Ceremonia e përkujtimit të krimeve të kryera kundër polakëve në vitet 1937-1938 më 11 gusht 2018 në Varshavë

PRZEMYSŁAW GASZTOLD

Komunizmi u rrëzua paqësisht në Poloni, pa u shtënë as edhe një plumb i vetëm. Ndonëse kishte protesta nëpër rrugë, përleshje me milicinë, deri dhe vrasje ende të pazgjidhura të tre priftërinjve në 1989, rënia nga pushteti e Partisë Polake të Punëtorëve të Bashkuar përfshinte një proces të gjatë, rrënjët e së cilit mund të gjurmoheshin deri në fillim-vitet ‘80, kur zbatohej Ligji Martial dhe ushtria përdorej prej Komunistëve për të mbrojtur pushtetin e tyre. Polonia u bë zyrtarisht një vend demokratik, i bazuar në shtetin ligjor vetëm pasi frazat e ideologjisë Marksiste-Leniniste u hoqën prej Kushtetuës në ditët e fundit të dhjetorit 1989. Periudha e tranzicionit nga Komunizmi në demokraci, megjithëkëtë, solli sfida të reja shoqërore, politike dhe ekonomike. Për më tepër, Republika e Polonisë, rishtazi e themeluar, u desh të mbështetej në kuadro të vjetra në shumë fusha të administratës shtetërore, sektorit të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kishte ende mjaft nëpunës civilë që i përkisnin partisë së Punës ose që ishin trajnuar prej Bashkimit Sovjetik. Kundërshtarët e mëparshëm që iu bashkuan politikës dhe mbështetën partitë e pas-Solidaritetit, nisën të ngrenë pyetje mbi përgjegjshmërinë e shtetit demokratik për të gjykuar të shkuarën komuniste, për të nderuar viktimat dhe heronjtë e luftës kundër Komunizmit. Nga ana tjetër, ata argumentonin se autorët e krimeve komuniste duhet të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për të afërmit dhe familjet e viktimave të vrara gjatë regjimit komunist. Funksionarët e organeve të sigurimit ose zyrtarë të ushtrisë, ishin përgjegjës për shembull, për vdekjen e 9 punëtorëve nga miniera “Ëujek”, të vrarë në fazat fillestare të Ligjit Martial në 1981. Shembuj të tillë zgjuan debatin mbi nevojën për të themeluar një institucion të posaçëm, i cili do të hulumtonte thellësisht dhe do të nxirrte në dritë të shkuarën komuniste.

Instituti i Përkujtesës Kombëtare – Komisioni për Ndjekjen Penale të Krimeve kundër Popullit Polak u themelua nga Parlamenti polak më 18 dhjetor 1998. Megjithatë, Instituti e filloi punën në mes të vitit 2000, kur u zgjodh nga Parlamenti dhe Presidenti i parë i IPK. Që prej asaj kohe, u kthye në institucionin më të madh në botë i cili trajton historinë bashkëkohore dhe në vecanti, periudhën e Luftës së Ftohtë. IPK numëron më shumë se 2400 punonjës dhe buxheti i tij vjetor është afërsisht 98 milion euro. Instituti ndahet në 7 njësi kryesore: Komisionin e Lartë të Ndjekjes Penale të Krimeve të kryera kundër Popullit Polak; Arkivin e Institutit të Përkujtesës Kombëtare; Zyrën për Përkujtimin e Luftës dhe Zyrën e Vetingut; Zyrën e Kërkimit dhe Identifikimit; Zyrën Kombëtare të Edukimit dhe Zyrën e Hulumtimit Historik.

Komisioni i Lartë i Ndjekjes Penale të Krimeve të kryera kundër Popullit Polak është përgjegjës për të hetuar krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe gjatë përiudhës komuniste. Ndonëse shumë prej autorëv të krimeve naziste janë ndarë nga jeta tashmë, prokurorët kryejnë hetime duke u përqendruar në shkeljen e ligjit dhe të drejtave të njeriut të kryera në Republikën Popullore Polake, kryesisht nga funksionarë të organit të sigurimit.

Arkivi i Institutit të Përkujtesës Kombëtare përbën bërthamën e IPK. Para së gjithash, Arkivi është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e 90 kilometrave dokumentave arkivorë në Varshavë dhe në 10 qytete të tjera ku IPK ka degët e saj. Së dyti, dokumentat që janë në pronësi të IPK janë vërtetë unike, sepse në bazë të vendimit të qeverisë, të gjitha dokumentat që dilnin nga organi i sigurisë ishin të deklasifikuara. Kjo nënkupton që cdo dokument i inteligjencias dhe kundërzbulimit nga shërbimet civile dhe ushtarake janë tashmë të hapura për hulumtuesit.

Dokumentat operativë, stacionet e spiunimit, bashkëpunuesit sekretë, dosjet e perosnelit të organit të sigurimit, asetet e huaja të rekrutuara nga inteligjencia – këto janë vetëm disa prej shembujve të dokumentave të cilët janë lehtësisht të aksesueshëm për këdo që dëshiron të hulumtojë. Këto lloj të dhënash janë ende të klasifikuara në vendet Perëndimore dhe ish-Sovjetike, me fare pak përjashtime në Europën Lindore, duke e bërë kështu Arkivin e IPK unik në rang global. Hapja e dosjeve të organit të sigurimit rezultoi të ishte mjaft e volitshme për hulumtimet historike, në vecanti në studimin e natyrës totalitare të shteteve komuniste, ose si një burim i rëndësishëm për të zbërthyer detajet e jetës së përditshme nën stalinizëm.

Zyra për Përkujtimin e Luftës dhe Therórisë është kryesisht përgjegjëse për “vendet e memories” për shembull vendet ku veteranët ose ushtarët polakë janë varrosur.  . Kjo zyrë është ngarkuar gjithashtu dhe për fshirjen e të gjitha “mbetjeve” të ideologjisë komuniste në sferën publike, si p.sh. emrat e rrugëve që përkujtojnë figura komuniste, monumentet apo pllakatat përkujtimore.

Zyra për Kërkimin dhe Identifikimin synon të gjejë vendvarrimet anonime të ushtarëve polakë dhe heronjve të rezistencës së armatosur anti-komuniste. Ata kanë qenë të persekutuar, të torturuar dhe trupat e tyre shpeshherë janë vendosur në varre masive. Zyra nërmerr gërmime, zhvarrosje dhe përdor teknologji të fjalës së fundit për analizimin e kampionëve të ADN me qëllim identifikimin e heronjve polakë që kanë humbur jetën në luftën e tyre për liri. Punime të tilla kryhen dhe jashtë shtetit, si për shembull në Lituani dhe në Ukrani.

Zyra e Vetingut u krijua për të verifikuar nëse politikanët që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme apo locale kanë qenë bashkëpunëtore secret rë organit të sigurimit. Ata duhet të nënshkruajnë një deklaratë që të vërtetojnë nëse kanë bashkëpunuar apo jo me policinë komuniste. Zyra e Vetingut verifikon këto deklarata duke i krahasuar ato me burimet arkivore. Nëse dikush rezulton të ketë gënjyer në formularin e vetë-deklarimit, gjykata vendos nëse ai person do ta humbasë postin e tij në administratën shtetërore.

Zyra Kombëtare e Edukimit dhe Zyra e Hulumtimit Historik janë të dyja përgjegjëse për hulumtimin shkencor dhe edukimin. Pavarësisht se IPK ka më shumë se 2400 punëtorë, ka mesatarisht 140 historianë që punojnë aty si hulumtues me kohë të plotë. Ata zhvillojnë projekte hulumtimore locale dhe qendrore, si për shembull, duke u fokusuar në luftën anti-komuniste të rezistencës së armatosur nga 1944 deri më 1963, duke shqyrtuar shtypjet komuniste kundër Kishës Katolike Polake, ose duke zbërthyer aktivitetet që kryheshin nga organi i sigurimit.

Që prej themelimit, IPK ka luajtur një rol të rëndëishsëm në formësimin e perceptimit të komunizmit nga rinia. Instituti ka kryer një punë të pamasë në promovimin e heronjve të harruar polakë nga Lufta e Dytë Botërore, si p.sh. Ëitold Pilecki i cili shkoi vullnetarisht në kampin e përqendrimit Aushvitc, organizoi një rrjet të fshehtë rezistence aty, raportoi mbi Holokaustin, por pas Luftës u arrestua dhe u vra nga komunistët. IPK ka nxjerrë në dritë dhe mjaft shembuj të tjerë të akteve guximtare, për shembull duke kujtuar shkallën dhe qëllimin e protestive anti-komuniste të cilat kulminuan gjatë të ashtuquajturve “Muajt Polakë” në 1956, 1968, 1970, 1976 dhe në 1980 që cuan në lindjen e “Solidaritetit”.

Të dyja zyrat bashkëpunojnë ngushtësisht me mësuesit e shkollave të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre mbi historinë e regjimit komunist në Poloni. Mësuesit mund të bashkëpunojnë me IPK në bazë vullnetare. Instituti organizon konferenca, punëtori dhe ekspozita për nxënësit, studentët dhe mësuesit nga Polonia dhe nga jashtë shtetit. Pjesëmarrja në këto evente është gjithmonë pa pagesë. Gjithashtu, IPK furnizon mësuesit me materiale plotësuese: libra, broshura educative për skenare të ndryshme historike ose postera. Për më tepër, Instituti ka botuar tashmë disa libra udhëzues mbi historinë polake të cilat mund të përdoren si materiale plotësuese nga mësuesit dhe studentët të cilët duna të zgjerojnë horizontin e tyre.

Meqenëse shumë prej studentëve përdorin smartphone dhe janë të lidhur me internetin, IPK i kushton një rëndësi të vecantë botës digjitale. Instituti jo vetëm promovon historinë në platforma të ndryshme (YouTube, Facebook, Tëitter) por gjithashtu përdor dhe median sociale për të shpërndarë njohuritë mbi historinë në mënyrë më të thjeshtuar. Një prej aktiviteteve më të famshme të zbatuara nga IPK konsiston në shpikjen e lojërave të tavolinës si një mjet për të promovuar historinë e komunizmit dhe totalitarianizmit. Në këtë kuadër, IPK përgatiti lojën e memories “1939” ku lojtarët duhet të mbajnë mend imazhet më të rëndësishme të pushtimit gjerman të Polonisë në 1939. Loja tjetër “Njih Simbolin” (Znaj Znak) synon të përkujtojë simbolet më të rëndësishme polake, emblemat dhe shenjat nga shekulli XX, si për shembull emblemën e lëvizjes underground të Luftës së Dytë Botërore, apo simbole të organizatave të ndryshme anti-komuniste. “Rradha” (Kolejka) është loja më e famshme e IPK e cila ka fituar dhe cmime ndërkombëtare, u përkthye në disa gjuhë dhe u kthye në bestseller mes mjaft lojërave komerciale të tavolinës. Ideja e lojës ishte të njohë lojtarët me kufizimet e ekonomisë së planifikuar. Të gjitha lojërat e tavolinës kanë një prezantim të vecantë historic që shpjegon kontekstin dhe ofron dhe literaturë plotësuese. Shumë prej lojërave të prodhuara nga IPK, librat, vëllimet e redaktuara, albumet apo revistat janë tashmë Online dhe mund të shkarkohen lehtësisht.

Që nga themelimi, IPK u bë një institucion shumë i rëndësishëm shtetëror i cili jo vetëm që formëson debatin historik në Poloni, por që ka filluar një fushatë shumë të gjerë dhe efikase në zgjerimin e njohurive mbi historinë polake.

SHPËRNDAJE