Mitro Çela
Në dekadën e fundit, borxhi publik është bërë “violinë e parë” në debatet mes politikanëve dhe ekspertëve të ekonomisë. Tingëllon ironike, por seanca parlamentare për buxhetin e vitit 2013, u spostua në interpelancë për borxhin publik. Deputetët e majtë akuzuan qeverinë që e ka ngritur stekës së borxhit publik në 63 për qind të GDP-së. Sipas tyre borxhi publik është një “minë me sahat” për ekonominë. Deputetët e djathtë argumentuan të kundërtën. Të gjithë kur flasin për borxhin publik, të majtë a të djathtë, për illustrim përdorën statistika nga vendet e Evropës. Duke qënë e vështirë të ndash nga anon “peshorja e së vertetës”, nisa të shfletoj revistën “The Economist”. Në artikullin ”Ora e borxhit publik” (The global debt clock ) tregohet se në botë borxhi publik shtohet në çdo minutë. Borxhi është bërë I rrezikshëm për shumë vende të botës. Në revistë botohet një hartë e botës me katër ngjyra. Vendet që nuk kanë statistika kanë ngjyrë hiri. (Kongo, Çad, Afganistan, Mali i Zi etj) Vendet me risk të lartë të borxhit publik, janë ngjyrosur me të kuqe. (SHBA, Itali, Greqi.) Vendet me risk kanë ngjyrë rozë. Vendet jashtë riskut, kanë ngjyrë jeshile: Kroacia, Bullgaria, Serbia, Libia etj. Me ngjyrë jeshile është edhe Shqipëria…Çudi, po të kemi parasysh idetë e eksprtëve të majtë për borxhin publik?! Po halli? Të akuzojmë revistën se manipulon shifrat? Do ishte paradoks. “The Economist” është revista më e besueshme ekonomike në botë.
Revita e shoqëron hartën me statistika për pesë tregues duke filluar nga viti 2004: Borxhi publik në total, për frymë, në raport me GDP, shtesa çdo vit e borxhit dhe popullsinë e çdo vendi. Me pesë tregues makro, është e lehtë të analizosh, të krahësosh dhe të gjykosh. Në vitin 2004 borxhi për çdo qytetar shqiptar ishte 1.5 mijë dollarë. Këtë vit është 2.7 mijë dollarë.
Po në vendet e tjera? Në vitin 2004 borxhi për frymë ne Greqi ishte 22 mijë dollarë. Këtë vit ka arritur në 36 mijë dollara. Në Kroaci në vitin 2004 borxhi për frymë ishte 4,3 mijë dollarë. Sot është 8,7 mijë dollarë. Në Maqedoni borxhi për frymë është rritur me 300 dollarë. Në Sërbi është rritur me 1.1 mijë dollarë. Përjashtim bën Bullgaria. Borxhi për frymë, brenda kësaj periudhe, është ulur 200 dollarë. Kur treguesit makro merren veç e veç, siç bëhet jo rrallë nga politika, konkluzionet dalin me këpucë të kuqe. SHBA e ka borxhin publik 74 përqind. Jo shumë i lartë. Por borxhin për frymë e ka 37 mijë dollarë. Automatikisht bëhet i rrëzikshëm dhe merr ngjyrën e kuqe.
Duke lexuar këto shifra vihe para dilemës: borxhi publik është i madh apo GDP-ja është e vogël?! Përgjigjen do kërkojmë duke kërkuar ndihmën e statistikave. GDP-ja në v endi tonë llogaritet rreth 13 miliardë dollarë. Po a është kjo reale? A ekziston ekonomia informale në Shqipëri dhe si ndikon ajo në ekonomi? Disa vite më parë ekonomia informale në Shqipëri zinte mbi 55 për qind. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, sot kjo shifër ka zbritur në rreth 40 për qind.
Ku duket ky informalitet? Së pari, çdo vit fshatarët përfitojnë nga eksporti i bimëve medicinale mbi 5.5 milionë euro. ( Sherebel, mollë të egra, rigon etj.) Këto para nuk regjistrohen në asnjë defter. Së dyti, rreth 120 miliona euro përfiton fshati nga shitja e produketeve blektorale, frutave, perimeve; nga eksporti i mineraleve, pllakave të gurit. Vetëm në malin e Tomorrit mbi 2000 puntorë nga fshati, nxjerrin pllaka për eksport. Mijra puntorë punojnë në të zezë për të nxjerrë krom, hekur-nikel, inerte. Së katërti, 17 mijë minoritarë, kanë marrë çdo muaj 3500 euro pension nga Greqia. Këto të ardhura nuk gjejne pasqyrim ne statistika. Por ato “ushqejnë indirekt “ GDP-në.
Po të korrektohet shifra zyrtare, me pjesën e ekonomisë informale, GDP duhet të jetë të paktën 16 miliardë dollarë. Në se pranojmë këtë shifër, atëhere edhe borxhi publik zbret në 55 për qind. Kuptohet, këtu kemi të bëjmë me një investigim sipërfaqësor. Ekspertët duhet të vënë pikën mbi “i”.
I zjarrtë është edhe debati për ta fiksuar shifrën 60 për qind të borxhit publik në Kushtetutë. Idenë e parë e hodhi Eroin Braçe. E mbështetën Majko, Blush, Shkëlqim Cani, Ilir Beqja. Pse i bënet “hosona” 60 për qindëshit? Të gjitha sytë i mbajnë nga “Rregulli i artë fiskal 60/3”. “Rregulli i artë” u vendos në traktatin e Mastritit në vitin 1990. Në atë mot u hodh ideja e euros. Për të kthyer ëndrën në realitet, politikanët vendosën që çdo vend i BE-së ta kishte deficitin buxhetor 3 përqind dhe borxhin publik 60 për qind. Që ky skenar të “xhirohej” duhej që rritja ekonomike të ishte 3-5 përqind. Inflacioni 3 për qind. Po të lidhen këta tregues në një ekuacion, del se “violinë e parë” mbetet rritja ekonomike e një vendi. Çfarë ngjau? Në vitet e fundit rritja ekonomike e Greqisë, Italisë, Spanjës a Irlandës ka shkuar nën nivelin e detit. Autoamtikisht deficiti buxhetor arriti “majat e Himalajës”. Në Greqi- 158 për qind. Në Itali -121 për qind. Në Irlandë 115- për qind.
Në krahësim me vitin kur ju vu “vula” traktatit të Mastritit, ekonomia botërore ka ecur mbrapsh. Mis kriza hedh “valle” duke mbjellur kudo papunësi, borxhe, rënie te prodhimit. Ekspertët kanë hedhur ide për të ndryshuar skenarët ekonomikë për të dalë nga kriza. Vetëm FMN-ja vazhdon “avazin e vjetër”: I këshillon qeveritë të ngrejnë taksat dhe të ulin nën 60 për qind borxhin publik. Por Merkel dhe Presidenti i Francës, Holand janë kundër. Kërkojnë ekulibër mes rritjes së konsumit dhe uljes së borxhit.
Po ekonomia shqiptare? Së pari, në banka, kursimet e qytetarëve janë mbi 10-12 miliardë dollarë. Për habinë e ekspertëve, gjatë këtij viti shqiptarët kursyen mbi 1 milirdë dollarë.
Së dyti, kohët e fundit ka rënë konsumi. Janë pakësuar investimet. Ka shumë sebepe. Po qëndrojmë tek njeri: borxhit publik. Ai është si puna e dardhës. Bishtin e ka prapa. Sa më i ulët borxhi, aqë më pak para në qarkullim hedh qeveria. Sa më pak para në durt e miletit, aqë më pak mallra blihen.
Së treti, vendi ynë e ka borxhin e jashtëm 3 miliardë dollarë. Maqedonia 10 miliardë dollarë. Kroacia rreth 70 miliardë dollarë. Borxhi i brendshëm i vendin tonë është më i larti në Ballkan. Por shifrat japin këtë tablo. Më shumë se 60 për qind e këtij borxhi është në lekë. Kusuri në monedhë të huaj. 34 për qind e borxhit duhet të lahet brenda një viti. Pjesa tjetër “paguhet” në shumë vite.
Së katërti, qeveria nuk ka para të paguaj mjaft bizesmenë për punë publike të kryera. Faturat e papaguara janë rreth 200 milionë dollarë. Qeveria është në hall: Nuk mund të marrë as kredi nga jashtë e as të shesi bono thesari. Pengon “rregulli i artë” i borxhit. Përpara qëndron dilema: Të rritet apo të ulet borxhi publik? Rritja i jep oksigjen ekonomisë sot, por “dënon” brezat e ardhëshme. Ruajtja e statukosë: Shpëton të ardhmen, por rrezikon të sotmen?!
Sipas mendimit tim, përballimi i krizës, veç të tjerash kërkon që steka e borxhit publik të ngjitet në 65 për qind, duke “pompuar” ekonominë me 500 milionë dollarë më shumë. Me një kusht. Përdorimi i borxhit të behet në oponencë nga Banka e Shqipërisë dhe nën vëzhgimin e rreptë të opozitës. Pse? Sepse kur borxhi shtohet më shpejt se sa rritja GDP-së, qeveria ndërhyn me të dyja duart në ekonomi; bëhet më arrogante dhe prepotente me bisnesin. Nga ana tjetër qeveria duke rritur borxhin publik, është e detyruar, të vendosi në të ardhmen, taksa më të larta.