Letra ime e dashurisë për Britaninë: marrëdhëniet familjare nuk mund të shkëputen

Qëkurse shkoja në një shkollë britanike, ti ke qenë pjesë e imja. Tani po largohesh dhe po më thyen zemrën.

0

FRANS TIMMERMANS[1]

Kam lexuar së fundmi një libër të këndshëm me letra dashurie për Europën. Dhe më solli ndër mend dashurinë time për Britaninë. Sapo m’u kujtua që kur ti iu bashkove Komunitetit Ekonomik Europian, unë isha në një prej shkollave të tua. Sa për dijeni, jo në tokën tënde por në Itali. Në Shkollën Ndërkombëtare të Shën Xhorxhit, për të qenë më preciz. Isha 12 vjeç atëherë dhe isha ende duke mësuar anglishten. Atë vit, u vesha me kimono, si një orej “zotërinjve nga Japonia” tek Mikado, shfaqja teatrale e shkollës. Znj. Alkok më nxiti të mos këndoj me shumë zë të lartë, që të mos ndiheshin notat e mia false. Por më mbajti në skenë. E adhurova. Ashtu sikurse e adhurova dhe të qenurit pjesë e korit në “Zonja ime e bukur” vitin tjetër dhe rolin e Breshkës Përqeshëse në “Liza në Botën e Çudirave” në vitin pasardhës.

Kanë kaluar më shumë se 40 vite që atëherë. Kaq shumë gjëra kanë ndodhur. Familja ime u kthye në Hollandë, ku unë studiova – gjithashtu dhe në Francë. U martova dhe u bëra baba, kryeva shërbimin ushtarak, punova si diplomat, u divorcova dhe u martova sërish, u zgjodha në parlament, shërbeva në qeveri dhe jam tani në Komisionin Europian. Britania ka qenë gjithmonë aty, si pjesë e imja. Të qenurit në një prej shkollave të tua më bëri më hollandez nga ç’kisha qenë ndonjëherë më parë. Por njëkohësisht, kjo lloj shkrirjeje lë gjurmë. Ajo çka ti thith e absorbon mbetet: si një shtresë e dytë që është shkrirë pjesërisht me shtresën ekzistuese dhe mbetet pjesërisht e veçueshme dhe unike.

Unë të njoh tani. Dhe të dua. Për atë çka je dhe për atë që më ke dhënë mua. Unë jam si një dashnor i vjetër. T’i di pikat e tua të dobëta dhe ato të fortat. E di që mund të jesh zemërgjerë po gjithashtu dhe dorështrënguar. E di që e mban veten për unike dhe ndryshe nga të tjerët, Dhe sigurisht e tillë je në shumë mënyra, po ndoshta më pak nga ç’e mendon. Nuk do reshtës së na referuari ne të tjerëve si “kontinenti”. Të ndihmon të krijosh distancën që ti mendon se të nevojitet. Por gjithashtu të pengon për të parë që të gjithë ne na nevojitet pak distancë nga njëri-tjetri. Të gjithë kombët europiane janë unike. Diferencat tona janë burim admirimi, surprize, sikleti, keqkuptimesh, talljeje, karikature dhe po, dashurie.

Në kohërat më të mira, këto dallime na bëjnë një ndër familjet më krijuese, produktive, paqësore dhe më të suksesshmen. Në ditët tona më të këqija, dallimet tona përdoren kundra nesh për të mbjellë frikë, për të përhapur superioritetin, dhe për të ndërsyer një anëtar të familjes kundra një tjetri. Atëherë gjërat dalin jashtë kontrollit. Ne jemi gjithashtu shumë, shumë të mirë për këtë gjë. E kemi të trashëguar. Këta jemi! Dhe si familje e kemi për detyrë t’i bëjmë jehonë kohërave të mira dhe t’i ruhemi kohërave të kqëija. Deri më tani, me gjithë gabimet e saj, BE ka qenë mjeti më i suksesshëm për ta arritur atë qëllim.

Ti ke vendosur të largohesh. Dhe kjo gjë më thyen zemrën, por e respektoj atë vendim. Ishe e dyzuar për këtë, sikurse ke qenë ngahera me dy mendje për BE. Do të doja t’i kishe qëndruar kësaj qasjeje, të shërbente më së miri dhe na mbante në formë të gjithë ne të tjerët. Ishte vërtetë e nevojshme ta imponoje këtë çështje? Aspak. Megjithatë, ti e bëre. Dhe gjëja më e trishtë është se e shoh që po të lëndon. Sepse dy mendjet do të jenë akoma aty, edhe pasi të kesh ikur. Gjatë këtij procesi të është bërë kaq shumë dëm i panevojshëm, sikurse dhe të gjithë neve. Dhe kam frikë se akoma më shumë dëm do të pasojë.

Ç’është e vërteta, u lëndova shumë kur vendose të largohesh. Tre vite më vonë jam thjesht i pikëlluar që një anëtar i familjes sonë dëshiron t’i presë marrëdhëniet. Por në të njëjtën kohë, ngushëllohem me mendimin se lidhjet familjare nuk mund të shkëputen kurrsesi. Ne nuk po ikim asgjëkundi dhe ti do të jesh gjithnjë e mirëpritur të kthehesh sërish.

[1] Frans Timmermans is executive vice-president of the European Commission.

 

SHPËRNDAJE