Gjatë Asamblesë së fundit të Partisë Socialiste pak ditë më parë, në një takim të shumëpritur prej javësh e ndoshta muajsh, kryeministri i Shqipërisë përvijëzoi vizionin e qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe ndoshta më shumë. Ai paraqiti parimet që beson se do të jenë kyçe në strategjinë qeverisëse dhe në fund paraqiti kabinetin që supozohet t’i sjellë ato në jetë.

Ky ishte një fjalim interesant, i përbërë nga dy pjesë: një e gjatë në detaje për shpirtin, filozofinë dhe përbërësit e qeverisë dhe tjetra, më e shkurtër për emrat dhe disa arsye të zgjedhjes së tyre. Dy pjesët nuk mund të ishin më në kundërshtim me njëra tjetrën.

Në pjesën e parë kryeministri foli për krijimin e një marrëdhënieje të re me të qeverisurit, një koalicion qeverisës ku qytetarët janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë, një komunikimi i drejtpërdrejtë të paktën përjavor ndërmjet votuesve dhe të anëtarëve të zgjedhur të Kuvendit. Ai foli për domosdoshmërinë për të zvogëluar “ndikimin torturues të administrates mbi jetën e qytetarëve” dhe veprimtarinë ekonomike, për nevojën për të zhdukur, zvogëluar dhe reformuar instritucione, drejtori dhe procedura. Analiza e tij ishte e saktë dhe komunikimi i thjeshtë dhe i sinqertë. Arriti të lidhej shumë mirë me dëgjuesit që lehtësisht mund të shikojnë argumentet pas rrugës së re të qeverisjes. Ai i përmblodhi të gjitha tezat e tij në një premtim për të qeverisur në shërbim dhe në të mirën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve në përgjigje të asaj që socialistët e quajnë mandati “kuq e zi”.

Edhe ata që nuk kanë votuar për Ramën mund të gjejnë logjikën për të qendruar pas propozimeve të tij. Nevoja për të patur një shtet të vogël, funksionues dhe modern në një hapësirë më të vogël se 30 mijë kilometra katrorë dhe të banuar prej më pak se tre million njerëz është e kuptueshme për shumë që kanë një mendim praktik. Dhe pa koalicionet e rënda dhe të babëzitura mund të jetë mundësia e duhur për të hequr shumë zyrtarë publik fals, absurd dhe të korruptuar që mbysin qytetarët dhe bizneset.

Sidoqoftë vendosja në praktikë e këtyre parimeve është gjithashtu e lidhur me ekipin e ngarkuar me këto gjëra. Dhe këtu vijmë tek pjesa e dytë. Ndërkohë që pjesa e parë ishte e gjitha për përqafimin e diçkaje të re, e dyta ishte një pohim i thatë i së vjetrës.

Kabineti i zgjedhur nga kryeministri ishte i njëjtë me atë të shkuarin. Të gjithë emrat e rëndësishëm nuk ndryshuan, pavarësisht mungesës së entuziazmit vetjak të kryeministrit dhe dyshimeve në rritje rreth tyre. Kërkesa e tij këmbëngulëse për Asamblenë për të mos duartrokitur ndërkohë që po thoshte emrat ishte habitëse. Ai përsëriti disa herë që Partia fioi jo për shkak se por pavarësisht paraqitjes së kaluar, një vërejtje e mençur dhe vetëkritike që sigurisht e bën të dashur për shumë votues të zakonshëm. Arsyeja e vetme që mund të mendohet për këtë zgjedhje për të bërë gjithçka me të vjetrit është besnikëria. Asnjë prej atyre emrave nuk do të përbëjë kërcënim, një alternativeë dhe kështu që janë bast i sigurtë. Besnikëria sigurisht është qysh prej kohërave të Perandorisë Otomane përbërësi më i rëndësishëm që ushqen autoritarizmin.

Festimi i ftohtë i së shkuarës ishte për më tepër i përfshirë në zgjedhjen e kreut të Kuvendit, një politikan që i ka mbijetuar të gjitha stuhive të tranzicionit duke qenë një ish Ministër i Punëve të Brendshme në regjimin komunist, një barrë e rendë pavarësisht thënieve të kundërta.

Një detaj tjetër i hidhur që dëshmon pakujdesshmëri, ishte mungesa e plotë e përmendjes së integrimit evropian si pjesë e vizionit për vitet e ardhshme. Në rradhitjen e emrave të ministrive, kryeministri nuk foli asnjë fjalë për Ministrinë e Integrimit Evropian, e cila siç duket ishte bashkuar me atë të Punëve të Jashtme megjithëse nuk ishte e qartë në fjalim. U njoftua rastësisht në mediat në internet vetëm pasi disa njerëz kishin shkruar për zhdukjen e saj të beftë.

Ky fjalim përvijëzues për të ardhmen e ekzekutivit shqiptar ishte si pasojë i mbushur me kundërshti të brendshme dhe mospërputhje në vend që të ishte sigurues. Le të shpresojmë se ditët e ardhshme do të sjellin më shumë qartësi mbi ndryshimet e ardhshme në institucionet dhe sektorët, për shkak se për aq sa flitet për emrat, është tashmë e qartë. Sa më shumë gjërat ndryshojnë aq më shumë qendrojnë po njëlloj.

 

SHPËRNDAJE