Më 18 Dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, Instituti i Statistikave në Shqipëri iu dha mediave një panoramë, e cila është e njohur në psikikën kolektive shqiptare, por që sidoqoftë, e thënë publikisht të fut të dridhurat, pasi rreth 1.7 milion shqiptarë kanë lënë vendin në këto tre dekada të pas komunizmit, krahasuar me 2.8 milion që janë akoma në vend.
Gjithsesi këto shifra duhen marrë me rezerva. Në censusin e fundit të para dhjetë viteve numri i shqiptarëve ishte 2.8 milion. Që atëherë numri i lindjeve ka rënë dhe numri i njerëzve që largohen (veçanërisht gjatë viteve 2015-2016) ka vazhduar të rritet. Pra, ka shumë të ngjarë që në Shqipëri tani të jetojnë më pak se 2.8 milion banorë. Për më tepër, qeveria punon ashtu siç duhet me numrat zyrtarë, megjithatë numri i emigrantëve ilegalë të paregjistruar, që jetojnë jashtë është gjithashtu shumë i lartë.
Valët e migracionit të jashtëm kanë pasur kulmin e tyre me dëshpërimin dhe varfërinë e viteve 1990 duke dërguar mijëra dhe qindra emigrantë kryesisht në Greqi dhe Itali, i ndjekur nga një numër më i vogël në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë, edhe pse pritej që gjendja të rikthehej në normalitet, kjo nuk është as afër arritjes së një pike pushimi.
Shqiptarët po largohen në tufa, të rinj dhe të moshës së mesme, studentë dhe familje të reja, profesionistë dhe fuqi e lirë punëtore. Sondazh pas sondazhi ata shprehin vazhdimisht gatishmërinë dhe dëshirën e tyre për t’u larguar dhe filluar një jetë jashtë shtetit. Ata po mbushin kurset e gjuhëve te huaja dhe dyert e ambasadave duke kërkuar një jetë në vendet e tjera. Largimi i trurit vazhdon pa ndalim. Në të tilla kohë pandemie mungesa e doktorëve dhe mjekëve po ndihet shumë.
Edhe pse ekziston akoma varfëria, arsye të tjera kanë zënë vend, si korrupsioni, mungesa e cilësisë në shërbimet publike, monopoli ekonomik, nepotizmi etj. Por një fjalë i përshkruan më së miri të gjitha, mungesa e shpresës dhe e një vizioni për të ardhmen.
Ndërkohë që fuqia ekonomike, mediatike po përqendrohet gjithnjë e në më pak njerëz, të cilët fërkojnë duart të kënaqur. Më shumë emigrantë, më pak kritikë, më pak polemika. Diaspora mund të shmanget me premtime të kota për mundësimin e votës së tyre, gjë e cila gjithmonë shtyhet në të ardhmen dhe me samite simbolike e joshëse të privuara nga përmbajtja dhe ndikimi. Diaspora është e lehtë. Pakënaqësia e brendshme është më sfiduese.
Të kthehemi te më pak se tre milion shqiptarët brenda vendit, shumica e të cilëve po plaken. Sistemi i sigurimeve shoqërore po dobësohet dhe skema e pensioneve rrezikohet. Potenciali shoqëror për ndryshim e përmirësim po dobësohet dhe jeta ekonomike po përqendrohet në disa mbiemra të njohur të jetës ekonomike të monopolizuar.
Fluturimi i vazhdueshëm i shqiptarëve jashtë nuk duhet të merret thjesht si një realitet i pashmangshëm. Ai është një kambanë alarmi shumë e fortë, e cila bie para së gjithash për shoqërinë këtu, e cila duhet të kuptojë që po braktiset nga më të mirët dhe më të afit, por jo për fajin e tyre. Ajo është një kambanë e fortë alarmi për politikbërësit, që të zgjohen nga marrëzia e tyre dhe të përballen me zymtësinë ekonomike dhe sociale.
Se përndryshe, së shpejti nuk do të ketë zhurmë tjetër përveç asaj të zbrazëtisë.