ŁUKASZ KAMIŃSKI
Polakët, ngjashëm me kombet e tjera në Rusi, u shënjestruan nga persekutimi komunist thuajse që në ditët e para të grushtit të shtetit Bolshevik. Pas përfundimit të luftës polako-bolshevike dhe nënshkrimit të Paqes së Rigës (1921), banorët e territoreve polake të para Copëtimit u lejuan të riktheheshin në Poloni. Mbi 1.1 milionë njerëz e shtrytëzuan këtë rast, por po aq ngelën në Bashkimin Sovjetik. Ata u shtypën ngjashëm me qytetarët e tjerë – u burgosën dhe u dërguan në kampet e punës, u shpronësuan dhe u deportuan. Sidoqoftë, nuk mund të jepet një numër i saktë i polakëve të persekutuar.
Kjo gjë është e mundur vetëm në rastin e të ashtuquajturit ‘’operacioni polak’’ i NKVD-së, zhvilluar në vitet 1937-38. Gjatë tij rreth 140 mijë polakë u arrestuan, prej të cilëve 111 mijë u ekzekutuan, të tjerët u dërguan në kampet e Gulagut. Në të njëjtën kohë, rreth 50 mijë njerëz u zhvendosën ën Siberi dhe Kazakistan gjatë deportimeve massive. Ishte një shenjë e fatit që i priste polakët nën pushtimin sovjetik.
Në 23 gusht 1939, Joahim fon Ribentrop dhe Vjaçesllav Molotov nënshkruan traktatin e mossulmit ndërmjet Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Aneksi i tij secret e ndante territorin e Polonisë dhe të disa vendeve të tjera të Evropës Qëndore ndërmjet dy aleatëve të rinj. Ishte hapi i fundit drejt Luftës së Dytë Botërore. Në shtator 1939 gjermanët dhe sovjetikët bashkërisht sulmuan Poloninë.
52% e territorit dhe thuajse 40% e popullsisë ishin nën pushtimin sovjetik. Krimi i Katinit u bë simbol i masakrave të kryera nga komunistët sovjetikë. Duke u bazuar në një vendim të vetëm të Byrosë Politike të 5 marsit 1940, thuajse 22 mijë njerëz u vranë me një të qëlluar në kokë – të burgosur lufte, roje burgu dhe kufiri, oficerë policie, të burgosur politikë. Ndërmjet tyre ishin mijëra përfaqësues të elitës polake – shkencëtarë, artistë, avokatë, mësues, priftërinj të të gjitha feve. Shtypjet nuk u kufizuan me këtë krim – 330 mijë njerëz u deportuan për në Lindje, dhjetra mijëra u dërguan në Gulag. Pas fillimit të luftës sovjeto-gjermane në qershor 1941, NKVD-ja vrau të paktën 10 mijë të burgosur që nuk mundën t’i zhvendosnin.
Varret a tyre të vrarë në Katin u zbuluan në 1943. Fakti që qeveria polake në megrim i kërkoi Komitetit të Kryqit të Kyq të hetonte ishte një arsye për Stalinin që të shkëpuste të gjitha marredëniet diplomatike të rivendosura në 1941. Në këtë mënyrë ai kishte lirinë e plotë për të vendosur një të ardhme komuniste për Poloninë. Ushtria e Kuqe hyri në territorin polak në janar 1944. Menjëherë më pas filloi arrestimi i anëtarëve të rezistencës polake. Edhe ushtarët e Ushtrisë së Brendshme të cilën luftuan krah për krah me sovjetikët gjatë çlirimit të Vilniusit dhe Lvivit në korrik 1941, u arrestuan ose internuan. Këto veprime u vazhduan dhe në muajt pasues. Gjithsej më shumë se 40 mijë ushtarë të rezistencës polake u dërguan në kampet e Bashkimit Sovjetik deri në 1945.
Stalini filloi ndërtimin e qeverisë komuniste vetëm pas kalimit të lumit Bug (që në vizionin e tij përbënte kufirin e ri lindor të Polonisë). Në korrik 1944 një thuajse-qeveri u krijua në Moskë, Komiteti Polak i Çlirimit Kombëtar. Përfshinte një oficer të sigurisë publike që ishte fara e aparatit të sigurisë komuniste. Bashkë me propagandën dhe ushtrinë një prej shtyllave mbajtëse të sundimit komunist deri në 1989. Aparati më i gjerë shtypës përfshinte gjithashtu shërbimet e fshehta ushtarake (në 10 vitet e para të drejtuara nga oficerë sovjetikë) dhe gjyqet ushtarake. Këto të fundit dënuan me vdekje disa qindra kundërshtarë të regjimit vetëm në gjysmën e dytë të 1944 dhe deri në vitin 1956 ishin dhënë 8 mijë dënime me vdekje, duke përfshirë dhe mbi 5 mijë për arsye politike.
Aparati sovjetik i sigurisë, duke përfshirë një divizion të tërë trupash të NKVD, veproi haptazi në territorin polak deri në 1947. 50-60 mijë njerëz u morën nga Pomerania dhe Silezia për punë të detyruar në BS. Gjatë Konferencës së Jaltës, gjatë së cilës ndryshimi i kufijve polakë u miratua sipas kërkesave të Stalinit, u mor gjithashtu vendimi dhe për krijimin e një qeverie të re. Ato vendime u kundërshtuan nga qeveria polake në mërgim, megjithatë udhëheqësit e rezistencës polake, pavarësisht qortimit të Jaltës, treguan gatishmëri për të biseduar për krijimin e një qeverie të re. Por përkundrazi ata u arrestuan, u dërguan në Moskë dhe u dënuan me akuza fallce. Tre prej tyre, duke përfshirë dhe zëvendës kryeministrin dhe delegatin për Poloninë, Jan. S. Jankovski dhe komandantin e Ushtrisë së Brendshme, gjeneral Leopold Okulicki, vdiqën në burg. Sidoqoftë, krimi më i madh sovejtik për luftës ishte operacioni gjigand i NKVD dhe Ushtrisë së Kuqe, ‘’arrestimet e Augustovit’’ (korrik 1945). Shtatë mijë njerëz të dyshuar për bashkëpunim me rezistencën u arrestuan, 600 prej tyre u vranë në një vend ende të panjohur.
Në përgjithësi vendosja e regjimit komunist në Poloni mori rreth 50 mijë jetë: të vrarë në luftime dhe gjatë vendosjes së rregullit, të vrarë gjatë hetimeve, të vdekur në kampe dhe burgje. Numri i përgjithshëm i njerëzve të shtypur është i panjohur, për shkka të shkatërrimit të dokumenteve. Vetëm të dhëna pjesore njihen – gjatë përiudhës së kolektivizimit mbi gjysmë million bujq u dënuan me ndëshime të ndryshme (nga gjobat tek arrestimet, burgosjet dhe kampet e punës). Vetëm Komisioni për Luftën ndaj Abuzimit dhe Sabotimit ekonomik, i krijuar në fund të 1945, dërgoi më shumë se 84 mijë persona në kampet e punës, megjithatë numri i vërtetë i të burgosurve ishte më i lartë meqë kampet u mbushën gjithashtu me ata të dënuar nga gjyqet. Llogaritet se numri i përgjithshëm i të ndaluarve ishte deri në 350 mijë. Për më tepër, 200 mijë të rinj me biografi të ‘’keqe’’ u çuan në punë të detyruar (më së shumti në miniera) gjatë shërbimit ushtarak. Të dhënat e 5.4 milionë polakëve (një e katërta e popullsisë!) të dyshuar për arsye të ndryshme, u mbajtën në arkivat e Ministrisë së Sigurisë Publike.
Terrori u qetësua pas ndryshimeve të 1956, megjithatë në qershor një rebelim në Poznan u shtyp me gjak – 58 të vrarë, qindar të plagosur. The terror lightened after the changes of 1956, however still in June a riot in Poznań was bloodily suppressed – 58 were killed, hundreds wounded. Në vitet në vijim u kryen shumë më pak dënime se sa gjatë periudhës staliniste, megjithatë qindra njerëz u dënuan përvit për arsye politike. Ata ishin anëtarë të organizatave të vogla sociale, pjesëtarë protestash, mbrojtës të lirisë fetare ashtu si dhe intelektualë që kundërshtonin regjimin. Në 1963, partizani i fundit i lëvizjes anti-komuniste – Jozef Françak – u vra. Gjatë revoltave rinore të marsit 1968, 2500 njerëz u arrestuan, disa qindar u burgosën. Rebelimi i dhjetorit 1970 u shtypu me 45 të vdekur dhe mbi 1100 të plagosur.
Vitet në vazhdim ishin ndër më të ashprit në historinë e pas luftës në Poloni. Numri i të burgosurve politikë ra në disa dhjetra në vit dhe forma të tjera shtypjeje u pakësuan. Vala e re e persekutimeve erdhi pas grevave dhe protestave të qershorit 1976. 586 njerëz u dënuan me ndëshkime nga disa muaj në 10 vjet burg. Shkalla e shtypjeve ishte shtytëse për një organizata të reja shoqërore. Më në fund, vala e grevave të gushtit 1980 përfundoi me krijimin e të vetë-qeverisurës unionit tregtar ‘’Solidariteti’’.
Autoritetet komuniste u përgjigjën në dhjetor 1981 duke vendosur ligjin e ushtarak. Gjatë tij dhe më pas, të paktën 56 njerëz u vranë, më së shumti gjatë kontrollit të grevave dhe protestave dhe për shkak të vrasjeve (duke përfshirë dhe vrasjen e at Jezhi Popieushkos, tashmë i bekuar nga Kisha Katolike). Tre priftërinjtë efundit që mbështesnin opozitën u vranë në 1989. Thuajse 10 mijë njerëz u internuan, 11 mijë u dënuan me burg (deri në gjysmëne parë të vitit 1983), dhjetra mijëra u arrestuan për periudha të ndryshme. Spastrime pati në shumë komunitete.
Siç mund të shihet, shtypja shoqëroi sistemin komunist në Poloni që nga fillimi deri në fund. U kryen mijëra krime. Për fat të keq, shumica e atyre nuk janë ndëshkuar apo trajtuar. Përpjekja e pare u bë që në 1989. Pas zgjedhjeve pjesërisht të lira, Kuvendi krijoi të ashtuquajturin Komisioni Rokita (i emëruar nga kryetari i tij), që u ngarkua me detyrën për të hetuar vrasjet e viteve 80-të. Pavarësisht pengesave të vazhdueshme në rrugën e tij nga Ministrina e Punëve të Brendshme, ende e kontrolluar nga komunistët, në 88 raste materialet e mbledhura iu dërguan prokurorisë. Vetëm disa prej tyre arritën në gjyq, me gjyqet që zgjatën deri në 15 vjet dhe dënimet në shumicën e rasteve ishin të pakënaqshme për familjet e viktimave.
Në vitin 1991 hyri një kategori e re në sistemin ligjor – ‘’krim stalinist’’. Lejoi ndjekjen e keqbërësve nga 1939 në 1956. Për pasojë, akuzat për 100 kriminelë u dërguan në gjykatë dhe dënimet arritën deri në 10 vjet burgim.
Pakënaqësia në rritje me procesin e përballjes me të shkuarën shkaktoi krijimin e Institutit të Kujtesës Kombëtare – Komisioni për Ndjekjen e Krimeve kundër kombit polak në vitin 2000. Në të njëjtën kohë, u krijua një përcaktim zyrtar i krimeve të komunizmit, duke lejuar ndjekjen penale të krimeve të kryera deri në vitin 1989. Si pasojë. Aktet penale kundër më shumë se 500 njerëzve u çuan në gjykatë, i fundit në janar 2020. Shumë më shumë raste u hetuan, por shpesh të akuzuarit kishin vdekur tashmë (para se të ishte bërë akti i ndjekjes, gjysma të dyshuarve vdiqën), gjithashtu mungojnë dhe dëshmitë.
Në krahasim me nurmin e krimeve, numri i kriminelëve të dënuar mbetet i vogël. Sidoqoftë, është mirë të kujtohet që në Poloni, pas Gjermanisë, janë dënuar më shumë se kudo tjetër nga vendet ish komuniste.