Për të rritur transparencën në politikëbërje dhe përmirësimin e procesit të informimit të qytetarëve, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në bashkëpunim me një grup ekspertësh të pavarur, ndërmorri projektin e monitorimit qytetar të zbatimit të 3 doukmentave staregjikë për integriin evropin të Shqipërisë: 1. “Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit (MSA)” duke u mbështetur në Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA 2012-2015. Periudha e monitorimit deri në Korrik 2014; 2. “Udhërrëfuesit për 5 Prioritetet e Rekomanduara nga Komisioni Evropian”. Periudha e monitorimit deri në Korrik 2014 si dhe 3.“Planit të Veprimit për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Periudha e monitorimit Nëntor-Dhjetor 2013. Rezultatet e këtyre raportimeve u prezantuan në një konferencë kombëtarë të zhvilluar në dhjetor të 2014.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit të raporteve të monitorimit , Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit ‘Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, z.Andi Dobrushi theksoi se: “Me dashje apo pa dashje,energjitë e politikës por edhe tëzyrtarëve të Brukselit janë shpenzuar në kohë pa fund lidhur me plotësimin e kriterit politik.Për këdo që ka ndjekur më vëmendje ecurinë e marrëdhënieve të Shqipërisë me BE,”kohëngrënësi i madh” – kriteripolitik ka qenë i ngërthyer në dy drejtime: nga njëra anë “sindroma e zgjedhjeve” dhe dialogu apo mosdialogu politik që prodhonte rezultatine tyre të radhës, nga ana tjetër refreni “për një shtet të së drejtës ku ndëshkimi i korrupsionit,trafiqeve dhe krimit të organizuar”duhejtëecipërpara dhe jo me ndalesa apo zigzake”.Edhe pse pjesa e kriterit politik përbën një element me rëndësi në këtë proces, disi në hije lihet debati për kriterin ekonomik ku parësor është ndërtimi injë ekonomie funksionale e me standarte qëtë jetë në gjendje të përballojë presionet konkurruese të një ekonomie si ajo e BE. Ndërkohë duket sikur harrohet fakti se 80% e legjislacionit apo politikave të BE,që duhet tëpërvetësojë një vend kandidat kanëtëbëjnë me tregune përbashkët ekonomik dhe monetar ku mbizotërojnë standartet, cilësia por edhe kostoja për përmbushjen e tyre. “
MONITORIMI QYTETAR I KRITERIT POLITIK
Në tetor 2012, KE rekomandoi për herë të parë dhënien e statusit të vendit kandidat, pasuar me një rekomandim përsëri pozitiv, në Tetor 2013. KE konkludoi gjithashtu se tashmë Shqipëria i ka përmbushur një pjesë të mirë të 12 prioriteteve kyçe dhe se duhej të fokusohej për të plotësuar 5 prioritetet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.
Për sa më sipër, Qeveria Shqiptare, në 8 Nëntor 2013, miratoi Planin e Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky është një plan afatshkurtër, në të cilin pjesa dërrmuese e masave synohej të zbatoheshin deri në dhjetor 2013 (që përkon me mbledhjen e Këshillit në 17 dhjetor 2013) dhe është i vatërzuar vetëm në prioritetet 3 dhe 4. Qëllimi kryesor i këtij plani ishte t’u tregonte vendeve anëtare se Qeveria mbetej e angazhuar që të punonte për plotësimin e detyrimeve të përcaktuara nga KE (kryesisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit), duke synuar kështu që vendet anëtare të mbështesnin rekomandimin e bërë nga KE për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ky plan veprimi është përgatitur në bashkëpunim vetëm me institucionet publike të përfshira drejtpërsëdrejti në zbatimin e masave dhe filloi në takimin e parë të Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) Shqipëri – BE, zhvilluar në 12 Nëntor 2013.
Në vijim të vendimit të Këshillit Evropian të dhjetorit 2013 mbi nismën e Dialogut të Nivelit të Lartë për adresimin e 5 prioriteteve kyçe, Qeveria Shqiptare miratoi në 28.5.2014 “Udhërrëfyesin për 5 prioritetet e rekomanduara nga KE” (në vijim Udhërrëfyesi). Udhërrëfyesi përmban masa për periudhën 2014-2015, duke parashikuar rishikimin e tij në vijim të progresit të arritur. Masat në vetvete synojnë të adresojnë rekomandimet e KE, zbatueshmëria e së cilave do të mundësojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë.
PLANI I VEPRIMIT PËR LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
Masat e parashikuara në këtë Plan-Veprimi janë të fokusuara vetëm në 2 nga fushat e 5 prioriteteve kyçe: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Plani ndjek një strukturë mjaft të ndryshme nga planet e tjera. Kështu Plani është i organizuar në çështje, të cilat përbëhen nga objektiva që më pas zbërthehen në aktivitete/hapa. Plani parashikon 14 çështje dhe 50 masa, ku pjesa dërrmuese synon të zbatoht deri në dhjetor 2013 dhe vetëm 10% e masave shtrihen në vitin 2014.Plani parashikon kryesisht masa zbatuese duke përfshirë edhe çështje riorganizimi, por përmban gjithashtu edhe masa të karakterit legjislativ, që lidhen me reforma kyçe të kërkuara nga Komisioni Evropian (p.sh. ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale për përmirësimin/lehtësimin e procedurave penale, ngritja e Byrosë së Hetimit, përmirësimi i ligjit për Këshillin e Lartë të Drejtësisë në lidhje me inspektimet etj.) por edhe ngritje kapacitetesh (të cilat lidhen kryesisht me aplikimin tek instrumenti TAIEX i Komisionit Evropian).
Për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara, janë përfshirë 11 institucione, ku numrin kryesor të masave e ka Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore (26%) dhe Ministria e Punëve të Brendshme (26%), ndjekur nga Ministria e Drejtësisë (19%) dhe Prokuroria e Përgjithshme (12%). Ndërkohë institucionet e tjera: Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Europian, Ministria e Mbrojtjes, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shkolla e Magjistraturës, kanë një peshë shumë më të vogël.
Plani i Veprimit përmban në vetvete 14 çështje nga të cilat janë zbatuar 6, janë zbatuar pjesërisht 5 dhe nuk janë zbatuar 3. Përkthyer në përqindje, shkalla e zbatueshmërisë së planit është 43%.
Ndërkohë, këto çështje janë të zbërthyera në 50 masa/aktivitete, nga të cilat: 25 janë zbatuar, 4 janë zbatuar me vonesë dhe 21 nuk janë zbatuar, duke shënuar një nivel realizimi prej 56%, nëse përfshijmë dhe masat që janë zbatuar me vonesë. Konstatohet që pjesa më e madhe e rasteve të pazbatuara lidhen me masat legjislative, pasi ato synonin përmirësime strukturore dhe reformuese, të cilat kërkojnë kohë. Këto masa, pavarësisht se tregojnë angazhimet e Qeverisë në lidhje me fushat përkatëse, dëshmojnë që planifikimi i tyre nuk ka qenë realist dhe nxjerrin në pah nevojën për t’u vatërzuar tek përmirësimi i aftësive të planifikimit.
Plani i Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u hartua dhe u miratua për qëllime politike, në mënyrë që të tregonte angazhimin e Qeverisë të sapoformuar për të vazhduar reformat në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, ky plan shërbeu si një plan i ndërmjetëm, afatshkurtër për Qeverinë deri në finalizimin e një plani afatmesëm, i cili do të adresonte edhe rekomandimet e vendimit të Këshillit Evropian për Shqipërinë. Miratimi i Udhërrëfyesit për 5 Prioritetet, shfuqizon Vendimin e Këshillit të Ministrave që ka miratuar këtë plan, duke treguar karakterin e përkohshëm të këtij plani.
Cilësia e aktiviteteve dhe masave. Aktivitetet dhe masat e parashikuara në këtë plan, në një pjesë të tyre, nuk adresojnë çështjen e ngritur, siç është rasti i masave të parashikuara për “Çështjen 4, Vlerësim i kuadrit të përgjithshëm antikorrupsion”, ku nuk ka asnjë masë të parashikuar që në vetvete të synojë analizën e strukturave ekzistuese antikorrupsion në Shqipëri. Ndërkohë, për “Çështjen 3, Organizimi i Konferencës së nivelit të lartë kundër korrupsionit”, mund të mos ishte aktivitet më vete. Kjo çështje mund të ishte pjesë integrale e hartimit të Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit (2014-2017) dhe, si e tillë, duhet të ishte pjesë e Çështjes 2, pasi më vete nuk përbën një objektiv, por i shërben Çështjes 2, për arritjen e objektivit në hartimin e një Strategjie Kombëtare kundër Korrupsionit. Në disa raste, ka masa të cilat formulohen si: “rishikimi”, “rivlerësimi”, “rikonfirmimi” etj, duke thënë mesazhin e gabuar të ndërprerjes dhe jo vazhdueshmërisë për këto procese, pra, të fillimit të proceseve të punës nga e para. Gjithashtu, ka masa, siç është tek Çështja 11, “Forcimi i masave parandaluese dhe rritja e fushave ndërgjegjësuese”, të cilat në vetvete përbëjnë objektiv dhe jo masë konkrete për një plan – veprimi vetëm 2 mujor.
Planifikimi dhe metodologjia.Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, duhet të vinte theksin mbi metodologjinë e planit dhe realizimin e masave brenda afateve kohore. Hartimi i një plani gati dymujor (plani u miratua në 8 Nëntor 2013 dhe pjesa dërrmuese e masave synohej të përfundonin në dhjetor 2013), duhet të kishte masa të cilat në vetvete duhet të ishin 100% të realizueshme. Vështirësia kryesore qëndroi me masat legjislative, ku pjesa më e madhe nuk janë përmbushur. Mëtohej që të përmbushej një pjesë e reformës në drejtësi, Ndryshimet ne Kodin e Procedurës Penale (dhjetor 2013) për të arritur: Të kufizohen kompetencat e Gjykatës së Lartë (për çështje penale); Të përfshihet mundësia për të marrë masa ndaj Avokatëve të cilët mungojnë gjatë seancave gjyqësore, kur këto masa janë kaluar në Udhërrëfyes me parashikimin për t’u përmbushur në fund të 2014.
Përfshirja e shoqërisë civile: Plani u hartua gati 1 muaj pas publikimit të Progres – Raportit 2013 të KE dhe pa u konsultuar me shoqërinë civile, pavarësisht se në një nga çështjet e parashikuara ishte: “Roli i shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit”.
UDHËRRËFYESI MBI PESË PRIORITETET
Niveli i zbatimit
Udhërrëfyesi për 5 prioritetet i Komisionit Evropian 2013, është miratuar nga Qeveria Shqiptare vetëm 7 muaj pas daljes së Progres – Raportit 2013. Ky udhërrëfyes është më integral dhe përfshin të gjitha prioritetet e caktuara nga Komisioni Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim. Ky është një ndryshim thelbësor me Planin e Veprimit për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili ka qenë i vatërzuar vetëm në prioritetin 3 dhe 4. Ndërkohë, një ndryshim i dukshëm nga Plani i Veprimit për 12 Prioritetet është se Udhërrëfyesi për Pesë Prioritetet është miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Udhërrëfyesi ka 620 masa të parashikuara, me gati 20% më shumë nga 517 masa të parashikuara në Planin e Veprimit për 12 Prioritetet në periudhën 2012-2013, të cilat do të zbatohen nga mbi 60 institucione. Udhërrëfyesi është mjaft i gjerë dhe parashikon një larmishmëri masash, të cilat në pjesën më të madhe synojnë të zbatohen brenda 2014. Masat ligjore parashikohen të jenë të përfunduara brenda vitit 2014, ndërkohë, që gjatë vitit 2015 parashikohen masa të karakterit kryesisht zbatues si dhe të natyrës së raportimeve periodike. Peshën më të madhe të masave në Udhërrëfyes e zënë ato të prioritetit 5, që lidhen me të drejtat e njeriut dhe jo masat për krimin e organizuar, siç ka qenë në Planin e Veprimit të periudhës 2012-2013. Kjo mund të lidhet me faktin se prioriteti 5 përmbledh edhe masa, të cilat më parë kanë qenë konsideruar si prioritet më vete, siç është e drejta e pronës (ish prioriteti 10 i Plan Veprimit).
Niveli i zbatimit të masave është i njëjtë me Planin e Veprimit të 2012-2013. Për periudhën e monitorimit janar-korrik 2014, niveli i zbatueshmërisë së masave të parashikuara është 47%, krahasuar me 46% në 2012. 31% e masave janë pjesërisht të zbatuara, pasi puna për to ka filluar por nuk është përfunduar ende, ose sepse afatet janë përcaktuar deri në fund të vitit, duke lënë rrjedhimisht akoma kohë për zbatimin e tyre. Në 22% të rasteve zbatimi nuk ka filluar.
Gati një e treta e masave të planifikuara (201/620) janë të përqëndruara në prioritetin 5, që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, ku kemi një rritje shumë të konsiderueshme të masave krahasuar me planet e mëparshme, duke pasur nevojë për një vemendje të theksuar të institucioneve të përfshira dhe koordinimin e tyre.
Në tërësi, ka një nivel zbatimiprej më shumë se 45% në të gjitha prioritetet, përvec atij të të drejtave të njeriut. Masat e parashikuara në prioritetin 5, Lufta kundër korrupsionit, kanë pasur vëmendjen më të madhe, duke regjistruar një nivel zbatueshmërie prej 58%, ndjekur nga Prioriteti 2, me reformën në drejtësi, me një nivel realizimi prej 50%.
Raporti i Monitorimit Qytetar mbi Progresin e Shqipërisë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për periudhën 25 korrik 2012 – 25 korrik 2014 bazuar në monitorimin e masave të parashikuara në Planin Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2012-2015
Më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. MSA parashikon një afat zbatimi 10 vjeçar dhe është e ndarë në dy faza 5 vjeçare. Qeveria e Shqipërisëtare ka hartuar disa Plane Kombëtare për Zbatimin e MSA, si: PKZMSA 2007-2013; PKZMSA 2009-2014 dhe PKZMSA 2012-2015. Planet kanë planifikuar hapat dhe afatet kohore për të përmbushur detyrimet ligjore e institucionale. Përmbajtja, zbatimi dhe ndikimi i MSA në politikat sektoriale dhe marrëdhëniet ekonomike e tregtare me BE është konsideruar më shumë si një proces i drejtuar nga lart, ndërsa informacioni për grupet e interesit dhe shoqërinë shqiptare, mbi ecurinë e nivelit të zbatimit të saj dhe ndikimin që ajo do të ketë në jetën e tyre social-ekonomike, nuk ka qenë i qartë.
PKZMSA 2012-2015 është shumë e gjerë dhe monitorimi i plotë i zbatimit të tij për 35 kapitujt e acquis communautaire do të kërkonte një investim dhe përqëndrim burimesh të konsiderueshme, u gjykua përzgjedhja e 13 kapitujve duke patur parasysh faktin se për këta kapituj përafrimi i legjislacionit të acquis communautaire duhet të përmbushej brenda 5 vjeçarit të parë deri në 1 prill 2014, sipas Nenit 70 të MSA.Gjatë fazës së parë Shqipëria duhej të përqëndrohej tek elementët themelorë të legjislacionit që lidhen me tregun e brendshëm si dhe me fusha të tjera të rëndësishme, si: konkurrenca; të drejtat e pronësisë intelektuale, industriale e tregtare; prokurimi publik; standartet dhe çertifikimi; shërbimet financiare; transporti tokësor dhe detar; me vëmendje të veçantë tek standartet e sigurisë dhe ato mjedisore si dhe aspektet sociale; ligji për kompanitë, auditimin, mbrojtjen e konsumatorit, shëndetit dhe sigurisë në punë dhe shanset e barabarta. Ndërkohë që në fazën e dytëtë asociimit (2014-2019), Shqipëria do të përqëndrohet në pjesën e mbetur të legjislacionit të acquis communitaire të BE.
Niveli i zbatimit
13 kapitujt e përzgjedhur nga PKZMSA 2012-2015 për t’u monitoruar janë: Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave; Kapitulli 2: Liria e lëvizjes së punëtorëve; Kapitulli 3: E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime; Kapitulli 4: Liria e lëvizjes së kapitalit; Kapitulli 5: Prokurimi publik; Kapitulli 6: E drejta e shoqërive tregtare; Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale; Kapitulli 8: Politika e konkurrencës; Kapitulli 10: Shoqëria e informacionit & media; Kapitulli 14: Politikat e transportit; Kapitulli 19: Politikat sociale & punësimi; Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit & shëndeti publik; Kapitulli 32: Kontrolli financiar
Nga 13 kapitujt e përzgjedhur për t’u monitoruar nga MSA janë tëparashikuara 810 masa në total, nga të cilat 37% janë masa legjislative dhe 63% janë masa zbatuese. Numri më i madh i masave është parashikuar në “Kapitullin 19 Politikat sociale dhe punësimi.” Në funksion të kapitullit vihet re një shpërndarje e ndryshme midis masave legjislative dhe zbatuese. Megjithëse në shumicën e kapitujve janë parashikuar më shumë masa zbatuese sesa legjislative, ka kapitujsi “Kapitulli 5,Prokurimi publik” dhe ‘Kapitulli 14,Politikat e transportit” ku janë parashikuar më shumë masa legjislative sesa zbatuese.
Niveli i zbatimit të masave për periudhën e monitorimit25 korrik 2012 – 25 korrik 2014, niveli i zbatueshmërisë së masave të parashikuara është 50%, 20% e masave janë pjesërisht të zbatuara, pasi puna për to ka filluar por nuk është përfunduar ende. Në 30% të rasteve zbatimi nuk ka filluar.Analizimi i nivelit të zbatimit midis masave legjislative dhe zbatuse rezulton gati i barabartë ku janërealizuar 51% të masave zbatuese dhe 50% të masave legjislative.Megjithëse kemi një pjesë të konsiderueshme të masave që janë zbatuar pjesërisht apo janë në proces, vlen të theksohet fakti se si për masat zbatuese dhe ato legjislative ka një nivel të lartë masash të pazbatuara, respektivisht 28% dhe 33%. Afati i parashikuar prej pesë vitesh për të përmbushur të gjitha masat në 13 kapitujt e përzgjedhur, rezulton nuk ka qenë i mjaftueshëm duke tërhequr vëmendjen mbi aftësitë e planifikimit dhe zbatimit brenda afateve të parashikuara.Me këtë ritëm, koha që do të duhet për zbatimin e detyrimeve, do të jetë vërtet akoma dhe mëe gjatë.
Duke analizuarvlerësimin e progresit për çdo kapitull, rezulton se “Kapitulli 5,Prokurimi publik” ndjekur nga “Kapitulli 8, Politikat e Konkurrencës” kanë nivelin më të lartë të zbatueshmërisë, respektivisht me 88% dhe 84%. Megjithëse “Kapitulli 5, Prokurimi publik” ka një numër të vogël prej vetëm 8 masash, “Kapitulli 8, Politikat e Konkurrencës” ka 56 masa, duke u renditur si kapitulli i pestë përsa i përket numrit të masave midis 13 kapitujve të përzgjedhur.“Kapitulli 14,Politikat e transportit”ka regjistruar nivelin më të ulët të realizimit me 24% duke pasur në proces rreth 31% të masave, që janë zbatuar pjesërisht apo janë në proces.“Kapitulli 2,Liria e lëvizjes sëpunëtorëve” dhe ‘Kapitulli 4,Liria e lëvizjes së kapitalit” kanë nivelin më të lartë përsa i përket përqindjes së masave të zbatuara pjesërisht. “Kapitulli 6,E drejta e shoqërive tregtare” ka nivelin më të lartë të përqindjes së masave të pazbatuara, ndjekur nga “Kapitulli 1,Lëvizja e lirë e mallrave.”
Përsa i përket vlerësimit tëzbatimit të masave legjislative,në kuadër të secilit kapitull, rezulton se nuk ka asnjë kapitull ku të jenë përmbushur të gjitha masat legjislative të parashikuara.“Kapitulli 10,Shoqëria e informacionit & media dhe “Kapitulli 5,Prokurimi publik” kanë nivelin më të lartë të zbatueshmërisë me 80% të masave legjislative të zbatuara, ndjekur nga “Kapitulli 4,Liria e lëvizjes së kapitalit” me 79%.Nga analiza në përqindje rezulton se niveli mëi lartë i pazbatueshmërisë rezulton në “Kapitullin 32,Kontrolli financiar’” dhe në“Kapitullin 14,Politikat e transportit” me 50%.