Anar Huseynov
Ambasador i Republikë së Azerbajxhanit në Greqi dhe Shqipëri
20 Janari 1990 është një moment historik në rrugëtimin e Azerbajxhanit për pavarësi. E emërtuar zyrtarisht si ‘Dita Kombëtare e Zisë’, është gjithashtu një ditë themelore e krenarisë kombëtare për vendin tim, pasi kjo ditë është bërë simboli i vullnetit të palëkundur në emër të pavarësisë kombëtare dhe lirisë së popullit të Azerbajxhanit.
Rrënjët e tragjedisë së janarit datojnë që nga viti 1988, kur përpjekjet për të aneksuar rajonin e Nagorno-Karabakut të Azerbajxhanit në Armeni dhe një valë tjetër e dëbimit të azerbajxhanasve nga tokat e tyre historike në Armeni po merrnin vrull. Për shkak të përkeqësimit të konfliktit në Nagorno-Karabak, një lëvizje kombëtare mori hov në Azerbajxhan dhe situata në vend u tensionua. Populli i Azerbajxhanit u zemërua nga pretendimet territoriale dhe aktet agresive të Armenisë, të mbështetur nga zyrtarët sovjetikë të atëhershëm kundër Azerbajxhanit. Që nga viti 1988 lëvizja kombëtare për liri mori vrull. Kjo ishte një protestë kundër politikës së BRSS dhe, si rezultat, për pavarësinë e Azerbajxhanit. Por udhëheqja sovjetike bëri një krim të tmerrshëm kundër popullit azerbajxhanas – në vend që të parandalonte këto tensione në rritje, politika e liderit sovjetik Gorbachov u bë një detonator për forcimin e separatizmit armen në Nagorno-Karabak, i cili mbrojti aneksimin e këtij territori në RSS të Armenisë.
Mijëra njerëz që protestonin kundër politikës së BRSS mbajtën demonstrata gjatë gjithë ditës në sheshin qendror dhe rrugët e Baku.
Goditja e dhunshme e popullsisë civile të Bakusë në 20 janar 1990, u krye me udhëzimin e qeverisë Sovjetike të asaj periudhe në mënyrë që të shtypte protestën e drejtë të popullit azerbajxhanas, për të parandaluar zgjerimin e lëvizjes çlirimtare në Azerbajxhan. 131 njerëz të pafajshëm u vranë, 744 njerëz u plagosën rëndë, 4 u zhdukën dhe 400 u arrestuan. Njerëzit e Azerbajxhanit e quajnë këtë tragjedi “Janari i Zi”, që i referohet masakrës së civilëve që ndodhi gjatë këtyre ditëve. Meqenëse zyrtarët sovjetikë kanë deklaruar publikisht se qëllimi i ndërhyrjes së trupave sovjetike ishte parandalimi i rrëzimit të qeverisë Sovjetike të Republikës së Azerbajxhanit nga lëvizja kombëtare, dënimi i kryer mbi Baku nga ushtarët sovjetikë mund të ketë qenë paralajmërim për lëvizjet çlirimtare, jo vetëm në Azerbajxhan, por edhe në Republikat e tjera të Bashkimit Sovjetik.
Masakra e përgjakshme që ndodhi në Baku në janar 1990 tregoi thelbin e përgjakshëm anti-humanist të regjimit totalitar sovjetik, kur forcat e armatosura të BRSS u përdorën përsëri kundër çlirimit dhe lëvizjes së pavarësisë së njerëzve. Kjo ishte metoda e operacionale e Bashkimit Sovjetik për shtypjen e lëvizjeve çlirimtare, të zbatuara kundër kryengritjes hungareze në 1956 dhe Pranverës së Pragës në 1968. Veprimi ndëshkues i forcave të armatosura sovjetike kryer në Baku në janar 1990, shkalla e tij, mizoria, numri i viktimave njerëzore i tejkaloi ngjarjet në Tbilisi, Vilnius, Riga etj. Këto ishin ngulçimet përfundimtare të perandorisë së vjetëruar sovjetike.
20 Janari ishte prova dhe fitorja morale e parë në rrugën që e çoi kombin drejt pavarësisë dhe rivendosjes së ideve kombëtare-shpirtërore.
Populli azerbajxhanas, i nënshtruar ndaj masave ndëshkuese nga një trupë ushtarake e armatosur deri në dhëmbë, nuk u thye, nuk e humbi vendosmërinë e tij për pavarësi, përkundrazi, zëri i tyre i drejtë dukej edhe më i fortë. “Janari i Zi” ishte fillimi i fundit të sundimit sovjetik në Azerbajxhan dhe hapi rrugën për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Përkundër ngjarjeve të përgjakshme në Baku, dita e 20 Janarit 1990 u bë një faqe heroizmi në historinë e luftës për pavarësi dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit. Më 20 janar 1990, megjithëse populli azerbajxhanas pësoi një agresion ushtarak, moral dhe politik, ata shfaqën aftësinë e tyre për të ruajtur traditat e heroizmit historik dhe për t’i rezistuar sulmeve më të egra për hir të lirisë dhe pavarësisë së mëmëdheut, duke u bërë dëshmorë.
Në këtë kohë vërtet të rëndësishme për republikën, duke vënë jetën e tij në rrezik, Udhëheqësi Kombëtar i Azerbajxhanit Heydar Aliyev, mbajti fjalimin e tij të famshëm në Moskë, në të cilin ai e quajti vendimin e udhëheqjes më të lartë sovjetike për të dërguar trupa në Baku si “çnjerëzore, veprim anti – demokratik dhe anti-kushtetues” dhe kërkoi që “të gjithë ata që përfshihen në tragjedi duhet të ndëshkohen “. Më vonë, vendimi për vlerësimin e parë politiko-ligjor të tragjedisë së 20 janarit u miratua nga Parlamenti i Azerbajxhanit, me iniciativën e tij.
Kanë kaluar 31 vjet nga tragjedia e 20 janarit. Azerbajxhani nderon kujtimin e viktimave të ngjarjeve të Janarit të Zi çdo vit.
“Janari i Zi” është shënuar përgjithmonë në historinë e vendit si një ditë e luftës heroike në emër të lirisë dhe integritetit territorial të Azerbajxhanit. Dita që çoi në humbje serioze dhe në vrasjen e njerëzve të pafajshëm demonstroi gatishmërinë për luftë, dhe krenarinë e njerëzve që nuk mund të duronin politikën e udhëheqjes tradhtare së BRSS ndaj Azerbajxhanit, dhe ngritën zërin e tyre për të fituar liri dhe pavarësi.
Kjo ngjarje epokale ka forcuar identitetin kombëtar Azerbajxhan dhe ka shënuar një pikë kthese në rivendosjen e pavarësisë kombëtare. Ishte tragjedia e janarit që shndërroi një lëvizje nacional-çlirimtare në një realitet politik dhe i dha shtysë të fortë luftës së popullit azerbajxhanas për pavarësi. Azerbajxhani fitoi pavarësinë e tij, por kostoja ishte e lartë – 20 përqind e territorit tonë u pushtua si rezultat i agresionit armen që kaloi në operacione ushtarake.
Azerbajxhani gjithmonë ka mbështetur zgjidhjen paqësore të këtij konflikti. Megjithë 30 vjet negociata të ndërmjetësuara nga bashkëkryetarët e Grupit Minskut të OSBE-së, asnjë rezultat nuk është arritur. Përkundrazi, Armenia lëshoi luftë të re për territore të reja në 27 Shtator 2020. Pas 44 ditësh lufte territoret tona u çliruan nga pushtimi armen dhe integriteti territorial u sigurua. Ky zhvillim është jo vetëm një moment historik në historinë e Azerbajxhanit të pavarur por edhe një kusht jetësor për paqe të qëndrueshme, bashkëpunim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore në rajon.