Kur Procesi i Berlinit u lancua pesë vite më parë supozohej të sillte një dinamikë të re të bashkëpunimit rajonal dhe t’i përafronte vendet e Ballkanit Perëndimor drejt BE. Duke iu shmangur strukturave formale institucionale dhe duke përfshirë të gjitha vendet anëtare të BE, procesi mund të shmangte duplikimin e tepërt të strukturave ekzistuese, të shmangte përballjen me probleme të mërzitshme që shtete anëtare sillnin individualisht në tryezë, si papajtueshmëria e Spanjës kundrejt pavarësisë së Kosovës dhe marrëdhëniet e vështira të Greqisë me fqinjin e saj verior, Maqedoninë.
Shumëçka ka ndryshuar që nga takimi fillestar në Berlin. Bashkëpunimi është rritur ndjeshëm midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një sërë projektesh dhe iniciativash janë lancuar, marrëdhëniet dypalëshe janë përmirësuar, në veçanti midis Maqedonisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Sidoqoftë, procesi i Berlinit është bërë copash. Megjithatë, kjo nuk është për shkak të Ballkanit Perëndimor, por prej vendeve të BE të cilat marrin pjesë në të.
Tashmë Franca kur mori përsipër organizimin e samitit dy vite më parë, dukej më e interesuar për të organizuar takimin në Paris për t’u spikatur vetë, sesa prej interesit të mirëfilltë apo angazhimit të saj kundrejt rajonit. Kjo u konfirmua së fundmi nga bllokada e vogël e kohëve të fundit mbi dhënien e një date konkrete për çeljen e negociatave këtë vit për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Samiti i Londrës u vendos përpara Brexit, por ishte një çmenduri të mbahej një samit në një vend që synon ta lërë BE dhe e gjen veten, siç pritej në fazën e nxehtë të negociimit të daljes së saj nga BE, ndërsa samiti synon t’i qëndrojë mesazhit që zgjerimi i BE është realist dhe i dëshirueshëm. Mbajtja e samitit në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte vetëm për shkak të insistimit të britanikëve – një përpjekje për ta përcaktuar rolin e tij post-Brexit në Ballkan – ishte e mbështetur gjithashtu nga Gjermania, duke treguar sesi qeveria gjermane e ka përdorur procesin e Berlinit për të krehur bishtin, larg problemeve të Ballkanit Perëndimor.
Dorëheqja e organizatorit të samitit, Boris Johnson, gjatë vetë këtij samiti tregon çfarë shfaqjeje teatrale ishte mbajtja e samitit në Londër. Për më tepër, përgatitja për samitin u shpërqëndrua prej fokusit të qeverisë me Brexit, që e ktheu samitin në një spektakël dytësor, për fat të keq të procesit.
Fillimisht, procesi i Berlinit do të duhej të konkludonte në Londër, por vijimi me nismën Berlin+ kërkon një tjetër raund samitesh, që do të fillojnë në Poloni, për më tepër. Mesa duket, e motivuar nga interesi i fortë i shteteve të Vishegradut për t’u përfshirë, zgjedhja e Polonisë nuk ishte fort e goditur.
Polonia as nuk ka shfaqur ndonjë interes strategjik në Ballkanin Perëndimor, as nuk po ofron ndonjë mbështetje inkurajuese për shtetin ligjor në Ballkanin Perëndimor. Sikurse ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dačić mund t’i anashkalojë pyetjet kritike mbi mungesën e shtetit ligjor në Serbi, po kështu dhe Macron dhe të tjerë skeptikë të zgjerimit, mund të përmendin Poloninë si arsye përse nuk do ta mbështesnin Ballkanin Perëndimor.
Ashtu sikurse Procesi i Berlinit është marrë peng nga disa shtete anëtare, politika e BE drejt Ballkanit është gërryer nga politikëbërja dritëshkurtër e disa anëtarëve. Kur BE e kuptoi vitin e shkuar që neglizhenca sjell kriza, ndërhyrje të jashtme shkatërrimtare dhe regres demokratik në Ballkan, BE u riangazhua.
Megjithëkëtë, ajo çka mbetet për t’u kuptuar është që kjo spirale rënëse në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor ka qenë si pasojë e një BE të përçarë që dërgonte mesazhe kontradiktore dhe që nuk ofron më perspektiva të drejta dhe realiste të të bashkuarit. Shtetet kryesore anëtare kanë dëshmuar javët e shkuara që kjo fatkeqëssith, nuk ka ndryshuar.
Po të marrim në konsideratë këtë sistem të shtetve anëtare të BE që mbajnë peng Procesin e Berlinit për axhendën e tyre personale, duke i shtuar fare pak procesit, duhet parë me dyshim dobishmëria e të vazhduarit. Për më tepër, Komisioni Europian ka përvetësuar shumë aspekte të Procesit të Berlinit në strategjinë e tij të muajit shkurt 2018.
Në vend që të mbahej ky proces në duart e një numri shtetesh që sa vijnë e rriten, do të ishte më mirë të kishim një proces BE-Ballkan Perëndimor që përfshin të gjithë anëtarët e BE dhe dërgon sinjale që Ballkani Perëndimor do të jetë në BE së shpejti dhe që konsultohen mbi çështje të BE. Kjo do t’i lejonte Komisionit të ndërmerrte një rol më qendror, të sillte më shumë qëndrueshmëri dhe follow up, ndërsa i shtonte atj një instrument për adresimin e problemeve që BE është institucionalisht më pak e përgatitur për të përballur, si çështjet dypalëshe dhe përmirëismi i marrëdhënieve ndërmjet shtetve të rajonit dhe fqinjve të tyre.