Alba Çela
Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare (IShSN) përmes studimit të tij ‘Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete’* në cdo vit ka shërbyer si barometër në lidhje me mbështetjen dhe pritshmëritë si dhe vlerësimet e shqetësimet e qytetarëve shqiptarë në lidhje me integrimin evropian të vendit. Megjithatë në këtë vit konteksti ka qenëi veçantë.Edhe pse në përfundim të një procesi zgjedhor të vlerësuar të rregullt dhe për më tepër në përmbyllje të një rotacioni politik paqësor dhe të pranuar nga palët, Shqipëria ndihej mjaft optimiste në marrjen e statusit të vendit kandidat ajo u përball me një përgjigje të vakët dhe eventualisht negative në muajin dhjetor nga Bashkimi Evropian.
Duket se qytetarët shqiptarë nuk e kanë përtypur lehtë vendimin e Këshillit Evropian për mos t’ja dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe për ta shtyrë këtë opsion për në qershor.Edhe pse mendimi i analistëve dhe opinionistëve të Shqipërisë ka qenë gjerësisht prezentë në media, IShSN për herë të parë sjell të matur perceptimin e opinionit publik shqiptar në lidhje me këtë etapëteknikisht simbolike po gjithsesi të rëndësishme të procesit të integrimit.Kështu një nga objektivat e studimit ishte për të matur efektin e zhvillimeve në dhjetor mbi mbështetjen tradicionalisht të madhe të shqiptarëve për integrimin.
Të pyetur nëse ky vendim ishte i drejtë apo jo qytetarët janë të ndarë pothuajse në dy pjesë të barabarta prej 40 përqind ndërkohë që një ndër pesë të pyetur nuk mund të përgjigjet duke mos bërë dot një gjykim në lidhje me këtë vendim.
Megjithatë në analizën e aktorëve përgjegjës për këtë zhvillim, shqiptarët duken mbresëlënës duke i vënë përgjegjësinë kryesore qeverive dhe partive politike shqiptare dhe duke mos reflektuar gjerësisht ndjesitë e mediave sociale që e shikojnë shkakun te qeveri specifike në BE. Kështu mbi 37 përqind e qytetarëve ‘fajësojnë’ ekzekutivin shqiptar të ndjekur nga një grup po ashtu i konsiderueshëm prej pothuaj 30 përqind që tregon me gisht partitë politike. Rreth 13 përqind e qytetarëve e shohin përgjegjësinë tek vendet anëtare në BE të marra së bashku me minoranca fare te vogla që identifikojnë vende të veçanta si Hollanda apo Gjermania.
Ka disa intepretime të këtij rezultati. Të zhgënjyer disa herë nga qeveritë shqiptare dhe ngadalsia e progresit që ato kanë arritur për ta afruar vendin me BE po dhe për të siguruar standarte të jetës në vend, shqiptarëve ju është zhvilluar një refleks pothuajse automatik për të fajësuar politikën e tyre për çdo zhvillim jo të mirëpritur. Po ashtu ky rezultat mund të tregojë një pjekuri në rritje tëopinionit publik në lidhje me faktorët që janë vendimtarë në procesin e integrimit duke ju larguar tendencave të viteve më parë kur cdo gjë pritej nga komuniteti ndërkombëtar apo ju faturohej atyre.
Hipoteza apo interpetimi i dytë duket sikur përforcohet nga përgjigjet e qytetarëve në lidhje me faktorët që janë diskutuar si shkaqet e vendimit të dhjetorit. Kështu shkaqe me natyrë konspirative si përbërja fetaree Shqipwrisw duket se nuk e kanë kapur imagjinatën e publikut i cili vë theksin te dy arsye kryesore: mungesa e sundimit të ligjit në vend si dhe konflikti politik në Shqipëri midis partive kryesore. Të dyja kanë marrë secila nga 20 përqind të përgjigjeve.Po ashtu të rëndësishme për 18 përqind janësituata e krimit dhe korrupsionit e ndjekur nga dobësia e ekonomisë (10 %) dhe dobësia e demokracisë shqiptare (8%).
Përsa i përket faktorëve të jashtëm, kriza brenda vetë Bashkimit Evropian dhe ndikimi i saj në ecurinë e Shqipërisë nuk ka kaluar pa u vënë re nga rreth 12 përqind që e shohin këtu arsyen pse vendimi pozitiv nuk u dha në dhjetor. Interesante ështëfakti që 7 përqind e shqiptarëve tregojnë imazhin e vendit në mediat e huaja si faktor kryesor. Më pak se 2 përqind e përgjigjeve, një rezultat i papërfillshëm tregojnë përbërjen fetare duke treguar kështu se shqiptarët e para janë mjaft të qartë në lidhje me harmoninë e brendshme të komuniteteve të tyre fetare por dhe vijojnë të kenë besim në vlerat gjithëpërfshirëse të komunitetit, një detaj i vyer që nuk duhet tju shpëtojë vendimarrësve në BE.
Përtej introspektimit dhe gjetjes së fajit kryesisht te faktorët e brendshëm, duket qartë se shqiptarët presin me kembëngulje një sinjal pozitiv nga Bashkimi Evropian. Me një optimizëm kokëfortëpothuaj gjysma e tyre 49 përqind presin që Shqipëria ta marrë statusin evendit kandidat në qershor dhe gjysma tjetër është e ndarë midis pesimistëve dhe atyre që përgjigjen ‘nuk e di’.
Për tu theksuar këtu është sqarimi se procesi i anketimit është zhvilluar kohë më parë se të zhvilloheshin zgjedhjet për legjislativin europian dhe për pasojë nuk mat efektin që mund të kenë pritshmëritë nga pasqyrimi i rezultateve të këtyre votimeve në median shqiptare. Duke qenë se kjo e fundit i ka dhënë mjaft zë rritjes së forcave ekstremiste të djathta në Parlamentin Europian mund të supozohet se ky zhvillim dhe ky mbulim ka ndikuar negativisht në optimizmin në lidhje me marrjen e statusit. Gjithsesi kjo është e kufizuar nga njohuritë e publikut në lidhje me zgjedhjet dhe institucionin e Parlamentit Europian dhe nuk ka të dhëna të matura që ta provojnë efektin e vërtetë të tij.
Mjaft simbolike duket dhe vendosmëria në rritje nga viti në vit e opininit publik për ta shtyrë Bashkimin Europain të jetë më‘ dorëlëshuar’ dhe ta pranojë Shqipërinë edhe pse ajo s’mund të jetë plotësisht gati. Kështu edhe pse më shumë se gjysma e qytetarëve janë të ndërgjegjshëm se Shqipëria është larg së qënuri gati të jetë anëtare në BE, mbi 40 përqind e tyre mendojnë se BE duhët të tolerojë dhe ta pranojë Shqipërinë edhe para seajo ti përmbushë të gjitha kushtet. Ky lloj trendi është në rritje sipas sondazheve të IShSN. Ndërkohë që në vitet e kaluara qytetarët ndaheshin në grupe pothuaj të barabarta, nëdy vitet e fundit grupi që mendon se BE duhet të tolerojë dhe të mirpresë Shqipërinë edhe para se ajo të jetë gati është në rritje të lehtë duke e kaluar grupin që mendon të kundërtën.
Të kombinuara së bashku përgjigjet e pritshmërisë për statusin me përgjigjet e kësaj pyetjeje, tregojnë një lloj padurimi për të parëarritje më konkrete si dhe më shumë etapa të plotësuara në rrugën që shqiptarët e kanë mbështetur prej vitesh në numra të pakrahasueshëm me vendet e tjera në rajon që sot e gjejnë veten në pozicion më të avancuar në procesin e integrimit.
Kjo mbështetje dhe ky pro-europianizëm vijon të mbetet i fortë. Rreth 77 përqind e qytetarëve do të votonin pro hyrjes së vendit të tyre në BE dhe vetëm 9 përqind do të ishin kundër. 14 përqind nuk mund ta thonë ose nuk e dinë këtë vendim tani.Edhe pse për herë të parë shifra e mbështetjes zbret lehtshëm poshtë vlerës 80 përqind, një zhvillim ku mund të dallohet efekti i dhjetorit, ajo mbetet vendosmërisht e lartë. Në krahasim me vitin e kaluar ku 85 % e shqiptarëve shpreheshin pro hyrjes në BE ka 8 pikë në rënie, të shpërndarakëto midis atyre që votojnë kundër dhe atyre që përgjigjen ‘nuk e di.’
Arsyet e votimit pro anëtarësimit në BE vijojnë të mbeten të karakterizuara nga pritshmëritëdhe shpresat në sferën ekonomike. Këtë vit ka pasur një kapërcim në arsyen kryesore e cila pas shumë vitesh pushon së qënuri rritja e standarteve të jetesës dhe bëhet rritja e mundësive për tu punësuar.Ky rezulat kërkon interpretim pasiqë kontraston fort me situatën në shumë vende të BE sot ku papunësia sidomos e të rinjve është një shqetësim kryesor si dhe një nga arsyet edhëna për rritjen e mbështetjes ndaj së djathtës ekstreme në BE. Një gjë duket fort qartë. Papunësia është shndërruar për qytetarët shqiptarë në një shqetësim kaq tëmadh sa çdo mundësi për ta zbutur këtë problem merret me shumë entuziazëm. Nga ana tjetër kjo tregon mungesë informacioni ose reflektimi në Shqipëri në lidhje me dinamikat brenda BE.
Pritshmëritë konsiderueshme vihen re dhe në fushën e demokracisë, drejtësisë dhe perparimit të luftës ndaj korrupsionit edhe pse ashtu sic kemi theksuar për çdo vit këto mbeten kushte kryesore të integrimit.
Për herë të parë këtë vit epërsinë në arsyet e dhëna nga ata që do votonin kundër anëtarësimit nëBe e merr qartësisht kriza ekonomike në BE dhe pasojat negative që ajo mund të ketë mbi vendet anëtare. Ndërkohw që nw vitet e tjera kjo arsye e ndante piedestalin e saj me arsyen e rritjes së çmimeve këtë vit duket se është e pakontestuar. Në rritje duket dhe shqetësimi për kërcënimin epozitave të biznesit shqiptar.Të dyja këto kanë marrë rreth 30 përqind secila në segemtin e euroskeptikëve shqiptarë.
Duke vlerësuar pritshmëritë e qytetarëve në lidhje me kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian vëmë re se edhe pse grupet kryesore mbeten te parashikimi I tyre për vitin 2020 ose mbas këtij viti, nga rreth 30 përqind secila, kemi një grup në rritje të qytetarëve që nuk e dinë ose nuk i përgjigjen kësaj pyetjeje. Ndërkohë që vitin e kaluar vetëm 12 përqind zgjidhnin të mos indikonin një pritshmëri kohore të caktuar këtë vit konfuzioni dhe pasiguria janë në rritje me mbi 20 përqind te qytetarëve që nuk zgjedhin një afat kohor dhe thonë ‘nuk e di.’
Duke identifikuar institucionet më të rëndësishme të integrimit shqiptarët theksojnë ekzekutivin dhe legjislativin të ndjekur nga roli i partive politike , shoqërisë shqiptare dhe në fundtëkomunitetit ndërkombëtar. Megjithatë në krahasim me vitin e kaluar, roli i qeverisë shqiptare ka rënë nga 44 në 34 përqind dhe roli i komunitetit ndërkombëtar ka pasur një rritje nga 5 në 12 përqind.Duket sikur vendimi idhjetorit ju ka rikujtuar qytetarëve rolin eaktorëve të jashtëm, tendencë kjo që sfidon interpretimin e analizës së faktorëve të vendimit që perceptoheshin si kryesisht të brendshëm. Megjithatë duke qenë se rritja është e lehtë dhe se komuniteti ndërkombëtar ende rradhitet poshtë institucioneve të brendshme kjo sfidë mbetet hipotetike.
Përsa i përket ndjesisë së tyrenë lidhje me informacionin qëkanë: pak më shumë se gjysma e qytetarëve ndihen mesatarisht të informuar tëndjekur nga grupe që mendojnëse kanë mungesë informacioni dhe një grup mëi vogël që ndihet i mirëinformuar. Si dhe në vitet e kaluara burimi kryesor imarrjes së informacionit për integrimin por dhe për vetë Bashkimin Evropian mbetet media tradicionale (televizoni dhe gazetat) e ndjekur nga Interneti dhe bisedat informale. Nevoja për të investuar nëvazhdimësi në mbulim mediatik më cilësor dhe më të larmishëm kësisoj duhet të mbetet në axhendën e prioriteteve të atyre aktorëve dhe donatorëve që janë të interesuar në informimin e qytetarëve shqiptarë përsa i përket integrimit.
*Ky shkrim është mbështetur në disa nga gjetjet kryesore të sondazhit të kryer nga ISHSN ‘Perspektiva Evropiane e Shqipërisë: Perceptime dhe Realitete 2014”. Një raport të plotë të këtij sondazhi dhe rezultateve të plota përfundimtare të tij, IShSN do ta botojë dhe prezantojë në javët në vijim.