Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me rektorin e ri të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha për të diskutuar rreth forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë midis Kinës e Shqipërisë.

Ambasadori Zhou theksoi se Shqipëria ka potencial të madh zhvillimi ne fushen e arsimit dhe se Universiteti i Tiranës ka një mision të shenjtë si universiteti publik më prestigjioz në Shqiperi. Ai shtoi se shkëmbimet në fushën e arsimit midis Kinës dhe Shqiperisë kanë vazhduar të jenë të shumta.

Në fjalën e tij, Rektori Hoxha tha se miqësia tradicionale midis Kinës dhe Shqipërisë është kujtesa e përbashkët e të dy popujve dhe duhet të trashëgohet dhe zhvillohet vazhdimisht. Ai theksoi se Universiteti i Tiranës është i gatshëm të zhvillojë bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe të nivelit më të lartë për të ngritur ndikimin e vet dhe për të ndihmuar në zhvillimin e marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë. Gjithashtu, ai vuri në pah marrëdhniëet e mira midis Universitetit të Tiranës dhe universiteve të ndryshme në Kinë, si Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit etj.,

Instituti “Konfuci” në Universitetin e Tiranës është bërë qendra e mësimdhënies së gjuhës kineze në Shqipëri. Çdo vit, studentë nga Universiteti i Tiranës shkojnë në Kinë për të studiuar dhe ka edhe studentë kinezë që vijnë në Universitetin e Tiranës për të studiuar. Ambasada e Kinës në Shqipëri ka shprehur vazhdimisht gatishmeri për të ndihmuar Universitetin e Tiranës të zhvillojë bashkëpunim me më shumë universitete kryesore kineze në të ardhmen.

SHPËRNDAJE