JOSE MANUEL BARROSO
Gjatë dhjetë viteve të fundit Bashkimi Evropian ka pësuar një sërë krizash të paprecedente, të cilat nuk ka gjasa t’i shohim sërish. Por sfida të tjera, jo më pak të frikshme, gjenden përpara dhe bëjmë mirë të kujtojmë mësimet e nxjerra deri tani.
Një mësim është se uniteti nuk është një opsion: është kusht sine qua non i prosperitetit ekonomik të BE-së dhe domethënies politike të saj. Është e jashtëzakonshme se që nga viti 2004, kur u bëra President i Komisionit Evropian, anëtarësimi në BE është dyfishuar gati, nga 15 vende atëherë në 28 tani.
Nuk ka pasur dezertime. Nga viti 2004 deri në 2014, në zgjeruam si BE-në ashtu edhe eurozonën. Më e rëndësishmja është se e kemi mbajtur Evropën të bashkuar. Unë kam luftuar fort për këtë unitet, veçanërisht duke mbrojtur, shpesh përkundër gjasave, anëtarësinë e vazhdueshme të Greqisë në eurozonë, si edhe duke argumentuar kundër shpërbërjes së eurozonës, sikurse kanë propozuar disa njerëz. Komisioni ka mbetur i vëmendshëm jo vetëm ndaj impaktit dramatik të një “Grexit” për Greqinë, por gjithashtu edhe ndaj efekteve të mundshme financiare, politike dhe ekonomike. Ndryshe nga të tjerët, në kurrë nuk i neglizhuam efektet sistematike të vendimeve përgjatë eurozonës apo BE-së.
BE-ja është tashmë një realitet ekonomik dhe politik. Kjo kërkon solidaritet dhe përgjegjshmëri – në veçanti solidaritet nga vendet më të pasura të Bashkimit dhe përgjegjshmëri nga ana e atyre vendeve që kanë nevojë për reforma. Komisioni ka qenë njësoj i vendosur për t’i kërkuar të dyja. E njëjta logjikë aplikohet për një tjetër shqetësim thelbësor me të cilin jam përballur përgjatë dekadës time në Komision: nevojën për tëthelluar eurozonën duke ruajtur ndërkohë integritetin e BE-së si një e tërë. Kjo do të mbetet çështjekyçe në të ardhmen e afërt, qoftë vetëm për shkak të pasigurisë që rrethon statusin e Mbretërisë së Bashkuar në Unionin tonë.
Një qasje e mirë themeluar është lejimi i fleksibilitetit duke shmangur ndërkohë fragmentimin brenda BE-së. Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Disa kanë advokuar prej kohësh për themelimin e një kornize krejt të ndarë institucionale për eurozonën. Unë mbetem i bindur se bashkëpunimi evropian me shumë shpejtësi është kthyer në domosdoshmëri, por se një Evropë me shumë shtresa duhet të shmanget me çdo kusht.
Ndërkohë që integrimi duhet të thellohet edhe më tej, veçanërisht në eurozonë, kjo mund dhe duhet të bëhet në një mënyrë që ruan integritetin e tregut të unifikuar evropian. Fatmirësisht kjo logjikëështë pranuar gjerësisht, sikurse është treguar edhe nga vendimi se presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian, pavarësisht se vjen nga një vend që nuk është ende në eurozonë (Polonia), do të kryesojë gjithsesi gjatë samiteve të eurozonës.
Një mësim i dytë i nxjerrëështë se hapja ndaj botës është një aset, jo detyrim. Ky të menduar – që duhet të riafirmohet dhe të mbështetet politikisht – ka përforcuar agjendën tonë aktive të tregtisë. Në fakt, e vendosi BE-në në krye të përpjekjeve për të liberalizuar dhe rregulluar tregtinë ndërkombëtare, duke mundësuar kështu korrjen e të gjitha përfitimeve të globalizimit.
Kjo nuk ka të bëjë thjesht me pasurinë ekonomike të Evropës, por edhe me domethënien e saj politike në skenën globale. Njëra nënkupton tjetrën, duke kërkuar një mbrojtje të ethshme të interesave të BE-së dhe pikëpamjet në marrëdhëniet dypalëshe me partnerë strategjikë dhe në bashkëveprimet shumëpalëshe, si Kombet e Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, G-20 dhe G8/G7. Nëse BE-ja si e tërë angazhohet në nivel ndërkombëtar, ajo mund të ndihmojë në formësimin e rendit ndërkombëtar.
Angazhimi aktual në Ukrainëështë rasti në fjalë, sikurse ishin përpjekjet tona për të udhëhequr një përgjigje global për krizën financiare të 2008-2009, duke i rezistuar bashkë joshjes së proteksionizmit. Ishte me iniciativë të BE-së që bota veproi në mënyrë të bindshme dhe tëpërbashkët duke themeluar Samitin e Udhëheqësve të G-20-ës, përbërë nga udhëheqësit e shteteve apo qeverive.
Që prej asaj kohe, G-20 është kthyer në forumin primar për koordinimin e politikës ekonomike ndërmjet anëtarëve të saj, duke i dhënë formë konkrete shumë ideve – për shembull, një kornizë për rritje të balancuar dhe tëqëndrueshme, mbi rregullimin dhe mbikëqyrjen financiare dhe mbi veprimin kundër mashtrimit dhe evazionit të taksave – propozuar nga BE-ja. Shfaqja e G-20 e ka transformuar sistemin global dhe sigurisht që ka ndihmuar në parandalimin e realizimit të skenarëve më tëkëqij në periudhën e pas-krizës.
Mësimi i tretëështë se ta bësh Evropën më të fortë – institucionalisht, politikisht dhe ekonomikisht – kërkon reforma të vazhdueshme. Zbatimi i besueshëm i reformave të rëndësishme në nivelin e BE-së i mundësoi Evropës të lërë pas fazën më ekzistenciale të krizës. Sistemi i qeverisjes ekonomike hartuar prej nesh, garanton që anëtarët e BE-së t’i vendosin financat e tyre në rregull, të rrisin konkurrueshmërinë dhe të përballen me zhbalancat e tyre makroekonomike. Në krijuam instrumentet që duhen për të asistuar vendet në krizë, dhe programet pasuese rregullatorë po japin rezultate.
Shkurtimisht, përfituam nga momenti i krijuar prej krizës për të ofruar një përgjigje strukturore për sfidat me të cilat u përballën, veçanërisht duke themeluar një union bankar evropian. Hap pas hapi, pavarësisht rezistencës së fortë, kemi ndryshuar rregullat të cilat qeverisin institucionet financiare, institucionet që mbikëqyrin operacionet bankare dhe mekanizmat për të koordinuar shpëtimin e bankave të dështuara.
Të marra së bashku, reformat e zbatuara që prej fillimit të krizës kanë ndryshuar mënyrën si ekonomitë e Evropës dhe sektori financiar funksionon ligjërisht, mbikëqyret dhe rregullohet. Korniza është krijuar gjithashtu. Tani mbetet ta implementojmë atë plotësisht.
Por duhet gjithashtu të ecim edhe më tej në avancimin e reformave strukturore në nivel kombëtar. Mund të shohim se vendet që kanë bërë më tepër në këtë kuadër tashmë kanë perspektivë më të mirë ekonomike. Nuk duhet të reshtim së përpjekuri. Në fund të fundit, kriza ekonomike nuk është tejkaluar ende plotësisht. Nuk duhet të marrim për të mirëqenë progresin që është bërë. Vendimet politike kanë rëndësi – dhe gabimet kanë pasoja.
Në fund të një udhëtimi dhjetë vjeçar si President i Komisionit, mund të deklaroj me besim se Evropa ka treguar elasticitet të madh. Kemi treguar se forcat e integrimit janë më të fuqishme se forcat e fragmentimit. Pavarësisht të gjithë sfidave me të cilat jemi përballur – në fakt pjesërisht prej tyre – Evropa mbetet e bashkuar dhe e hapur dhe është tashmë më e fortë dhe më e aftë të përballet me globalizimin.