Hikmet Haxhijev
Asistent i Presidentit të Azerbajxhanit për politikën e jashtme
Këtë javë, duke pasuar luftën gjashtë javore, forcat e fundit armene të tre dekadave pushtim, nën mbikqyrjen ndërkombetare, janë kthyer në vendin e tyre.
Kjo duhet të jetë një kohë për pajtim, shërim dhe rindërtim. Megjithatë, media ndërkombetare gjëmon nga akuzat se Azerbajxhani tani po planifikon një ‘gjenocid kulturor’ kundër monumenteve dhe trashëgimisë së krishterë.
‘Provat’ për këto pretendime –për aq sa ato ekzistojnë – vijnë nga kohët sovjetike, kur Azerbajxhani nuk ishte më shumë një vend i lirë ose i pavarur , se vendet e tjera pjesë e BRSS. Nga hedhja në erë e Katedrales Ortodokse në Moskë prej Stalinit tek shembja e katedrales së Aleksandër Nevskit në kryeqytetin e Azerbajxhanit Baku tek shkatërrimi i më shumë se 25,000 xhamive ndërmjet 1917 dhe 1970, në të gjithë botën sovjetike shkatërrimi i qëllimshëm i monumenteve fetare ishte politikë shtetërore.
E kundërt është politika e Azerbajxhanit të sotëm. Që prej pavarësisë në 1991, Azerbajxhani i ka treguar botës gatishmërinë e tij në rindërtimin e trashëgimisë multi-fetare. Katedralja armene e Bakusë , e dëmtuar në kaosin e 1990 është rikonstruktuar tërësisht dhe tani ka një bibliotekë me rreth 5000 dorëshkrime të çmuara armene.
Kreu i kishës armene ka qënë një bujtës i mirëpritur në katedrale. Një katedrale e re katolike është ndërtuar në një tokë të dhuruar nga qeveria dhe e hapur nga Papa. Sinagogat e vjetra janë rindërtuar dhe rihapur dhe janë ndërtuar shkolla të reja hebreje.
Përtej kufijve tanë, Azerbajxhani ka financuar dhe kontribuar në projekte të rindërtimit të ndërtesave fetare, duke filluar nga katakombet e Vatikanit, tek kishta romaneske në Francë deri tek dritaret e ngjyrosura të katedrales së Strasburgut. Kjo është arsyeja pse bota mund dhe duhet t’i besojë udhëheqjes së vendit tim: vendimet tona provojnë fjalët tona.
Administrata në të cilën unë shërbej ka njoftuar publikisht që do të rindërtojë dhe restaurojë tashëgiminë e krishterë dhe myslimane në këtë rajon të rrënuar- dhe tani ne mirëpresim njoftimin e UNESCO-s për përfshirjen në këtë projekt. Ky partneritet ndërkombëtar tregon angazhimin e Azerbajxhanit në rrugën e veshtirë në rindërtimin jo vetëm të tashëgimisë , por edhe të një shoqërie mikse dhe të paqtë , të cilën rajoni e gëzonte dikur.
Për fakt të keq kemi gjetur shumë pak të mbetur prej saj në territoret që kemi çliruar.
Prej kohësh e dinim për shkatërrimin që na priste, ashtu siç e dinin shumë prej 700 mijë azerbajxhanasit e dëbuar nga këto toka në luftën e fillimit të viteve 90-të. Ata kanë vëzhguar mbi hartat e Google që prej krijimit të tyre duke kërkuar për dëshmi të atyre që kishin mbetur prej shtëpive të tyre, vendeve të punës dhe adhurimit – por pak gjëra për t’u gjetur.
Tragjikisht tashmë mund të shohim me sytë tanë shkatërrimin e krijuar prej 30 viteve pushim ilegal. Shndërrimi i mirëdëshmuar i një xhamie në stallë lopësh ishte vetëm fillimi: 700 monumente kulturore dhe historike të dëmtuara ose shkatërruara; 927 biblioteka; 808 qendra kulture; 85 shkolla muzike dhe arti; 22 muze me më shumë se 100 mijë artefakte; 4 galeri arti, 4 teatro, 2 salla koncertesh.
Madhësia e shkatërrimit është tronditëse – dhe vazhdon edhe më tutje; muajin e kaluar BBC transmetoi pamje të shtepive duke u djegur të atyre që po largohen nën kushtet e marrëveshjes së paqes ‘në mënyrë që asnjë azerbajxhanas të mos vendoset aty’.
Disa mund të argumentojnë se kjo dhunë e tmerrshme kulturore shërben si justifikim i mjaftueshëm për një përgjigje më të fortë. Por nuk është kështu. Kemi pasur boll shkatërrime. Duhet të mendojmë për gjëra të tjera.
Dhe ne besojmë se ndjeshmëria e Azerbajxhanit ndaj kulturave dhe feve të ndryshme – e ushqyer qysh nga pavarësia – është një shembull për t’u ndjekur. Sot ne jetojmë në një vend ku mijëra hebrenj dhe të krishterë të shumë sekteve, jetojnë sëbashku duke praktikuar haptazi besimet e tyre dhe gëzuar kulturat e tyre në krah me fqinjët e tyre myslimanë.
Kur Papa Françesku vizitoi Bakunë në 2016, në një takim të udhëheqësve myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, ai vuri në dukje ‘harmoninë që fetë mund të ndërtojnë sëbashku, të bazuar mbi marrëdhëniet vetjake dhe në vullnetin e mirë të atyre që janë përgjegjës’.
Vullneti i mirë që ekziston mes bashkësive të feve Abrahamike në Azerbajxhan mund të vëret më fuqishëm përmes një shkrimi të përbashkët të kryerabinit të vendit tonë, Kryepeshkopit Ortodoks dhe Sheh-ul-Islamit, udhëheqësit mysliman të vendit që i bëjnë thirrje botës të vlerësojë Azerbajxhanin si vendin shumëfetar që është sot.
Ne nuk mund të ndalojmë akuzat që bëhen se Azerbajxhani është një kërcënim ndaj trashëgimisë së krishterë. Po pse kjo duhet të jetë e vërtetë për territoret e sapoçliruara pas 30 vitesh pushtim të paligjshëm, kur ne kemi ushqyer besime të ndryshme dhe me nder kemi rindërtuar ndërtesa fetare në lavdinë e tyre të dikurshme në pjesën tjetër të Azerbajxhanit në 30 vitet e fundit?