Dita e Fitores në Azerbajxhan – 9 Maj

0

Anar Huseynov,

Ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Republikës së Azerbajxhanit për Shqipërinë dhe Greqinë

9 Maj – Dita e Fitores kundër fashizmit – është festuar që prej vitit 1945. Kjo fitore nuk ishte e lehtë, qindra e mijëra bijë të guximshëm të Azerbajxhanit dhanë jetën për të. Dita e Fitores në Azerbajxhan përkujton triumfin e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. 9 Maj është një ditë feste në pjesën më të madhe të republikave ish-sovjetike dhe Azerbajxhani nuk bën përjashtim. Afërsisht 600,000 ushtarë azerbajxhanas, ose afërsisht 1/5 e të gjithë popullsisë së Azerbajxhanit Sovjetik, morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo festë zyrtare është një mundësi për azerbajxhanasit që të kryejnë homazhet e tyre për veteranët që i kanë mbijetuar luftës dhe në kujtim të ushtarëve që kanë humbur jetën në betejë.

Duke qenë se më tepër se 80% e kompanive të naftës të Bashkimit Sovjetik ishin të vendosura pranë qytetit të Bakut, Azerbajxhani ishte një nga shënjestrat e para që u sulmua nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse nuk do të ishte përdorur nafta azerbajxhanase, kjo luftë nuk do të kishte përfunduar në fitore. Pasi u urdhëruan që të pushtonin Bakun, nazistët filluar Operacionin Edelweiss në 25 Shtator 1942, në një përpjekje për të marrë nën kontroll naftën azerbajxhanase në mënyrë që të pengonin furnizmin me karburant të trupave sovjetike. Pavarësisht humbjes së 100,000 ushtarëve në betejë, nazistët nuk mundën asnjëherë ta merrnin rajonin nën kontroll.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, partizanët azerbajxhanas po luftonin gjithashtu dhe në Francë, Itali, Ukrainë dhe Bjellorusi, dhe sot përkujtimore për ushtarakët azerbajxhanas mund të gjenden në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik. Fakti që më tepër se 170,000 azerbajxhanas janë dekoruar me urdhëra dhe medalje, dëshmohet edhe me dekorimin e 130 prej bashkëatdhetarëve tanë me titullin ‘Hero i Bashkimit Sovjetik’.   

Mehdi Huseynzadeh, ose siç njihet me nofkën ‘Mikhajlo’ (lindur më 22 Dhjetor 1918 në Novkhani, Baku dhe vdekur më 2 Nëntor 1944 në Vitlove, Slloveni) ishte toger, partizan dhe agjent i fshehtë azerbajxhanas, kryesues i grupit të inteligjencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hero i Bashkimit Sovjetik. Edhe pse u kap gjatë Luftës së Dytë Botërore, u arratis prej kampit, luftoi kundër ushtrisë gjermane me trupat guerilje nga Jugosllavia, Trieste dhe Italia, si dhe kreu disa misione ushtarake të vështira dhe operacione sabotimi.

Ahmadiyya Jabrayilov (lindur më 22 Shtator 1920 dhe vdekur më 10 Tetor 1994) mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore, ishte partizan, një prej figurave më të spikatura të Lëvizjes së Rezistencës Franceze. A. Jabrayilov shfaqi guxim të theksuar në çlirimin e Francës nga pushtuesit. Në Paris, i cili u çlirua në 20 Gusht 1944, gjenerali Charles de Gaulle u takua me Ahmadiyya Jabrayilov. Në 28 Gusht, Ahmadiyya iu bashkua Brigadës së Tretë në Montoban dhe mori pjesë në betejat e Vozj dhe Alsace.

Në 1 Mars 1945, ai iu bashkua Skuadriljes së Katërt së Brigadës së Tretë. Së bashku me një sërë detyrash të tjera, Ahmadiyya Jabrayilov hodhi në erë linjat hekurudhore dhe pengoi armikun që të dërgonte mijëra burra francezë në kampet e përqëndrimit në Gjermani. Duke shpëtuar rreth 500 fëmijë francezë që të mos dërgoheshin në kampet e përqëndrimit, ai u plagos dhe u shtrua për trajtim në një spital ushtarak gjerman veshur me uniformën e një oficeri gjerman. Në përfundim të trajtimit, u emërua komandant i forcave ushtarake të Albi. Për një kohë të gjatë, si oficer gjerman, kaloi informacione të rëndësishme tek guerilasit. Më pas ai kapi të gjithë oficerët e komandantit dhe i dorëzoi tek forcat guerilase. Shkatërroi ura, u vendosi flakën magazinave gjermane dhe shtëpive ku banonin oficerët nazistë. Nën drejtimin e tij, tanket e armikut u dogjën në qendër të Lionit. Në këmbim të operacionit të suksesshëm, Maurice Thorez, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Franceze, i dhuroi një pistoletë.

Presidenti i ndjerë, Heydar Aliyev, u shpreh në eventin solemn në kuadër të 50 vjetorit të Fitores, në 1995: “Roli i veçantë i Azerbajxhanit në arritjen e kësaj fitoreje lidhet me faktin se nafta e Republikës së Azerbajxhanit ishte një nga faktorët më të rëndësishëm në suksesin e luftës. Në atë kohë, 75% e naftës dhe mbi 80% e karburantit të prodhuar në Bashkimin Sovjetik gjatë luftës ishte e prodhuar në Azerbajxhan. Shumë naftë u prodhua nga puna e palodhur e punonjësve të naftës azerbajxhanas. Pa dyshim, nuk është e vështirë të dalim në përfundimin se pa karburantin azerbajxhanas, luftërat e motorave dhe teknologjisë nuk do të kishin qenë kaq të suksesshme. Në atë kohë, benzina cilësore, vajguri dhe produktet e tjera të naftës u krijuan nga shkencëtarët azerbajxhanas dhe u prodhuan në Azerbajxhan.”

Heronjtë e vërtetë të festimeve të ditës së sotme të 76 vjetorit të Fitores, heroizmi i bashkëatdhetarëve tanë që treguan kurajo të madhe në mposhtjen e armikut, treguan gadishmëri për të dhënë jetën, morën pjesë në luftën me kombet e tjera, dhe shpëtuan botën nga fashizmi, nuk do të harrohen kurrë. Për këtë arsye, guximi i treguar nga njerëzit e Azerbajxhanit në front dhe në prapavijë, për të arritur një fitore historike mbi nazismin është i pamohueshëm.        

SHPËRNDAJE