Kalimi tek përparësitë e duhura në politikën e jashtme

0

ALBERT RAKIPI

Komisioni parlamentar për marrëdhëniet me jashtë pati takimin e pare në legjislaturën e re dhe sipas raportimeve të mediave, kreu i komisionit tha se përparësia e tanishme ekstradimi i mundshëm nga Kroacia në Serbi e organizatorit të dronit në stadium, Ballist Morina. Sigurisht që është një çështje që mund të kënaqë orekset e politikanëve populistë vendorë meqë një pjesë e publikut shqiptar është i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje. Gjithsesi, zgjidhja më e qartë është zbatimi i ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare për këtë çështje. Është shumë legjitime të pyesësh nëse sistemi i drejtësisë në Serbi mund të arrijë standartet ndërkombëtare për të mbrojtur të drejtat – madje dhe vetë jetën – e Morinës. Kjo revistë beson se nuk do të ishte një lëvizje e zgjuar që gjyqi të kryhej në Beograd meqë nuk ka garanci të mjaftueshme që Morina do i shpëtojë prirjeve ekstremiste, nacionaliste dhe populiste që me shumë mundësi do përballojë në Serbi. Vetë jeta e tij do të ishte në rrezik në një burg serb, një arsye më shumë kjo për të mos e ekstraduar aty.

Në pjesën politike, një ekstradim do të ndikojnë negativisht mbi marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë dhe Kroacisë – madje edhe ndërmjet vetë Serbisë dhe Kroacisë.

Që tani ka teori konspirative që thonë se Kroacia po përpiqet të përkeqësojë marrëdhëniet Shqipëri-Serbi me mundësinë e ekstradimit. Si e tillë, diplomacia shqiptare duhet të kryejë punën e saj për të ndihmuar Morinën që të kthehet në Shqipëri ndërkohë që mbron marrëdhëniet e saj ndërkombëtare me të dy vendet e përfshira.

Thënë këtë, Morina nuk mund të jetë çështja kryesore e diplomacisë shqiptare, meqë tashmë ka një numër çështjesh shumë të rëndësishme që kanë nevojë për vëmendje. Këto përfshijnë marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipëri – marrëdhënie që kanë ngecuar në rrotat patriotike dhe populiste. Çështjet e tanishme për t’u zgjidhur përfshijnë vendosjen e kufirit detar ndërmjet të dy vendeve si rrjedhojë e dështimit të marrëveshjes së mëparshme ashtu si dhe paradoksi i “ligjit të luftës” ndërmjet dy vendeve. Më pas ka çështje në lidhje me emigrantët shqiptar në Greqi – veçanërisht pensionet e tyre. Është sigurisht çështja came gjithashtu, shpeshherë e trajtuar me një qasje populiste nga politikanët shqiptarë. Në pjesën greke, është problem i fundmë me të drejtat e pronës për grekët në Shqipëri, një çështje e ngritur sëfundi nga Athina.

Ka çështje konkrete dhe disa shembuj e asaj që është në tryezë. Zgjidhjet evropiane të këtyre çështjeve duhet të jenë një përparësi e politikës së jashtme të Shqipërisë. Ato kanë nevojë për zgjidhje të qenësishme – jo fasada – për t’u zgjidhur në mënyrë që të sigurojë të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe rajonin.

Marrëdhëniet ekonomike me Serbinë janë pothuajse të mosqena. Dhe ndërsa qeveria shqiptare predikon shpirtin e diplomacisë ekonomike, duhet të ndalojë së menduari dhe vepruari gjithashtu si përfaqësuese e Kosovës, një shtet i pavarur që nuk mund të përfaqësohet nga Tirana.

Marrëdhëniet me Kosovën gjithashtu kanë rënë në një kurth populist dhe nacionalist. Që prej pavarësisë së saj, marrëdhëniet ekonomike nuk kanë përmbajtje dhe janë në një nivel më të ulët se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka plot takime, por pak është arritur.

Marrëdhëniet me Maqedoninë gjithashtu duhet të jenë përparësi për diplomacinë shqiptare ashtu si dhe me Malin e Zi.

Ndërkohë, është gjithashtu e rëndësishme për të menduar mbi marrëdhëniet me Turqinë meqë rikthimi i gjeopolitikës në Ballkan kërkon një kuptim të plotë dhe veprim të mundshëm nga Shqipëria.

I gjithë rajoni i Ballkanit me problemet e tij të shumta duhet të jetë përparësi për diplomacinë shqiptare. Nuk mund të jetë Ballist Morina.

Bazuar në fjalimin e fundit të kryeministrit Edi Rama përpara ambassadorëve shqiptarë jashtë, diplomacia ekonomike do të jetë përparësi. Por nuk mund të mos kujtosh mënyrën shumë kritike dhe fyese në të cilën ai e përshkruajti punën e bërë deri tani. Në këtë mënyrë, komisioni i politikës së jashtme duhet të vendosë si prioritet reformimin e aftësive dhe shërbimeve njerëzore të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, që tani janë të bazuara tek përkrahja, klanet dhe gjithçka tjetër përveç ligjeve dhe procedurave.

 

SHPËRNDAJE