Zoti Dervishaj, fillimisht mund të na bëni një prezantim të shkurtër të Antea Cement?
ANTEA Cement Sh.A është investimi më i madh Greenfield në Shqipëri me një vlerë totale që tejkalon 200 milion euro dhe një ndër kompanitë më të mëdha industriale që operon në Shqipëri që prej vitit 2010. ANTEA Cement Sh.A ka ndërtuar dhe vepron me standartet më të larta dhe teknikat e disponueshme për efikasitetin e energjisë dhe performancën mjedisore. Shoqëria mëmë është TITAN Cement International S.A. ANTEA Cement SH.A ka një kapacitet prodhimi prej 1.4 milion ton çimento në vit dhe 3.300 ton klinker në ditë.
Mundeni të na shpjegoni cfarë ka bërë Antea Cement për mbrojtjen e mjedisit?
Përtej kërkesave legjislative, kompania vendosi vullnetarisht të krijojë dhe operojë një Sistem të Vazhdueshëm të Monitorimit të Emetimeve (CEMS), që nga fillimi i funksionimit të impiantit.
► CEMS verifikohet periodikisht për sigurimin e të dhënave cilësore nga palë të treta.
► te gjitha instrumentet janë të kalibruara dhe kontrolluara sipas standarit EN 14181.
Investime të tjera nga CEMS janë bërë duke instaluar sistemin “Marrja dhe Vlerësimi i të Dhënave të Emetimeve” (MEAC 300), i cili gjeneron çdo ditë automatikisht dhe në mënyrë të pavarur nga vlera e emetimeve të operatorëve dhe siguron cilësi dhe pavarësi. ANTEA operon në bazë të ‘Teknika më e mirë e Disponeshme’ (BAT) në përputhje me Direktivën e Emetimeve Industriale 2020/75/Eu dhe pse nuk është e kërkuar nga legjislacioni shqiptar.
Filtrat hibride të instaluara në të gjitha burimet e emetimit, mirëmbahen rregullisht. Përdoret teknonologjia e fundit e mullinjeve vertikale te bluarjes, pasi ato kanë performancë më të mirë mjedisore dhe permirësojnë efikasitetin në konsumimin e energjisë.
Si një shembull i angazhimit të kompanisë për të ulur emetimet krahasuar me standartet shqiptare, ANTEA Cement ka instaluar ne Fabrike sistemin ‘Reduktimi selektiv jo-katalitik’ (SNCR). Nepermjet ketij sistemi behet e mundur kontrolli dhe reduktimii emetimeve te oksideve te azotit (NOx). Edhe pse emetimet e NOx jane brenda limiteve qe aplikohen në Shqipëri, kompania ka investuar 600,000 EUR në pajisje për të ulur më tej emetimin e NOx në mënyrë që të plotësojë standartet evropiane. Kosto operacionale vjetore është vlerësuar të jetë 300,000-500,000 EUR në vit.
► Sistemi i menaxhimit mjedisor
Në korrik 2012 ANTEA Cement u pajis me certifikimin ISO 14001:2004. Sistemi përfshin emetimet e ajrit, gurorët, ujërat nëntokësorë, puset dhe mbetjet e ujit, mbetjet e lëngshme dhe të ngurta, resurset natyrore & konsuminin e energjisë, zhurmat etj. Sistemi kontrollohet dhe mirëmbahet në mënyrë vjetore. Impianti vendos dhe përmban procedura për identifikimin dhe merret me aspektet mjedisore të aktiviteit të tij brënda fushëveprimit të përcaktuar për SISTEMIN E MEAXHIMIT MJEDISORË. Për këtë, ANTEA ka vendosur “Politika e Menaxhimit Mjedisor dhe Procedurat Mjedisore” (EP). Politika dhe procedurat mbulojnë impiantin e çimentos dhe guroret e çimentos ANTEA.
► Rehabilitimi i guroreve
Zhvillimi i planit të menaxhimit dhe rehabilitimit të guroreve për projektin ANTEA u krye sipas gjetjeve të ESIA (Vlerësimi i Ndikimit Social në Mjedis). Plani i rehabilitimit të guroreve është konsideruar si praktika më e mirë nga WBCSD / CSI, (World Business Council for Sustainable Development)
Cement Sustainability Initiative bazuar në:
- Implementimi i planit paraprak të menaxhimit të gurores perpara fillimit te aktivitetit.
- Implementimi i planit të rehabilitimit para fillimit të aktivitetit të gurores.
- Identifikimi i florës dhe specieve endemike të rajonit para fillimit të aktivitetit në gurore.
- Rehabilitimi u krye brenda vitit të parë të aktiviteit të gurores (rehabilitim progresiv)
- Dy specie endemike shqiptare u përfshinë në planin e rehabilitimit të gurores.
- Gurorja e parë në Shqipëri në të cilën aktiviteti i shfrytezimit është kryer sipas standarteve të Bashkimit European (BE) dhe në përputhje të plotë me legjislacionin perkates.
Si ka ndikuar pandemia e Covid-19 në biznesin tuaj?
Sigura e të punësuarëve tonë, familjet e tyre dhe komuniteti ka qënë gjithmonë prioriteti më i lartë këtu në ANTEA Cement. Në përgjigje të shperthimit të pandemise Covid-19, ne po veprojmë duke ndjekur të gjitha rregullat e higjenës profesionale dhe masat e sigurisë të diktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetsisë dhe autoritetet e tjera shtetërore, por jo të kufizuar tek këto. Në të njejtën kohë, ne po përshtasim planet për vazhdimësine e biznesit tonë, për të minimizuar impaktin në biznesin dhe tek klientet tanë, si dhe për të mbajtur operacionet tona aktive. Një grup i posaçëm i ANTEA-s, në mënyrë të vazhdueshme është duke monitoruar të gjithë udhëzimet, për t’i përshtatur veprimet e tyre dhe për të informuar të punësuarit dhe palët e interesit. E gjithë administrata jonë po punon në distancë dhe po minimizojmë prezencën fizike në veprimet tona kryesore.
Si e shihni të ardhmen ekonomike në Shqipëri dhe si mund të ndikojë kjo biznesin tuaj?
Gjysma e dytë e vitit 2019, ashtu si 2020, përgjithësisht po shënjojnë një periudhe të vështirë ne ekonomine shqiptare. Gjithsesi, vlera reale e efektit te dëmit të shkaktuar, pritet që të shfaqet në vitet në vijim (në termat e shtimit të shpenzimeve publike dhe reduktimin e të ardhurave nga taksat, ulje e konsumit, invesimet dhe aktivieti tregtar).
Industria e çimentos është pjesë integrale e zinxhirit të aktiviteit ekonomik kombetar, kështu që është e veshtirë të jemi tepër entuziastë kur korniza e përgjithshme nuk është premtuese.
Sidoqoftë, aktualisht, lidhur me industrinë tonë ka pasur nje permiresim që lidhet kryesisht me projekte të medha infrasktuturore dhe planet e afërta për rindërtim. Pyetja është çfarë do të ndodhë në vazhim, sa gjatë këto projekte do zgjasin dhe nëse do të kemi projekte të tjera. Në varësi të përgjigjeve, të cilat janë disi të panjohura për momentin, blanci mund të favorizojë, ose jo industrinë në të ardhmen e afërt.
Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat përballet biznesi në Shqipëri?
Ndryshimet e shpejta, të paparashikushme dhe në të shumtën e kohës jo të konsultuara me forumet e biznesit, ndryshimet ne legjislacion dhe regjimin fiksal, janë disa nga pasiguritë që shoqërojnë ditë pas dite komuniteitn e biznesit në Shqipëri.
Nivelet e larta të korrupsionit dhe mungesa e një sistemi gjyqësor të qëndrueshëm, kontribuojnë jo pak në një të ardhme jo dhe aq premtuese për bizneset ekzistues dhe ata potencialë.
Mungesa e politikave ekzistuese që do të nxisin industrinë e prodhimit vendas, nuk inkurajon bizneset për të bërë investime të mëtejshme.
Ju jeni gjithashtu pjesë e bordit të EITI në Shqipëri. Mund te na shpjegoni cila është rëndësia e EITI në Shqipëri?
Siç është tashmë e njohur, Nisma për Transparencë në Industrisë Nxjerrëse është nje standart global, për të promovuar menaxhimin e përgjegjshëm dhe të hapur të gazit, naftës dhe burimet e tjera natyrore. Shqipëria është anëtare e EITI dhe nëse ky standart do të zbatohet si duhet, përfitimet do të jenë të koniderushme. Më specifikisht:
Ekperienca ka treguar se shumë vende, megjithëse kanë resurse natyrore, kanë qeverisje të dobët dhe keqmenaxhim të këtyre resurseve. Atje ka pasur shpesh jostabilitet (politik ose ekonomik), apo dhe konfikte të ndryshme. Një nga arsyet kryesore ështe mungesa e transparencës në menaxhimin e këtyre resurseve natyrore. Kështu, duke zbatuar standardin EITI, këto probleme zbuten dhe përfituesit janë: Shteti, kompanitë dhe shoqëria civile. Duke zbatuar këtë transparencë, kompanitë përfitojnë sepse konkurrenca është e ndershme dhe klima e biznesit është më e shëndetshme. Shoqëria civile (komuniteti) gjithashtu përfiton, pasi nëse ato kanë të gjithë informacionin e nevojshëm mbi të ardhurat e krijuara dhe shpërndarjen e tyre, ata bëhen përfituesit e vërtetë.
Si përfundim, zbatimi i standardit EITI në Shqipëri ndihmon në administrimin e mirë të përdorimit të burimeve natyrore si dhe në përmirësimin e situatës ekonomike në përgjithësi.
Cili është roli juaj në EITI në Shqipëri?
Unë jam anëtar Grupit Ndërinstitucional te Punës (MSG) si përfaqësues i grupit të kompanive që operojnë në industrinë nxjerrëse.
Gjatë kësaj periudhe, unë së bashku me kolegët e tjerë të Grupit kemi bërë përpjekje dhe kemi kontribuar në përmbushjen dhe përmirësimin e vazhdueshëm të zbatimit të standardit EITI në Shqipëri.