Diaspora, fasada dhe realitete

0

Këtë javë, një samit i rendësishëm për diasporën e madhe të Shqipërisë u mbajt në Tiranë, në të cilin u diskutuan çështje të ndryshme mbi këtë temë. Megjithëse pozitiv në pamje të parë, përtej fasadës së samitit, ekziston nevoja për një qasje strategjike dhe gjithëpërfshirëse dhe që angazhon dhe përdor plotësisht diasporën shqiptare.

Historia moderne e diasporës shqiptare është komplekse. Në fund të shekullit XIX-të dhe në fillimet e shek. XX-të, diaspora shqiptare veçanërisht në perëndim dhe më ekzaktësisht në Shtetet e Bashkuara luajti një rol historik në garantimin e të ardhmes së shtetit të pavarur të Shqipërisë. Me të gjitha mjetet dhe qëllimet kjo diasporë ishte qeveria de facto e Shqipërisë në ditët më të vështira të njohjes së shtetit të ri shqiptar.

Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist ndoqi një strategji të krijimit të mosmarrveshjeve dhe pas persekutimit të kundërshtarëve të vetë politike të cilët në shumë raste vendosën të largoheshin nga vendi dhe që vendoseshin në Perëndim. Përgjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe deri në ditët e fundit të tij, regjimi komunist zbatoi një strategji mizore të hedhjes së shqiptarëve jashtë shtetit kundër njëri-tjetrit shpeshherë me pasoja fatale dhe dramatike.

Pasojat dhe kujtimi i hidhur i kësaj armiqësie ka depërtuar në shumë rrethe dhe diskutime dhe ende shumë ngelet për t’u bërë që të zhduket.

Në çerek shekullin e tranzicionit demokratik, diaspora shqiptare është zgjeruar në mijëra të tjerë, duke e sjellë numrin e saj në pothuajse 40 për qind të popullisë së Shqipërisë që është duke jetuar jashtë kufinjve të saj. Në dhjetë vitet e para të tranzicionit fenomeni i ‘ikjes së trurit’ (brain drain) arriti kulmin e tij kur gati gjysma e intelektualëve shqiptarë (akademikë, professorë dhe ekspertë të niveleve të larta) vendosën të fillonin një jetë të re jashtë vendit.

Në përgjithësi, qeveritë e këtyre 25 viteve kanë dështuar në prodhimin e ideve serioze, strategjive dhe platformave bashkëpunuese për të përfshirë diasporën në jetën politike, ekonomike, zhvillimet shoqërore dhe prezenës e tij jashtë.

Për më tepër, edhe në shërbimet bazike konsullore, shumë probleme, mungesa dhe shfaqje të papërshtatshme i kanë bërë më të vështira jetët e shqiptarëve jashtë vendit. Ndërkohë që dy shtetet fqinje të Italisë dhe Greqisë mirëpresin qindra mijëra shqiptarë, zyrat konsullore në Romë dhe Athina deri më sot kanë mungesë punonjësish për të shërbyer nevojat e këtyre shqiptarëve. Ndërkohë që shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë tij paguajnë taksat dhe tarifat për të përballuar këto shërbime, ata nuk shërbyer ndershmërisht dhe fatkeqësisht kjo nuk ndodh vetëm në këto dy shtete.

Në fushën ekonomike nuk ka asnjë mekanizëm serioz për të inkurajuar diasporën të investojë në Shqipëri. Ato që janë provuar here pas here kanë qenë të pafrytshme.

Përsa i përket shfrytëzimit të njohurive, edukime, trajnimit dhe përvojës së shqiptarëve jashtë vendit, me përjashtim të disa programeve ad hoc për ‘’thithjen e trurit’’ (brain gain), nuk është bërë asnjë strategjy e plotë për të shfrytëzuar vlerat njerëzore në fusha të ndryshme ku ekspertiza e tyre mund të ishte me përfitim.

Si përfundim, pavarësisht retorikës së përsëritur, asgjë nuk është bërë për t’i dhënë një mundësi shqiptarëve jashtë vendit për të marrë pjesë në jetën politike të vendit të tyre. Votimi i tyre nuk është garantuar dhe kjo ngre disa pyetje nëse arsyeja e këtij dështimi ka të bëjë me frikën e elites së vendit mbi ndikimin që një vote e tillë mund të ketë mbi demokracinë dhe qeverisjen.

Kështu që, ngelet nevoja për një strategji të plotë që të synojë përfshirjen, angazhimin dhe përdorimin e diasporës, pavarësisht suksesit të nënkuptuar ose të reklamuar të aktiviteteve. Kjo strategji duhet të jetë produkt i një procesi vërtetë përfshirës dhe synimet e tij duhet të shkruhen me fjalë të qarta. Deri atëherë, këto reflektime qëndrojnë të vlefshme sot aq saç ishin në ditët përpara samitit.

 

 

SHPËRNDAJE