Azerbajxhani kërkon drejtësi për Khojaly

2

 

Anar Huseynov,

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë

 

 

 

Kaluan 29 vjet nga gjenocidi i Khojaly, një nga kapitujt më të përgjakshëm të historisë së Azerbajxhanit. Ngjarjet e natës së 25-26 shkurtit 1992 në qytetin e Khojaly të rajonint të Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan, përbëjnë gjenocidin e parë të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Pasi pushtuan pjesën më të madhe të rajonit dhe dëbuan banorët etnikë azerbajxhanas, forcat armene ndërmorën një banjë të vërtetë gjaku me popullatën azerbajxhanase në qytetin Khojaly. Qyteti ishte rrethuar nga njësitë armene për katër muaj me rradhe para sulmit. Në kohën e sulmit, disa mijëra banorë kishin mbetur në qytet, shumë prej të cilëve ishin të sëmurë, të plagosur, të moshuar, gra dhe fëmijë – të gjithë ata që nuk kishin qenë në gjendje të iknin para rrethimit. Përveç objektivave strategjikë, agresorët armenë dëshironin të shkatërronin Khojaly-n si vendbanimin që pasqyron trashëgiminë historike dhe kulturore të popullsisë Azerbajxhanase. Forcat e armatosura armene dhe njësitë mercenare nuk e vranë mendjen për njerëzit në Khojaly të cilët arritën të largoheshin nga qyteti. Si rezultat u vranë 613 civilë, duke përfshirë 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar. 1275 banorë të Khojaly u morën peng, ndërsa fati i 150 prej tyre është ende i panjohur deri më sot. 8 familje u shfarosën plotësisht. 130 fëmijë humbën njërin nga prindërit, dhe 25 fëmijë humbën të dy. 487 njerëz, përfshirë 76 fëmijë u plagosën rëndë.

 

Meqenëse civilët e Khojaly-it u therën qëllimisht vetëm e vetëm se ishin Azerbajxhanas, masakra është karakterizuar me të drejtë si një akt gjenocidi dhe si një rast i spastrimit etnik.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgjegjësia për krimet e kryera në Khojaly e Republikës së Armenisë, udhëheqjes së saj politike dhe ushtarake, si dhe grupeve të armatosura vartëse të saj, konfirmohet nga fakte të shumta, duke përfshirë të dhëna hetimore, dëshmitë e dëshmitarëve okularë, dëshmi nga burime të mediave ndërkombëtare dhe raporte të organizata ndërqeveritare dhe joqeveritare.

 

Raportet, fotot dhe pamjet e bëra nga gazetarët perëndimorë, të tillë si Anatol Lieven (The Times) dhe Thomas Goltz (Washington Post) në skenën e masakrës, hedhin dritë mbi këtë krim lufte. Të vrarët iu nënshtruan mizorive të paimagjinueshme në një shoqëri të civilizuar. Mbulimi i masakrës në Khojaly nga media të njohura ndërkombëtare si The Washington Times, The New York Times, The Boston Globe, The Guardian, gazetat e pavarura dhe revistat si Time dhe Newsweek përbëjnë dëshminë e atyre ditëve të përgjakshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Masakra në Khojaly nuk ishte asgjë më pak se spastrimi kriminal etnik, një pararendës i krimeve të tjera të rënda. Avokatët e organizatës ndërkombëtare Human Rights Watch e kanë klasifikuar tragjedinë në Khojaly si një “masakër” dhe banjën e gjakut në mesin e popullatës civile si një krim lufte. Masakra në Khojaly ka rëndësi sepse ata civilë ishin në proces të largimit nga shtëpitë e tyre kur u vranë. Ata ishin paralajmëruar për pasojat e qëndrimit dhe u ishte ofruar një korridor i sigurt dhe ata me ngurrim kishin vendosur të largoheshin. Sidoqoftë, ai kalim i premtuar i sigurt u kthye në një fushatë vrasëse në Khojaly.

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithasthu ngjarja e Khojaly e rëndësishme për shkak të mënyrës se si vdiqen ato 613 njerëz. Fakti që ky ishte numri më i madh i të vdekurve në çdo ditë të konfliktit është padyshim i rëndësishëm, por ishte natyra e tmerrshme e sulmeve që e bënë Khojaly simbolin e më shumë se tridhjetë mijë njerëzve, nga të dy palët e konfliktit, të cilët vdiqën midis 1988 dhe 1994.

 

 

Masakra në Khojaly ka më shumë rëndësi sepse njeriu që mburrej me krenari për rëndësinë ‘strategjike’ të këtij sulmi brutal, më vonë u bë Presidenti i Armenisë. Siç është raportuar nga studiuesi dhe shkrimtari britanik, Thomas de Waal në librin e tij të mirënjohur Kopshti i Zi mbi konfliktin armene-azerbajxhanas, ish-Presidenti i Armenisë Serxh Sarkisjan, i cili në atë kohë ishte një nga komandantët e forcave etnike armene, tha: ” Para Khojaly, Azerbajxhanasit menduan se po bënin shaka me ne, ata menduan se Armenët ishin njerëz që nuk mund të ngrinin dorën kundër popullatës civile. Ne ishim në gjendje ta thyejmë atë [stereotip]. Dhe kjo është ajo që ndodhi”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Masakra e Khojaly dhe krime të tjera të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid i kryer nga Armenia gjatë rrjedhës së agresionit kundër Azerbajxhanit përbëjnë një shkelje serioze të së ligjit ndërkombëtar humanitar, në veçanti Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, Besëlidhjen Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën kundër Torturës, Deklaratën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Konflikte të Emergjencave dhe të Armatosura etj.

 

Rolin e rëndësishëm në njohjen ndërkombëtare të tragjedisë Khojaly si gjenocid e luajti fushata ndërkombëtare “Drejtësi për Khojaly”. Fushata Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit nën moton “Drejtësi për Khojaly” e filluar më 8 maj 2008 nga Znj. Leyla Aliyeva, Nënkryetare e Fondacionit Heydar Aliyev angazhoi 120,000 njerëz dhe 115 organizata t’i bashkohen kësaj fushate. Si rezultat i përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar për gjenocidin e Khojaly, organet legjislative kombëtare të më shumë se 15 vendeve, si dhe organet ekzekutive dhe legjislative të më shumë se 20 shteteve të SHBA, miratuan një numër rezolutash dhe deklaratash për të dënuar masakrën e popullsisë civile në Khojaly dhe njohur tragjedinë e Khojaly si një akt gjenocidi dhe krimi kundër njerëzimit.

 

Rajonet e Azerbajxhanit të pushtuara nga Armenia, tashme janë çliruar si rezultat i kundërsulmeve të Ushtrisë Azerbajxhanase ndaj sulmin ushtarak armen më 27 shtator, 2020. Pas 44 ditësh të veprimit ushtarak u bë një deklaratë e përbashkët për këtë çështje u dha nga presidenti i Azerbajxhanit, Kryeministri i Armenisë dhe presidenti i Rusisë.

 

Vlen të përmendet se Armenia vazhdoi krimet e saj kundër njerëzimit me shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve Azerbajxhanë gjatë Luftës së Dytë të Karabakut në vitin 2020. Sulmimi i popullatës civile dhe infrastrukturave të qyteteve të tilla të populluara të Azerbajxhanit si Ganja, Barda dhe Tartar, të vendosura më shumë se 100 km larg fushës së betejës, Armenia edhe një herë kreu të njëjtat krime lufte në 2020 si ato të vitit 1992, dhe në fakt, përdori këtë herë armë më vdekjeprurëse, duke përfshirë bomba thërrmuese dhe sisteme raketash për të shkaktuar vdekje të shumta civilësh. Si rezultat i sulmeve me raketa dhe artileri të rëndë më shumë se 100 civilë, përfshirë 12 fëmijë dhe 27 gra u vranë ndërsa 423 të tjerë u plagosën.

 

Gjenocidi i Khojaly i vitit 1992 dhe bombardimi i një popullsisë paqësore në vitin 2020 përfaqësojnë prova të qarta të politikës së qëllimshme dhe akteve të dhunës sistematike nga autoritetet e Republikës së Armenisë kundër civilëve Azerbajxhanas.

 

 

 

 

 

 

 

 

Duke i thënë botës të vërtetën në lidhje me Khojaly ne nuk kemi ndërmend të ngulisim ndjenja armiqësore kundër popullit armen. Ne duam që bashkësia botërore të njohë ata kriminelë, të cilët ishin përfaqësues të popullit armen dhe qëndruan në pushtet për një kohë të gjatë. Populli Azerbajxhan dëshiron të përcjellë thelbin e akteve të kryera prej tyre, në mënyrë që tragjedi të tilla të përgjakshme të mos përsëriten. Ne kërkojmë Drejtësi për Khojaly.

 

Vendosja e së vërtetës në lidhje me shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut të kryera gjatë konfliktit, sigurimi i dëmshpërblimeve të përshtatshme dhe efektive për viktimat dhe nevoja për veprime institucionale për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të tilla janë të gjitha kushte të nevojshme dhe pjesë e procesit të bashkëjetesës  paqësore midis dy kombeve. Azerbajxhani ka qenë në favor të bashkëjetesës së armenëve të Nagorno-Karabakut krah për krah me azerbajxhanasit dhe këto dy komunitete të Karabakut kanë jetuar më parë së bashku në paqe dhe harmoni, dhe marrëdhëniet midis popujve të Azerbajxhanit dhe Armenisë ishin në kuptimin të fqinjësisë së mire. Vetëm marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mund të sjellin paqe, stabilitet dhe zhvillim në rajonin e Kaukazit të Jugut.

 

SHPËRNDAJE