Deklarata Shuman

Deklarata e 9 majit 1950

0

Deklarata e 9 majit 1950, mendohet të jetë teksti themelues i integrimit evropian. Dorëzuar nga Robert Shuman, ministri i jashtem franncez, në sallonin de l’Horloge në Quai d’Orsay në Paris, kjo deklaratë e frymëzuar nga Zhan Mone, komisioneri i parë i planifikimit, propozonte krijimin e një Komuniteti Evropian që synonte bashkimin e prodhimit francez dhe gjerman të qymyrit dhe çelikut.
Ky është teksti i plotë i propozimit, i cili u prezantua nga ministri i jashtëm francez Robert Shuman, që çoi në krijimin e atij që sot është Bashkimi Evropian.
Paqja botërore nuk mund të ruhet pa ndërmarrjen e përpjekjeve kreative në proporcion të drejtë me rreziqet që e kërcënojne atë.
Kontributi që një Evropë e organizuar dhe vitale mund t’i sjellë civilizimit është i domosdoshëm për ruajtjen e marrëdhënieve paqësore. Duke marrë përsiper rolin e nismëtarit të Francës për një Evropë të bashkuar, në mbi 20 vite, ka pasur gjithmonë si qëllim thelbësor promovimin e paqes. Qëllimi për një Evropë të bashkuar nuk u arrit, e si rrjedhim ne patëm luftë.
Europa nuk mund të bëhet në një herë të vetme, apo sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet me anë të arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë një solidaritet de facto. Bashkimi i të gjitha kombeve së bashku kërkon elminimin e të gjitha konflikteve shekullore midis Francës dhe Gjermanisë. Çdo vendim i ndërmarrë do të ketë në vëmendje këto dy vende.
Për këtë qëllim, qeveria franceze propozoi që veprimi të ndërmerrej menjëherë, megjithëse ndodhej në një moment të vështirë, por vendimtar:
Ajo propozon qe prodhimi franko-gjerman i qymyrit dhe çelikut të vendoset nën një autoritet të lartë të përbashket, që lejon gjithashtu pjesëmarrjen e shteteve të tjera evropiane. Prodhimi i produkteve të qymyrit dhe çelikut do të sigurojë menjëherë ndërtimin e bazave të përbashkëta për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve si një hap i parë në Federatën e Evropës dhe do të ndryshojë fatin e atyre rajoneve të cilat kanë qenë prej kohësh të përkushtuar për prodhimin e municioneve të luftës, nga të cilat ata kanë qenë viktimizuar vazhdimisht.
Solidariteti në prodhimin e themeluar në këtë mënyrë do ta bëjë të qartë se çdo luftë midis Francës dhe Gjermanisë përveçse është e paimagjinueshme, por gjithashtu edhe materialisht e pamundur.
Krijimi i kësaj njësie të fuqishme produktive, të hapur për të gjitha vendet që dëshirojnë të marrin pjesë gjithashtu nën detyrimin për të siguruar të gjitha vendet anëtare me elementet bazë të prodhimit industrial në të njëjtat kushte, do të vendosë një themel të vërtetë për bashkimin e tyre ekonomik.
Ky prodhim do të ofrohet për botën si një i tërë, pa dallime apo përjashtime, me qëllim që të kontribojë në rritjen e standardeve të jetesës dhe për të promovuar arritjet paqësore. Me burimet në rritje Evropa do të jetë në gjendje të ndjekë realizimin e një prej detyrave të saj më themelore, domethënë, zhvillimin e kontinentit afrikan.
Në këtë mënyrë, nuk do të realizohet thjesht dhe shpejt bashkimi i interesave të përbashkëta, gjë e cila është e domosdoshme për krijimin e një sistemi të përbashkët ekonomik; kjo mund të jetë pikënisja nga e cila mund të rritet një komunitet më i gjerë dhe më i plotë mes vendeve të cilët për një kohë të gjatë kanë pasur konflikte të përgjakshme me njëri-tjetrin.
Duke bashkuar prodhimin bazë dhe duke institucionalizuar një autoritet të ri të lartë, vendimet e të cilit do të lidhin Francën me Gjermaninë dhe vendet e tjera anëtare, ky propozim do të çojë në realizimin e themelimit të një federate të parë konkrete evropiane, të domosdoshme për ruajtjen e paqes.
Për të nxitur realizimin e objektivave të përcaktuara, qeveria franceze është e gatshme të hapë negociatat mbi bazat e mëposhtme:
Detyra me të cilën ky autoritet i përbashkët i lartë do të jetë i ngarkuar do të jetë sigurimi në kohën më të shkurtër të mundshme të modernizimit të prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së tij; furnizimin me qymyr dhe çelik në mënyrë të njëjtë si tregun francez edhe atë gjerman, si dhe në tregjet e vendeve të tjera anëtare; zhvillimin e përbashkët të eksporteve drejt vendeve të tjera; barazimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve që punojnë në këto industri.
Për të arritur këto objektiva, duke filluar nga kushtet shumë të ndryshme në të cilat ndodhet aktualisht prodhimi i vendeve anëtare, janë propozuar disa masa tranzitore të cilat duhet të institucionalizohen, të tilla si zbatimi i një plani të prodhimit dhe të investimeve, krijimin e makinacioneve për të barazuar çmimet dhe krijimin e një fondi të ristrukturimit për të lehtësuar racionalizimin e prodhimit.
Lëvizja e qymyrit dhe çelikut midis vendeve anëtare do të lirohet menjëherë nga të gjitha detyrimet doganore dhe nuk do të ndikohet nga normat diferenciale në transport. Kushtet do të krijohen gradualisht në mënyrë spontane dhe do të sigurojnë një shpërndarje më racionale të prodhimit dhe një nivel më të lartë të produktivitetit.
Në kontrast me kartelet ndërkombëtare, të cilat kanë tendencë për të imponuar praktikat kufizuese në shpërndarjen dhe shfrytëzimin e tregjeve kombëtare dhe për të mbajtur fitimet sa më të larta, kjo organizatë do të sigurojë bashkimin e tregjeve dhe zgjerimin e prodhimit.
Parimet thelbësore dhe nismat e përcaktuara më lart do të jenë subjekt i një traktati të nënshkruar ndërmjet shteteve dhe dorëzuar për ratifikim në parlamentet e tyre. Do të ndërmerren negociatat e nevojshme për të zgjidhur detajet e aplikimeve me ndihmën e një arbitri të caktuar me marrëveshje të përbashkët. Ai do të jetë i ngarkuar me detyrën që marrëveshjet të arrihen në përputhje me parimet e parashtruara, dhe, në rast të një bllokimi të mundshëm, ai do të vendosë se çfarë zgjidhje duhet të miratohet. Autoriteti i përbashkët i lartë i ngarkuar me menaxhimin e skemës do të përbëhet nga persona të pavarur të emëruar nga qeveritë, duke mundësuar një përfaqësim të barabartë.
Një kryetar do të zgjidhet me anë të një marrëveshje të përbashkët midis qeverive. Vendimet e autoritetit do të jenë të zbatueshme në Francë, Gjermani si dhe në vendet e tjera anëtare. Do të ndërmerren masat e duhura në raste të ankimit kundrejt vendimeve të autoritetit.
Një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara do të akreditohet pranë autoritetit, dhe do të marrë pjesë për të bërë një raport publik të Kombeve të Bashkuara dy herë në vit, duke raportuar punën e organizatës së re, veçanërisht përsa i përket ruajtjes së objektivave të saj.
Institucioni i Autoritetit të Lartë në asnjë mënyrë nuk paragjykon metodat e ndërmarra nga ndërmarrjet. Në ushtrimin e funksioneve të tij, autoriteti i lartë i përbashkët do të marrë parasysh kompetencat e dhëna nga autoriteti ndërkombëtar Ruhr dhe obligimet e të gjitha llojeve të vendosura Gjermanisë, për aq kohë sa ato mbeten në fuqi.

Kur flasim për Europën, nuk duhet të harrojmë ata që ishin etërit e saj. Sigurisht, mund të përpilohet një listë e gjatë, por le ta fillojmë me personalitetin më të njohur, Robert Shuman. Burrë shteti, jurist i shquar dhe ministër francez i punëve të jashme nga 1948 deri më 1952, ai konsiderohet si një nga etërit themelues të unifikimit europian.
I lundur në Luksemburg, Robert Shuman ka njerë ndikimin e dyfishtë të Francës dhe të Gjermanisë. Nga të parët, ai kuptoi, për shkak ose ndoshta për arsye të përvojave të tij të jetuara në Gjermaninë naziste, se vetëm një pajtim i qëndrueshëm me këtë vend si Gjermania mund të hidhte bazat e një Europe të bashkuar. I deportuar në Gjermani më 1940, ai arriti që të shpëtonte dy vjet më vonë dhe u rreshtua në radhët e rezistencës franceze.
Në bashkëpunim me Zhan Mone, ai përpunoi planin Shuman, të cilin e paraqiti më 9 Maj 1950. Tashmë kjo datë konsiderohet si data e lindjes së konstruksionit europian. Ky plan presupozonte vendosjen në një autoritet të përbashkët pwr prodhimin e qymyrit dhe çelikut, thelbësore në indistrinë e armatimit. Të privuar nga kontrolli i këtij produkti, shtetet palë nuk do të kishin më mjetet për të bërë luftë.
Robert Shuman njoftoi kancelarin gjerman Adenauer për planin e tij. Duke kuptuar menjëherë shansin që i ofrohej për të bërë që të mbretëronte paqja në Europë, Adeanuer dha menjëherë pëlqimin e tij. Më pas, qeveritë belge, italiane, luksemburgase dhe hollandeze shfaqën po ashtu interesin e tyre. Atëherë, të gjashtë vendet nënshkruan në Paris marrëveshjen që krijonte Komunitetin europian të qymyrit dhe çelikut në Prill të vitit 1951. Kështu, përmes një akti paqësor, filloi historia e Europës.

SHPËRNDAJE