Për të kuptuar se çfarë do të thotë tranzicion dhe arritje demografike duhet të udhëtosh nëpër Kinë: një sfidë shumë e madhe për botën. Por Europa ka më shumë pasuri se sa mendon ajo.
Kur ajo i siguron vetes mjete tregtare për të t’iu kundërvënë mbetjeve, siç po bën tani, kjo është befasuese për shkak të unitetit të saj dhe kjo i detyron shtetet të respektojnë një numër minimal rregullash. Kur ajo nuk pranon të bashkohet me servilizëm, për të lavdëruar komunizmin kinez, me Rrugën e Mëndafshit – një projekt që fillimisht kishte si synim ekonominë botërore, – kjo tregon një fuqi që pak shtete mund të pretendojnë se e kanë.
Kur Europa arrin marrëveshje tregtare me Japoninë, e cila nuk do që të diktohet qoftë edhe sado pak, kjo tregon se sa tërheqëse është ajo.
Kur Europa e detyron Mbretërinë e Bashkuar të kthehet në rrugën e pragmatizmit, gjë që ka çuar në humbjen e disa ideologëve populistë dhe t’i lejojë BE-së kushtet e saj, Europa tregon fuqinë e saj të butë, shumë të madhe.
Përballë nacionalizmit “joliberal” dhe rendjes drejt autokracisë, ajo mund të bëjë akoma më shumë, nëse mendimi i saj i privilegjuar strategjik ndaj reagimeve të vjetra kombëtare vetëm rreth tregtisë afatgjatë – nëse është e bashkuar, ajo e mendon veten si një burim force.
Kur rishikon mjetet e saj të sigurisë dhe të tregtisë ajo nuk duhet të bëjë kompromise me vlerat dhe interesat e saj. Ajo duhet t’i përshtatë politikat e saj pa u treguar naive, sepse tani dihet që komunizmi totalitar tretet te dollari dhe euroja, se ai mund të mbijetojë duke kopjuar liberalizmin tonë të vjetër, duke mbrojtur tregtinë e lirë të së djeshmes, duke dhënë mësime jashtë shtetit, ndërkohë që mbështet tiraninë brenda vendit.
Për shembull, tregtia me Kinën, nuk do të thotë vetëm shitje e sa më shumë çantave të dorës me zbukurime, e disa veglave për makinat ose e disa makinave; por kjo do te thotë që të tregosh edhe se është gabim të përkrahet një regjim politik, i cili pretendon se të drejtat e njeriut nuk qenkan universale, se sundimi i ligjit qenka një shpikje perëndimore, se mirëqenia qenka më e rëndësishme se liria dhe se mjafton të ushqesh një popull, i cili kontrollohet nga Vëllai i Madh për të organizuar jetën shoqërore.
Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë mbrojtjen dhe promovimin e interesave tona afatgjata, të cilat janë të vetmet që mund të garantojnë ligjin, regjimin demokratik dhe respektin ndaj individit kundër merkantilizmit më cinik, të shpikur nga njerëzimi. Gjithçka tjetër varet prej saj, si mbijetesa jonë ekonomike, ashtu edhe e ardhmja jonë politike.
Bashkimi europian është mjaft i madh për ta bërë këtë gjë. Tani, ai duhet të tregojë se kështu dëshiron me të vërtetë.
Përktheu: Pamela Azis