të Ardhmen e Evropës dhe Konferenca Ndërqeveritare, e cila i hapi rrugën traktatit kushtetues, ishin sipërmarrje mjaft të rëndësishme në historinë e BE-së. Për këtë arsye, ato janë trajtuar në në Pjesën e I të këtij libri. Traktati paralajmëron edhe ndryshime institucionale dhe politike, të cilat do të mund të ndodhin në një të ardhme të afërt, duke pasur parasysh se raundi aktual i ratifikimit nuk pati sukses. Përsa i përket rezultatit të të gjithë procesit të ratifikimit dhe cështjeve të cilat lidhen me të, ato përfshihen dhe trajtohen në përgatitjen e traktatit, Pjesa e II (Institucionet) dhe e III (Politikat). Në këto libra janë bërë përpjekje për të siguruar një trajtim të plotë të BE-së për studentët dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, për të mësuar rreth procesit të integrimit Evropian, një nga zhvillimet më interesante dhe të rëndësishme – jo vetëm rajonale, por edhe globale – që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore.
Desmond Dinan është një akademik irlandez, profesor në Shkollën e Politikave Publike George Mason në Virginia, si dhe autor i shumë teksteve akademike mbi integrimin europian dhe historikun e tij.

 

HISTORI E SHKURTËR E BOTËS – E. H. GOMBRICH

“Histori e shkurtër e Botës” iu jep për herë të parë lexuesve shqiptarë të moshave të reja, historinë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse të botës.

Në dyzet kapituj koncizë, Gombrich tregon historinë e njeriut nga Periudha e Gurit deir te bomba atomike. Aty shpaloset një tablo shumëngjyrësh e luftërave dhe pushtimeve, e veprave të mëdha të artit, si edhe përhapja dhe kufizimet e shkencës. Ky është një tekst që nuk dominohet nga data dhe fakte, por nga pasurimi i përvojës së njerëzimit dhe një dëshmi e mprehtë e delikatesës së tij.

Produkt i një ndjeshmërie humane dhe fisnike, kjo përmbledhje e bën të kapshme borbullën e plotë të historisë njerëzore.

 

LEKSIONET E SOROS NË UNIVERSITETIN E EUROPËS QENDROREGEORGE SOROS
“Në tetor 2009, dhashë një seri leksionesh në Budapest, nën përkujdesjen e Universitetit të Europës Qendrore, institut ndërkombëtar pasuniversitar i shkencave humane dhe atyre sociale, të cilin e themelova mbas rënies së sistemit sovjetik, më 1991. Në leksionin “Një dhe Dy” përmblidhet një jetë e tërë përvoje dhe refleksioni. Kam shtjelluar me hollësi kuadrin konceptual që më ka udhëhequr në biznes e në filantropi, si dhe e kam aplikuar ndaj turbullirave të tanishme të tregjeve financiare.
Në leksionet “Tre dhe Katër” eksplorohet ajo çka është, për mua, një fushë më e re – çështje të vlerave etike e të pushtetit politik dhe raporti mes tyre. Në leksionin e fundit janë paraqitur parashikime të tilla dhe zgjidhje që bën të mundura kuadri im konceptual. Qëllimi im është ambicioz.
Konsiston në atë se ky kuadër konceptual duhet të jetë baza e një kuptueshmëria më të mirë të çështjeve njerëzore. Nëse ia kam arritur ose, këtë do ta gjykojë lexuesi. Shpresoj që idetë e mia do të priten me po atë frymë mendimi kritik në të cilën janë paraqitur e jo si ndonjëfarë dogme.”

MILOSHEVIC, MISTERI I PUSHTETITLENARD J. COHEN

Libri i Cohen argumenton se Millosheviçi ishte një politikan oportunist, i cili shfrytëzoi përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nëpërmjet manovrave politike ia arriti të qëndronte në pushtet për më shumë se 13 vjet.
Shumë kanë argumentuar se problemet e shoqërisë serbe gjatë dekadës së kaluar ishin si pasojë e rrethanave të caktuara politiko-historike. Gati-gati biografik, ky libër qartëson influencën e Millosheviçit mbi ngjarjet në të gjithë Gadishullin Ballkanik.
NDËRTIMI I SHTETIT – QEVERISJA DHE RENDI BOTËROR NË SHEKULLIN E NJËZET E NJËFRANCIS FUKUYAMA
“Ndërtimi i shtetit është krijimi i institucioneve të reja qeverisëse dhe fuqizimi i atyre ekzistuese. Në këtë libër unë argumentoj se ndërtimi i shtetit është një nga çështjet më të rëndësishme për komunitetin botëror sepse shtetet e dobëta apo të dështuara janë urimet e shumë prej problemeve më serioze të botës, nga varfëria tek SIDA tek droga dhe terrorizmi. Unë gjithashtu argumentoj se megjithëse ne dimë shumë për ndërtimin e shtetit, ka një diçka të rëndësishme që ne nuk e njohim, veçanërisht se si të transferohen institucionet e forta në vendet në zhvillim.”

 

NJË DHE E PANDASHMEGIORGIO NAPOLITANO
Tekstet e mbledhura këtu kanë qenë fjalime të Presidentit të Republikës Xhorxho Napolitano me rastin e ceremonive dhe takimeve që kanë përgatitur dhe shoqëruar festimet për njëqind e pesdhjetë vjetorin e bashkimit të Italisë. Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit, që ishte edhe objektivi madhor i motos së Ringjalljes dhe synimit të madh të themelimit të shtetit kombëtar italian.

 

PËRPLASJA E IDEVEGIDEON ROSE, JONATHAN TEPPERMAN
“Përplasja e ideve, betejat ideologjike që krijuan botën moderne dhe do të formësojnë të ardhmen” është një përzgjedhje e veçantë e materialeve të reja dhe arkivore nga revista Foreign Affairs që tregon historinë e betejave ideologjike të shekullit të kaluar dhe të krijimit të rendit modern. Ai është si një pjesë e numrit të revistës për muajin janar/shkurt të vitit 2012, që përmban katër artikuj të botuar këtu dhe pjesë të zgjedhura me mjaft kujdes nga artikujt e mëparshëm.

 

PËRSE GËNJEJNË UDHËHEQËSIT JOHN J. MEARSHEIMER

Në veprën “Përse gënjejnë udhëheqësit”, Mearsheimer na jep analizën e parë sistematike të gënjeshtrës si një mjet i artit të qeverisjes, duke identifikuar llojshmërinë, arsyet, si dhe kostot e përfitimet potenciale. Duke sjellë një pasuri shembujsh, ai argumenton se udhëheqësit gënjejnë shpesh për arsye të shëndosha strategjike, ndaj një dënim i përgjithshëm nuk është realist dhe me vend. Megjithatë, përpos gënjeshtrës, ka dhe lloje të tjera mashtrimi, midis të cilave dhe fshehja dhe manipulimi. Ndoshta asnjë dallim nuk është më i rëndësishëm se sa ai midis gënjeshtrës ndaj një shteti tjetër dhe gënjeshtrës ndaj popullit tënd. Mearsheimer u habit kur zbuloi se sa të pazakonta kanë qenë gënjeshtrat midis shteteve. Duke pasur parasysh atmosferën e mosbesimit midis fuqive të mëdha, ai zbuloi se mashtrimi i drejtpërdrejtë është vështirë të gëlltitet dhe në këtë mënyrë edhe përpjekjet rrallë ia vlen të bëhen.

 

PËRSE KOMBET SHKOJNË NË LUFTËJOHN G. STOESSINGER
“Përse kombet shkojnë në luftë” është më tepër se sa vetëm një libër. Fjalët transformohen në vepra të gjalla rreth asaj që ndodhi në shekullin e njëzetë dhe arsyes pse ndodhi. Historia dhe vendimet politike të kohës sonë vijnë të gjalla në këto faqe, kurse analiza e autorit shërben për t’i endur rastet e studiuara në një qilim shumëngjyrëshi cili e çon lexuesin nga pështjellimi drejt qartësisë.

 

PLANETI BLU NËN VARGONJ TË GJELBËRVACLAV KLAUS

Pjesa më e debatuar e aktivitetit politik të Presidentit Vaclav Klaus janë kritikat ndaj lëvizjeve politike dhe shoqërore botërore që promovojnë idenë e rreziqeve që na kanosen nga ngrohja globale dhe efekti serë. Sipas tij, një kërcënim i tillë nuk ekziston ndërsa lëvizja botërore për ndalimin e ngrohjes globale përbën një rrezik serioz për vetë lirinë.
“Liria, jo klima është në rrezik”, shkruante ai në një editorial të publikuar në gazetën ekonomike angleze “Financial Times”.Libri argumenton se teoria e ngrohjes globale dhe fundit të botës që mund të vijë prej kësaj, është një teori aspak shkencore, bazohet në argumente të paqena dhe në një farë mënyre, është një komplot.
Sipas Klaus, ish-komunistët pasi humbën luftën për një botë më të drejtë me demaskimin e realitetit komunist, kanë gjetur një ideologji të re, ngrohjen globale, e cila në thelb synon të krijojë një sistem planifikimi global.”Ngrohja globale nuk është një teori shkencore. Ajo duhet të trajtohet nga shkencat shoqërore, është një lloj religjioni”, thotë ai.

POLITIKAT KRAHASUESE: KOMBET DHE TEORITË NË NJË BOTË NË NDRYSHIMLAWRENCE C. MAYER, JOHN H. BURNETT, SUZANNE OGDEN
Politika krahasuese merret me makro-probleme. Ajo gjen dallimet dhe ngjashmëritë mes shteteve dhe merret me proceset që shpjegojnë dallimet nëse ato ekzistojnë. Ishte në vitet ’60 që Revolucioni Behavioral solli ndryshime rrënjësore në shkencat politike. Ky revolucion shtroi udhën për stabilizimin e makro-teorive të cilat kaluan në nivelin e teorive të shkallës së mesme në vitet ’80 – një proces i lidhur drejtpërsëdrejti me avancimet teknologjike dhe zgjerimin e fushës së studimit të politikës krahasuese.

 

POLITIKA NDËRMJET KOMBEVEHANS J. MORGENTHAU
Botuar fillimisht në 1948, “Politika ndërmjet kombeve” vazhdon të mbetet deri në ditët e sotme libri universitar më jetëgjatë në kurrikulat e mësimdhënies së marrëdhënieve ndërkombëtare – gjë kjo që dëshmon vlerën e pacmueshme të tij. Libri prezanton konceptin e realizmit politik si qasjen themelore të të menduarit në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky koncept ka luajtur një rol domethënës në politikat e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

PRINC VIDI, SHQIPËRIA GJASHTË MUAJ MBRETËRID. HEATON ARMSTRONG

Mbretëria Shqiptare e fillimit të shekullit të njëzetë, që është edhe fillimi dhe ekzistenca e Shqipërisë si shtet i pavarur, duke qenë në një nga periudhat më kritike të gjithë historisë së vendit, është në të njëjtën kohë edhe një nga periudhat më pak të ndriçuara dhe për më tepër të keqinterpretuara në mënyrë të veçantë nga historiografia shqiptare. Duke lexuar këtë libër, mund të lexohet natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare në një periudhë kritike, mund të lexohen marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha dhe përplasja e tyre në Ballkan, si dhe politikat e shteteve ballkanike. Në radhë të parë libri është një kontribut i mirë për të lexuar dhe interpretuar ditët e para të ekzistencës së shtetit shqiptar, kontradiktat dhe përplasjen e Fuqive të Mëdha për Shqipërinë, si dhe qëndrimin e fuqive apo shteteve ballkanike.

RENDI BOTËRORHENRY KISSINGER
Henri Kisingeri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe më pas, për njëzet vjet, dha leksione për historinë dhe qeverisjen në Universitetin e Harvardit.
“Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur “Kuptimin e Historisë.” Tani e di se kuptimi I historisë është një [prpblem që duhet zbuluar dhe jo shpallur. Ajo është një pyetje, të cilës duhet të përpiqemi t’i përgjigjemi me sa fuqi që kemi, duke e ditur se ajo mbetet e hapur për debat, se cdo brez do të gjykohet nëse është përballur me cështjet më të mëdha, më të rëndësishme të gjendjes së njeriut dhe se vendimet për t’iu përgjigjur këtyre sfidave duhet të merren nga burrat e shtetit përpara se të bëhet e mundur të mësohet se cili mund të jetë përfundimi.

 

SHPËRNDAJE