Gjergj Sinani
Masakra ndaj gazetarëve te Charlie Hebdo dhe protesta e qytetarëve francezë që pasoi si rezulat i një barbarie të tillë ishte një mësim i madh për lirinë. Në monumentin e Sheshit të Republikës ndodhej një parrullë e tillë;
“Je pense, donc je suis”, (Unë mendoj, prandaj unëjam).
Kjo frazë e thjeshtë, në pamje të parë, ka një histori dhe një kuptim shumë të madh.Me këtë formulë Dekarti, në Shek.XVII, shënoi fillimin e një epoke të re për Francën dhe për Europën.Ai ndërtoi, për herë të parë, një metafizikë në vetën e parë “Unë”. Ai tregoi se njeriu duhet të mendojë me kokën e vet dhe jo me kokën e të tjerëve, se ne jemi, në ekzistenën tonë të përditshme, mishërim i mendimeve tona, se ne nuk duhet të nënshtrohemi ndaj idhujve, por duhet t’ia kalojmë provës së dyshimit çdo gjë, në qoftë se nuk duam të mbetemi viktima të mashtrimit dhe të vetmashtrimit që mund të na vijënga pushteti temporal apo ai shpirtëror. Dhe nuk ishte e rastit që një dyshim të tillë Hegeli e quajti një dyshim heroik, sepse në atë kohë duhej një heroizëm i madh për të vënë në dyshim dogmat e Mesjetës. Pa këtë mënyrë të re të menduari nuk do të krijohej dot qytetari qëështë xheloz për lirinë dhe lufton për lirinë, sa që Monteskjë do ta përmblidhte këtë situats me një tjetër formulë të famshme filozofike: “Qytetari mund të vdesë dhe njeriu të mbetet”. Në qoftë se vdes qytetari, atëherë despotët mund të bëjnë me njerëzit atë që u do qejfi. Kjo është arsyeja që mendjet despotike që drejtojnë nuk i duan qytetarët që mendojnë sipas kokës së tyre, portë mendojnë sipas kokës së shefave të partisë.
“Unë revoltohem, prandaj ne jemi”
Kjo është formula e dytë që frymëzoi marshimi i qytetarëve francezë kur pamë pankarta me parrullën Courage la liberté (Guxim liri).Kamyja, autori i kësaj ideje, formulën e mësipërme të Dekartit e zëvendësoi me formulën “Unë revoltohem, prandaj ne jemi”. Kuptimi i saj është i thjeshtë për ta thënë, por shumë i vështirës për ta zbatuar. Me pak fjalë kjo dotë thotë se vetëm protesta metafizike nuk mjafton për lirinë, por protesta duhet të jetëimperativi i ri ekzistencial që kërkon liria. Pra, liria, siç shkruante dikur Rusoi,është një ushqim me shumë lëng dhe duhen stomakë shumë të fortë për ta tretur, prandaj dhe liria është një përpjekje e përditshme. Qyetarët e republikës nuk duhet të lodhen së luftuari përditë për lirinë, ndryshe ata mund të bien viktimë e sharlatanëve që dinë aq mirë t’i pëlqejnë popullit dhe miqtë e tij të vërtetë shpesh të dështojnë kur u thonë të vërtetën.
Ky imperativ ekzistencial nuk mund të kuptohet pa formulën tjetër të Kamysë; “Bota është një hipokrizi e llahtarshme”.Ne pamë në këtë manifestim edhe liderë politikë, të cilët karakterizohen nga një mendim totalitar, që në mos vrasjen e gazetarëve, i dënojnë ata, por edhe mund t’i blejnë ata duke krijuar, ose duke porositur një të ashtuquajtur media opozitare. Prandaj dhe qytetari i republikë nuk duhet ta harrojë formulën e Dekartit “Unë mendoj, prandaj unë jam”.
Lutja e Volterit për Zotin
Marshimi u bë në bulevardin që mbante emrin e Volterit, këtij tribunitë madh të mendimit të lirë dhe të tolerancës fetare ndërmjet njerëzve.Prandaj ne sot, përballë marrëzisë dhe hipokrizisë, nuk mund të mos bashkohemi me lutjen që Volteri i dërgoi drejtpërdrejt Zotit me qëllim që njerëzit të jenë tolerantë.
“Kjo (lutje) nuk u drejtohet më njerëzve, por ty, zot i të gjitha qenieve, i të gjitha botëve dhe i të gjitha kohëve; në qoftë se krijesave të dobëta, të përhumbura në gjerësinë e paperceptueshme të pjesës tjetër të botës, u lejohet që të të kërkojnë diçka, ty që ke dhënë gjithçka, ty që i ke dekretet të pandryshueshme si të perjetshme, denjo t’i shikosh me mëshirë gabimet që lidhen me natyren tonë; që këto gabime të mos bëhen gjëma jonë. Ti nuk na ke dhënë aspak një zemër për të na urryer dhe duart për të na shqyer; bëni që ne të ndihmohemi reciprokisht për të kapërxyer barrën e një jete të mundishme dhe të përkohshme; që dallimet e vogla ndërmjet veshjeve që mbulojne trupat tanë debile, ndërmjet të gjitha gjuhëve tona të pamjaftueshme, ndërmjet të gjitha zakoneve tona qesharake, ndërmjet të gjitha ligjeve tona të papërkryera, ndërmjet të gjitha opinioneve tona të marra, ndërmjet të gjitha kushteve aq disproporcionale në sytë tona dhe aq të barabarta përpara teje; që të gjitha këto nuanca të vogla që dallojne atomet e përmendura të mos jenë sinjale urrejtje dhe persekutimi; që ata që ndezin qirinjtë në mes të ditës, për të të celebruar, t’i durojnë ata që janë të kënaqur nga drita e diellit tënd; që ata që i mbulojne robat nga një pëlhurë e bardhë për të thënë që duhet të të duan, të mos i përbuzin ata që thonë të njejtën gjë nën një mantel leshi te zi; që të të adhurojnë njëlloj në një zhargon të formuar nga një gjuhë e vjetër ose në një zhargon më të ri; që ata, veshja e të cilëve, është me njgjyrë të kuqe ose vjollcë, që zotërojnë një parcelë të vogël të baltës të kësaj bote dhe që zotërojnë disa fragmente të rrumbullakta të një metali të caktuar, ta gëzojnë pa krenari atë që e quajnë madhështi dhe pasuri dhe që të tjerët t’i shikojnë pa zili; sepse ti e di se në këto vanitete nuk ka se ç’të kesh zili as se ç’të krenohesh. Bëj që të gjithë njerëzit të kujtohen se janë vëllezër! Që ta urrejnë tiranine e ushtruar mbi shpirtërat, si dhe ata që e kanë me tepri hajdutërinë që shkaterron, me anë të forcës, frutin e punës dhe të industrisë paqësore! Në qoftë se valët e luftes janë të paevitueshme, të mos urrehemi, të mos copëtojmë njeri tjetrin në gjirin e paqes dhe ta përdorim çastin e ekzistences sonë për të bekuar në mijra gjuhë të ndryshme, që nga Siami deri në Kaliforni, mirësinë tënde që na ke dhënë në këtë cast”.
Pikërisht, për këtë arsye, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të themi; “Faleminderi Franës dhe francezëve për leksionin e lirisë!”.