NGJARJET POLITIKE  KRYESORE, MARRËDHËNIET ME BE DHE INICIATIVAT RAJONALE PËR SHQIPËRINË NË 2021

0
 nga Geron Kamberi

 

Viti  i Ri 2021 që porsa ka filluar do të ketë një sërë ngjarjesh me rëndësi politike për Shqipërinë ku përfshihen edhe marrëdhëniet me BE dhe ato atë bashkëpunimit rajonal.Më poshtë është përshkrimi i disa prej tyre që mund të konsiderohen si më të rëndësishmet për këtë vit.
 1. ZGJEDHJET PARLAMENTARE TË 25 Prillit 2021- Ngjarja kryesore politike për Shqipërinë për vitin 2021 do të jenë Zgjedhjet  e Përgjithshme Parlamentare të 25 Prillit .Ato do të jenë zgjedhjet e 10 –ta parlamentare për Shqipërinë pas zhvillimit të zgjedhjeve të 31 Marsit 1991,  22 Marsit 1992,  26 Majit 1996,  29 Qeshorit 1997,  24 Qershorit 2001,  03 Korrik  2005,  28 Qershorit 2009,  23 Qershor 2013,  25 Qershor 2017.

 

2. HAPJA E NEGOCIATAVE ME BE- Gjatë vitit 2021 Shqipëria pret  që  në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit Europian ( sic njihet në tërminologjinë e përgjithshme Samiti i Kryetarëve të Qeverive apo Presidentëve të 27 qeverive të BE ) të marrë datën e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE apo në terminologjinë teknike të BE , datën se kur do të nisë Konferenca e I-rë Ndërqeveritare mes qeverisë së RSH dhe qeverisë së BE që përfaqësohet nga Komisioni Europian. Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE në 24 Qershor 2014 pasi  Mbledhja e 28 Ministrave të Jashtëm të BE ( General Affairs  Council -GAC) miratoi rekomandimin përkatës të Komisionit Europian,  që më pas u konfirmua nga Samiti i BE më 25 Qershor   gjatë kohës kur presidencën e radhës  6 mujore të  BE e mbante Greqia. Shqipëria pret që në një nga 4 Samitet zyrtare që do të mbahen gjatë vitit 2021 kur për 6 mujorin e I-rë të vitit 2021 ( Janar – Qershor) presidencën e  radhës do ta ketë Portugalia dhe për 6 mujorin e II-të të vitit 2021 do ta ketë Kroacia . Sipas kalendarit të Samiteve të BE apo mbledhjeve të Këshillit Europian sic njihet në tërminologjinë e BE(European Council/Concilium) të botuar në faqen e saj zyrtare,  Shqipëria pret të njihet me këtë vendim në një nga mbledhjet që do të zhvillohen respektivisht me datat 25-26 Mars 2021, 24-25 Qershor 2021, 14-15 Tetor 2021, 16-17 Dhjetor 2021. Duke patur parasysh se Shqipëria zhvillon zgjedhjet parlamentare në 25 Prill 2021 ndoshta më e mundshme do të jetë që vendimi për Shqipërinë të merret në Samitin e BE të 24-25 Qershorit 2021.

 

3. PËRKUJTIMI I 30 VJETORIT TË RIVENDOSJES SË MARRËDHËNIES ME SHBA-  Më 15 Mars 2021 do të përkujtohet 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes  RSH dhe SHBA që është partneri dhe aleati kryesor strategjik . Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e SHBA u vendosën për herë të parë në 1919  nga presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson ( 28.12.1856- 03.02.1924 dhe mandati presidencial 04.03.1913 -04,03.1921).

Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding, ( 02.11.1865 – 02.08.1923, mandati presidencial 04.03.1921- 02.08.1923) emëroi si ambasador të  parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922 .Ambasadori amerikan Hugh Grant që do të ishte ambasadori i fundit amerikan në Shqipëri deri në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia dhe e humbi sovranitetin e pavarësinë e saj . Godina e parë e  ambasadës së SHBA u vendos në ambientet e vilës së Zija Toptanit ( godina që sot në Tiranë njihet me emrin lokali “Sarajet”) dhe  më pas në vitin 1927 bleu një truall ku ndërtoi godinën që është edhe sot selia e ambasadës amerikane, e cila u inagurua me 27 Nëntor 1930 me praninë e Mbretit  Zog I.   Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e SHBA do të vazhdonin deri në 7 Prill 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator 1939. Qeveria komuniste që erdhi në pushtet pas përfundimit të Luftës së II-të  Botërore nuk pati marrëdhënie diplomatike me SHBA deri në vitin 1991. Më  15 Mars 1991 do të rivendosen marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë e SHBA. Ambasada  e SHBA në Tiranë u rihap në 1 Tetor, 1991 me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë ad interim ndërsa diplomati William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve .Vetëm 3 muaj pasi ishin rivendosur këto marrëdhënie më 21 qershor 1991, James Baker(28.04.1930-) që atëherë ishte  Sekretari amerikan i shtetit nën presidencën e  presidentit 41 të SHBA, republikanit George Bush Sr. (12.06.1924-30.11.2018, mandati presidencial 20.01.1989- 20.01.1993)  bëri  vizitën e parë të një sekretari shteti amerikan në  Shqipëri me një pritje mbresëlënëse. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë e SHBA në, Shqipëri kanë shërbyer me mandatet përkatëse këta ambasadorë

 

1)Ulysses  Grant Smith(22.09.1922- 08.02.1925)
2) Charles C. Hart ( 27.05.1925-12.12.1929) ;
3)Herman Bernstein (28.04.1930-24.09.1933)
4) Post Wheller( 28.12.1933-01.12.1934)
5) Hugh G.Grant (09.08.1935 – 27.09.1939)
6) William E. Ryerson(21.12.1991-13.10.1994) ;
7)Joseph E. Lake ( 02.07.1994- 15.03.1996) ;
8)Marisa R.Lino(02.07.1996 -20.05.1999)
9) Joseph Limpreht(07.07.1999- humb jetën në RSH në 19.05.2002);
10) James  F Jeffery (03.10.2002-02.05.2004)
11)Marcie B. Ries (18.10.2004-15.06.2007) ;
12)John L. Withers II(28.02.2007-18.08.2010) ;
13)Alexander A. Arvizu(01.07.2010-11.01.2015) ;
14) Donald Lu ( 06.01.2014- 18.09.2018)
15) Yuri Kim (14.01.2020-)

 

Ndërsa në SHBA kanë shërbyer një sërë diplomatësh shqiptarë e jo-diplomatë në rolin e ambasadorit të RSH në ambasadën tonë në Uashington si:
 1) Fail Konica ( 1929-1939)
2) Roland Bimo( 1992-1993)
3) Lublin Dilja ( 1993-1997)
4) Petrit Bushati ( 1997-2001)
5) Fatos Tarifa( 2001-2005)
6)Aleksander Sallabanda( 2006-2010)
6) Gilbert Galanxhi ( 2010-2015)
7) Floreta Faber( 2015-).

 

Për herë të parë e të vetme deri tani  Shqipërinë e ka  vizituar presidenti amerikan George Bush Jr( 06.04.1946- , mandate presidencial 20.01.2001-20.01.2009) më 10 Qershor 2007. Ndërsa nga pala shqiptare ka realizuar vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë ish- presidenti Sali Berisha gjatë kohës që ushtroi detyrën e presidentit në periudhën 8 Prill 1992- 23 Korrik 1997 ku u prit në vitin 1992 nga presidentët George Bush Sr(12.06.1924-30.11.2018, mandati presidencial 20.01.1989- 20.01.1993)   dhe në vitin 1995 nga presidenti Bill Klinton ( 19.08.1946-  mandati presidencial 20.01.1993- 20.01.2001)

 

4. NËNSHKRIMI  NGA SHQIPËRIA I KUADRIT TË RI FINANCIAR IPA III(2021-2027) DHE PROGRAMEVE KOMUNITARE ME BE-   Bashkimi Europian miratoi në Samitin e BE të datës 16 Dhjetor 2020, Kuadrin  Financiar Shumëvjecar ( Multiannual Financial Framework – MFF) për vitet 2021-2027 në vlerën  1 trillon e 74 miliard Euro së bashku me Instrumentin e Rimëkëmbjes së BE për Brezin Tjetër ( Next Generation EU  Recovery Instrument- NGEURI) për situatën antiCovid  me vlerë 750 miliardë Euro për vendet anëtare.Shqipëria ashtu si të gjithë vendet kandidate për në BE/vend i asosciuar do të nënshkruajë vitin që vjen me Komisionin  Europian marrëveshjet përkatëse për Instrumentin e Para- Anëtarësimit 2021-2027 III ( Instrument for Pre- Accession –IPA ) duke përcaktuar shumën që i takon Shqipërisë cdo vit së bashku me fushat prioritare dhe programet ndërkufitare IPA( IPA Cross-Border) me  Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë e Italinë. Bashkimi Europian ka miratauar 14.5 miliard EURO për periudhën 2021-20217 në lidhje me  Instrumentin e Para- Anëtarësimit 2021-2027 III ( Instrument for Pre- Accession –IPA ku përfshihen 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovinë, Maqedoni e Veriut ) dhe Turqia duke shënuar një rritje në krahasim me periudhën 2014-220 kur kjo shifër ishte 11.7 miliardë Euro. Ndërkohë Shqipëria do të nënshkruajë  edhe marrëveshjet përkatëse për të marrë pjesë si vend i asociuar në 8 Programet Komunitare( EU Community Programmes)  të BE për vitet 2021-2027 përmes pjesëmarrjes së institucioneve të ndryshme shqiptare publike e jo-publike në  projektet e ndryshme që ofrojnë këto programe në baza konkuruese janë

 

1)Erasmus (Arsimi i Lartë, Rini, Sporte),
2)Horizon Europe (Kërkimi shkencor e inovacioni),
3)Creative Europe – Europa Krijuese (Art, Kulturës, Media, Botime)
4)Europe for Citizens – Europa për Qytetarët (Pushteti lokal) ,
5)Employment and Social Innovation -Punësimi dhe Inovacioni Social (Punësim&Cështje sociale)
6) Customs – Doganat (Menaxhimi doganave)
 7) Fiscalis- Fiskalizimi (Cështjet fiskale)
8) Justice – Drejtësia (Cështjet e Drejtësisë) .

 

Ndërkohë Shqipëria mund të shprehë interes të marrë pjesë në Programin e Tregut të Vetëm( Single Market Programme) që për vitin 2021-2027 do të zëvendësojë Programin COSME –Competiveness  of Small and Medium Enterprise – Konkurueshmëria e Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme – ku Shqipëria ka marrë pjesë për vitet 2014-2020.

 

5. BASHKËPUNIMI I SHQIPËRISË ME PROCESIN E BERLINIT  – Gjatë  vitit 2021 , Shqipëria do të  marrë pjesë në  Samitin e radhës të  Procesit të Berlinit , i cili këtë vit do të mbahet në kryeqytetin gjerman prej nga nisi ky process me inicitiavën e kancerales Angela Merkel. Procesi  i Berlinit nisi me Samitin e Berlinit  që u zhvillua më 28 Gusht 2014 pas një ftese që kancelarja Merkel u dërgoi më 7 Qershor 2014 , krerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor ( Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës ,Kosovës,) dhe Kroacisë e Sllovenisë që tashmë ishin pranuar në BE ashtu sikurse edhe disa vende të tjerë anëtare të BE me interes për Ballkanim Perëndimor si  Austria, Bullgaria, Franca, Greqia, Italia, Polonia e Britania .Qëllimi i kësaj iniciative që u ndërmor nga kancelarja Angela Merkel synonte  të nxiste më tej procesin e zgjerimit për BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të euroskepticizmit në rritje dhe moratoriumit pesë-vjeçar mbi zgjerimin e BE të njoftuar nga ish -Presidenti i atëhershëm i Komisionit Europian  Jean Claude Juncker, rivlerësimin e raporteve Serbi-Rusi pas sanksioneve të BE e komunitetit ndërkombëtar mbi Rusinë  si rrjedhojë e  aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në 26 Shtator 2014. Procesi i Berlinit synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor për çështjet e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik. Në bazë të modelit të pajtimit franko-gjerman përmes këtij Samiti u synua të nxitet një model për pajtimin serbo –shqiptar dhe në këtë kuadër u shpall vizita zyrtare e kryeministrit shqiptar Edi Rama  në Serbi që u realizua më 10 Nëntor 2014.Para Samitit të Berlinit të 28 Gushtit 2014 , Kryeministrat e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës të Bosnjës Zlatko Lagumdžija u takuan në Beograd në 20 Gusht për të rënë dakord mbi projektet e përbashkëta që dy vendet do të paraqesin në Berlin.   Delegacioni serb gjithashtu njoftoi synimin e tij për të kërkuar mbështetje për projektin e infrastrukturës për modernizimin e hekurudhës Beograd – Tivar .Ndërkohë më 25 gusht 2014 Kryeministrat e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë takohen para konferencës në qytetin kroat të Cavtat ku shkëmbyen  pikëpamje mbi projektet e infrastrukturës dhe tema të tjera me interes të përbashkët që mund të diskutoheshin në konferencë. Kroacia njoftoi synimin e saj për të kërkuar mbështetje për ndërtimin e një pjese të autostradës Adriatiko-Joniane  përgjatë bregdetit me kusht që ajo të marrë fonde të BE për ndërtimin e Urës Pelješac. Qëllimi i urës është të arrinte vazhdimësinë territoriale të Republikës së Kroacisë duke lidhur enklavën jugore që përfshin pjesën më të madhe të qarkut Dubrovnik-Neretva me pjesën e mbetur të territorit kroat. Ura shtrihet në Kanalin Pelješac midis Komarna në territorin verior dhe gadishullit të Pelješac, duke kaluar kështu tërësisht përmes territorit kroat dhe duke anashkaluar çdo kalim të kufirit me Bosnjën dhe Hercegovinën fqinje në zonën e Neumit. Ndërtimi  i kësaj ure ka filluar më 30 korrik 2018 dhe është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit 2022. Ndërkohë Samiti i Berlinit është pasuar me  samite të tjera periodike gjatë këtyre gjashtë viteve sic është

 

Samiti i Vjenës(27 Gusht 2015),
Samiti i Parisit(4 Korrik 2016),
Samiti i Triestes(12 Korrik 2017),
Samiti i Londës(9-10 Korrik 2018),
Samiti i Poznanit(4-5 Korrik 2019) ,
Samiti i Sofies( online) ( 29 Korrik 2020).

 

Samitet e Procesit të Berlinit mes BE dhe gjashtë vendeve  të Ballkanit Perëndimor kanë qenë të përqëndruara në  tre fusha si :

 

1)Rritja e stabilitetit ekonomik në kuadër të  përmirësimit të mjedisit të biznesit, promovimin e sipërmarrjes, frenimin e papunësisë së të rinjve.  2)Nxitja e mbështetja e projekteve që lidhin  mes tyre infrastrukturën rrugore, detare, hekurudhore, energjitike e dixhitale të vendeve të rajonit (connectivity agenda)
3 )  Forcimi i bashkëpunimit rajonal të sigurisë për të ndihmuar  trajtimin e kërcënimeve rajonale që  përfshinë korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e njerëzve, drogës, armëve të zjarrit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm .

Procesi i  Berlinit e mbështeti filozofinë e tij për të arritur 3 qëllime kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor:

1) Të lidhte më shumë infrastrukturat ( Connecting infrastructures)
2) Të lidhte  më shumë ekonomitë e tyre( Connecting economies)
3) Të lidhte më shumë njerëzit e rajonit mes tyre ( Connecting people) vecanërisht të rinjtë, studentët e profesionistët.

 

Për  të arritur secilin prej këtyre qëllimeve në Samitet e Berlinit u miratuan një sërë iniciativash e strukturash që do të ndihmonin për të arritur këto qëllime. Përsa i përket qëllimit të parë  për të lidhur më shumë  infrastrukturën rrugore, detare, hekurudhore, energjitike e dixhitale të vendeve të rajonit (connectivity agenda), BE ndërmori inicitaivën në Samitin e Triestes ( 12 Korrik 2017)  për të themeluar  Komunitetin e Transportit të Evropës Juglindore( Southeast  Europe Transport  Community) me seli në Beograd , një organizatë ndërqeveritare rajonale e krijuar pas nënshkrimit   traktatit përkatës  më 9 Tetor 2017 apo sic njihet Trakati i Komunitetit të Transportit – Transport Community Treaty. Qëllimi i Komunitetit është zhvillimi i rrjetit të transportit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Kosovës,  Maqedonisë Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. në fushën e  rrjeteve të transportit rrugor, hekurudhor, detar dhe energjitik. Gjithashtu u mbështet Iniciativa për Eficensën e Energjisë (Initiative for Energy Efficency) që u mbëshet nga BE me një fond prej 50 milion Euro , krijimi i një Tregu Rajonal të Energjisë Elektrike dhe Komisioni Europian do ta mbështeste përmes Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë ( Energy Community Secreatiat) me qendër në Vjenë.Përsa  i përket qëllimit të dytë  për të lidhur më shumë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor  dhe për të konsoliduar një treg  rajonal me rreth 20 milion konsumatorë  në Samitin e Triestes( 12 Korrik 2017)u ra dakort për të krijuar Zonën Ekonomike Rajonale-  Regional Economic Area- REA   për të nxitur zhvillimin e tregjeve dixhitale, “rritjen inteligjente”, lëvizshmërinë e punëtorëve të kualifikuar dhe njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale në rajon. Komisioni  Euriopian e mbështeti këtë iniciativë me një paketë prej 7 milion € për:

1) Përmirësimin e klimës së investimeve,

2)Hartimin e Strategjive të Specializimit Inteligjent ( Smart Specialization Strategy S3)  dhe

3) Krijimin e Forumit të Dhomës të Investimeve në Ballkanin Perëndimor – Chamber Investment Forum of Western Balkans  që  përfshin Dhomat e Tregtisë e Industrisë të vendeve të rajonit  që e   ka Sekretariatin e përhershëm në Trieste dhe që do të lehtësojë krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale – Regional Economic Area – REA .

 

Njëkohësisht  u miratua  Plani  Shumëvjecar i Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale – Multi Annual  Action Plan of Regional Econiomic Area- MAP REA në katër shtylla:

a)tregtia

b) investimet

c)mobiliteti

d) integrimi dixhital.

Përsa  i përket qëllimit të tretë  për të lidhur më shumë njerëzit e rajonit mes tyre ( Connecting people) vecanërisht të rinjtë, studentët e profesionistët,  gjatë Samitit të Parisit (4 Korrik 2016) u krijua Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor – Regional  Youth Cooperation Office– RYCO me seli në Tiranë  për të nxitur pajtimin e bashkëpunimin rajonal mbështetur në modelin e  Zyrës Rinore Franko-Gjermane (FGYO; French: Office franco-allemand pour la Jeunesse, OFAJ &  German: Deutsch-Französisches JugendWerk, DFJW)që u krijua në vitin 1963 për të nxitur pajtimin mes dy vendeve pas WW2.

Ndërkohë gjatë Samitit të Triestes (12 Korrik 2017)udhëheqësit e Ballkanit dhe BE ranë dakord në këtë Samit  të zgjerojnë Programin e Shkëmbimit Erasmus( Erasmus +) për studentët e të e rinjtë  në Ballkanin Perëndimor , Skema për shkëmbimin e Nëpunësve të  Rinj Civilë – Exchange Scheme for Young Civil Servants  si dhe organizimin e një Forumi Rinor BE-Ballkan Perëndimor.- (EU Western Balkans  Youth Forum) dhe Forumit të Shoqërisë Civile BE-Ballkan Perëndimor.- (EU –Western Balkans Civil Society  Forum). Në Samitin e Berlinit ( 25 Gusht 2014) u krijua Konferenca e Përbashkët Shkencore e Procesit të  Berlinit – Joint Science Conference of Berlin Proces që është takim periodic për problemet e kërkimit shkencor mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në drejtimin e Akademisë Leopoldina  të Shkenacave të Gjermanisë. Ndërsa për të lehtësuar këtë process në Samitin e Trisests ( 12 Korikk 2017) u ra dakort për të krijuar Fondacionin e  Ballkanit Perëndimor për Kërkimin Shkencor- Western Balkans Reseacuh Foundation me qendër në Trieste

ZBATIMI  NGA BE I I PLANIT EKONOMIK DHE TË INVESTIMEVE PËR BALLKANIN PERËNDIMOR(EIPWB)

Më 6 Tetor 2020 , Komisioni Europian miratoi  Planin Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor – Economic and Investment Plan for the Western Balkan -EIPWB.Plani synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të mbështesë një tranzicion të ekonomive të Ballkanit Perëndimor ku pëfshihet edhe Shqipëria drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale  duke nxitur  integrimin rajonal dhe përputhueshmërinë me BE apo sic njihet në  terminologjinë teknike  konvergjencën me  treguesit e Bashkimit Evropian. Plani Ekonomik dhe i Investimeve –EIPWB përcakton një paketë të konsiderueshme investimesh që përfshin  fonde deri në 9 miliardë € . Ai do të mbështesë lidhjen e qëndrueshme, kapitalin njerëzor, konkurrencën e rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital të ekonomisë sipas modelit të ekonomive të BE .Paralelisht me Planin Ekonomik dhe të  Investimeve-EIPWB për të mbështetur rajonin, Komisioni  Europian paraqiti udhëzimet për zbatimin e Axhendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor( Green Agenda of Western Balkans), që u miratua në Samitin e BE me Ballkanit Perëndimor në Sofje në 10 Nëntor 2020. Axhenda e Gjelbër  për Ballkanin Perëndimor parashikon aktivitete dhe investime që lidhen me pesë drejtime kryesore sic  janë:

 

 (i) aktivitetet për klimën , duke përfshirë heqjen e qymyrit e karburanteve fosile si burim energjie, energjinë e rinovueshme  dhe transportin,
(ii) ekonomia qarkulluese, trajtimi  i problemit të  mbetjeve urbane, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi efikas i burimeve natyrore
(iii), biodiversiteti, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e ekuilibrit të përdorimit të pasurisë natyrore të rajonit, (iv), lufta ndaj ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe
 (v) sistemet e ushqimit të qëndrueshëm dhe zonat rurale.

Në këtë kuadër,  procesi i dixhitalizimit  është një element që lehtëson zhvillimet në këto pesë drejtime apo shtylla kryesore në përputhje me konceptin e BE për  tranzicionin e  dyfishtë të ekonomive të Ballkanit Perëndimor drejt ekonomisë së gjelbër dhe dixhitale . Plani identifikon dhjetë elementë  kryesore  të investimeve ku përfshihen: lidhjet  me rrjetet  rrugore dhe hekurudhore në rajon, energjia e rinovueshme dhe kalimin nga qymryri e karburantet fosile drejt energjisë së pastër, rinovimin e ndërtesave publike dhe private për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar emetimet e gazeve serë, infrastruktura e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, si  dhe  infrastruktura e internetit me brez të gjerë. Ndërkohë në këtë drejtim përfshihen investime  në sektorin privat për të rritur konkurrencën dhe inovacionin, në veçanti të SME  dhe një Fond  Garancie për Rininë( Youth  Guarantee  Investment Fund) . Përveç fondeve të rëndësishme të BE-së për grante për zbatimin e Planit Ekonomik dhe  Investimeve për Ballkanin Perëndimor – Economic and Investment Plan for the Western Balkan- EIPWB ,  BE-ja mund të sigurojë garanci për të ndihmuar në uljen e kostos së financimit si për investimet publike dhe private e  për të zvogëluar rrezikun për investitorët. Mbështetja do të vijë  përmes strukturës së re të Instrumentit të  Garancisë për Ballkanin Perëndimor,  -Western Balkans Guarantee Facility që do të veprojë në kuadër të  Garancisë së Veprimit të Jashtëm të BE dhe Fondit Evropian për Zhvillim të Qëndrueshëm Plus, që pritet të mobilizojnë për dekadën e ardhshme( 2020-2030) investime potenciale deri në 20 miliardë Euro . Komisioni Europian  ka mbështetur përpjekjet e qeverive të rajonit për të zhvilluar një vizion të ri përmes krijimit të një Zone Ekonomike Rajonale – Regional Economic Area- REA që u miratua në Samitin e BE me Ballkanit Perëndimor në Sofje në 10 Nëntor 2020 duke synuar ta sjellë rajonin e Ballkanit si një treg i vetëm më afër BE-së.

 

6. PJESËMARRJA E SHQIPËRISË NË INICITIVAT E TJERA RAJONALE – Gjatë vitit 2021 Shqipëria do të marrë kryesinë e presidencës së Organizatës së Bashkëpunimir Ekonomik të Detit të Zi –The Organization of  the Black Sea  Economic Cooperation nga 1 Janar- 30 Qershor 2021, një organizatë që është krijuar që në 4 Qershor 1992 me iniciativën e ish-presidentit turk Turgut Ozal ku Shqipëria është një nga anëtarët themelues me Armeninë ,Azerbajxhanin Bullgarinë, GjeorgjinGreqinë,Moldavinë,Rumaninë,Rusinë,Turqinë,Ukrainën, e më pas Serbinë e  Mali i Zi. Ndërkohë gjatë vitit 2021 Shqipëria do të marrë pjesë në aktivitetet e tjera të nismave apo organizatave rajonale si , Iniciativa e Europës Qëndrore – Central European Initiative ( CEI,1989) ;  Iniciativa e Bashkëpunimit të  Europës Juglindore- South East Europan Initiative ( SEECI , 1994);Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore – South East European Cooperation Process( SEECP,1996); Brdo-Brijoni  Process-Process Brdo-Brijoni(BBP,2013).

 

 7. SHQIPËRIA NË KËSHILLIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL ( RCC)-Gjatë vitit 2021 Shqipëria do të vazhdojë bashkëpunimin dhe do të marrë pjesë në aktivitetet vjetore të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal – Regional Cooperation Council ( RCC) . Ai  u shpall zyrtarisht në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore – South East European Cooperation Process(SEECP) në Sofje, më 27 shkurt 2008. Organizata kryesohet aktualisht  nga Sekretarja e Përgjithshme znj. Majlinda Bregu( ish- Ministre e Integrimit të RSH) dhe financohet nga Bashkimi Evropian ,vendet e Europës Juglindore dhe 26 vendet anëtare të Bordit të RCC( Austri,Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, BE, Ceki, Greqi, Gjermani, Francë, Hungari,Kosovë, Itali, Irlandë, Kroaci, Letoni, Moldavi,Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Norvegji, Rumani, Slloveni, Suedi, SHBA, Turqi, Zvicër ). Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal – Regional Cooperation Council – RCC )ka një Sekretariat të vendosur në Sarajevë dhe një Zyrë Ndërlidhëse në Bruksel. Znj.Majlinda Bregu mori detyrën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në 1 Janar 2019, pas emërimit të saj nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore -South East European Cooperation Process (SEECP) në takimin e mbajtur në 23 Prill 2018  në Brdo pri Kranju të Sllovenisë. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ofron një platformë bashkëpunimi gjithëpërfshirëse, mes vendeve anëtare të Evropës Juglindore (SEE), anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare dhe donatorëve të ndryshëm lidhur me  tema që janë të rëndësishme dhe me interes për rajonin,  me qëllim promovimin dhe avancimin e integrimit evropian dhe euro-atlantik .Brenda kornizës së udhëzimeve të përgjithshme politike të vendosura nga Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP), Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC punon për të krijuar një klimë politike mes vendeve të rajonit  që nxit  dialogun, pajtimin, tolerancën dhe bashkëpunimin me qëllim  zbatimin e programeve rajonale që synojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror mes vendeve të rajonit të Europës Juglindore.Veprimtaria e Këshillit të  Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC  rregullohet nga Statuti, Strategjitë Trevjeçare dhe Programe Pune Sektoriale -Sectorial Working Program -SWP) që adresojnë nevojat e vendeve të Europës Juglindore lidhur me  zhvillimin ekonomik dhe social, energjinë dhe infrastrukturën, drejtësinë dhe punët e brendshme, bashkëpunimin në fushën e  sigurisë dhe krijimin e kapitalit institucional dhe njerëzor. Aktiviteti i Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC ku merr pjesë edhe Shqipëria  është i përqëndruar në katër fusha kryesore si:

 

1) Konkurueshmëria ekonomike
2)Kapitali njerëzor
3) Transformimi dixhital
4) Drejtësia dhe punët e brendshme
5) Mbrotja e mjedisit dhe  secila prej tyre ka nënfusha prioritare ku po zhvillohen shumë iniciativa e projekte me karakter rajonal.

 

Në fushën e konkurueshmërisë ekonomike RCC është duke punuar përmes Grupit të Punës të SEEIC për Politikat Industriale – SEEIC Working Group on Industrial Policy në 3 nënfushat strategjike të  industrisë,investimeve e tregjeve finnancire dhe po nxit vendet e rajonit të hartojnë Strategjitë e Specializimit Inteligjent (S3) për zhvillimin social –ekonomik . Në fushën e kapitalit njerëzor, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC  po punon me projekte e iniciativa të ndryshme rajonale në 5 nënfusha strategjike  sic janë ato të

 

a)mobilitetit
b)punësimit
c)kërkimit shkencor e inovacionit
d) arsimit
e) grupeve vulnerabël .

 

Ndërkohë në fushën e transformimit dixhital Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC  po punon në 5 nënfusha strategjike  :

 

a) tarifat telefonike Roaming
b)interneti me përhapje  të gjerë
c)siguria kibernetike d)dixhitalizimi i industrisë
e)aftësitë dixhitale .

 

Ndësa në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC  po punon  në 5 nënfusha strategjike  sic janë ato të

 

a) bashkëpunimit në fushën e sigurisë
b) sundimi i ligjit
c) bashkëpunimi parlamentar .

 

Nga ana tjetër, në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal- Regional Cooperation Council – RCC  po punon në përputhje me Axhendën e Gjelbër të BE ( EU Green Agenda) për të hartuar një Agendë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor ( Green Agenda of Western Balkans – GAWB) dhe sipas Objektivave të  Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB ( 2015-2030) duke ngritur në nivel rajobal një Grup Pune për Mjedisin ( Working Groip on Envirronment ) dhe Task Force për Biodiversitetin ( Biodiversity Task Force) . Në këtë drejtim  RCC po punon në 5 nënfusha strategjike që janë

 

a) dekarbonizimi  apo shmangia e përdorimit të karburanteve
b)ndotja e ajrit, ujit, tokës c)mbrojtja e rehabilitimi i burineve të natyrës e biodiversitetit
d)prodhimi i qëndueshëm i ushqimit
e) ekonomia qarkulluese

 

8. SHQIPËRIA DHE INICIATIVA E MINISHENGENIT  RAJONAL

Gjatë vitit 2021 , Shqipëria do të marrë pjesë në samitet vjetore dhe do të zbatojë angazhimet që ka marrë në kuadër të Iniciativës së Minishengenit Rajonal. Iniciativa e Minishengenit Rajonal   synon përshpejtimin e të ashtuquajturave “katër lirive të BE”  që lidhen me lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve e shërbimeve . Deri tani janë zhvilluar 4 Samite të Iniciativës së  Minishengenit Rajonal

 

 1. ( Novi Sad – Serbi 9-10 Tetor 2019) ;
2. ( Ohër – Maqedoni e Veriut – 10-11 Nëntor 2019 );
3. ( Tiranë, Shqipëri – 20-21 Dhjetor 2019) ; (
4. (Samiti online nën drejtimin e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev -9 Nëntor 2020)

Iniciativa e Minishengenit Rajonal u ndërmor gjatë Takimit të Novi Sadit (Serbi) të 9-10 Tetorit me pjesëmarrjen e Kryeministrave të RSH, Serbisë e Maqedonisë së  Veriut  dhe pa pjesëmarrjen e Kryeministrave të Kosovës, Malit të Zi e Bosnje –Hercegovinës. Më pas kjo iniciativë është pasuar me zhvillimin e Samitit të II- të në Ohër më 10-11  Nëntor 2019 ku nuk morëm pjesë vetëm kryeministrat e Bosnje – Hercegovinës e Kosovës ndërsa në  Tiranë më 21 Dhjetor 2019 është mbajtur Samiti  III-të I Iniciativës së Minshengenit Rjaonal ku nuk  mori pjesë vetëm Kosova. Iniciativa është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse nga nismëtarët e saj është deklaruar se kjo  nismë  mbështetet  nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor

 

9. FINANCIMI NGA BE PËR RINDËRTIMIN NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT   E VAKSINAT ANTICOVID-

 

Gjatë vitit 2021 , Shqipëria do të vazhdojë procesin e rindërtimit të shtëpive e objekteve social kulturore që u dëmtuan nga tërmeti  26 Nëntorit 2020 në qarqet Tiranës, Durrës, Lezhë.Në Konferencën e Donatorëve  “Bashkë për Shqipërinë” që u zhvillua më 17 Shkurt 2020 në Bruksel , u miratua një fond ndihme  rindëtimi për Shqipërinë në vlerën e  1.15 miliardë euro (grante, projekte ndërtimi  dhe hua) .Në këtë konferencë, Koordinatorja Kombëtare e Vlerësimit të Nevojave të Post-Tërmetit, zj.Milva Ekonomi  prezantoi  Raportin e Vlerësimit, ndërsa Ministri për Rindërtimin, z.Arben Ahmetaj paraqiti mekanizmat financiarë për kanalizimin e fondeve të rindërtimit. Sipas raportit të dëmeve nga tërmeti që hartoi qeveria shqiptare me ekspertët vendas e  të huaj,  u vlerësua se ishin shkaktuar dëme  që ishin të barabarta me 6.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Sipas të dhënave të Institutit të Ndëtimit, e ekspertëve që bënë vlerësimin në terren ,tërmeti i 26 Nëntorit  2019 shkatërroi  mbi  8000 objekte ( godina banimi , biznesi, objekte social –kulturore) në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë që duhen ndërtuar nga fillimi ( sipas terminilogjisë teknike janë  godina me dëme strukturpore ( DS) të nivelit 4 dhe 5 DS4,DS5) dhe afro 8000 godina të tjera që janë dëmtuar më lehtë e kanë nevojë vetëm  të riparohen( sipas terminologjisë teknike janë  godina me dëme strukturore ( DS) të nivelit 2  dhe 3  DS2 ,DS3) .Vlera financiare e  dëmeve nga tërmeti  ishte përllogaritur 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkonte rreth 1.08 mld euro. Nga fondi prej , 1.15 miliardë euro që u miratuan në Konferencën e Donatorëve  “Bashkë për Shqipërinë” që u zhvillua më 17 Shkurt 2020 në Bruksel, 300 milionë euro ishin grante, ndërsa vlera tjetër e konsiderueshme iu ofrua Shqipërisë, në formën e projekteve të rindërtimit ku qeveri të ndryshme morën pëersipër  të investonindrejteperdrejt në dërtimin e godinave publ;ike apo komplekseve të caktuara të banimit në zonat e deëmtuar nga tërmeti, ndërsa   pjesa tjetër janë  hua  që   do të shlyhen  nga shteti shqiptarë në formën e kredivetë buta. Komisioni Evropian  ofroi 115 milionë euro, nga këto 15 milionë euro grante  dhe 100 milionë euro kredi nga fondi i Bashkimit Evropian. Ndërkohë edhe vende  të tjera si Emiratet e Bashkuara  dhuruan 70 milionë euro për ndërtimin e 2 mijë njësive të banimit.  Ndërkohë që në total nga institucionet e Bashkimit Europian  u dhanë 400 milionë euro . Gjithashtu vende të vecanta si Franca ofruan 100 milionë euro të cilat do të shpërndahen përmes projekteve, pra jo në vlerë parash por në ndërtime, si dhe 60 milionë euro, të dhëna hua, çka do të thotë se në një kohë të caktuar, Shqipëria duhet t’ia kthejë. Italia po ashtu i ofroi Shqipërisë  65 milionë euro të cilat gjithashtu do të akordohen përmes projekteve në sektorë të caktuar. Ndërkohë, Turqia u vetëofrua për të ndërtuar mbi 500 njësi banimi, dhe vlera totale e ndihmave që ajo i dhuroi Shqipërisë, së bashku me blloqet e banimit, shkon në 46.3 milionë euro, përfshirë edhe rindërtimin e objekteve të kultit islam që janë dëmtuar në këto zona. Edhe vende të tilla si Holanda, Danimarka e Polonia, Slovenia, Finlanda e Austria ofruan fonde  edhe pse në shifra më të vogla ndërlohë që  nuk mungoi mbështetja edhe nga vende të tilla si Çekia, Hungaria, Rumania, Luksemburgu e Bullgaria, të cilat u solidarizuan për të marrë përsipër projekte ndërtimi në Shqipëri, veçanërisht në kopshte e shkolla, në sektorin e arsimit  i cili ishte sektori  i dytë më i prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga ana tjetër 5.2 milionë euro u dhuruan  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ndërkohë që nuk mungoi solidariteti dhe mbështetja nga vende si Zvicra, Serbia, Gjermania, Turqia, Japonia, Koreja, Greqia, Britania e Madhe, Suedia. Ndërkohë për të përballuar pasojat e pandemisë Covid 19 , Shqipëria ka marrë disa mbështettje nga BE . Në 28 Dhjetor 2020 , Shqipëria u bë pjesë e një pakete financiare prej 70 milion Euro që Komisioni Europian miratoi në kuadër të Instrumentit të Para Anëtarësimit ( IPA II) për të blerë vaksian anticovid nga kuotat e vaksinave që kanë blerë vendet anëtare të BE. Ndërkohë Shqipëria është pjesë e nismës COVAX  të ndërmarrë nga vendet e G20 e OBSH me 24  Prill 2020 për të siguruar vaksinën antiCovid e vakisinimin e popullsisë . Nga ana tjetër si pjesë e paketës prej 3.3 miliardë Euro që BE ka dhënë për vendet e Ballkanit Perëndimor( WB)  për të përballuar pandeminë Covid-19 që prej fillimit të saj  , Shqipëria që nga 9  Marsi 2020  ka përfituar 280.7  milion Euro nga fondet e BE ku  4 milion Euro i janë dhënë si ndihmë e drejtpërdrejtë për të përballuar krizën në sektorin shëndetësor (nga 38 milion Euro për WB), 46.7 milion Euro për të përballuar rimëkëmbjen social ekonomike( nga 389 milion Euro për WB), 180  milion Euro janë dhënë si pjesë e asistencës  financiare makro-ekonomike (nga 750  milion Euro për WB),  50.7 milion Euro janë dhënë si pjesë e mbështetjes për bizneset dhe investime në sektorin  publik (nga 455 milion Euro për WB).

 

 10. PJESËMARRJA E SHQIPËRISË NË FORMATIN E BASHKËPUNIMIT  KINA + Vendet e  EUROPËS QËNDRORE E LINDORE 17+ 1( ish- Kina16+ 1)  –
 Gjatë vitit 2021 Shqipëria do të marrë  pjesë në takimet dhe aktivitetet e Formatit të Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (Kina-EQL – Cooperation between China and Central and Eastern European Countries – China-CEEC)  .Ajo është një iniciativë nga Ministria Kineze e Punëve të Jashtme për të promovuar marrëdhëniet e biznesit dhe investimeve midis Kinës dhe 17 vendeve të CEE (CEEC) – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia. Formati u themelua në 26  Prill  2012 në  Varshavë për të nxitur bashkëpunimin e “17 + 1” (17 vendet e EQL dhe Kina). 17 + 1 takohen çdo vit.  Deri tani jane mbajtur 8 Samitet dhe 9 Forume Biznesi si në:

 

Varshavë (2012)
Bukuresht (2013)
Beograd (2014),
Suzhou (2015) ),
Riga (2016),
Budapest (2017),
Sofje (2018) ,
Dubrovnik (2019).

 

Sekretariati i Formatit të Bashkëpunimit Kinë-EQL është në Pekin, dhe për cdo vend anëtar ka 17 “koordinatorë kombëtarë” në secilin prej tyre. Qëllimi i këtij  formati bashkëpunimi mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (Kina-EQL ) është të promovojë Nismën  “Një Brez .Një  Rrugë” , apo “One Belt One Road”  – OBOR  që synon ringjalljen e rrugës së dikurshme tregtare të mëndafshit përmes transporit detar,tokësor e hekurudhor që lehtëson tregtinë mes Kinës e rajoneve të tjera të botës.  Përmes saj, synohet  të rritet bashkëpunim mes tyre  në fushat e infrastrukturës, logjistikës së transportit, tregtisë dhe investimeve.  Këto objektiva kryesore do të ndërlidhen edhe me bashkëpunimin në rritje në fushat e kulturës, arsimit , shkencës dhe turizmit. Nga  viti 2012 në 2020  janë hapur  linja të reja fluturimi direkte midis Kinës dhe vendeve të EQL dhe numri i turistëve kinezë që vizitojnë vendet e EQL është rritur ndjeshëm . Një Qendër Koordinimi  për Bashkëpunim Kulturor  Kinë – EQL(China-CEEC Coordination Center for Cultural Cooperation)  është hapur  në Maqedoninë e Veriut ashtu si në në qytetin jugperëndimor  Chengdu të Kinës janë hapur Qendra e Trajnimit për Artistë të Rinj (China-CEEC Training Center for Young Artists)  dhe  Qendra e  Bashkëpunimit të Industrive Kulturore dhe Krijuese (China-CEEC Center for Cooperation of Cultural and Creative Industries) . Shqipëria  konsiderohet nga Kina si një vend  që ndodhet përgjatë ish – rrugës tregtare të mëndafshit dhe për këtë arsye  Kina dhe Shqipëria nënshkruan në vitin 2017 dokumentin e bashkëpunimit për pjesëmarrjen në Nismën “Një brez, një rrugë” dhe kanë zgjeruar bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, kulturore, arsimore, shëndetësore, të instituteve të studimit të politikave, të bashkëpunimit ndërmjet pushteteve vendore, të burimeve njerëzore etj. Në vitet e fundit, vëllimi i tregtisë midis Kinës e Shqipërisë është rritur ashtu sikurse edhe numri i turistëve ndërkohë në vitin 2019 , Kina e Shqipëria përkujtuan 70 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Në Samitin  e 8- të të Nismës së Bashkëpunimit Kinë – EQL( 16 +1) të 11-12 Prillit 2019 në Dubrovnik të Kroacisë, u miratua Udhëzuesi i Dubrovnikut ku palët ranë dakort për  një dokument voluminoz me elementët e bashkëpunimit në të gjitha fushat.Gjatë këtij  Samiti , Formatit të Bashkëpunimit Kinë-EQL,iu bashkua edhe Greqia (tashmë ai emërtohet 17+1) duke e çuar në 12 numrin e vendeveve anëtare të  kësaj nisme që janë anëtare të BE, ndërkohë që 5 vende janë kandidate për anëtarësim në BE. Që prej vitit 2012 kur u jetësua Nisma për Bashkëpunim Kinë- EQL, tregtia mes tyre është rritur në mbi 50 %. Vëllimi tregtar ka arritur në $82.23 miliardë dollarë. Kina dhe vendet e EQL-së janë bërë partnerë të rëndësishëm brenda kuadrit të Nismës “Një brez Një Rrugë” dhe të gjitha vendet e EQL-së kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kinën në kuadër të kësaj nisme. kështu edhe ndërtimi i hekurudhës Beograd-Budapest (projekti më madhor në kuadër të Nismës së bashkëpunimit Kinë-EQL) po ecën me hapa konkretë dhe në pjesën hungareze po punohet në zbatim dhe në përputhje me legjislacionin e BE-së.Kina do që ta kthejë Europën Lindore në urë lidhëse midis Kinës dhe tregjeve të Europës Qendrore në projektin e saj për “Rrugën e re të mëndafshit”. Në muajin Mars 2019 , Italia u bë vendi i parë i industrializuar europian që iu bashkua Rrugës së Mëndafshit, megjithë kundërshttimet e bëra nga Brukseli. Gjithsej,15 nga 28 vendet anëtare të BE marrin pjesë në një mënyrë ose në një tjetër në nismën kineze për Rrugën e Mëndafshit. Që në vitin 2007, Kina ka investuar mbi 29 miliardë dollarë në projektet e mëdha të ndërtimit në Europën Lindore. Më shumë nga të gjitha vendet ka përfituar Serbia, ku janë derdhur më shumë se 10 miliardë dollarë dhe pas saj  vjen Hungaria me gati 4 miliardë dollarë, e ndjekur nga Polonia me 3 miliardë dhe Rumania me 2,5 miliardë dollarë.Nisma “Një Brez . Një  Rrugë”, e njohur në gjuhën angleze  si “One Belt. One Road”  ose shkurt OBOR, është një strategji globale e zhvillimit të infrastrukturës e miratuar nga qeveria kineze në vitin 2013 për të investuar në projekte të ndërtimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, e portale në gati 70 vende që shtrihen në Europë, Azi e Afrikë, Lindjen e Mesme.  Kjo iniciativë konsiderohet si  themeli i politikës së jashtme të Sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Kinës  dhe  Presidentit të Kinës  Xi Jinping, që e shpalli iniciativën “Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit- Silk Road Economic Belt” gjatë një vizite zyrtare në Kazakistan në 7 Shtator 2013 dhe Indonezi më 3 Tetor 2013.  Fjala “Brez” është shkurtimi i termit “Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit- Silk Road Economc Belt “, duke iu referuar rrugëve tokësore që përdoreshin për  transportin rrugor dhe hekurudhor përmes Azisë Qendrore pa dalje në det përgjatë rrugës së  famshme historike të mëndafshit që shkon në  tregjet e  Rajoneve Perëndimore, sic quheshin me këtë emër në kronikat kineze midis shekullit të III të e.s  dhe shekullit të VIII p.e.s  , rajonet në perëndim të  Shtegut Yumen  apo sic njihet  Azia Qendrore  ashtu sic nganjëherë ky term përdorej  për t’iu referuar edhe rajoneve të tjera në perëndim të Kinës  sic ishte:  nënkontinenti indian, ndërsa  fjala”Rruga” është shkurtim i termit “Rruga Detare e  Mëndafshit të Shekullit 21”, duke iu referuar rrugëve detare Indo-Paqësore që kalonin  përmes Azisë Juglindore në Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Nisma e qeverisë kineze “Një Brez . Një  Rrugë”  u përfshi në Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës përmes një Rezolute që u miratua në Kongresin e 109-të të PKK në 23 Tetor 2017.  Qeveria kineze e quan këtë  iniciativë “një përpjekje për të nxitur lidhjen mes rajoneve ekonomike të botës dhe për të përqafuar një të ardhme më të ndritur”.  Nisma dhe projektet infrastrukturore që ajo parashikon  synojnë të përfundojnë në 01 Tetor 2049 ,  e cila do të përkojë me 100 vjetorin  e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Disa vëzhgues dhe analistë kryesisht nga vendet që nuk marrin pjesë në këtë nismë , e interpretojnë këtë si një plan për një rrjet tregtie ndërkombëtar sinocentrik, pra që ka në qendër Kinën.

 

Më pas nisma  “Një Brez . Një  Rrugë”   u promovua edhe nga Kryeministri kinez Li Keqiang gjatë vizitave shtetërore në  kontinentin Aziatik  dhe Evropë. Iniciativës iu dha një mbulim intensiv nga media shtetërore kineze,. Objektivat e deklaruara të  kësaj nisme  janë “ndërtimi i një tregu të madh të unifikuar dhe përdorimi i plotë i tregjeve ndërkombëtare dhe vendore, përmes shkëmbimit kulturor dhe integrimit, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe besimin e kombeve anëtare, duke përfunduar në një model inovativ me hyrjet e kapitalit, talentin , dhe bazës së të dhënave të teknologjisë.  Nisma “Një Brez . Një  Rrugë”,    trajtonte problemin e  një” hendeku infrastrukturor “dhe në këtë mënyrë kishte një mundësi  për të përshpejtuar rritjen ekonomike në të gjithë zonën e Azisë , Paqësorit, Afrikës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore. Psh: sipas studimeve të atëhershme ishte vlerësuar  se Azia, duke përjashtuar Kinën, do të kishte nevojë  deri në 900 miliardë dollarë amerikanë investime në infrastrukturë në vit gjatë dekadës së ardhshme. Nevoja  për kapital afatgjatë shpjegon pse shumë krerë shtetesh aziatike dhe të Evropës Lindore shprehën me kënaqësi interesin e tyre për t’u bashkuar me këtë inicitaivë të re ndëtkombëtare me karakter  financiar ndërkombëtar duke u përqëndruar  në  rritjen ekonomike të drejtuar nga infrastruktura.

 

Në këtë kuadër Nisma “Një Brez . Një  Rrugë”, është konsideruar si një nga projektet më të mëdha  në histori  lidhur me   infrastrukturën dhe investimet , duke mbuluar më shumë se 68 vende, përfshirë 65% të popullsisë së botës dhe 40% të GDP  botërore.  Kjo nismë mbështetet në gjallërimin e  rrugëve të  vjetra tregtare që dikur lidhnin Kinën me  perëndimin përmes rrugëve të ndryshme sic ishin   rrugët që kishin bërë dikur  Marco Polo dhe Ibn Battuta në veri dhe rrugët detare në jug, që kishte përshkuar  ekspedita e  admiralit  Zheng He të dinastisë Ming .Ndërsa disa vende e shikojnë këtë iniciativë  në mënyrë kritike për shkak të rritjes së ndikimit të Kinës në ekonominë globale.Të tjerët e shohin si një motorr të ri të rritjes globale ekonomike duke lidhur dhe sjellë më afër nga pikëpamja ekonomike  Azinë, Evropën dhe Afrikën . Tregtia përgjatë Rrugës së Mëndafshit së shpejti mund të përbëjë gati 40% të tregtisë totale botërore, duke synuar një pjesë e madhe të saj të realizohet përmes rrugëve të transportit detar ndërkohë që transporti rrugor në gjurmët e ish- Rrugës së Mëndafshit është një mundësi tjetër për të nxitur tregtinë mes vendeve . Në gjurmët detare nga kalonte ish- Rruga e  Mëndafshit nga ku kalon më shumë se gjysma e të gjithë kontenierëve në botë, po zgjerohen portet e ujërave të thella. Rruga detare e mëndafshit niset nga bregu kinez në jug duke vazhduar  përmes porteve të Hanoit ( Vietnam) ,  Xhakartas( Indonezi), Singaporit dhe Kuala Lumpurit ( Malajzi)  përmes ngushticës së Malacca dhe më pas drejt Colombos(Sri Lanka) Indisë  , Malé, (Maldiveve), Mombasa( Kenia) dhe prej andej në Xhibuti, duke dalë përmes Detit të Kuq dhe Kanalit të Suezit në Mesdhe, dhe që andej  përmes portit të Haifas( Izrael) , Stambollit( Turqi) dhe Athinës( Greqi) dhe   në rajonin e Adriatikut të Epërm në Trieste ( Itali)  që ,me portin dhe hekurudhën e saj garanton lidhjet tregtare me  Evropën Qendrore për të vazhduar drejt Detit të  Veriut.  Si rrjedhojë edhe , Polonia, Shtetet Balltike, Evropa Veriore dhe Evropa Qendrore  lidhen gjithashtu  përmes porteve të Pireut( Greqi) dhe Triestes( Itali)  me këtë  Rrugë detare të Mëndafshit  që synon tu ofrojë atyre hapësirë tregtie në tregjet e Afrikës Lindore, Indisë dhe Kinës.  Në këtë mënyrë, transporti detar i kontenierëve midis Azisë dhe Evropës do të riorganizohet dhe përkundër një rruge të gjatë transporti detar që kryhet aktualisht  mes Azisë Lindore  dhe Evropës veri-perëndimore, rruga  detare jugore  përmes Kanalit të Suezit drejt  portit të  Trieste e shkurton transportin e mallrave me të paktën katër ditë. Gjithashtu nëpërmjet Nismës “Një Brez . Një  Rrugë”, Kina synon të nxisë  krijimin e rrjeteve të organiztave kërkimore e studimore që do të përfshihen në analizat sociale, ekonomike e gjeopolitike të kësaj nisme. Kina në  Samitin e I-rë  “Kina – EQL” që u mbajt në Varshavë më 26  Prill 2012, miratoi një Fond për Kërkime Shkencore për të nxitur bashkëpunimin mes institucioneve kërkimore shkencore të Kinës e atyre të EQL .Sipas burimeve të ndryshme, qeveria kineze ka premtuar të investojë  124 miliardë dollarë për projektin e ndërtimit të Rrugës së Mëndafshit që nxit  tregtinë e lirë në Azi, Afrikë dhe Evropë, në kuadër të   Nismës “Një Brez . Një  Rrugë”   mes të cilave 10-12 miliardë do t’i investojë në projekte infrastrukturore në EQL kryesisht përmes Bankës Kineze për Zhvillim ( China Development Bank ).
SHPËRNDAJE