EDUARD J. SHEEHY
Kështu e fillonte një revistë popullore amerikane artikullin e saj mbi ish-Mbretin Zog të Shqipërisë, nën titullin “Mbreti i stanit të deleve.” Ky vend pak i njohur dhe akoma më pak i kuptuar, i cili shtrihet anës së Adriatikut, duroi një diktaturë të egër komuniste për mbi dyzetë vjet. Si i tillë, diplomatët dhe historianët perëndimorë nuk patën mundësi të penetronin murin e tij të heshtjes. Pitër R. Prifti (Peter R. Prifti) e fillon librin e tij më 1978 me një vërejtje të qëlluar: Shqipëria mbeti “një nga vendet e Evropës më pak të njohura në Perëndim.” Nikolas Bethel u shpreh në mënyrë piktoreske se për shoqërinë evropiane dhe atë amerikane, Shqipëria tingëllonte po aq “fantastike sa Ruritania apo Transilvania.”2
Burimet e inteligjencës anglo-amerikane e përqafuan këtë injorancë mbi Shqipërinë. “Edhe në momentet tona më serioze, -kujton Kim Filbi, – ne anglo-saksonët nuk harruam kurrë se agjentët tanë (në Shqipëri) sapo kishin zbritur nga pemët.” E megjithatë, këto vërejtje duken akoma më të habitshme, meqë, sipas pikëpamjes së Nikolas Panos, kjo shoqëri “ka gëzuar në periudha të ndryshme që prej 1945-ës një rëndësi shumë herë më të madhe në krahasim me madhësinë dhe fuqinë e saj.”3
Përtej paditurisë perëndimore, historia e Shqipërisë dhe në veçanti për sa i përket rivaliteteve lokale dhe dyshimeve ndaj prezencës së huaj, ka kontribuar në natyrën unike të këtij shteti të fshehtë. Fuqitë e huaja si Rusia, Jugosllavia, Italia, Gjermania, Bashkimi Sovjetik, madje dhe Kina kanë pasur lidhje me Shqipërinë e pavarur, sipas Xh. F. Braunit, si “një shtet klient.” Për më tepër, ngjarjet rajonale dhe ndërkombëtare kanë ndikuar në të kaluarën e vendit. Një Shqipëri e lirë, por jetëshkurtër, për shembull, u fshi nga harta mes kaosit të Luftës së Parë Botërore, duke mbajtur gjallë përpjekjet në Romë, Athinë dhe Beograd për pretendime territoriale. Luftimet aktuale në ish-Jugosllavi vetëm sa e forcojnë më tej këtë argument.4
Për sa i përket politikës së SHBA-së në veçanti, Uashingtoni e tërhoqi misionin e tij diplomatik në mes-nëntorin e 1946-ës dhe të dyja shoqëritë e injoruan njëra-tjetrën përmbi katër dekada. Javët e fundit të prezencës amerikane, me lumin e akuzave dhe kundërakuzave të egra, masave dhe kundërmasave, përfunduan me evakuimin nëpërmjet anijeve të flotës, të cilat prisnin mes Adriatikut të stuhishëm. Ndaj dhe kjo periudhë është jetike për të kuptuar jo vetëm sfondin e armiqësisë, ndonjëherë tepër të egër, mes Uashingtonit dhe Tiranës, por edhe çështjet tjera më të mëdha të Luftës së Ftohtë, operacionet e flotës amerikane dhe vendimet e SHBA-së që ndikuan mbi zyrtarët në terren. Siç do të shohim, përzierja e çuditshme e historisë, politikës dhe politikave, solli në një shkëputje unike dhe të plotë të marrëdhënieve diplomatike në këtë kënd të botës. Për më tepër, kushtet kaotike aktuale në Shqipërinë e pas-Hoxhës kanë ushqyer kureshtjen e perëndimorëve mbi këtë vend dhe të ardhmen e tij, duke marrë parasysh edhe “spastrimin etnik” rreth e përqark kufijve të tij.
Historia jonë fillon më 7 prill 1939, kur trupat italiane pushtuan Shqipërinë dhe përzunë përgjithmonë mbretin nga vendi. Uashingtoni bëri të ditur vendimin e tij për të tërhequr stafin e Departamentit të Shtetit (DASH) në qershor. Brenda një kohe të shkurtër, shteti fashist i Musolinit kishte asimiluar Shqipërinë.5
Politikën amerikane mbi Shqipërinë gjatë kohës së luftës e komplikuan shumë faktorë. Historia e saj gjatë viteve 1939-1945 ishte unike për satelitët e ardhshëm dhe sigurisht për Evropën e kontrolluar nga nazistët. As sovjetikët dhe as forcat anglo-amerikane nuk kishin kryer operacione të një shkalle të gjerë në atë zonë. Një Parti Komuniste kombëtare, e themeluar dy vjet pas pushtimit italian, udhëhiqte rezistencën. Enver Hoxha, një ish-mësues i edukuar në Evropë, udhëhiqte komunistët apo partizanët, që nga fillimi. Emri i tij do të ndërthurej me atë të Shqipërisë deri në vdekjen e tij më 1985.6
Edhe pse amerikanët deklaruan mbështetjen e tyre për një Shqipëri të pavarur në fund të 1942-it, Uashingtoni refuzoi të njihte Frontin Nacional Çlirimtar (F.N.Ç, ose L.N.Ç) të Hoxhës, apo dhe shumë forca të tjera të armatosura të rezistencës. Në fakt, edhe deklarata e parrezikshme e dhjetorit mjaftoi të provokonte një reagim negativ nga ana e Greqisë. Këto dy vende kishin pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës. Për më tepër, ekzistonte një konfuzion i përgjithshëm mbi parimet bazë të njohjes. Edhe në pranverën e 1944-ës, për shembull, Franklin D. Ruzvelti debatoi me DASH-in përse Shqipëria nuk ishte përfshirë në shumë takime të OKB-së. Replika e DASH-it ishte se thjesht nuk kishte asnjë individ apo grup qartësisht në kontroll të vendit. Politikbërësit kombinonin idetë e zakonshme mbi nevojën për zgjedhje të hapura dhe një Shqipëri të lirë, ndërkohë që mbanin një sy të kujdesshëm mbi diskutimet, që sapo kishin zënë fill, në lidhje me një federatë të mundshme në Ballkanin e pasluftës.7
Dy ide kyçe i dhanë jetë strategjisë amerikane në Shqipëri përpara 1945-ës. Në njërën anë, ashtu si dhe kudo tjetër në Mesdhe, forcat britanike përbënin themelin e ndërhyrjes aleate. Zyra e Shërbimeve Strategjike (ZSHSH), në drejtimin e Uiliam Donovanit, shërbente si një “partner i ri” në zonë. Uashingtoni besonte se kjo qasje mund të kishte sukses. “Në përgjithësi shqiptarët kanë një vlerësim të lartë për Shtetet e Bashkuara,” raportonte një i dërguar në verën e 1944-ës, si dhe “një besim të veçantë mbi ne për shkak të pozicionit tonë të painteresuar.” Së dyti, amerikanët ishin të fokusuar të fitonin luftën, ndaj “objektivat ushtarake kishin përparësi mbi gjithçka tjetër.”8
Megjithatë, shqiptarët dhe partizanët në veçanti, i identifikonin përpjekjet amerikane me ato britanike. Londra nisi operacione sekrete që në pranverë të 1943-it. Edhe në muajt në vazhdim prezenca britanike u rrit në mënyrë te ndjeshme. Politikat e Londrës luhateshin mes nevojës për të mbështetur forcat antigjermane dhe një frike të dyfishtë: komunistëve të Hoxhës dhe të ardhmes së vendit, sidomos për sa i përkiste mundësisë së përdorimit të ndihmës materiale ushtarake, të dhënë nga aleatët, në një konflikt civil. Shqetësimi i Hoxhës mbi qëllimet finale të Britanisë në rajon, mbështetja e mundshme perëndimore për Greqinë dhe fakti që partizanet e tij ishin forca kryesore e padiskutueshme në luftën kundër Boshtit e komplikonte situatën e brendshme politike. Vonesat e Aleatëve në dhënien e ndihmave, “mosinformimi” i Hoxhës në lidhje me operacione të caktuara dhe zelli i Londrës për të zbarkuar trupat e saj në Shqipëri bënë që Hoxha t’i shihte veprimet britanike si shembuj të përpjekjeve anglo-amerikane për të sabotuar pushtetin e tij.9
Në këtë situatë, ZSHSH e Donovanit kreu vetëm operacione të kufizuara në Ballkan, sidomos për shpëtimin e pilotëve të rrëzuar. Edhe pse asistenca e Aleatëve ndihmoi në tërheqjen e gjermanëve në nëntor 1944, forcat e Hoxhës, siç tregonte Rexhinald Hiberti, “kishin ndjesinë se e kishin nxjerrë atë [ndihmën] nga ne [britanikët] me këmbënguljen e tyre të pamohueshme dhe se nëse britanikët do të kishin pasur dorë të lirë, ata nuk do ta kishin fituar luftën.” Kështu, partizanët përqafuan një këndvështrim plotësisht negativ mbi rolin e Londrës (dhe për inerci, atë të Uashingtonit) në fitoren e tyre. Duke marrë parasysh synimet potencialisht kundërvënëse dhe konfuze për të mundur Gjermaninë dhe për të kufizuar ndikimin e komunistëve, Aleatët nuk kishin pse të prisnin ndonjë reagim tjetër.10
Lufta në Shqipëri lëvizi drejt një përmbylljeje të shpejtë. Partizanët çliruan Tiranën në mes të nëntorit dhe Hoxha shpalli një qeveri të re me në krye veten. Siç vëren një Manual i Zonës, tërheqja e Berlinit la “një lloj vakuumi politik që komunistët, me anë të organizimit politik më superior dhe me grupe të shumta partizanësh të armatosur, ishin të aftë ta mbushnin.” Për inteligjencën e flotës britanike, shqiptarët, në rrethana të tilla, “ishin njerëz të fortë dhe plot gjallëri.” Për më tepër, vendi ishte “i mirëarmatosur, me një të ardhme për të ndërtuar, me kufijtë akoma të pavendosur dhe e rrethuar nga fqinjë, të cilët kishin të njëjta probleme rindërtimi si dhe ata.” Ky aludim për Jugosllavinë na ndihmon të shpjegojmë lidhjet e ngushta mes Tiranës dhe Beogradit, të cilat zgjatën deri më 1948, kur Tito u shkëput nga Moska.11
Ndoshta, duke qenë një aktor i vogël në një konflikt global, situata e Shqipërisë së pasluftës nuk meritonte ndonjë vëmendje të veçantë në konferencat e luftës, duke filluar me Jaltën. Për më tepër, në tetor 1944, diskutimet anglo-sovjetike në lidhje me ndarjet e mundshme në Evropën Lindore nuk u fokusuan, në atë kohë, mbi Tiranën. Përsëri, mungesa e njohurive ndikoi në këtë neglizhencë. “Është e vërtetë që Shqipëria është fare pak e prekur nga qytetërimi perëndimor, – vihet në dukje një studim i inteligjencës në gusht 1945, – dhe akoma më e largët nga jeta e përgjithshme e kontinentit se çdo vend tjetër.” Sidoqoftë, ndërsa Lufta e Ftohtë filloi të merrte formë, këtij vendi filloi t’i kushtohej gjithnjë e më shumë vëmendje. Sepse, siç shpjegohej në një raport të Departamentit të Shtetit, megjithëse popullsia dhe madhësia relativisht e vogël e tij përjashtojnë një ndikim global, “rëndësia e tij…rrjedh nga situata strategjike dhe nga pjesa e tij në marrëdhëniet komplekse në Ballkan dhe Adriatik.”12
Uashingtoni dërgoi Jozef E. Xhejkobsin të përfaqësonte interesat e SHBA-ve dhe të vrojtonte ristrukturimin e shoqërisë shqiptare të pasluftës, përpara se të vendoste për një njohje zyrtare. Xhejkobsi e filloi detyrën e tij të re në Tiranë ditën e fitores në Evropë (Dita F-E). Të nesërmen ai shkoi të vizitonte Hoxhën dhe ia vlen të përmendim përshtypjet e tij të para si pikë referimi për ngjarjet që pasuan. Udhëheqësi shqiptar “më jep përshtypjen e një karakteri të fortë dhe ambicioz, – raporton Xhejkobsi, – porse vuan nga kompleksi i inferioritetit për shkak të dështimit të tij për të arritur njohjen.” Shumë javë më vonë, Xhejkobsi analizoi udhëheqjen e vendit dhe nuk kishte ndonjë iluzion në këtë mes. Shqiptarët ishin “një grup individësh patriotë e të sinqertë, me të cilët do të jetë e vështirë të merresh vesh” sepse “ata nuk marrin erë nga shkenca e qeverisjes, nuk dinë pothuajse asgjë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe janë tepër të ndjeshëm” mbi mungesën e përgjithshme të njohjes së tyre zyrtare nga ana e komunitetit botëror.13
Kështu, edhe para Ditës F-E, Aleatët kishin vendosur një prezencë diplomatike në Shqipëri. Komunistët, tashmë të njohur si Fronti ‘Demokratik’, filluan të konsolidonin kontrollin, të merreshin me kundërshtarët dhe të përgatiteshin për zgjedhjet e fundvitit. Si rrjedhim, në fillim të dhjetorit, kandidatët e Partisë fituan mbi nëntëdhjetë e tre për qind të votave. Brenda gjashtë javëve, Asambleja e Përgjithshme e zgjedhur i dha fund zyrtarisht monarkisë dhe themeloi Republikën Popullore, duke e pasuar me një kushtetutë aty nga mesi i marsit. Edhe pse qenë zgjedhur edhe disa jo-komunistë, ata u hoqën sistematikisht nga qeveria. Gradualisht, Hoxha zuri të gjitha postet e rëndësishme, duke filluar nga Punët Jashtme e deri te Mbrojtja.14
Po të marrim parasysh tensionet e kohës së luftës dhe mosbesimin në rritje në fillimet e Luftës së Ftohtë, nuk është për t’u habitur që Bashkimi Sovjetik do ta njihte Tiranën në nivel diplomatik edhe përpara zgjedhjeve të 2 dhjetorit. Hoxha vetë risjell ndërmend këtë ngjarje të datës 10 nëntor, kur i shprehu përfaqësuesit sovjetik kënaqësinë e tij të madhe për këtë “provë të freskët të miqësisë së sinqertë të popullit sovjetik, qeverisë së tyre dhe kryekomandantit Stalin, për popullin dhe qeverinë tonë.” Hoxha vuri në dukje se këto ndjenja ishin në kontrast të fortë me qëndrimin e Aleatëve në lidhje me njohjen, gjë që, siç do e shohim më vonë, do të kishte pasojat e veta.15
Të njëjtën ditë që Moska njohu zyrtarisht Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe Britania vunë si kusht kritere të veçanta për vendosjen e marrëdhënieve të plota. Misionet diplomatike të Aleatëve, të cilat kishin kohë që ishin prezent në skenë, do të vazhdonin të monitoronin situatën. Kërkesat ishin precize. Tirana duhej të kishte jo vetëm “zgjedhje të lira që të çonin në formimin e një qeverie të vërtetë përfaqësuese,” dhe “të drejtën e fjalës e të mbledhjes për individët dhe grupimet jo-fashiste;” por edhe “një shtyp të lirë dhe kushte për korrespondentët e huaj për të punuar në vend.” Edhe pse të gjitha pikat ishin të diskutueshme, kushti final ishte këmbëngulja e Uashingtonit për të respektuar traktatet e ndryshme që kishin qenë akoma në fuqi ditën e fundit të pavarësisë së Shqipërisë. (7 prill 1939)16
Siç dhe pritej, Hoxha i kundërshtoi këto kërkesa tashmë që Moska sapo e kishte njohur zyrtarisht. “Fakti që janë vënë këto kushte…, -u ankua ai, -na lë pa fjalë.” Për më tepër, ato dukeshin “plotësisht të paarsyeshme,” sidomos kur merrej në konsideratë kontributi i Shqipërisë në luftë dhe “kur regjimi ka një karakter demokratik, kur vendimet dhe ligjet zgjidhen dhe zbatohen në praktikë në mënyrën më demokratike.” Gjithashtu, Hoxha qe i zemëruar për faktin që vendi i tij nuk ishte pranuar në OKB.17
Bashkë me kufizimet e Tiranës mbi stafin e Aleatëve në vend, çështja e traktateve vazhdoi gjatë gjithë vitit 1946. Nuk kaloi shumë dhe shqiptarët deklaruan se versioni i tyre i marrëveshjeve kishte humbur gjatë luftës. Uashingtoni dërgoi kopje, por pa rezultat. Më në fund, aty nga mesi i gushtit, Tirana lëshoi pe vetëm përgjysmë, duke rënë dakord të pranonte traktatet ndërkombëtare të tilla si Pakti Kellog-Briand. Por Hoxha refuzoi të pranonte marrëveshjet bilaterale mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kjo çështje do të kthehej në një faktor kyç të tërheqjes së SHBA-së në mes të nëntorit.18
Në mars-prill, Londra refuzoi një shkëmbim diplomatësh me Tiranën “në sajë të qëndrimit aspak miqësor dhe mosbashkëpunues” të mbajtur nga zyrtarët shqiptarë në drejtim të stafit britanik. Nuk ishte për t’u çuditur që Tirana i hodhi poshtë akuzat e britanikëve për mosbashkëpunim në lidhje me identifikimin e varreve të luftës dhe kufizimin e lëvizjeve brenda vendit.19
Ndërkohë që Hoxha dhe DASH-i përplaseshin mbi traktatet dhe ngacmimet diplomatike, marrëdhëniet anglo-shqiptare u përkeqësuan me shpejtësi drejt një “lufte të nxehtë.” Ngushtica e Korfuzit ndan Shqipërinë me Greqinë. Në maj 1946 luftanijet e Flotës Mbretërore po kalonin në këtë zone, e cila shtrihet tre deri në njëzetë e katër kilometra në gjerësi. Forcat shqiptare hapën zjarr mbi kryqëzorët Orion dhe Superb, të cilët arritën të shpëtonin, por jo pa dëmtime. Shkëmbimet diplomatike më vonë zbuluan një rrugë pa krye. Pretendimi i Hoxhës se kufiri shqiptar zgjatej deri në pesë kilometra, e mbyllte faktikisht kalimin. Më 22 tetor, dy kryqëzorë britanikë ndeshën në disa mina detare në kanal, gjë që shkaktoi një numër viktimash. Operacionet e pastrimit që pasuan nga Flota Mbretërore zbuluan mbi njëzetë mina detare. Duke cituar gazetën Time, “dalja në përfundimin, se shqiptarët ishin ata që i kishin vendosur minat e reja aty, ishte e pashmangshme.”20
Ndërkohë që konflikti u mbart në OKB dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, marrëdhëniet anglo-shqiptare dhe për inerci, ato amerikano-shqiptare, vazhduan të përkeqësohen. Hoxha mbrojti i vendosur qëndrimin e vendit të tij në çështjen e Korfuzit kur u takua me Stalinin në verën e 1947-ës. “Ne nuk e dimë nëse britanikët vuajtën dëmet që ata pretendojnë se pësuan, – u shpjegua ai, – dhe as nuk e besojmë një gjë të tillë. Megjithatë, nëse kjo ka ndodhur, nuk ka asnjë arsye për të na konsideruar fajtorë.” Pothuajse njëzetë vjet pas incidentit, një libër i publikuar në Londër mbi çështjen në fjalë i referohej Shqipërisë gjatë majit 1946, si “një enigmë e fshehtë në krijim e sipër” me “kufij me tela dhe ushtarë të armatosur.”21
Ngacmimet e shqiptarëve kundrejt stafit të Aleatëve nuk kursyen as Xhejkobsin. Beteja e vazhdueshme mbi traktatet e paraluftës e çuan këtë të fundit në përfundimin se “qëndrimit tonë këtu po i vjen fundi.” Edhe gjatë kësaj kohe, ai ishte “duke pritur udhëzimin final” nga Uashingtoni, i cili, sipas mendimit të tij, “do të ishte fillimi i fundit këtu, por asnjëherë nuk i dihet tamam.” Ndërkohë që i caktuari i qeverisë britanike, Tomas Sesil Rapi, priste në Itali për udhëzimet finale, telegrami i Xhejkobsit më 11 mars përforcon bindjen e tij se “ditëve të mia në Shqipëri po iu vjen fundi.” “Pas një viti duke u grindur me ata, – vazhdoi ai, – më ka ardhur në majë të hundës.” Xhejkobsi ishte i mendimit se bashkëkombësit e tij në Tiranë ndanin të njëjtat pikëpamje, me një përjashtim, ndihmësin e tij, Harri Fulci, “i cili duket se ia ka ënda të hajë dru.” Katër ditë më vonë, ai ndihej akoma më pesimist. Nëse misioni nuk kishte për t’u larguar së shpejti drejt Italisë, “ka shumë gjasa që jetët tona të përfundojnë në ndonjë minierë kripe në Siberi.”22
Në muajt në vazhdim, Uashingtoni dhe Tirana u ftohtën edhe më shumë. Në një mesazh diplomatik në fillim të prillit thuhet se “autoriteti (Xhejkobsi) të braktisë Shqipërinë kur sipas…gjykimit (të tij) ai e ndjen se (misioni) nuk mund të vazhdojë më…pa vënë në rrezik sigurinë e personelit.” Duke i “hedhur benzinë zjarrit”, praktikisht, senati amerikan votoi unanimisht një qëndrim pro-grek në fund të qershorit, në lidhje me çështjet kufitare në Ballkan, edhe pse vota nuk çonte në lindjen e ndonjë detyrimi. Rezoluta Peper, thotë Nikolas Pano, “u dha komunistëve një mjet të fuqishëm me të cilin do të ushqenin ndenja të fuqishme antiamerikane në Shqipëri.” Më 27 korrik, Xhon D. Hikersoni, zëvendësdrejtori i Zyrës për Çështjet Evropiane, i tha superiorit të tij në Paris se prezenca e vazhdueshme e Xhejkobsit ishte “njëkohësisht e kotë dhe aspak dinjitoze.” Vota e senatit i dha Hoxhës “justifikimin e duhur” të qëndronte i palëkundur mbi çështjen e traktateve bilaterale në mes të gushtit. 23
Për më tepër, burimet amerikane në vitin 1946 dolën në përfundimin se Hoxha po mbështeste rebelimin në Greqi. Ndërkohë që inteligjenca e flotës minimizonte rëndësinë e Tiranës në makinacionet sovjetike gjatë verës së 1946-ës, “treguesit janë se Shqipëria, ashtu si Jugosllavia, ka rënë nën dominim sovjetik.” Në një parashikim ogurzi, Shqipëria “mundet, në kushte të caktuara, të përbëjë një element mbështetës të rëndësishëm për planet mesdhetare të sovjetikëve.” Kamila M. Cianfarra, në një artikull të botuar në New York Times në fund të qershorit, përmbledh më së miri mendimin amerikan të kohës. Lajmet nga Shqipëria e përshkruanin vendin si “një shtet kukull të Rusisë” dhe “100 për qind komunist” ku “…klasa fetare po shfaroset, liritë individuale nuk ekzistojnë dhe militarizmi është i shfrenuar.”24
Fillimi i shtatorit solli demonstratat kundër vendimeve të verës në Konferencën e Parisit dhe refuzimit të vazhdueshëm që i bëhej Shqipërisë nga anëtarët e OKB-së. Xhejkobsi i raportoi DASH-it më 2 shtator se “Shqipëria me turmat e saj të shfrenuara, nuk ka për të lëshuar asnjë centimetër tokë pa gjakderdhje.” Për më tepër, “atmosfera e përgjithshme është e tensionuar dhe të gjithë janë gati për mobilizim.” Të nesërmen, Xhejkobsi sugjeroi që çdo qëndrim pro-grek mbi konfliktet territoriale me Shqipërinë duhej t’i komunikohej atij, sepse “për arsye sigurie…unë duhet të këshillohem në mënyrë që të paktën gjashtë femra këtu të largohen.” Situata nuk u përkeqësua në javët që pasuan. Sidoqoftë, shqiptarët, vinte në dukje Xhejkobsi në një letër të datuar më 19 shtator, “duken veçanërisht të zemëruar për faktin që nuk kanë marrë dëmshpërblim lufte të mjaftueshëm nga Italia” meqë “ata kanë nevojë për para që të ecin përpara.”25
Si rrjedhim, nga fundi i shtatorit 1946, armiqësia e hapur në lidhje me OKB-në dhe traktatet, shoqëruar kjo me mungesën e përfaqësuesve britanikë, krijoi kushtet për rritjen e tensioneve në frontin diplomatik. Nga Parisi, Sekretari i Shtetit Xhejms Bajrns arriti në përfundimin se vendi i tij nuk duhej ta njihte Tiranën, pavarësisht situatës mbi çështjen e traktateve, meqë një lëvizje e tillë, “e bërë në këtë kohë, do të keqinterpretohej së tepërmi.” Por konflikti shqiptaro-amerikan në rritje e sipër nuk kufizohej vetëm në këto çështje. Akti i shtetësisë i Amerikës, në vitin 1940, u kërkonte qytetarëve amerikanë të natyralizuar të ktheheshin në Amerikë brenda mesit të tetorit. Ky fakt, shoqëruar me ngacmimet e shpeshta nga ana e shqiptarëve, bëri që misioni të përmbytej nga kërkesat për viza nga ana e qytetarëve dhe të afërmve të tyre. Tirana, megjithatë, i bllokoi këto përpjekje, duke bërë që misioni të lëshonte një notë proteste diplomatike. 26
Më 10 tetor 1946, Xhorxh D. Hendersoni mori detyrën si kreu i misionit amerikan në Tiranë. Hju De Santis në Diplomacia e Heshtjes, përmbledh në mënyrë prekëse gjendjen e Xhejkobsit. Ai ndihej “i lodhur nga toni antiamerikan në rritje i shtypit shqiptar,” si dhe nga “fushata sistematike” kundër organizatave fetare dhe politike. Kështu, “Edhe Xhejkobsi, në të vërtetë, u arratis nga purgatori ballkanik.” Në mes të nëntorit, kur misioni la Tiranën, ai do të referonte përpara qeverisë me terma të tillë si “barbar”, “i pamëshirshëm” dhe “i paskrupullt.”27
Uashingtoni kishte pasur plot të dhëna mbi këtë fushatë mediatike. Hendersoni raportoi një analizë të artikujve të botuar në të përjavshmen Hosteni. Nga mesi i majit dhe deri në fillim të nëntorit 1946, muajt e parë kishin pasur “pak sulme të tilla të drejtpërdrejta kundër Shteteve të Bashkuara.” Çështja e OKB-së dhe problematika e dëmshpërblimeve të luftës, megjithatë, çuan në një ndryshim të tonit. Sepse “edhe pse këto karikatura reflektonin zhgënjimin e hidhur të regjimit mbi këto çështje lokale, ato gjithashtu filluan të përfshijnë elemente të fushatës së egër antiamerikane të propagandës sovjetike.” Shqiptarët u bënë akoma më të vrazhdë në shtator dhe tetor me “mungesën e tyre të vetëpërmbajtjes dhe indiferencën e dukshme ndaj çdo ndjeshmërie amerikane.” Me sa dukej, Tirana kishte arritur në përfundimin se “nuk kishte asgjë për të humbur” duke sulmuar Londrën dhe Uashingtonin dhe duke u rreshtuar krahas Moskës dhe Beogradit. Radio Tirana filloi të transmetonte një program javor, të quajtur “Koha e Festës”, të bazuar mbi materialet e Hostenit. Hendersoni, më në fund, aludoi për një lidhje të mundshme mes burimeve mediatike komuniste në Evropë dhe gjetkë. 28
Kombinimi i sulmeve në media dhe i këtyre faktorëve të tjerë ushtruan presion të madh mbi personelin e misionit. Më 23 tetor, Hendersoni raportoi ditë të lodhshme dymbëdhjetë orëshe, kryesisht për t’u marrë me çështjet e vizave. Por, përveç kësaj, brenda pak javëve të fundit, “dy fjalime publike armiqësore nga kryeministri…ku lihej të nënkuptohej se ky mision nuk kishte asnjë arsye për të qenë këtu” – i kishte komplikuar përpjekjet e Hendersonit. Mesazhi i Hoxhës më 16 tetor, përpara kongresit të rinisë, e bëri të qartë se “detyrat” e misionit “kanë mbaruar.” Pavarësisht nga kërcënimi, diplomatët e Hendersonit vazhduan aktivitet e tyre dhe ruajtën komunikimin me qeverinë e Hoxhës. Më 24 tetor, nga Kazerta të Italisë, Xhejkobsi diskutoi mbi përgatitjet për një tërheqje të mundshme nga Shqipëria.29
Ndërkohë që pyetja e thjeshtë e Hoxhës mbi vazhdimësinë e prezencës së misionit përbënte një shenjë ogurzezë për personelin diplomatik amerikan, perspektiva për stafin vendas dukej akoma dhe më katastrofike. Që më 1 tetor, Xhejkobsi ishte ankuar te qeveria e Hoxhës për arrestimin e një përkthyesi të punësuar nga misioni. Xhejkobsi besonte se një lëvizje e tillë, nëse ishte e bazuar në punësimin e tij, ishte “plotësisht e pajustifikuar” sepse “shërbimet e tij janë” përkthime “plotësisht të padëmshme të një natyre publike.” Paralelisht, më 23 tetor, Hendersoni vuri në dukje raportet për akuza të ngritura mbi një numër shqiptarësh për marrëdhënie të mundshme ilegale me misionin. Dyshimet për aktivitete antiqeveritare u shtrinë edhe mbi disa patriotë. Në përgjigje të lajmit për dënimin e mundshëm të ministrit të Arsimit, më 31 tetor, Hendersoni u shpreh hapur: “Nëse është e vërtetë, dënimi i këtij komunisti të elitës udhëheqëse shfaq qartë mënyrën fanatike me të cilën regjimi po përmbush kërcënimin e tij për të likuiduar të gjithë ata që nuk mbështesin 100 për qind politikat aktuale.”30
Duke u bazuar në këto vështirësi në vazhdim e sipër, nga fillimi i nëntorit, Uashingtoni nuk e pa të arsyeshme të mbante një prezencë diplomatike. Telegrami i datës 2 nëntor ishte më se lakonik. “Pas vlerësimeve të kujdesshme të të gjitha aspekteve të situatës,” Departamenti i Shtetit, “ka vendosur të tërheqë menjëherë misionin e SHBA-së nga Shqipëria.” Reagimi i Hendersonit qe i përzierë. Në një letër drejtuar një kolegut diplomat, në të njëjtën ditë, ai ishte “kureshtar” për mënyrën e largimit të tyre dhe pyeste veten nëse “Uashingtoni ka marrë në konsideratë sugjerimin tim që një anije e Flotës…të na marrë ne ashtu siç na ka hije.” Ai citoi “telegramet e shumta” të tijat që kishin çuar “në këtë vendim drastik.” Hendersoni nuk i fshihte ndjenjat. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme t’u them djemve të bëhen gati të ikin, – shpjegoi ai, – edhe pse na ngelet fare pak kohë.” Sipas mesazhit të 3 nëntorit, Hendersoni filloi “përgatitjet sekrete” për largimin dhe zgjodhi festat fetare në datat 4-5 nëntor si të përshtatshme për këto përgatitje, meqë punonjësit shqiptarë nuk do të ishin të pranishëm.31
Një telegram diplomatik amerikan i brendshëm diskutonte natyrën e mesazhit dërguar Tiranës në lidhje me largimin. “Misioni nuk ka qenë në gjendje të arrinte objektivat për të cilat dhe qe dërguar,” veçanërisht “për të arritur një mirëkuptim reciprok dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.” Më pas, Uashingtoni urdhëroi Hendersonin t’ia bënte të ditur “menjëherë Hoxhës… nëse ishte e nevojshme” në shtëpinë e tij.32
Më 4-5 nëntor, përgatitjet morën një hov të madh. Në datën katër, Departamenti i Shtetit informoi zyrtarët britanikë në Uashington për largimin. Të nesërmen, Uashingtoni i dërgoi një telegram Ambasadës Amerikane në Paris duke i shpjeguar se Tirana ishte lajmëruar për largimin. Po ashtu, në datën pesë, zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe të Flotës u përgatitën për evakuim nëpërmjet detit. Sipas DASH, Departamenti i Flotës urdhëroi komandën e zonës (Forcat Detare të Mesdheut) “të vihet në dispozicion një anije zbarkimi LST apo një anije tjetër e ngjashme për të mundësuar evakuimin” e personelit amerikan.33
Por, ndërsa përgatitjet vazhdonin, Hendersoni hasi në një problem: pamundësinë për të kontaktuar Hoxhën. Diplomati amerikan u përpoq të takohej me të sa më shpejt që të ishte e mundur. “Pasi provuam çdo rrugë të mundshme diplomatike për të siguruar një takim, -shpjegonte Hendersoni, – u detyrova të shkoja te rezidenca e tij, hyrja e së cilës ruhej nga gjashtë ushtarakë të armatosur. Oficeri me gradën më të lartë shkoi pesë herë t’i kërkonte Hoxhës ta merrte vetë letrën në dorëzim, të paktën te shkallët e rezidencës,” vazhdonte Hendersoni. Por çdo herë, pavarësisht “shpjegimeve shumë të qarta mbi rëndësinë dhe urgjencën e komunikatës,” amerikanit iu tha se Hoxha ishte “tepër i zënë,” por do të kishte mundësi ta takonte të nesërmen në zyrat e qeverisë.
Gjatë përpjekjes së tretë, Hendersoni ia doli mbanë ta bindte oficerin shqiptar të dorëzonte një “version në frëngjisht të letrës, të cilën Hoxha ishte akoma tepër i zënë për ta lexuar, por se do më takonte atë pasdite në Ministri.” Më në fund, nëpërmjet përfaqësuesit ushtarak, Hendersoni “i tha Hoxhës…se, nëse ai vazhdonte t’i refuzonte mundësinë përfaqësuesit amerikan për ta dorëzuar letrën personalisht,” atëherë do të lajmërohej Uashingtoni. Aspak i shqetësuar, përgjigjja e Hoxhës ishte “thellësisht e pandryshuar.” Pastaj Hendersoni, të cilit në këtë pikë i kishte ardhur shpirti në majë të hundës, “ia dorëzoi origjinalin oficerit, i cili premtoi t’ia jepte menjëherë atij.” Sipas një mesazhi të brendshëm të datës 5 nëntor, DASH-i e shtyu deklaratën për shtyp, duke kërkuar “konfirmimin të saktë se Hendersoni ka arritur ta dorëzojë mesazhin në duart e Hoxhës, gjë për të cilën është përpjekur ditën e djeshme dhe atë të sotmen” (5 nëntor). Ndoshta, tepër optimist, mesazhi vinte në dukje festën myslimane, e cila “ka komplikuar procesin e dorëzimit.”34
Hoxha duhet ta ketë marrë mesazhin sepse DASH-i shpalli përpara mediave, më 8 nëntor, tërheqjen e pritur. Diskutimi i Uashingtonit mbi tërheqjen u fokusua kryesisht mbi çështjen e traktateve. Letra me një faqe e Hendersonit ishte korrekte nga pikëpamja diplomatike (aq sa dhe e përgjithshme) dhe përfundonte kështu:
Nisur nga rrethanat, edhe pse qeveria ime ruan ndjenjat më të ngrohta të miqësisë për popullin shqiptar, ajo nuk mendon se ka ndonjë arsye më tepër që misioni të qëndrojë në Shqipëri. Si rrjedhim, Misioni i Shteteve të Bashkuara po largohet.35
Pasi informimit të Hoxhës, amerikanët rritën vrullin e përgatitjeve më 7 nëntor. Uashingtoni e urdhëroi misionin “të shkatërrohen të gjitha kodet dhe materialet konfidenciale duke i djegur.” Për më tepër, Hendersoni duhej të koordinonte planet e tërheqjes me komandën detare dhe t’i kërkonte qeverisë së Hoxhës të lejonte flotën amerikane të hynte në Portin e Durrësit për të kryer operacionin.36
Këto përgatitje kryheshin në një situatë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Uashingtonit po merrnin të tatëpjetën, sidomos sepse pjesëtaret e misionit u akuzuan për sabotazh. Harri Fulci ndodhej në qendër të këtyre akuzave. Fulci kishte qenë i angazhuar me sektorin e arsimit në Shqipëri përpara luftës. Ai punoi për ZSHSH-në në Itali gjatë luftës dhe kishte qenë me misionin në Tiranë qysh prej pranverës së 1945-ës. Sipas akuzave, Fulci udhëhiqte një grup shqiptarësh të vendosur për të shkatërruar një sërë projektesh kyçe të qeverisë. Në gjyqet që po kryheshin u hodhën plot akuza kundër Fulcit. Gjyqet, sipas Hoxhës, “nxorën në dritë të gjithë politikën armiqësore” të Aleatëve. Udhëheqësi shqiptar u shpreh specifikisht se Fulci dhe Xhejkobsi ishin “trembur” dhe ishin arratisur përpara se gjykata të hynte në veprim. Gjyqet vazhduan ndërkohë që misioni po bëhej gati të largohej.37
Përsëri dhe kjo pritej, diplomatët amerikanë u kundërpërgjigjen me një zemërim të përmbajtur. Ndërkohë që kriza e përqendruar mbi Fulcin po fryhej gjithnjë e më shumë, Hendersoni i nisi një telegram DASH-it ku deklaronte se nuk kishte dyshim që Fulci ishte i pafajshëm. Megjithëse ky fakt nuk kishte nevojë të përmendej më shumë, Hendersoni e ndjnte të nevojshme të theksonte “paturpësinë që s’ka fund të këtij regjimi.” “Tashmë,” Tirana kishte “kaluar çdo cak.” Hendersoni gjithashtu i kujtoi Uashingtonit se Amerika “duhet të jetë e përgatitur të ndërmarrë masa të drejtpërdrejta e të menjëhershme” nëse Shqipëria nuk lejonte largimin e misionit ose nëse “Fulci [vihej] në rrezik në një mënyrë apo tjetrën.” Hendersoni do t’i “rezistojë çdo përpjekje për arrestimin e tij.”38
Dy mesazhe të tjera përforcuan qëndrimin amerikan. Një mesazh i DASH-it më 9 nëntor përfshinte udhëzime për misionin në rast se diplomatët amerikanë rrezikoheshin të internoheshin. Uashingtoni i tha Hendersonit të përdorte gjykimin e tij më të mirë, por ai mund t’u dërgonte shqiptarëve një “mohim dinjitoz të akuzave.”
Në raportimin e tij përpara shqiptarëve, Hendersoni kundërshtoi qëndrimin e Hoxhës mbi Fulcin, gjë që e kemi përmendur më sipër dhe deklaroi pa mëdyshje se diplomati amerikan do të largohej në 14 nëntor siç ishte planifikuar. Meqë Hendersoni i kishte thënë Tiranës më 5 nëntor për largimin, atëherë është e qartë që “largimi tij nuk duhet interpretuar aspak sikur u jep besueshmëri akuzave të turpshme, edhe pse qesharake,” drejtuar Fulcit, “të cilat janë fabrikuar dhe janë hedhur gjerësisht në qarkullim nga mediat zyrtare shqiptare.” Hendersoni e kishte fjalën për angazhimin e Fulcit me shqiptarët. “Dëshiroj të shtoj,” u shpreh në përfundim Hendersoni, “se qeveria ime e ndjen të panevojshme të deklarojë se akuzat fantastike në fjalë nuk bazohen absolutisht në fakte.”39
Në të njëjtën ditë, në një memorandum drejtuar DASH-it, Xhejkobsi përmblodhi arsyen e SHBA-së për bllokimin e hyrjes së Tiranës në OKB. Argumentet e tij vinin në dukje “fushatën e shpifjeve kundër misionit dhe akuzat e rreme” drejtuar Fulcit. Këto sulme përfshinin “trajtimin barbar të shumë shqiptarëve.” Qasja e qeverisë ishte “dëshmi e plotë e karakterit të egër dhe të paskrupullt të regjimit” dhe shërbente si një “tregues i pavlefshmërisë” për të qenë pjesë e këtij trupi botëror.40
Nisur nga këto rrethana, siguria e punonjësve të misionit vazhdonte të shqetësonte Hendersonin dhe stafin e tij. Në një mesazh të 10 nëntorit, ai shfaq hapur mendimet e tij. “Nëse SHBA lejon që punonjësit e saj besnikë e të pafajshëm,” argumenton ai, “të bien në duart e këtyre primitivëve djallëzorë,” atëherë, “të rënët e luftës së fundit paskan vdekur me të vërtetë për hiç gjë!” Siç përmendet në një mesazh në fillim të mëntorit, prezenca e personelit të Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA) i komplikonte gjërat akoma dhe më shumë. Hendersoni i tha Uashingtonit se, për sa iu përkiste qytetarëve amerikanë, ai ishe dakord t’i merrte me misionin. Ai donte gjithashtu të merrte disa masa mbrojtëse për punonjësit vendas, të cilët “me siguri që do të arrestohen dhe ndoshta do të torturohen, sepse guxuan të punojnë për misionin.” Për sa i përkiste një punëtori specifik, Rudolf Marinshakut, ai duhej të largohej me amerikanët, meqë qëndrimi aty “do të ishte dënim i sigurt me vdekje.” Pas komunikimeve të shumta mes DASH-it dhe misionit, Hendersoni raportoi miratimin përfundimtar të shqiptarëve për largimin, përfshirë Marinshakun, më 12 nëntor. 41
Në të njëjtën kohë që misioni po përpiqej të mbronte punonjësit e vet, ai gjithashtu u përpoq të merrte leje që anijet e flotës të hynin në Portin e Durrësit për të tërhequr stafin diplomatik. Në fakt, kërkesat për vizat e daljes dhe lejen për operacionin detar i ishin dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hoxhës më 9 nëntor. Në një tjetër mesazh të asaj dite, Hendersoni parashikoi probleme meqë “përpjekja e poshtër e qeverisë për të njollosur misionin rastisi në të njëjtën kohë me njoftimin e largimit.” Ai nuk ishte në gjendje të parashikonte “sa lepuj të tjerë do të nxirrnin ata nga kapelat e tyre.” Nuk është për tu habitur, pra, që shqiptarët u përgjigjën menjëherë, “të shtangur ” me kërkesën e amerikanëve për anijet e flotës. Edhe pse Hoxha refuzoi të lejonte dy luftanijet të hynin në Durrës, transporti i civilëve nga ajri do të lejohej.42
Diskutimet në vazhdim, në lidhje me evakuimin, u përqendruan mbi llojin e anijes në dispozicion, si dhe për lejen nga ana e shqiptarëve. Hendersoni përsëriti kërkesën për transportin detar, meqë në afërsi ndodheshin vetëm luftanije. Ndërkohë që misioni kërkonte një anije më të madhe në dispozicion, për shembull një kryqëzor, Flota ishte në gjendje të dërgonte vetëm dy gjuajtës. Nga këndvështrimi i Flotës, Noa dhe Perry do të ishin më se të përshtatshme, si për personelin, ashtu dhe për pajisjet. Por Tirana nuk donte ta lejonte flotën amerikane në ujërat e saj. Dëshpërimi i Hendersonit ishte i dukshëm në një telegram të 12 nëntorit. “Të gjitha shanset janë kundër meje, – i shkruante ai DASH-it, – kështu që do e kuptoj nëse Flotës i vjen në majë të hundës me vonesat dhe vendos të pezullojë gjithçka.” Nëse kjo do të ndodhte, Hendersoni donte që DASH-i të mundësonte transportin ajror si alternativë.43
Për të komplikuar edhe më tej çështjen, Flota nuk ishte në gjendje të garantonte përfshirjen e saj pas 14 nëntorit. Më në fund, më 13 nëntor, Hendersoni raportoi se shqiptarët do të lejonin që misioni të transportohej me traget deri në ujërat ndërkombëtare, ku dhe do priteshin nga gjuajtësit.44
Ndërsa misioni po përgatitej për nisje, Hendersoni arriti të kryente disa komunikime finale, pavarësisht interferencave të radios shqiptare. Ai raportoi se stafi i tij “kishte kaluar gjashtë orë natën e kaluar (12 nëntor) duke u përpjekur t’u dërgonte mesazhe gjuajtësve, përmbi interferencat që pengonin transmetimin.” Përpjekjet për të ndihmuar stafin vendas ishin të pasuksesshme “meqë dokumentet ligjore, drejtësia dhe sjellja e civilizuar nuk janë veçse shtrembërime perverse dhe qesharake në këtë vend.” Nuk ishte për t’u çuditur atëherë, kur një memorandum i Flotës më 14 nëntor vuri në dukje marrëdhëniet “jashtëzakonisht nervoze” me Tiranën.45
Kapitulli final i supozuar në këtë sagë përfshin evakuimin në një det të stuhishëm (më se e përshtatshme kjo), i cili u përmbush me sukses më 12 nëntor 1946. Ditën që pasoi, duke lënë një pjesë të pajisjeve në breg, gjuajtësit braktisën ujërat shqiptare.46 Në fakt, tërheqja nuk i ndaloi akuzat dhe kundërakuzat. Hoxha i dha shtysë reagimit të amerikanëve me një sulm verbal ditën e largimit të misionit. Sipas tij, misioni diplomatik amerikan, jo vetëm që “ishte pritur me kënaqësi,” por edhe kishte pasur në dispozicion “gjithçka që kishte kërkuar për të kryer detyrën e tij.” Pavarësisht besimit të Hoxhës për “simpatinë e thellë” të vendit të tij “për popullin miqësor amerikan,” stafi amerikan e kishte përdorur “qëndrimin e tij të stërzgjatur e të pajustifikuar” në përpjekje për të prishur marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Ai akuzoi në mënyrë specifike Xhejkobsin dhe Departamentin e Shtetit. Sipas këndvështrimit të gazetës New York Times, këta të fundit “nuk bënë asnjë koment zyrtar” dhe Xhejkobsi nuk kishte “asgjë për të thënë.”47
Gazeta zyrtare Bashkimi, më 14 nëntor, mbështeti Hoxhën në një raport mbi largimin. Tërheqja ishte “një shembull i mënyrës si Departamenti i Shtetit praktikon diplomacinë atomike” drejtuar vendeve jo-aleate me Amerikën. Shqipëria e paraluftës ekzistonte si një “koloni e besuar” e Aleatëve. Si rrjedhim, marrëveshjet mes Tiranës dhe Uashingtonit nuk ishin veçse “pakte të ekonomisë koloniale.”48
DASH-i shqyrtoi mundësinë e një replike publike. Hendersoni, në veçanti, bëri thirrje për një reagim të fortë. Në një telegram drejtuar Xhejkobsit, ai shprehu shqetësimin e tij për mungesën e një përgjigjeje nga Uashingtoni ndaj sulmeve të përsëritura dhe “shpullës së Hoxhës në fytyrën e DASH-it, tënden dhe të misionit.” Hendersoni pranoi problemin “në refuzimin e gënjeshtrave monstruoze…dhe në veçanti, të shpifjeve të ndyra mbi Fulcin.” Gjithsesi bota “edhe mund të besojë historinë e Hoxhës dhe të dyshojë mbi ne për shkak të heshtjes sonë.” Edhe pse “një kod xhentëlmenësh” mund ta përjashtonte një replikë, njerëzit nuk ishin të gatshëm të pranonin “faktin që Hoxha dhe mentorët e tij të huaj praktikojnë etikën e harbutëve” duke “pretenduar zyrtarisht se po sillen siç duhet dhe duke akuzuar të pafajshmit për gjëra që janë vetëm vepër e tyre.” Ishte veçanërisht e rëndësishme të merreshin me “nderin e Fulcit, [të cilin] e kanë përdhosur” në sajë të gjyqit “të frikshëm” që sapo kishte përfunduar. Kështu, “nuk mund të jetë kurrë vonë t’i vëmë gjërat në vendin e duhur për sa i përket kësaj historie duke ia mbyllur gojën Hoxhës me shokë.”49
Raportimet nga personeli diplomatik dhe ai i flotës detare duhet ta kenë nxitur edhe më tej DASH-in të përgjigjej. Flota vuri në dukje praninë e ushtrisë shqiptare në bregdet gjatë operacionit të evakuimit. Një karikaturë kritikuese u botua te Hosteni. Një raport i mesit të nëntorit shpjegonte se qeveria e Hoxhës kishte “bërë gjithçka që mundej për të poshtëruar misionin tonë diplomatik dhe për të penguar largimin e tij.” Për më tepër, Hendersoni përshkruante grafikisht instrumente torturash të ndryshme fizike dhe psikologjike të përdorura mbi tradhtarët e dyshuar. Megjithatë, pavarësisht këtyre provokimeve dhe përgjërimeve të Hendersonit, Uashingtoni, sipas një mesazhi në fillim të dhjetorit, “vendosi kundër botimit të një replike zyrtare në shtyp.” DASH-i u tha mediave “gojarisht se akuzat shqiptare” drejtuar Fulcit “nuk mbështeteshin në fakte.”50
Nisur nga rrethanat, ndoshta nuk kishte nevojë për komente të tjera. Gazeta Time, i referohej Hoxhës me terma qartësisht negative. Ai kishte “qenë po aq i vrazhdë sa dhe një djalë i vogël që mendon se vëllai i madh mund të zhdëp këdo në dru.”51 Edhe pse Shqipëria e akuzoi Amerikën për spiunazh në gjyqe të tjera deri në nëntor 1947, mesazhi lakonik i Hendersonit, “Misioni amerikan larguar nga Shqipëria dhe zyra mbyllur më 14 nëntor,” i dha fund prezencës së DASH-it. Në janar 1947, një publikim i DASH-it ravijëzoi politikën e tij për dyzetë vjetët e ardhshëm: “tani nuk ka asnjë kontakt diplomatik apo ndonjë kontakt tjetër zyrtar të drejtpërdrejtë, mes regjimit shqiptar dhe Shteteve të Bashkuara.” 52
Edhe pse asnjë diplomat amerikan nuk do të shkonte në Tirane për dekada me radhë, Uashingtoni dhe Londra u përpoqën ta përmbysnin Hoxhën nëpërmjet operacioneve sekrete gjatë viteve të ardhshëm. Përfshirja e spiunit të njohur Kim Filbi në planifikimin e këtyre operacioneve dha ndihmën e vet në dështimin e këtyre projekteve pa filluar ende mirë. Stivën Garreti i ka quajtur veprimet e viteve 1950’ “një lloj opere komike.” Kjo katastrofë çoi në shkurtimin e planeve të tjera për përdorimin e forcës në vendet satelite.53
Si përfundim, marrëdhëniet e Tiranës me Uashingtonin qenë të pazakonta në shumë fronte. Në njërën anë, asnjë ushtri aleate nuk marshoi përmes vendit. Njëkohësisht, historia e vendit çoi natyrshëm në mosbesimin e partizanëve ndaj çdo lloj prezence anglo-amerikane. Për më tepër, kombinimi i hidhur i zhvillimeve të lidhura me tërheqjen, përpjekjet për të përmbysur me forcë qeverinë dhe vitet e shumta të mosnjohjes duket se nuk ka të dytë në Evropën Lindore. Ndërkohë që betejat e SHBA-së me Bashkimin Sovjetik dhe fqinjët e saj janë të dokumentuara mirë, personeli diplomatik amerikan vazhdoi të funksiononte në shumë prej këtyre vendeve.
Përtej historisë, operacioneve sekrete dhe rrethanave në kohë lufte, pati faktorë të tjerë që i dhanë ngjyrim marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, përfshirë dhe qasjen e fortë doktrinare të Hoxhës dhe mbështetjen amerikane për Greqinë gjatë fillimit të Luftës së Ftohtë. Lëvizja komuniste relativisht e re dhe sipas këndvështrimit të Rexhinald Hibertit, “varësia e paqartë” e saj te komunistët e Beogradit, kontribuoi gjithashtu mbi armiqësinë e hidhur reciproke. Politika dhe veprimtaria amerikane në Shqipëri, si rrjedhim, ishin një pjesë e vogël, por unike, e historisë së hershme të Luftës së Ftohtë.54
Kështu, SHBA-ja ishte tërhequr plotësisht nga një shoqëri që dikur ishte karakterizuar si “një enigmë për Perëndimin dhe një angjinë për Lindjen.”55 Ndërkohë që zhvillimet aktuale të çojnë drejt një ndryshimi të mundshëm në këto marrëdhënie, zhvillimet e vjeshtës së 1946-ës sinjalizuan një mbyllje të gjatë e të stuhishme (në kuptimin e plotë dhe figurativ) të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.
1. The New Yorker, 11 Shtator, 1989, f. 33. Shih gjithashtu f. 34. Dy javë më vonë, një tjetër periodike amerikane e quajti Irakun “një Shqipëri arabike,” dhe citoi një këndvështrim mbi vendin si “Tirana mbi Tigër.” US News and World Report, 25 Shtator, 1989, f. 40.
2. Piter R. Prifti, Socialist Albania since 1944: Domestic and Foreign Developments, Kembrixh, Masaçusets, dhe Londër, Angli: The MIT Press, 1978, Parathënie. Nicholas Bethell, The Great Betrayal, Londër, Sidnej, Aukland, Toronto: Hodder and Stoughton, 1984, f. 9.
3. Kim Philby, My Silent War, Nju Jork: Grove Press, Inc., 1968, f. 197. Nicholas C. Pano, “Albania,” në Communism in Eastern Europe, Edicioni i Dytë, redaktuar nga Teresa Rakoswka-Harmstone, Blumington: Indiana University Press, 1984, f. 123.
4. J. F. Brown, “Relations Between the Soviet Union and Its Eastern European Allies: A Survey,” Një raport i përgatitur për Projektin Rand të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara (Rand Report, Rand Corporation), Nëntor, 1975, f. 101. Shih Bethell, The Great Betrayal, f. 9-25. Mbi historinë shqiptare në fillim të shekullit të njëzetë, shih Swire, Albania: The Rise of the Kingdom, Nju Jork: Arno Press & The New York Times, 1971. Për një përmbledhje, shih William E. Griffith, Albania and the Sino-Soviet Rift, Kembrixh, Masaçusets: The MIT Press, 1963, f. 1-34.
5. Shih Eugene K. Keefe et al, Area Handbook for Albania, Uashington, D.C.: Foreign Area Studies of the American University, 1991, f. 16-17. Foreign Relations of the United States (këtej e tutje do t’i referohemi si FRUS), 1939, Volumi II: General; The British Commonwealth and Europe, Uashington D.C.: United States Government Printing Office, 1956, f. 365-421.
6. Shih Keefe, Area Handbook, f. 17-21. Reginal Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle: The Bitter Victory, Londër dhe Nju Jork: Pinter Publishers, 1991, f. 49. Prifti, Socialist Albania, f. 9. Rene Ristelhueber, A History of the Balkan Peoples, redaktuar dhe përkthyer nga Sherman David Spector, Nju Jork: Twayne Publishers, Inc., 1971, f. 372-73. Për Hoxhën, shih Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1982, dhe Jan Myrdal dhe Gun Kessel, Albania Defiant, përkthyer nga suedishtja nga Paul Britten, Austin, Nju Jork, Berlin: Monthly Review Press, 1976, f. 141-42.
7. Shih Priftin, Socialist Albania, f. 14. FRUS, 1942, Volumi II: Europe, 1962, ff. 827-29. 1943, Volumi II: Europe, 1964, f. 1. 1944, Volumi III: The British Commonwealth and Europe, 1965, f. 276. 1945, Volumi V: Europe, 1967, f. 1304-1313. Për një përmbledhje të politikës amerikane mbi Shqipërinë, shih Washington-Caserta #308, 7 Prill, 1945, FRUS, 1945, Volumi IV: Europe, 1968, f. 18-21. Për pyetjen e Ruzveltit dhe përgjigjen e DASH-it, shih Memorandumin nga Sekretari i Shtetit për Presidentin Ruzvelt, 27 Maj, 1944, FRUS, 1944. Volumi III, f. 271-72. Për një raport mbi problemet aktuale Shqipëri-Greqi, shih “Tempers Rising”, World Press Review, Shtator, 1993, f. 33.
8. Bradley F. Smith, The Shadow Warriors: O.S.S. and the Origins of the C.I.A., Nju Jork: Basic Books, Inc., Publishers, 1983, f. 305. Uashington-Naples #391, 20 Korrik, 1944, FRUS, 1944, Volumi III, f. 276. Po aty, f. 275. 9. Shih Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle, veçanërisht, f. 9, 22-23, 41, 215-38. Prifti, Socialist Albania, f. 21. FRUS, 1944, Volumi III, f. 271-95. Për vrojtime të dorës së parë mbi operacionet britanike të kohës së luftës në Shqipëri, shih, për shembull, Julian Amery, Sons of the Eagles: A Study in Guerrilla War, Londër: MacMillan & Co. Ltd., 1948. David Smiley, Albanian Assignment, Londër: Chatto & Windus, The Hogarth Press, 1984. Shih gjithashtu Elisabeth Barker, British Policy in South-East Europe in the Second World War, Londër dhe Basingstoke: The MacMillan Press Ltd., 1976, f. 173-83. Për një pikëpamje shqiptare, shih Stefanaq Pollon dhe Arben Puton, Historia e Shqipërisë nga Origjina e Saj e deri në Ditët e Sotme, Londër, Boston dhe Henli: Routledge & Kegan Paul, 1981, f. 243.
10. Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle, f. 208. Shih Priftin, Socials Albania, f. 19-21. Ristelhueber, History of the Balkan Peoples, f. 372. Smith, The Shadow Warriors, f. 234, 305-306. Shih gjithashtu Stravo Skëndin, ed., Albania, Nju Jork: F.A. Praeger, 1956, f. 22-30 për informacion të mëtejshëm historik.
11. Keefe, Area Handbook, f. 19. Albania, Divizioni i Inteligjencës Navale, Britani e Madhe, B.R. 542, Geographical Handbook Series, Gusht, 1945, f. 202.
12. Albania, Divizioni i Inteligjencës Navale, f. 1. Albania: Policy and Information Statement, 23 Janar, 1947, 711.75/1-2347, Record Group 59, Arkiva e Përgjithshme e Departamentit të Shtetit, Uashington D.C. Përveçse në raste të kundërta, dokumentet dhjetore ruhen në RG 59. Shih gjithashtu Keefe-in, Area Handbook, f. 19.
13. Tirana-Uashington #[7ç, 10 maj, 1945, FRUS, 1945, Volumi IV: Europe, 1968, f. 25. Tirana-Uashington #[16], 26 Maj, 1945, po aty, f. 33-34. Shih Tirana-Uashington #[7], f. 26. Tirana-Uashington #16, f. 28-34. Për diskutime të tjera mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, shih FRUS, po aty, f. 1-80.
14. Shih Keefe, Area Handbook, f. 19-20. Pano, “Albania”, f. 217. Pano, The People’s Republic of Albania, Baltimore: The Johns Hopkins Press, 1968, f. 64-69.
15. Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, f. 387 Shih po aty, f. 368. Albania: Policy and Information Statement, 23 Janar, 1947.
16. Anton Logoreci, The Albanians: Europe’s Forgotten Survivors, Boulder, Kolorado: Westview Press, 1977, f. 86. Shih Elez Biberaj, Shqipëria: Një Mrekulli Socialiste, Boulder, San Francisko & Oksford: Westview Pres, 1990, f. 19. “Troubled Balkan Politics,” United States Naval Institute Proceedings, Vol. LXXI, (Dhjetor, 1945), f. 1510. New York Times, 9 Nëntor, 1946, f. 1 dhe 7. Për një raport mbi çështjen e zgjedhjeve të lira, shih New York Times, 30 Korrik, 1946, f. 11. 17. Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, f. 390. Shih f. 387-97. Për më tepër informacion mbi pozicionin shqiptar, shih Tirana-Uashington #524, E padatuar, regjistruar në 19 Tetor, 1946, 711.75/10-1946 (e regjistruar). Për një raport më të hershëm shqiptar, në 1946, për një komplot të mundshëm anti-qeveritar, shih New York Times, 30 Janar, 1946, f. 3.
18. Shih Pano, The People’s Republic of Albania, f. 70-71, New York Times, 11 Mars, 1946, f. 45-46, 9 Nëntor, 1946, f. 1 dhe 7. Për raporte mbi ndikimin në rritje të Bashkimit Sovjetik në Shqipëri gjatë fillimit të vitit 1946 dhe shembujt e aktivitetit anti-amerikan, si dhe për pyetjet mbi rolin e misionit, shih FRUS, 1946, Volumi VI: Eastern Europe; Soviet Union, 1969, f. 1-15.
19. New York Times, 9 Nëntor, 1946, f. 7. Shih Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, f. 402-404. New York Times, 11 Mars, 1946, f. 45-46.
20. Time, 25 Nëntor, 1946, f. 33. Shih f. 32. Për informacion të mëtejshëm mbi Korfuzin dhe marrëdhëniet Anglo-Shqiptare, shih Logorecin, The Albanians, f. 91-92, Newsweek, 25 Nëntor, 1946, f. 46 dhe 49. Beogradi nëpërmjet Uashingtonit #517, 22 Maj, 1946, 875.01/5-2246. Intelligence Briefs, The ONI (Zyra e Inteligjencës Navale) Review, Gusht, 1946, f. 41, Operational Archives, Naval History Division, Washington Navy Yard, (Më tutje do të referohet si OA), Shih gjithashtu materialin në 1946-47 OP35 file EF-3 Albania, (OA). Për një tjetër këndvështrim mbi çështjen, shih Lesli Gardinerin, The Eagle Spreads His Claws, Edinburg dhe Londër: William Blackwood & Sons, Ltd., 1966.
21. Hoxha, Me Stalinin: Kujtime, Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 1979, f. 60. Eric Legget, The Corfu Incident, Londër: Seeley Service & Co., 1974, f. 3. Shih Hoxhën, f. 68. Logoreci, The Albanians, f. 91-92.
22. J.E. Jacobs – George L. Brandt, Esquire, Konsulli i përgjithshëm amerikan, Napoli, 2 Mars, 1946, RG84, Kutia #2, Dosja 124.3, Qendra e Arkivave Kombëtare Uashington, Suitland, Md. (Këtej e tutje do të referohet si WNRC), Jacobs-Thomas Estes, Esquire, c/o Konsulli i përgjithshëm amerikan, Vjenë, Austri, 11 Mars, 1946, po aty. Jacobs-Stanley K. Howe, Esquire, c/o Ambasada Amerikane, Romë, 15 Mars, 1946, po aty. Shih Newsweek, 11 Mars, 1946, f. 45-46. Për pyetje të tjera mbi traktatet, shih RG 84, Kutitë 4-5. Paris-Uashington #4512, 10 Shtator, 1946. 740.00119 Council/9-1046, Tirana via War-Washington #466, 6 Shtator, 1946, 711.75/9-646, Tirana via War-Washington #498, 27 Shtator, 1946, 740.00119 Council/9-2746. Washington-AmRep Tirana #172, 2 Tetor, 1946, 740.00119 Council/9-2746. Tirana-Washington #95, 8 Shkurt, 1965, në FRUS, 1946, Volumi VI, f. 6-9. Po aty, f. 17-19, 22-27.
23. Washington-AmPoland Caserta #110, 5 Prill, 1946, 124.75/3-2846. Pano, The People’s Republic of Albania, f. 70-71. Zëvendës Drejtori, Zyra e Çështjeve Evropiane (Hikersoni) drejtuar Drejtorit, Zyra e Çështjeve Evropiane (Methjus), në Paris #3697, 27 Korrik, 1946, FRUS, 1946, Volumi VI, f. 21. Pano, po aty, f. 71. Shih #3697, po aty, f. 22. New York Times, 30 Korrik, 1946, f. 18. Washington-Tirana #76, 8 Maj, 1946, FRUS, po ty, f. 20-21.
24. “Russia’s Mediterranean Interests,” The ONI Review, Korrik 1946, f. 50. New York Times, 29 Korrik, 1946, f. 1. Shih gjithashtu. 10 “Crisis in Greece,” The ONI Review, Shkurt 1947, ff. 23-30. Intelligence Briefs, The ONI Review, Shtator, 1946, f. 50. Për një këndvështrim ushtarak, shih memorandumin e inteligjencës për Gjeneralin Norstad, 13 Dhjetor, 1946 (dhe bashkangjitur një vlerësim i situatës në Greqi), RG 319 (Stafi i Përgjithshëm i Departamentit të Luftës, Divizioni i Planeve & Operacioneve), Kutia #126. Materialin në RG 218 (Shefat e Përgjithshëm Amerikanë), Kutia #611, Dosja tab CCS 381, Greqi (7-12-45). 25. Tiranë-Uashington #461, 2 Shtator, 1946, RG 84, Kutia #9, Dosja 820. Tirana-Ambasada, Paris #52, 3 shator, 1946, po aty. Jacobs-George D. Henderson, Esquire, Sekretari i Ambasadës, Romë, Itali, 19 Shtator, 1946, RG 84, Kutia #1, Dosja 123.
26. Paris-Uashington #4725. 20 Shtator, 1946, FRUS, 1946, Volumi VI, f. 27. Shih New York Times, 21 Shtator, 1946, f. 16. Department of State Press Release, #664, 20 Shtator, 1946, RG 84, Kutia #5, Dosja 710, Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Korrik 1946 – Mars 1947. (prek këtej i referohemi si RG 84, Kutia #5), FRUS, po aty, f. 34-35. Tirana-Uashington #350, 23 Tetor, 1946, 711.75/10-2346. Tirana-Uashington #536, 28 Tetor, 1946, 715.75/10-2846. Tirana via War-Washington #538, 29 tetor, 1946, 711.75/10-2946.
27. Hugo De Santis, The Diplomacy of Silence, Çikago dhe Londër: The University of Chicago Press, 1980, f. 193-94. Xhejkobs citohet po aty, f. 194. Shih Tirana-Uashington #343, 9 Tetor, 1946, RG 84, Kutia #2, Dosja 124.6.
28. Kazerta-Uashington, 26 Nëntor, 1946, #366, RG 84, Kutia#12, Dosja 891. Për një raport të medias mbi një fjalim të Hoxhës në Tetor, shih Tirana via War-Uashington. #525, e padatuar (Marrë më 19 Tetor, 1946), 711.75/10-1946. Për reagimin në editorialin shqiptar mbi kundërshtimin e SHBA-ve për hyrjen e vendit në OKB, shih Tirana-Uashington, 28 Tetor, 1946, #535, RG 84, Box #3, Dosja 500. Për një shembull specifik nga Hosteni, shih Tirana-Uashington, #540, 30 Tetor, 1946, RG 84, Kutia #5.
29. Tirana-Uashington #349, 23 Tetor, 1946, 124.756/10-2346. Hoxha citohet në Tirana via War-Washington #525. Shih Kazerta via War-Washington #777, 24 Tetor, 1946, 711.75/10-2446. Tirana via War-Washington #538. Tirana kishte gjithashtu probleme me një agjenci ndihmash të OKB. Shih Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, sidomos, f. 408-415. Për më shumë informacion mbi fjalimin e Hoxhës, shih FRUS, 1946, Volumi VI, f. 31-34.
30. Jacobs-Vasi Konomi, Esquire, Drejtor i Operacioneve, Zyra me Jashtë, Tiranë, Shqipëri, 1 Tetor, 1946, RG 84, Kutia #2, Dosja 124.3. Tirana-Uashington #541, 31 Tetor, 1946, 875.00/10-3146. Shih Tirana via War-Washington #531, 23 Tetor, 1946, 875.00/10-2346. Për “përpjekjen e kotë” të Hendersonit për të publikuar pikëpamjet amerikane në shtypin shqiptar, shih Tirana-Uashington #364 (dhe dokumentet e bashkangjitura), 8 Nëntor, 1946, 740.00119 Council/11-846.
31. Uashington-Për.Am. Tiranë #199, 2 Nëntor, 1946, 711.75/10-1946. Henderon-Homer M. Byington, Jr., Esquire, Këshilltari Politik i SHBA, Kazerta, Itali, 2 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #12, Dosja 879.6. Tirana via War-Washington #547, 3 Nëntor, 1946, 711.75/11-346. Kërkesa e Hendersoni për transport të mundshëm detar vihet në dukje në këtë mesazh. 32. Uashington-Këshilli i Ministrave të Jashtëm, Nju Jork, #Një, SecDel #1124, 4 Nëntor, 1946, 740.00119 Council/11-446. Uashington-AmRep Tirana, #200, 4 Nentor, 1946, 711.75/11-346. Shih gjithashtu Nju Jork-Uashington SecDel #1093, 5 Nëntor, 1946, 711.75/11-546.
33. Uashington-AmPoloni Kazerta #237, 5 Nëntor, 1946, 124.75/11-546. Shih Memorandumin e Bashkëbisedimit të DASH, 4 Nëntor, 1946, 711.75/11-446. DASH-Flota, 7 Nëntor, 1946, 124.75/11-746. Uashington-AmAmerikane Paris #5891, 5 Nëntor, 1946, 124.75/11-546.
34. Tirana via War-Washington #549, e padatuar, (Marrë më 5 Nëntor, 1946)m 124.75/11-546, Uashington, Këshilli i Ministrave të Jashtëm, AmDel, Nju Jork, SecDel #1133, 5 Nëntor, 1946, 740.00119 Council/11-546.
35. Henderson-Hoxha, 5 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #5. Shih Uashington-AmRep Tirana #204, 8 Nëntor, 1946, 124.75/11-546.
36. Uashington-AmRep Tirana #203, 7 Nëntor, 1946, 124.75/11-546.
37. Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, f. 407. Shih po aty, f. 375-407. New York Times, 14 Nëntor, 1946, f. 1 dhe 15, 16 Nëntor, 1946, f. 6. Për një tjetër diskutim mbi akuzat kundër Fullcit, shih Tirana-Uashington #811, 17 Nëntor, 1946, FRUS, 1946, Volumi VI, f. 38-41. Për më shumë informacion mbi Fullcin, shih Uashington-Kajro, 2 Janar, 1945, FRUS, 1945, Volumi VI, f. 1-2.
38. Tirana via War-Washington #555, 9 Nëntor, 1946, 124.756/11-946. Shqipëria akuzoi Fullcin se po komplotonte një pushtim anglo-amerikan në mbështetje të Greqisë në rast lufte. Shih New York Times, 16 Nëntor, 1946, f. 6.
39. Uashington-AmRep Tirana #208, 9 Nëntor, 1946, 124.756/11-946. Henderson-Hoxha, 14 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #5. Për një tjetër raport mbi akuzat, shih Beograd-Uashington #A-252, 15 Nëntor, 1946, 875.00/11-1546. 40. Jacobs-Hickerson, 14 Nëntor, 1946, 501.AA/11-1446. Shih John M. Patterson, Shef i Divizionit për Marrëdhëniet me Publikun, DASH-Z. Louis Chako, Lynn, Masaçusets, 5 Qershor, 1947, FW 711.75/4-2347. Kjo letër tregoi se “Shqipëria nuk ishte e kualifikuar për anëtarësim [në OKB] në bazë të Nenit 4 të Kartës.” Edhe pse Fullci ishte kryekomplotisti i supozuar, shih Tirana-Uashington #572, 13 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #1, Dosja 124.1 për një tjetër shembull të një qytetari amerikan nën akuzë.
41. Tirana via War-Washington #561, 10 Nëntor, 1946, 124.75/11-1046. Tirana via War-Washington #547. Shih Tirana via War-Washington #568, 12 Nëntor, 1946, 124.753/11-1246. Hendersoni e kishte marrë kaq seriozisht situatën e Marinshakut sa vlerësoi mundësinë për ta nxjerre “atë vjedhurazi brenda një kutie ku mbaheshin sendet e stafit…” Shih Tirana via War-Washington #564, 11 Nëntor, 1946, 124.753/11-1146. FRUS, 1946, Volumi VI, f. 27-28. Për më shumë informacion, shih Tirana via War-Washington #560, 10 Nëntor, 1946, 124.753/11-1046. Uashington-AmRep Tirana #209, 10 Nëntor, 1946, 124.753/11-1046. Uashington-AmRep Tirana #211, 12 Nëntor, 1946, 124.753/11-1146. Shih gjithashtu dosjen 124.753 në tërësi.
42. Tirana via War-Washington #556, 9 Nëntor, 1946, 124.75/11-946. Romë-Uashington #82, 10 Janar, 1947, 811.3375/1-1047. (tekst i një njoftimi të Zyrës me Jashtë Shqiptare datuar më 9 Nëntor, 1946. Shih Notë Verbale #79 të Ministrisë së Marrëdhënieve me Jashtë (të datës 9 Nëntor, 1946), RG 84, Kutia #8, Dosja 811.1.
43. Tirana përmes Ushtria-Uashington #566, 12 Nëntor, 1946, 124.75/11-1246. Shih Notë Verbale #80 Të Ministrisë së Marrëdhënieve me Jashtë, 9 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #5. Kazerta-Tirana #87, 12 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #1, Dosja 124.1. Kazerta-Uashington #791, 7 Nëntor, 1946, 124.75/11-746. Caserta via War-Washington #793, 8 Nëntor, 1946, 124.75/11-846. Caserta via War-Washington #797, 10 Nëntor, 1946, 124.75/11-1046. Caserta via War-Washington #798, 11 Nëntor, 1946, 24.75/11-1146. Caserta via War-Washington #800, 13 Nëntor, 1946, 124.75/11-1246. Caserta via War-Washington #802, 13 Nëntor, 1946, 124.75/11-1346. Tirana përmes Kazerta-Uashington #552, 8 Nëntor, 1946, 124.75/11-846. Tirana via War-Washington # 559, 10 Nëntor, 1946, 124.75/11-1046. Tirana via War-Washington #565, 11 Nëntor, 1946, 124.75/11-1146. Tirana via War-Washington #569, 12 Nëntor, 1946, 124.75/11-1246.
44. Shih Caserta via War-Washington #793. Romë-Uashington #82, 10 Janar, 1947 (datuar më 13 Nëntor, Ministria e Marrëdhënieve me Jashtë-Misioni). Tirana via War-washington #571, 13 Nëntor, 1946, 124.75/11-1346.
45. Tirana-Uashington #572, 13 Nëntor, 1946, RG 84, Kutia #1, Dosja 124.1. Memorandum i Flotës, 14 Nëntor, 1946 në OP35 dosja EF-3 Shqipëri, (OA).
46. Për një përshkrim të imbarkimit, shih nga autori The U.S. Navy, the Mediterranean, and the Cold War, 1945-47, Westport Ct.: Greenwood Press, 1992, f. 79. Kazerta (Henderson)-Uashington #813, 18 Nëntor, 1946, FRUS, 1946, Volumi VI, f. 41-45. Për një këndvështrim të medias mbi situatën, shih New York Times, 14 Nëntor, 1946, f. 1 dhe 15, 16 Nëntor, 1946, f. 6. Amerikanët u kërkuan francezëve të mbikëqyrnin pronat dhe materialet e lëna mbas. Shih dosjet 124.75-124.752 për Nëntor-Dhjetor, 1946, dhe RG 84, Kutia #1, Dosja 124.1. Shih gjithashtu Kazerta-Uashington #805, 15 Nëntor, 1946, 124.74/11-1546.
47. New York Times, 15 Nëntor, 1946, f. 6. (Shënimet e Hoxhës). Po aty, f. 1 dhe 6. Shih Hoxha, Kërcënimi Anglo-Amerikan për Shqipërinë, f. 407. 48. Bashkimi citohet në Kazerta-Uashington #825, 20 Nëntor, 1946, 124.756/11-946. 49. Kazerta-Uashington #843, 30 Nëntor, 1946, 124.75/11-3046. Shih Uashington-AmPoloni Kazerta #251, 16 Nëntor, 1946, 124.756/11-946.
50. Uashington-Këshilli i Ministrave të Jashtëm, Nju Jork, SecDel #1158, 15 Nëntor, 1946, 740.00119 Council/11-1546. Uashington AmPoloni Kazerta #271, 6 Dhjetor, 1946, 124.756/11-946. Shih Kazerta-Uashington #814, 19 Nëntor, 1946, 875.00/11-946. Romë (Ish-Misioni Amerikan në Shqipëri)-Uashington #A-96, 12 Dhjetor, 1946, 875.00/12-1246. Uashington-AmPoloni Kazerta #265, 3 Dhjetor, 1946, 124.75/11-3046. Duke përshkruar përpjekjet e Hoxhës për të siguruar “rrëfime të rreme”, Hendersoni përmendi “këmbë te çara, të mbushura me kripë…korrent elektrik…zhytje të gjata në ujë të ftohtë deri në grykë; rrahje; gjilpëra poshtë thonjve; përjetimi i të gjitha hapave të ekzekutimit, madje dhe pushkatim me plumba manovre.” (cituar në Bethell, The Great Betrayl, f. 29).
51. Time, 25 Nëntor, 1946, f. 32. Shih po aty, f. 33.
52. Kazerta-Uashington #809, 16 Nëntor, 1946, 124.75/11-1646. Shqipëria, 23 Janar, 1947, f. 1. Shih Intelligence Briefs, The ONI Review, Nëntor, 1947, f. 48-50. Për Shqipërinë pas largimit të amerikanëve, shih Pano, The People’s Republic of Albania, f. 73.
53. Stephen A. Garrett, From Postdam to Poland: American Policy Toward Eastern Europe, Nju Jork, Uestport, Konektikat, Londër: Praeger, 1986, f. 11. Shih Bethell, The Great Betrayal, f. 5. Andrew Boyle, The Fourth Man, Nju Jork: The Dial Press/James Wade, 1979, f. 363-64. Benett Kovrig, Of Walls and Bridges: The United States and Eastern Europe, Nju Jork dhe Londër: New York University Press, 1991, f. 43-45. Bruce Page, David Leitch dhe Phillip Knightley, The Philby Conspiracy, Garden City, Nju Jork: Doubleday & Company, Inc., 1968, f. 193-203. Philby, My Silent War. Për një këndvështrim shqiptar, shih Pollo dhe Puto, Historia e Shqipërisë, f. 265-66.
54. Hibbert, Albania’s National Liberation Struggle, f. 233. Shih Pano, The People’s Republic of Albania, f. 71-75. Prifti, Socialist Albania, f. 243.
55. Israel T. Naamani, “America’s Next Ping-Pong Partner,” Jewish Frontier, Vol. XXXIX (Janar, 1972), f. 20. Shih gjithashtu f. 21-23.