Pse dështuan negociatorët evropianë në zgjidhjen e bllokimit politik në Tiranë?

0

Vizita e dy përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, David McAllister dhe Knut Fleckenstein në Tiranë të martën erdhi mes pritshmërive të mëdha që ata sillnin bashkë me një platformë të shumëkërkuar për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë. Bojkoti i njoftuar i zgjedhjeve të përgjithshme nga opozita, që prej javësh po fushon jashtë një çadre përballë me zyrën e kryeministrit, e ka vendosur gjithë legjitimitetin e procesit zgjedhor në rrezik. Një ndjesi paqëndrueshmërie në pritje dhe bllokimi politik të zgjatur po bëhen pengesë serioze për mundësitë e mbetura të Shqipërisë për të përparuar më afër BE-së ashtu si për mirëqenien e përgjithshme ekonomike dhe shoqërore.

Aktorët ndërkombëtarë dhe diplomatë të ndryshëm janë përpjekur vazhdimisht gjatë kësaj kohe të shërbejnë si ndërmjetës, ose së paku si lehtësues dialogu, por gjërat kanë mbetur në vend. E njëjta gjë mund të thuhet për vizitën e nivelit të lartë të ministrave evropianë dhe përfaqësuesve partiakë evropianë të cilët përsëri nuk kanë arritur t’i lëvizin partitë nga qëndrimet e tyre të polarizuara. Në fakt ky realitet tregon një shkëputje të ndjeshme nga rastet e mëparshme kur roli i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë vendimtar për arritjen e zgjidhjeve të krizave politike. Për shembull hera e fundit kur Partia Socialiste, atëkohë në opozitë, po mbante një protestë të ngjashme, një lloj marrëveshje zgjidhjeje u arrit në një darkë të famshme në restorantin ‘Crocodile’ i cili në mënyrë qesharake u bë i njohur për  të gjithë shqiptarët.

Kështu që ardhja e dy negociatorët u shoqërua me kureshtje nëse diçka do të ishte ndryshe këtë herë. Nuk qe e thënë. Ka arsye të ndërlikuara pse ky mision dështoi pavarësisht të gjithë pritshmërive dhe shenjave të mëparshme.

Së pari dhe mbi të gjitha besueshmëria dhe fuqia e aktorëve ndërkombëtarë në Shqipëri është në rënie. Legjitimiteti i aktorëve evropianë në veçanti është sfiduar shumë herë nga opozita shqiptare e cila perception një anim kah qeverisë. Udhëheqësi opozitar ka qenë i shpejt dhe i padyshimtë për të larguar çdo kritikë kundër partnerëve ndërkombëtarë. Anëtarë të tjerë kanë qenë zëlartë në ankesat e tyre dhe akuzat për ambasadorë të veçantë dhe diplomatë. Ndoshta po shohim lindjen e një ndjenje dyshuese ndaj Perëndimit në Shqipëri që është më e zëshme se në të kaluarën.

Ky realitet përzihet me përbërës më sistemorë si realiteti i kohëve të fundit në BE, shumë e shqetësuar me zhvillime të tjera dhe me shenja tërheqje në vëmendjen ndaj Ballkanit. Administrata e re në Shtetet e Bashkuara gjithashtu i ka trazuar gjërat dhe perceptimet në një masë të caktuar në rajon. Asgjë tashmë nuk merret si e mirëqenë dhe aq më pak pushteti i të huajve.

Së dyti, palët politike shqiptare kanë marrë qëndrime të skajshme dhe e kanë ngritur lojën e tyre ku fituesi i merr të gjitha. Ata kanë arritur një kulm të tillë krize që tashmë duket e natyrshme për ta që çdo lëshim mund të ishte humbje e plotë. Në fakt i vetmi interes i humbur në këtë lojë është ai i qytetarëve shqiptarë të cilët nuk mund të negociojnë. Nëse procesi zgjedhor dëmtohet në një mënyrë a tjetër, me bojkot ose mashtrime ose të dyja, një prej mjeteve të pakta që kanë qytetarët për të bërë të ditura shqetësimet, pakënaqësinë dhe të kërkojnë mundësi të tjera, gjithashtu do të hiqet.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, të gjithë aktorët e tjerë përfshirë shoqatat e organizuara duken gjithmonë e më shumë gjithashtu në qëndrime të skajshme, ose në grupet e aktivistëve ose në kampim e tërhequr dhe të qetësuar, me një bërthamë aktivizmi shumë të dobësuar mesazhi i të cilit mbytet në median komerciale dhe joprofesionale. Kjo mungesë trysnie shoqërore e ka lënduar jetën publike në këtë vend dhe asnjë përmirësim nuk është bërë deri tani. Kjo mundëson një sfond ku aktorët politikë vendorë kanë përparësi ose monopol për formësimin e agjendës dhe skenës duke përfshirë dhe perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe rolit të tyre.

Fakti që më shumë se një çerek shekulli përvoje me demokracinë, pas shpalljes publike që synimi i vetëm madhor është e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe pas përjetimit të përfundimeve të hidhura të krizave shumë herë, lojtarët e politikës shqiptare ende kanë nevojë, thërrasin dhe janë kaq të ankthshëm për ndërmjetësim ndërkombëtar të problemeve të tyre, është diçka shushatëse dhe e turpshme në rastin më të mirë. Risia këtë radhë është se e gjitha po i ngjan një veprimi hipokrit.

SHPËRNDAJE