Greqia: Dritë në fund të tunelit

0

Jens Bastian

Ku qëndron Greqia sot, gjashtë vite pas shpërthimit të një krize të rëndë ekonomike, që ka sjellë pasoja drastike sociale dhe ka kontribuar në ndryshime të mëdha politike në vend? Po hidhen pyetje kyçe në debatet publike: Nëse Greqia kërkon një program të tretë shpëtimi, çfarë kushtesh duhet të përfshihen dhe si duhet të financohet një program i tillë?

Greqia është anëtare e eurozonës që prej vitit 2011. Hipoteka më të lira, fitime të reduktuara mbi borxhin kombëtar dhe një rritje e shpejtë në punësimin e sektorit publik ishin udhëheqësit kryesorë të proceseve modernizuese në ekonominë dhe shoqërinë e vendit pas anëtarësimit në eurozonë.

Në këto të ashtuquajtura vite të mira qëndrojnë shkaqet themelore të krizës ekonomike të vitit 2008, që u ndoq nga kriza e borxhit kombëtar të vitit 2010. Deficitet strukturore në ekonominë greke, të dukshme që në 2004, u anashkaluan përkohësisht ose edhe u injoruan. Rritja e shpejtë ekonomike gjatë dekadës së parë tëmijëvjeçarit të ri nuk ishte e qëndrueshme. Ishte e financuar nga kreditë dhe e përqendruar tek importet dhe konsumi privat.

Një dekadë më pas, si ekonomia ashtu edhe shoqëria greke janë në udhëkryq. Drejtimi që do të zgjedhë vendi do të qartësojë nëse procesi aktual i reformave mund të mbahet pasi trojka e udhëheqësve ndërkombëtarë (Fondi Ndërkombëtar Monetar FMN, Komisioni Evropian KE dhe Banka Qendrore Evropiane BQE) nuk do të ushtrojë më presion për përmbushjen e kërkesave. Mbetet për t’u parë nëse kohëra më të mira (ekonomike) do të shfaqen në horizont. Ka po ashtu arsye të mira për të qenë si optimist i kujdesshëm ashtu edhe skeptik rreth kursit të ardhshëm të Greqisë.

 

Situata në mes të 2014-ës

Në fillim të vitit 2014, Greqia mbajti për gjashtë muaj presidencën e Bashkimit Evropian (BE). Presidenca i ofroi elitave politike në Athinë mundësinë për të theksuar arritjet e procesit të reformës makro-ekonomike që filloi në vitin 2010 për një publik më të gjerë evropian që vijon të ketë rezerva rreth progresit të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e statistikave ELSTAT, pas gjashtë vitesh recesioni të rëndë, disa indikatorë po sinjalizojnë një kthesë graduale në ekonominë reale. Në tremujorin e dytë të vitit 2014 ekonomia greke u kontraktua me 0.3% (krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013), duke sugjeruar se një rikthim në një territor rritjeje pozitive është i mundshëm.

Stabilizimi i ekonomisëështë fillimisht rezultat i një viti të suksesshëm për turizmin (në 2013 më tepër se 18 milion turistë vizituan Greqinë, një nivel rekord) dhe kërkesa ndërkombëtare për kontejnerë ngarkesash, për të cilat Greqia është ofrues kryesor. Por ky rikuperim është ende shumë i brishtë në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë reale dhe ende duhet të mbërrijë në qendrën e shoqërisë greke.

Kostot sociale të këtij procesi rregullator janë tronditëse. Në të ardhmen e afërt, më tepër se gjysma e të punësuarve nuk do të jenë në gjendje të rifitojnë nivelin e të ardhurave të para krizës. Përmirësimi i qëndrueshëm në tregun grek të punës nuk është ende i dukshëm. Ata që gjejnë punë janë shpesh subjekt i kushteve të kujdesshme të punësimit. Banka Qendrore Greke parashikon se norma e papunësisë së regjistruar do të mbetet në vend me mbi 26% në vitin 2014. Në qershor 2014 papunësia e regjistruar arriti 27%, ndërkohë që norma e papunësisë për rininë (nën 25 vjeç) qëndroi në 51.5% – e dyta më e larta në eurozonë pas Spanjës.

Sfidat me të cilat përballet Greqia janë ende të mëdha. Procesi rregullator makro-ekonomik, që ka nisur që në maj të vitit 2010, ka arritur konsolidim mbresëlënës fiskal. Për herë të parë gjatë një dekade, Greqia ka regjistruar një surplus parësor në buxhet (para pagesave të interesit) në vitin 2013. Konkurrueshmëria e ekonomisë u përmirësua përmes kufizimit dramatik të deficitit aktual të llogarisë, kryesisht duke pakësuar importet.

Ky progres po sfidohet nga deficitet e vazhdueshme në fusha të tjera të politikave. Rritja në kapacitetin eksportues të vendit nuk është materializuar dot. Në korrik 2014 eksportet ranë me 1.1% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar (duke përfshirë eksportet e naftës). Përmirësimet në nivelet e prodhueshmërisë së ekonomisë janë rezultat i shkurtimeve të mëdha të pagave dhe pasojë e papunësisë masive. Normat e larta të interesit të bankave kombëtare për kredi investimesh po i neutralizojnë fitimet e prodhueshmërisë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët dhe po dështon në vendosjen e rikuperimit të ekonomisë në një shkallë më të gjerë të shoqërisë greke. Investimet e Huaja Direkte në ekonominë reale kanë mbetur në vend, jo sepse procesi i privatizimit ka mungesë mbështetjeje nga grupet të ndryshme të shoqërisë greke. Procesi i shpronësimit është gjithashtu shpesh subjekt i kundërshtive politike dhe vonesa penguese administrative si edhe procese gjyqësore.

 

Faktorë politikë rreziku

 

Megjithëse procesi i stabilizimit ekonomik po vijon, Greqia përballet me një sërë faktorësh politikë rreziku. Në qershor 2012 një koalicion dypartiak u formua ndërmjet Demokracisë së Re konservatore dhe PASOK-ut të qendrës së majtë që drejtohet nga Kryeministri Antonis Samaras në Athinë. Në mes të vitit 2014 shumica origjinale prej 30 deputetësh ishte zvogëluar në 4 për shkak të një kombinimi dorëheqjesh, ndryshim të anëve dhe përjashtimesh.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj të vitit 2014 përforcuan trendin e polarizimit politik në Greqi. Për herë të parë, partia më e madhe opozitare, e majta radikale Syriza, arriti të fitonte zgjedhjet. Pavarësisht suksesit të saj, pjesa e votave të Syrizës mbeti në vend, duke arritur 26.55% – një rënie fraksioni nga 26.89% që mori në zgjedhjet kombëtare në qershor 2012.

Demokracia e Re, qëështë në qeverisje, ishte 3.9% pas Syrizës në zgjedhjet evropiane. Bashkë me partnerin e saj PASOK, koalicioni qeverisës arriti 30.7%. Kjo pjesë e votës mundësoi qeverinë e Samaras të pretendonte se nuk i kishte humbur zgjedhjet dhe të vijonte me mandatin e saj. Në bazë të këtij rezultati asnjë parti nuk do të ishte në pozicion të formonte një qeveri në Athinë sot. Politikisht jo realiste – edhe pse matematikisht e mundshme – do të ishte një koalicion “i madh” ndërmjet DR dhe Syrizës.

Që prej zgjedhjeve të majit dhe qershorit 2012, panorama partiake e politike e Greqisë ka qenë tërësisht e çrrënjosur. Sistemi i patronazhit i vendosur prej disa dekadash është shembur. Partitë në qeveri nuk janë në pozita për të mbajtur rrjete klienteliste, për shembull duke premtuar punësim në sektorin publik në shkëmbim të votuesve. Për pasojë, qendra politike në Greqi ka shpërthyer.

Partia fashiste Agimi i Artë ka përfituar nga ky shpërthim, duke arritur të fitojë vendin e tretë në zgjedhjet evropiane. Me pjesën e saj të votës në 9.4%, Agimi i Artë ka arritur ta dërgojë PASOK-un në vend të katërt. Me fokus tek emigrimi, ligji dhe rendi dhe theksin tek dominimi i huaj nga trojka dhe qeveria e Angela Merkel në Berlin, Agimi i Artë arriti të ndërhyjë tek frustrimet dhe ankthet e shoqërisë greke. Agimi i Artëështë gjithnjë e më tepër i aftë të shndërrojë masën e votave të protestës në një bazë elektorale të përhershme. Deri më tani, as koalicioni qeverisës e as partitë e tjera opozitare nuk kanë qenë të afta të formulojnë një strategji politike bindëse për përballjen me sfidat e paraqitura nga Agimi i Artë.

Në shkurt 2015 skadon mandati i presidentit të Greqisë, Karolos Papulias (lindur në vitin 1929). Nëse parlamenti aktual nuk arrin të votojë për kreun e ri të shtetit me një shumicë të cilësuar prej 180 votash nga totali prej 300, atëherë kushtetuta helenike kërkon shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja të përgjithshme. Për momentin, koalicioni qeverisës Demokracia e Re-PASOK ka një shumicë prej vetëm 154 deputetësh.

Partia më e madhe në opozitë Syriza ka deklaruar vazhdimisht se nuk do të propozojë një kandidat të sajin, por as nuk do të mbështesë një kandidat të propozuar nga koalicioni qeverisës. Duke marrë këtë pozicion kundër kompromisit, Syriza kërkon të vendosë kushtet e domosdoshme për të nxitur zgjedhje të parakohshme në vitin 2015, për sa kohë polarizimi në parlamentin grek do të jetë i pranishëm.

Greqia dhe trojka

Në 2 shtator 2014 misioni tremujor i vlerësimit të trojkës me delegacionin grek u mblodh në Paris. Zgjedhja e vendndodhjes kërkonte të sinjalizonte një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet të dy palëve. Në zgjedhjen e kryeqytetit francez, pjesëtarët gjithashtu donin të reduktonin një tension politik qëështë i pashmangshëm në misionet standarde të vlerësimit të trojkës kur viziton Athinën.

Trojka e kreditorëve ndërkombëtare pak nga pak po rregullon aktivitetet e saj. Kjo për shkak se pjesa e financuar nga Evropa e programit të dytë makro-ekonomik rregullator skadon në fund të vitit 2014. Financimi i FMN-së për Greqinë pritet të vijojë deri në fillim të vitit 2016. Ndërkohë, shembujt e Irlandës dhe Portugalisë kanë tërhequr ndjekësit e Athinës. Dublini arriti të dilte me sukses nga programi i trojkës në dhjetor 2013 dhe u ndoq nga Lisbona në maj 2014.

Diplomatët financiarë të trojkës fillimisht ranë dakord me autoritetet greke në 2010 dhe 2011 rreth implementimit të një reforme gjithëpërfshirëse strukturore në shkëmbim të masave të lehtësimit të kredisë që vlente miliarda për të shpëtuar nga falimentimi i pashmangshëm – të dy programet e shpëtimit kanë një vlerë totale prej 240 miliard eurosh. Me këtë marrëveshje shpëtimi, të gjitha palët e përfshira lëvizën në territore të panjohura nëpërballjen me një anëtar të eurozonës. Siç shumë shpejt u bë e dukshme, gatishmëria e autoriteteve greke për të implementuar reforma strukturore gjithëpërfshirëse pati kufizime politike. Me të njëjtën logjikë, kimia ndërmjet tre institucioneve të trojkës ishte një punë e vazhdueshme në progres.

Në një post-vlerësim të majit 2013 të paketës së parë shpëtimtare për Greqinë, FMN theksoi mangësi të mëdha në qasjen, projektimet dhe ekzekutimin e programit të saj. FMN-ja arriti në përfundimin se konceptimi i programit ishte i gabuar, kapacitetet administrative të shërbimit civil grek për të implementuar standardet e vendosura ishin mbivlerësuar dhe se deficitet strukturore të ekonomisë reale ishin më të thella nga sa ishte hamendësuar fillimisht. Bazuar tek hamendësimet që ishin tepër optimiste, trojka dështoi në identifikimin e rritjes dramatike të papunësisë dhe nuk parashikoi as përçarjen në ekonominë reale, që provokoi një recesion shumë më të gjatë nga ai që ishte llogaritur në mes të vitit 2010.

Për vitin 2014, FMN pret një raport borxh-PBB për Greqinë që shkon më tepër se 174%. Një shumë e tillë do të tejkalonte nivelet e borxhit kombëtar të arritura në vitin 2011, që do të thotë, para dy operacioneve të ristrukturimit të borxhit hartuar në 2012. Pa dy manovrat për reduktimin e borxhit, borxhi total i Greqisë do të ishte sot në shifrën 380 miliard euro, e barabartë deri diku me 208% të PBB-së vjetore.

Dy paketat e shpëtimit për Greqinë nga 2010 dhe 2011 – kombinuar me ushtrimin e ristrukturimit të borxhit dhe operacionin për blerjen e borxhit të vitit 2012 – së bashku kanë kontribuar në një transformim domethënës të konfigurimit të volumit të borxhit grek. Sot, mëtepër se 85% e obligimeve janë nëportofolatdhe buxhetet e kreditorëve zyrtarë. Në mes të vitit 2014 shtetet anëtare tëeurozonës, BQE, FMN dhe Iniciativa për Stabilitetin Financiar Evropian janë garantuesit kyçë të borxhit kombëtar grek. Ekspozimi i përgjegjësisë së kreditorëve zyrtarëështë rezultat i emigrimit të paprecedentë të borxhit nga sektori privat tek institucionet publike. Ky ri-profilizim i detyrimeve kombëtare të Greqisë e bën ristrukturimin e borxhit në të ardhmen një ushtrim që do të ndikonte pothuajse tërësisht sektorin zyrtar të kreditorëve të Greqisë.

Programi i dytë rregullator makro-ekonomik i Greqisë me trojkën përfshin një dispozitë në të cilën akumulimi i borxhit të vendit duhet të reduktohet në 124% të PBB-së deri në vitin 2020. Ka megjithatë dyshime serioze rreth arritjes së këtij qëllimi. Pas gjashtë vitesh recesion, potenciali i rritjes së Greqisëështë i dobësuar së tepërmi për të gjeneruar nivelet e performancës së PBB-së të nevojshme për të arritur këtë raport ambicioz ndërmjet PBB-së dhe borxhit. Projektimet e Komisionit Evropian ofrojnë rikuperim ekonomik që arrin 0.6% këtë vit dhe një normë rritjeje prej 2.9% në vitin 2015.

Gjithashtu nuk është aspak e qartë se Greqia do të jetë e aftë të arrijë një surplus parësor në buxhetin qendror të saj çdo vit, mundësisht me rritje të konsiderueshme në volum. Ulja e volumit të borxhit në nivele të qëndrueshme duke e zgjeruar kohëzgjatjen e kthimit të pagesës në 50 vite nënkupton rëndimin e brezave të ardhshëm me një përgjegjësi të madhe. Për më tepër, Syriza ka deklaruar tashmë se në rast se do të drejtojë qeverinë në vitin 2015, partia do të kërkojë një kthesë thelbësore. Syriza do të refuzojë masat fiskale, do të ndryshojë thellësisht marrëveshjet me trojkën dhe do të kërkojë një konferencë ndërkombëtare për borxhin ndër vendet e eurozonës, duke filluar me Greqinë.

Roli i bankave greke

Në vitin 2013 katër bankat më të mëdha greke (për nga asetet) u rikapitalizuan. Ndryshe nga origjina e krizës në Irlandë, Spanjë dhe Qipro, sektori financiar grek nuk e nxiti krizën e borxhit kombëtar në 2010. Megjithatë, meqë katër institucionet më të mëdha financiare u ekspozuan shumë ndaj krizës së borxhit, implementimi i operacionit të ristrukturimit të borxhit në 2012, pati mpakte negative në balancat e tyre. Si rezultat, ato patën raporte negative kapitali dhe nuk ishin në pozita për të ngritur burime shtesë në tregjet ndërkombëtare. Një opsion ishte likuidimi i bankave, me shpërthimin e sektorit financiar grek: por shpëtimi i katër bankave më të mëdha përmes rikapitalizimit të financuar nga shteti u bë opsioni i parë, pavarësisht kundërshtive të mëdha që hasi ky vendim.

Katër bankat e rëndësishme u rikapitalizuan me 41 miliard euro, që u siguruan nga burime të përfshira në programin e dytë rregullator makro-ekonomik. Sot, Banka Kombëtare e Greqisë, Pireus Bank, Alfa Bank dhe Eurobank përmbushin kushtet financiare të kërkuara nga trojka dhe aderojnë në standarde ndërkombëtare të raporteve të përshtatshmërisë. Megjithatë, kjo arritje nuk duhet të ngatërrohet me supozimin se bankat greke tashmë kanë mjaftueshëm burime për të ofruar likuiditet për ekonominë reale. Në fakt, ngërçi i kredisë për familjarët dhe korporatat vijon i papakësuar. Institucionet e brendshme huadhënës nuk i janë kthyer mandatit origjinal, që do të thotë t’i ofrojnë ekonomisë reale hua tëpërballueshme dhe në kohë. Kjo aplikohet veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, që janë shtylla e ekonomisë greke.

Çdo përpjekje për të stabilizuar ekonominë do të jetë e suksesshme vetëm nëse bankat e brendshme do të ndihmojnë në këtë kauzë. Por deri tani, bankat lokale vijojnë të ushtrojnë shtrëngime kur ofrojnë kredi për kompanitë. Arsyet për këtë rezervim nuk janë për shkak të vetë bankave, por e kanë origjinën tek kërkesat e BQE-së për përmbushjen e balancave përmes rishikimit të cilësisë së aseteve RSA dhe testimit të bankave evropiane në vjeshtë të vitit 2014.

Sikurse në shumë banka të tjera evropiane, katër institucionet e rëndësishme greke kërkohet ose të zhvlerësojnë kapitalet e tyre me risk të lartë ose të kenë dispozita për këto përmes raporteve më të larta të kapitalit. Në balancat e bankave lokale, kredia që i ofrohet bizneseve të vogla e të mesme vlerësohen si asete me rrezik. Në pritje të testeve të BQE-së, bankat kanë pak  incentiva për të rënduar balancat e tyre me kredi për biznese të vogla e të mesme që janë në vështirësi.

Në dritën e deficiteve të vazhdueshme të likuiditetit në ekonominë reale të Greqisë, normat e interesitpër kreditë e investimeve janë tepër të larta që kompanitë të bëjnë kërkesë. Për ta ilustruar: Një firmë e mesme gjermane, që eksporton në Evropën juglindore dhe kërkon kredi prej 1 milion euro deri në 5 vite, aktualisht paguan një normë interesi që varion nga 2.5 në 4%. Për kontrast, një kompani greke qëështë e orientuar kah eksporti, pavarësisht recesionit shumëvjeçar, përballet me norma kredie që variojnë nga 6% në 8.5%. Këto janë normat më të larta të huadhënies që kur Greqia iu bashkua eurozonës në vitin 2001.

Një normalizim i kanaleve të transmisionit të kredisë përmes sektorit bankar grek është urgjentisht i nevojshëm. Pozita e likuiditetit të institucioneve të brendshme mund të përmirësohet kur proceset ndodhin paralelisht. Së pari, pas ngritjes në klasifikimin e kredive, bankat Greke janë të afta të rikthehen në tregjet ndërkombëtare të kapitalit duke reduktuar në të njëjtën kohë varësinë e tyre tek likuiditeti i BQE-së. Së dyti, bankat greke duhet të vijojnë forcimin e depozitave të tyre. Kjo tharje e likuiditetit është përmbysur gradualisht. Sot, problemi nuk është ikja e kapitalit. Në fakt, familjet dhe korporatat i përdorin depozitat e tyre për të paguar detyrimet e taksave që mblidhen si edhe borxhin e akumuluar të shërbimit.

 

 

Financimi i BE-së dhe risia financiare

Instrumentet financiare që janë në dispozicion të Greqisë nga financimet e programeve të BE-së – fonde strukturore, fondi i zhvillimit rajonal, kohezionit dhe fondet sociale – kanë arritur një rritje domethënëse në nivelet e përthithjes që nga viti 2011. Në kursin e katër viteve, autoritetet menaxhuese greke kanë bërë përpjekje të vendosura për të përdorur këto burime financimi nga Brukseli. Në dhjetor 2010 Greqia renditej në vendin e 17 ndër të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së sa i përket normës së përthithjes së fondeve strukturore. Vetëm 21.86% e të gjitha fondeve në dispozicion ishin tërhequr. Katër vite më pas, pozita e Greqisë në tabelën e financimit të BE-sëështë përmirësuar ndjeshëm. Në qershor 2014 Greqia kishte lëvizur në pozicion të katërt, me një normë përthithjeje të fondeve strukturore që arrinte 81.26%.

Kjo kthesëështë rezultat i disa faktorëve, jo vetëm bashkëpunimi i autoriteteve greke me përfaqësuesit e Task Forcës së Komisionit Evropian për Greqinë, që ka qenë aktiv në Athinë që prej vitit 2011. Detyrat kryesore të Task Forcës janë ofrimi dhe koordinimi i asistencës për ministritë greke dhe autoritetet rregullatore. Task Forca (për të cilën autori i këtij shkrimi ka punuar për dy vite)u themelua pas kërkesës së kryeministrit të atëhershëm Giorgos Papandreou në mes të vitit 2011. Komisioni në Bruksel e krijoi Task Forcën për të përmirësuar kapacitetin e administratës publike për të implementuar përmbushjen e kërkesave të parashtruara në programin e dytë rregullator makro-ekonomik.

Banka Botërore, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim apo Organizata Botërore e Shëndetësisë, ofrojnë asistencë teknike në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së dhe Komisionin në Bruksel. Së bashku ato formuan një rrjet institucional të solidaritetit të aplikuar me autoritetet greke dhe u fokusuan tek ngritja e kapaciteteve si edhe implementimi dhe monitorimi i agjendës së reformave strukturore. Task Forca koordinon rrjetin e asistencës teknike, ndihmon në identifikimin e promovuesve tëprojekteve dy dhe shumë paleshe dhe raporton rreth punës së saj si administrimi i taksave, shërbimet shëndetësore, prokurimet dhe përthithja e fondeve çdo tre mujor tek publiku në Greqi dhe brenda institucioneve të BE-së.

Përmirësimi domethënës në kapacitetet përthithëse të programeve të financimit të BE-së nga autoritetet greke është gjithashtu rezultat i ndryshimeve administrative në nivel Komisioni. Në vitin 2011 ekzekutivi i Brukselit i dha Greqisë një reduktim të pjesës bashkë-financuese në projektet e financuara nga BE-ja – nga niveli fillestar prej 15% deri në 20% në 5%. Për më tepër, Drejtoritë e ndryshme të Përgjithshme të Komisionit  e pranuan se recesioni i rëndë ekonomik i vendit kërkon fleksibilitet më të madh administrativ në menaxhimin dhe shpërndarjen rajonale të fondeve të BE-së.

Një institucion i dytë ka dhënë kontribut domethënës kundrejt lehtësimit të situatës në terren. Krahu financiar i Komisionit Evropian – Banka Evropiane e Investimeve në Luksemburg ështëinvestitori më i madh i huaj në ekonominë reale. Në vitin 2013 BEI investoi mbi 1.47 miliard euro. Lehtësirat e kredisë së BEI fokusohen tek infrastruktura e projekteve si zgjerimi i metrosë së Athinës, ndërtimi i metrosë së re në Selanik, promovimi i turizmit, iniciativa për të luftuar papunësinë e të rinjve, ndërtimi i autostradave etj.

Nivele më të larta përthithjeje të fondeve të BE-së dhe aktivitetet e investimit të BEI janë burime shumë të nevojshme për injektimin e likuiditetit në ekonominë reale greke. Të dy këto lloj financimesh kanë një efekt pro-ciklik dhe kontribuojnë në stabilizimin e rikuperimit ekonomik. Për më tepër ato kompensojnë mungesën e dispozitave të likuiditetit nga burime private, banka lokale dhe burime të kufizuara nga buxheti publik për investimet.

Megjithatë duhet të ruhemi për një rrezik të mundshëm qëështë i pashmangshëm në marrëveshje të tilla financimi. Në periudhën afatmesme, fondet e BE-së dhe kreditë e BEI nuk mund të vazhdojnë të zëvendësojnë mungesën e investimeve të brendshme dhe të kompensojnë mungesën e investimeve të huaja direkte. Ekziston rreziku që një mentalitet varësie nga institucionet financuese evropiane të mbizotërojë ekonominë greke.

Për më tepër, përthithja e suksesshme e financimeve evropiane fokusohet fillimisht tek projektet e mëdha infrastrukturore. Por në terren, bizneset e vogla dhe të mesme po hasin vështirësi në eksesin tek programet e financimit të BE-së. Pengesat me të cilat përballen ato janë të lodhshme nga ana administrative dhe harxhojnë kohë. Gjatë periudhës financuese 2007-2013, Greqia mundi të përthithte vetëm 6.4% të gjithë fondeve strukturore në dispozicion të bizneseve të vogla e të mesme.

Këto programe financimi u fokusuan tek vënia në dispozicion e kapitalit investues për zhvillimin e bizneseve të vogla e të mesme në Greqi. Por në kushtet e një recesioni shumëvjeçar, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve kanë nevojë për kapital operues për të financuar aktivitetet e tyre aktuale. Komisioni në Bruksel ishte mjaft kufizues në ofrimin e opsioneve të tilla të financimit. Në vend të kësaj, theksoi se periudha financuese 2014-2020 do të ofronte skema për kapital pune. Por deri sa këto lehtësira të jenë tërësisht funksionale, mjaft kohë administrative do të kalojë dhe mund të arrijë shumë vonë për bizneset e vogla e të mesme të përshtatshme për këtë financim.

Në mënyrë që të përballohet kjo sfidë, një risi e madhe financiare është zhvilluar kohët e fundit në Greqi. Pas negociatave të stërzgjatura me trojkën rreth mandatit të saj investues dhe marrëveshjeve financuese, parakushtet ligjore u kaluan nga parlamenti grek në dhjetor 2013 për të krijuar Institucionin për Rritjen (IpR).

IpR është një fond investimi i mandatar për t’i ofruar likuiditet ekonomisë reale. Një prej nën-fondeve të saj fokusohet tek investimi në bizneset e vogla e të mesme greke. Megjithëse IpR do të operojë në Greqi, ajo u regjistrua në Luksemburg. Kapitali fillestar është kombinim i disa burimeve, që variojnë nga buxheti i Republikës Helenike tek një kontribut nga Fondacioni Onasis. Për më tepër, Ministria Federale Gjermane e Financave kontribuon – përmes bankës së saj të zhvillimit KfW – 100 milion euro në kapital fillestar, kryesisht të targetuara për financimin e bizneseve të vogla e të mesme.

A ka nevojë Greqia për një program të tretë?

Përfaqësuesit e qeverisë greke kanë theksuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit se vendi nuk ka nevojë për një program të tretë mbështetjeje financiare. Ata argumentojnë se në prill 2014 Greqia iu rikthye me sukses tregjeve ndërkombëtare të bondeve pas një pauze të detyruar tre vjeçare. Për më tepër, një surplus parësor i arritur në vitin 2013 – dhe ai që pritet për këtë vit – theksojnë se qeveria në Athinëështë në pozicion për të financuar kërkesat aktuale të shpenzimeve.

Negociatat aktuale të trojkës janë përqendruar tek vlerësimi i kërkesave të reformës strukturore. Në fazat e mëvonshme të këtyre konsultimevedo të adresohetçështja komplekse e borxhit të Greqisë. Rezultati i këtyre konsultimeve do të vendosë nëse Greqia ka nevojë për një program të tretë apo jo.

Nëse një program i tillë do të materializohej, cilat do të ishin elementet kyçe? Si pikënisje duhet të përkufizojmë me kujdes terminologjinë. Termi “memorandum” është asociuar negativisht me dy programet pararendëse dhe lidhet me një periudhë që grekët duan ta lënë pas sa më shpejt të jetë e mundur.

Duhen vendosur linja të qarta përkufizimi konceptuale dhe metodologjike. Njëfokus i rreptë tek konsolidimi fiskal dhe stabiliteti i sektorit financiar – i rëndësishëm për vetë ata – nuk mund të vijojë të përkufizojë një program të ri mbështetjeje. Në vend të kësaj, një “marrëveshje e tillë bashkëpunimi” do të duhet të konsiderojë se si Greqia do të mbështetet institucionalisht në përpjekjet e saj reformuese. Fokusi tashmë kthehet tek sfida se si implementimi i një agjende të re rritjeje mund të bëhet e përhershme dhe e pakthyeshme.

Për të forcuar stimulin e reformës në ekonominë politike greke, është e nevojshme të zgjerohet fokusi i shqyrtimeve aktuale. Komuniteti evropian kreditues duhet të lëvizë përtej konsideratave të reduktimeve të mëtejshme të normave të interesit ose zgjerimet e maturimit në huat zyrtare të ofruara Greqisë. Në vend të kësaj, një marrëveshje bashkëpunimi me Athinën do të theksonte implementimin e një agjende të re rritjeje. Çdo marrëveshje duhet të ketë mbështetje më të madhe ndërmjet qytetarëve grekë dhe institucionevepjesëmarrëse. Pesë fusha kyçe reformash propozohen këtu:

  • Në nivel horizontal, programi do të duhet të formulojëçështje ndër-sektoriale që ndikojnë të gjithë sektorët e ekonomisë reale, në veçanti sa i përket kapaciteteve tëinvestimeve të brendshme dhe të jashtme. Një fushë ku vonesat e implementimit dhe deficitet administrative janë shqetësime të dukshme ka të bëjë më procesin e privatizimit. Çështje të tilla si valorizimi i pronës publike dhe kapaciteti për të ndërtuar marrëveshje sigurizimi për këto asete kërkon më tepër vëmendje. Kjo qasje argumenton në favor të një marrëveshjeje afatgjatë qiradhënieje dhe më tepër garanci në menaxhimin e pronës publike.
  • Për të promovuar kapacitete më të mëdha eksportuese, duhet të eksplorohen marrëveshje në nivel dypalësh dhe/ose në nivel evropian për të lehtësuar dispozicionin e garancive të eksportit për kompanitë greke. Racionalizimi dhe digjitalizimi i mëtejshëm i procedurave doganore është pjesë dhe parcelë e një politike të tillë për promovimin e eksporteve.
  • Për bizneset e reja, sidomos ato fillestare, dispozicioni strukturave mikro-financuese duhet të avancohet në Greqi. Shpesh bizneseve të reja të vogla e të mesme, nuk u mungojnë idetë inovuese por kapital themelor, të cilin biznese të tilla e kanë më të vështirë ta marrin nga bankat e tyre lokale. Një implementim i targetuar i programeve evropiane të financimit dhe asistencës teknike që hedh themelin për strukturat e mikro-financimit në Greqi është i domosdoshëm.
  • Një marrëveshje e re bashkëpunimi me Greqinë duhet të fokusohet tek ndërtimi i kapaciteteve institucionale. Kjo kërkon koordinim të mirë të asistencës teknike ofruar nga aktorët ndërkombëtarë dhe rritje të pjesëmarrjes së ekspertizës nga institucionet greke. Në vend të debatojmë nëse Greqisë i duhet një tjetër asistencë financiare në formën e programeve huadhënës, vëmendja duhet të kthehet tek lehtësimi i financimit të asistencës teknike për Greqinë.
  • Mundësitë për të kombinuar opsionet financuese për Greqinë nuk janë ezauruar. Kjo pikëpamje nuk kërkon linja shtesë krediti për vendit. Ajo advokon për forcimin e sinergjive ndërmjet programeve dhe institucioneve të ndryshme të financimit, për shembull duke kërkuar të zgjerojë grupin e mbështetësve financiarë për IpR me banka, vende dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare shtesë. Integrimi i partnerëve të rinj financues tek IpR do të zgjeronte kapacitetet e saj operuese dhe do të hapte rrugë të reja për financimin e bizneseve të vogla e të mesme.

Me shikimin kah e ardhmja

Rikuperimi i brishtë ekonomik që po manifestohet në Greqi duhet të ankorohet në një shkallë më të gjerë sektorësh, konsumi vendas dhe volumet e investimeve. Kjo sipërmarrje po has vështirësi të vjetra dhe pengesa të reja. Sanksionet e regjimit të miratuara nga Komisioni Evropian kundër Rusisë ndikon në mënyrë negative tek industria greke e eksporteve, në veçanti në sektorin bujqësor. Një pasojë tjetër e kundër-sanksioneve mund të jetë ulja e numrit të turistëve nga Rusia.

Sfidat e reja pas përçarjeve gjeopolitike po mbërrijnë në dyert e Greqisë. Fluksi i refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Magrebi po mbi-rëndojnë kapacitetet administrative të institucioneve kufitare greke. Që prej fillimit të vitit 2014, autoritetet kufitare greke kanë regjistruar mbi 17 000 refugjatë të rinj. Qeveria në Athinë ka kërkuar urgjentisht që Komisioni Evropian të ofrojë burime shtesë financimi për të përmirësuar menaxhimin ndër-kufitar, ndërtimin e qendrave të pritjes për refugjatët si edhe procedura më të shpejta regjistrimi.

Rregullimet strukturore që janë aktualisht duke u ndërmarrë në ekonominë politike greke janë të thella dhe kanë shkaktuar pasoja të mëdha sociale. Aderimi në imperativat e konsolidimit fiskal tëtrojkës kanë shfaqur pasoja të paqëllimshme në terma të papunësisë masive, shpërthimit të konsumit të brendshëm dhe njëngërçi të stërzgjatur kredie në ekonominë reale. Do të duhet kohë që reformat strukturore të japin efekt dhe të fitojnë vëmendje.

Objektivi kyç i vendimmarrësve në Greqi dhe partnerëve të tyre evropianë mbetet përmirësimi i kohezionit social dhe përmirësimi i kushteve operuese për një rikuperim të qëndrueshëm ekonomik. Heqja e pengesave mbetet një detyrë prej Herkuli. Mënyra se si manifestohet solidariteti me Greqinë në të ardhmen e afërt varet plotësisht nga stabiliteti dhe parashikueshmëria që qeveria në Athinë do të shfaqë muajt në vijim.

SHPËRNDAJE