Heather Grabbe
Vendi duhet të shmangë thjesht zëvendësimin e shoferit në ndenjësen e një makinerie shtetërore të kapur – duke rritur përfshirjen dhe pluralizmin në qeverisje. Kjo do të jetë e pamundur pa ndihmesën e BE-së dhe NATOs.
Për pothuajse dy dekada, Maqedonia ka qenë një gatuese presioni e zemërimit publik ndaj korrupsionit, qeverisjes në përkeqësim dhe papunësinë kronike. Tashmë valvula ka shpërthyer.Këtë vit, greva urie të organizuara nga sindikatat u ndoqën nga protestat e studentëve kundër reformës me defekte të arsimit.Më pas, partia opozitare publikoi regjistrime të bisedave të ndryshme që ekspozuan përgjimin e qeverisë ndaj më tepër se 20,000 qytetarëve.Menjëherë të quajtura ‘’bomba’’ këto regjistrime u publikuan gjatë tre muajve të fundit nga udhëheqësi i partisë kryesore opozitare në një konferencë për shtyp. Në to dëgjohen zërat e kryeministrit Nikola Gruevski, zyrtarë të lartë, gazetarë, gjykatës dhe zyrtarë sigurie që konspirojnë për mashtrim elektoral dhe gjyqësor dhe organizimin e korrupsionit sistematik. Në regjistrimin më të fundit, publikuar në 4 maj, kryeministri diskuton me zyrtarë të Ministrisë së Brendshme një maskim për vrasjen e 21 vjeçarit Martin Neshkovski, një student që mbështeste partinë në pushtet, në qershor 2011 nga një prej rojeve të tij
Këto zbulime kanë çuar në një valë të re protestash, udhëhequr nga rrjete të shoqërisëcivile,në vend të partisë opozitare. Aktivistët e rinj janë bërë më radikalë në kërkesat e tyre nën sulmet e vazhdueshme nga policia dhe të infiltruarit e qeverisë, të cilët provokuan protesutesit për pesë netë me rradhë. Të premten e kaluar, ata u zotuan se do t’i riktheheshin kërkesës për dorëheqëjen e kryeministrit. Më pas, popullsia u zgjua të shtunën në mëngjes me lajmin e asaj që qeveria e quajti një ‘’sulm terrorist’’ në një lagje etnikisht të përzier të Kumanovës, një qytezë në afërsi të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.Rezultatet ishin vdekja e oficerëve të policisë dhe arrestimet e terroristëve të akuzuar.Media e kontrolluar nga qeveria kërkoi mbështetje të plotë për qeverinë dhe e quajti tradhëtar këdo që i kundërvihej interpretimit zyrtar të ngjarjeve.Çfarë po ndodh?A është kjo një krizë sigurie e konsolidimit të pushtetit nga partia në pushtet përballë opozitës në rritje?
Rreziqe të larta – por për siguri apo politikë?
Shkëmbimi i zjarrit në Kumanovë ka zgjuar pjesën tjetër të botës pasi të rikujtojnë krizën e sigurisë 15 vite më parë, kur shqiptarët iu drejtuan kodrave me armët e tyre për të kërkuar të drejta, përfaqësim dhe punë. Vendi i shpëtoi për pak një lufte civile të plotë falë Marrëveshjes së Ohrit, që i dha shqiptarëve më tepër përfshirje politike dhe ekonomike, duke përfshirë kuota për punësimin në sektorin publik dhe vende në parlament.
Ishte NATO dhe BE-ja që morën përsipër përgjegjësinë për sigurinë e Maqedonisë në vitin 2001 me Havier Solanën, si Përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme në atë kohë dhe Xhorxh Robertson, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i NATOs, si negociatorët kryesorë në Ohër.Por kriza e tanishme nuk udhëhiqet nga tensionet etnike.Kornizimi që i ka bërë qeveria errëson një krizë më të thellë në thelbin e politikës dhe ekonomisë.
Pas 24 viteve pavarësi, modelii Maqedonisë po shembet. Partia në pushtet e ka ruajtur atë duke kontrolluar shtetin dhe median dhe duke marrë hua në tregjet ndërkombëtare për ta mbajtur gjallë ekonominë. Kjo ka përcaktuar demokracinë e brishtë të vendit – pavarësisht premtimeve për një qeveri të pastër dhe zhvillim ekonomik.Por më pas ai e përsosi sistemin e klientelizmit dhe kapjen e shtetit filluar nga Branko Cervenkovski, paraardhësi i tij si udhëheqës i opozitës dhe kryeministër e më pas president. Gruevski ka përdorur zgjedhje të parakohshme dy herë për ta mbajtur partinë e tij në pushtet dhe udhëheqja e tij është bërë gjithnjë e më tepër shtrënguese. Përgjimet e regjistruara kanë konfirmuar se partia e tij, VMRO-DPMNE ka kapur të gjitha fushat jetësore të ekonomisë dhe ka vendosur një kontroll të plotë mbi median, edhe duke burgosur gazetarët kritikë.Renditja e Maqedonisë ka rënë nga 36 në 135 në indeksin e medias publikuar nga Reporterët Pa Kufij (Reporters Without Borders).
Qeveria u shpërnda me një debat parlamentar në fund të vitit 2013. Përballë një afati të shkurtër kohor për të miratuar huanë e ardhshme për të paguar pensionet para Krishtlindjes dhe Vitit tëri, ata e përjashtuan me forcë opozitën dhe median nga parlamenti gjatë një debati mbi gjendjen e buxhetit në vend që të gjenin një marrëveshje.
Publiku është i frikësuar.Më tepër se gjysma e maqedonasve besojnë se nuk mund të shprehin lirisht opinionet e tyre. Një shifër marramendëse prej 81% beson se frika e pasojave për ta dhe familjet e tyre poi parandalojnë ata dhe të tjerët tëngrenë zërin. Frikat e tyre politike shtohen nga cënueshmëria ekonomike.
Sëmundja kronike ekonomike që gjendet në themel të krizës akute politike
Ekonomia maqedonase duket financiarisht e qëndrueshme.Qeveria ushqen një imazh të promovuesit të bizneseve dhe huamarrësit të përgjegjshëm.Deri kohët e fundit ishte ‘’fëmija model’’ i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.Bankat evropiane ishin të lumtura të përfitonin rikthime të mira në bondet shtetërore maqedonase.Rritja mesatare e PBB-së maqedonase prej 3% në tre vitet e fundit është më e larta në rajon, që plotëson këtë panoramë mirëqenieje.
Por ekonomia nuk është e qëndrueshme.Qeveria ka përdorur financime borxhesh për të investuar në projekte madhështore infrastrukture, duke përfshirë projektin ‘’Shkupi 2014’’, që paraqet statuja dhe imitime të ndërtesave klasike në kryeqytet me një kosto prej më tepër se 600 milion euro. Ndërmjet vitit 2008 dhe 2014, borxhi publik i Maqedonisë u katërfishua, duke u rritur nga 23% e PBB-së në vitin 2008 në rreth 46% në vitin 2014. Borxhi pritet të arrijë tavanin 60% të vendosur nga institucionet ndërkombëtare financiare deri në vitin 2019. Buxheti i shtetit u rrit me një të tretën gjatë të njëjtës periudhë (nga afërsisht 2 në 3 miliard euro). Ardhja e investimeve të huaja direkte ishte mesatarisht vetëm 2.8% e PBB-së në vit ndërmjet 2009 dhe 2014, e ulët edhe krahasuar me standardet rajonale.
Jeta për qytetarët është bërë më e pasigurt.Rreth një e treta e forcës punëtore është e papunë, përqindja e dytë më e lartë në Evropë pas Kosovës. Pa huamarrjen domethënëse, ekonomia e brishtë nuk mund të mbështesë më tepër se 300,000 pensionistë, të cilët mbështeten te buxheti i shtetit për gjysmën e nevojave të tyre. As nuk mund të paguajë numrin jashtëzakonisht të madh të punonjësve shtetërorë. Numri i fundit zyrtar ishte 140,000 në vitin 2008 dhe llogaritjet e fundit variojnë nga 200,000 në 255,000.Numri i përgjithshëm i të punësuarve në Maqedoni është 700,000 – që do të thotë se shteti punëson rreth një të tretën e forcës punëtore.Nuk është çudi që njerëzit po largohen për një perspektivë më të mirë jashtë shtetit.Censusi është shtyrë nga qeveria, por Gallupi llogarit se më tepër se 300,000 njerëz janë larguar nga vendi. Sipas Deutsche Welle, më tepër se 120,000 maqedonas që kanë marrë pasaporta bullgare kanë emigruar tashmë në BE ose në vende të tjera. Maqedonia duket se ka më tepër votues të regjistruar (1,780,128) se sa banorë.
VMRO-DPMNE e ka mbajtur pushtetin në këtë shtet të palumtur duke iu kthyer nacionalizmit dhe trembjes së kundërshtarëve, duke rritur ndasitë në një shtet multi-etnik. Maqedonasit etnikë janë të rënduar nga mungesa e një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes me Greqinë mbi emrin e vendit, që tashmë ka bllokuar hyrjen në NATO – dhe Gruevski e ka përdorur këtë çështje me zotësi për të promovuar nacionalizmin në mbështetje të qeverisë. Ndërkohë partitë politike shqiptare kanë pasur rolin e tyre në keq-qeverisje, edhe përse njerëzit e tyre mbeten më të përjashtuar dhe më të varfër se pjesa tjetër e popullsisë.
Ndarjet janë thelluar në të gjithë shoqërinë. Tre e katërta e shqiptarëve ende besojnë se anëtarësimi në BE dhe NATO është rruga e duhur për një të ardhme më të mirë por tashmë mbi 62% e maqedonasve të tjerë mendon keq për anëtarësimin në BE. Tre e katërta e mbështetësve të partisë në pushtet e shohin çështjen e emrit me Greqinë si arsyen kryesore për perspektivën tashmë të zymtë të anëtarësimit në BE; por vetëm 20% e mbështetësve të opozitës bien dakord. Ndarja më e madhe është ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, veçanërisht në linja partiake. Të varfërit janë padyshim duke u varfëruar edhe më tepër: burimet e gatshme për qytetarin e pestë më të varfër ranë me 38% ndërmjet 2008 dhe 2012. Por të ardhurat e bizneseve janë rritur pothuajse dy herë e gjysme që nga viti 2000. Pothuajse 80% e maqedonasve besojnë se është e padrejtë që punësimi në institucionet shtetërore dhe mirëqenia në përgjithësi bazohet te anëtarësia partiake.
Rruga përpara: një qeveri bashkimi me mbështetjen e BE-së dhe NATOs
Maqedonia po kthehet edhe njëherë në kërcënim sigurie në kufijtë e BE-së. Por këtë herëështë ndryshe: një lëvizje jo-politike ka dalë në rrugë për herë të parë për të ndryshuar vendin. Ekziston një mundësi e vërtetë për ta përdorur këtë energji për të ndërtuar demokracinë dhe një ekonomi tregu në këtë shtet multi-etnik.
Asnjë parti nuk po bën punë të mirë në Maqedoni: regjistrimet e fshehta kanë humbur besueshmërinë tek qeveria, por publiku ka pak besim te udhëheqësit e opozitës dhe partitë shqiptare. Zgjidhja e menjëhershme gjendet tek aksioni i përbashkët fillimisht nga të gjithë ata që e kanë krijuar këtë problem.
Tashmë që tre nga aleatët kryesorë të kryeministrit kanë dhënë dorëheqjen, Maqedonia duhet të kthehet sërish tek zgjidhja që parandaloi luftën në vitin 2001: një qeveri të bashkimit përbërë nga të katër partitë kryesore Për të arritur kompromiset e nevojshme dhe për të ofruar një fillim tëri. Nuk do të përfshinte kryeministrin aktual, prokurorin e përgjithshëm apo kryetarin e parlamentit – por partitë opozitare duhet të përfshihen në mbikqyrje të hapur dhe besueshme të agjencive të inteligjencës dhe të marrin përgjegjësi për ministrinë e brendshme të dëmtuar.
Skenari më premtues është një qeveri e bashkimit kombëtar që zgjat për 12-18 muaj, për ta përgatitur vendin për zgjedhje të lira dhe për të krijuar një komision të pavarur për të hetuar të gjitha ngjarjet që nga largimi i dhunshëm i opozitës nga parlamenti në vitin 2013. Dhe duhet të bjerë dakord mbi një platformë të përbashkët negociuese mbi çështjen e emrit me Greqinë. Shoqëria civile e porsa gjallëruar maqedonase duhet gjithashtu të kontribojë në punën e komisioneve parlamentare dhe të monitorojë progresin e qeverisë së re në rikthimin e llogaridhënies së institucioneve publike.Vendi duhet të shmangë thjesht zëvendësimin e shoferit në ndenjësen e makinerisë së kapur shtetërore, duke rritur përfshirjen dhe pluralizmin në qeverisje.
Sikurse ndodh shpesh në Ballkan, një skenar i tillë do të jetë i pamundur pa ndihmën e BE-së dhe NATOs. Pozicioni kryesor ndërmjet ministrave të jashtëm të BE-sëështë të presin që shtetet sovrane të zghjidhin problemet e tyre politike përmes institucioneve demokratike.Por pas njëdekade demokracie të pa konsoliduar dhe kapjes së shtetit, Maqedonia nuk i zotëron këto institucione. Ndaj, mjete të tjera influence janë të nevojshme. NATO mund të ofrojë incentiva të tjera për të gjitha palët duke ofruar një mundësi për ri-hapjen e bisedimeve të anëtarësimit. Negociatat për anëtarësim në BE janë larg pasi kaq shumë kohëështë humbur me reformat e nevojshme, por procesi i zgjerimit është jetësor për të ofruar shpresë, veçanërisht për shqiptarët dhe udhëzime për reformuesit që duan të rimarrin pjesët e kapura të shtetit. Mbështetja e institucioneve të BE-së, shteteve anëtare dhe bankaveështë jetësore për qëndrueshmërinë makroekonomike të vendit.Qeveritë fqinje mund të ushtrojnë më tepër presion pasi vetë siguria e tyre është në rrezik.Kryeministri bullgar Borisov ishte i pari që i kërkoi Gruevskit të largohej.
BE-ja nuk mund të imponojë më një model qeverisjeje në Maqedoni që ka qenë shumë më tepër agresiv në zellin e saj autoritar krahasuar me Malin e Zi ose Turqinë.Partia Popullore Evropiane ka një përgjegjësi të veçantë të përfshihet, pasi ka pranuar dhe mbrojtur VMRO-DPMNE si parti simotër gjithë këto vite. Tashmë duhet të veprojë për të ruajtur standardet e demokracisë mbi të cilat është themeluar, duke ushtruar presion mbi VMRO-DPMNE për të lëshuar mbërthimin mbi pushtetin dhe t’i bashkohet një qeverie të unitetit. Koha për të ecur përpara është tani pasi kostot e mosveprimit do të vijojnë të rriten.