Angazhimet dhe arritjet e Marrëveshjes së Parisit deri më tani
Loren Kocollari
Roli i Kinës në përgatitjen dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Parisit u prit mirë në vitin 2015.
Nga ai moment, Kina është përpjekur në shumë raste të konfirmojë pozicionin e saj si udhëheqëse
globale në luftën kundër ndryshimit të klimës. Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së në
shtator të vitit 2020, Kina u zotua të bëhej një vend neutral ndaj karbonit para vitit 2060 (Song,
2020). Sipas disa parashikimeve nga Climate Action Tracker (2021), nëse synimi i Kinës për neutralitetin e karbonit do të arrihet, kjo do të thotë se “do të ulë parashikimet e ngrohjes globale me rreth 0.2 deri 0.3 gradë C.” Nëse zbatohet me sukses ky premtim, kjo përpjekje do të ishte hapi më i madh i bërë ndonjëherë në luftën kundër ndryshimeve klimaterike.
Angazhimi i bërë nga Xi Jinping para Kombeve të Bashkuara në lidhje me rolin që Kina do të luajë në luftimin e ndryshimeve klimatike u theksua më vonë në Planin e 14-të Pesëvjeçar të Kinës për Zhvillimin Kombëtar Ekonomik dhe Social, që mbulon afatin kohor 2021-2025, botuar në mars të vitit 2021. Në plan, parashikohet që konsumi për njësi të PBB -së i energjisë së Kinës gjatë viteve 2021 dhe 2025 të zvogëlohet me 13.5 %, ndërsa emetimet e dioksidit të karbonit për njësi të PBB -së do të reduktohen me 18 % . Plani sugjeron gjithashtu që Kina do të arrijë kulmin e emetimit të karbonit deri në vitin 2030, duke ndarë të njëjtin angazhim të bërë nga Xi Jinping në sesionin e OKB -së. Kjo do të thotë që nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, pas vitit 2030 emetimi i karbonit në Kinë do të fillojë të bjerë. Vlen të thuhet se Kina përmbushi shumicën e angazhimeve që ishin marrë në Planin e 13-të Pesëvjeçar (2016-2020) (Lewis, Edwards, 2021).
Ka disa tregues të rëndësishëm në lidhje me veprimin e Kinës në luftën ndaj ndryshimeve
klimatike. Nga të gjitha kapacitetet e instaluara të energjisë së rinovueshme në të gjithë botën,
Kina është pronare e rreth 30% të tyre. Kina është përpara globalisht në krijimin e një ekonomie
me karbon të ulët. Siç shpjegon Foreign Policy, “Në vitin 2018, kompanitë kineze përbënin mbi njëtëtretën eprodhuesve botërorë të turbinave me erë. Nëvitin 2019, vendindërtoi mbi70 përqind të fotovoltaikëve diellorë në botë. Në automjetet elektrike, komanda e Kinës është edhe më e madhe” (Ladislaw, Tsafos, 2020).
Pra, dy nga tre teknologjitë e ardhshme të mëdha të energjisë së gjelbër prodhohen për momentin
kryesisht në Kinë. Një raport i lëshuar nga Komisioni Global mbi Gjeopolitikën e Transformimit
të Energjisë në vitin 2019 arriti në përfundimin se “asnjë vend nuk e ka vënë veten në një pozitë më të mirë për t’u bërë superfuqia e energjisë së rinovueshme në botë sesa Kina” (Dudley, 2019). Një përfitim tjetër i të qenit një udhëheqës global në energjinë e pastër, është zvogëlimi i nevojës për importe nga palët e tjera, që mund të minojnë ambiciet ekonomike të Kinës.
Studime të tjera, sugjerojnë gjithashtu që ndryshimet pozitive kanë nisur. Një studim i cili përdori të dhënat satelitore të NASA-s (2000-2017) për të analizuar zonat me gjethe jeshile në të gjithë botën, tregoi se këto zona janë rritur me 5% që nga vitet 2000, ku “vetëm Kina përbën 25% të rritjes globale neto të zonave me gjethe me vetëm 6.6% të sipërfaqes vegjetale globale. ” (Chen et al., 2019).
ClimateAction Tracker, njënga organizatat tëpavarurashkencore mëtëcituara, qëndjek veprimet
e qeverive të ndryshme ndaj klimës, e konsideron si shqetësues faktin që Kina vazhdon të jetë e
angazhuar në mbështetjen e industrisë së qymyrit. Global Energy Monitor (2021) raporton se që
nga korriku 2020, termocentralet e qymyrit në ndërtim në vend do të vinin në dyshim qëllimin real të Kinës për të arritur neutralitetin e karbonit, duke sjellë si rrjedhojë vënien në dyshim të angazhimit të saj real për të respektuar Marrëveshjen e Parisit. Për ekspertët, këto shifra mund të përmbysen lehtësisht nëse do të ketë vullnet nga qeveria kineze. Kina mund të largohet nga konsumi i karburanteve fosile, duke pasur parasysh se është një lider global në teknologjitë e energjisë së pastër dhe se gjithmonë mund të mbështetet në ndihmën e centraleve bërthamore.
Angazhimi afatgjatë i Kinës për momentin nuk mbulon gazrat serë jo-dioksid karboni, të cilat
gjithashtu duhet të merren parasysh nga Kina dhe vendet e tjera që duan të kufizojnë ngrohjen e
planetit nën 1.5 gradë C. Megjithatë, Plani i 14-të Pesëvjeçar ka një segment të dedikuar edhe për
gazrat serë jo-dioksid karboni, ku thuhet se Kina “do të rrisë kontrollet mbi gazrat e tjerë serrë si metani, hidrofluorokarbonet dhe perfluorokarbonet”, por pa specifikuar ndonjë datë, e cila do ta bënte angazhimin më të verifikueshëm.
SipasKomunikimittë tretëKombëtar mbiNdryshimetKlimatike tëRepublikësPopulloretëKinës, temperatura mesatare vjetore e ajrit të vendit mund të rritet edhe në 5.0°C deri në fund të këtij shekulli. Kjo do të ndodhte në skenarin më të rrezikshëm të përqendrimit të gazrave serrë, nëse e krahasojmë atë me periudhën 1986-2005. Në dokumentin e Komunikimit Kombëtar, thuhet gjithashtu se riprodhimi i karakteristikave reale të klimës duke përdorur modele globale të klimës mund të vijë me disa mangësi. Kjo do të thotë se do të nevojitet punë e mëtejshme drejt shtjellimit të kapaciteteve simuluese për të kuptuar sa më qartë të ardhmen.
Më 17 Prill 2021, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, dy ndotësit më të mëdhenj në botë të karbonit,
ranë dakord të punojnë më tej së bashku për të trajtuar ndryshimet klimatike. Takimi i dy të dërguarve specialë për klimën, i dërguari special i presidentit amerikan Xhon Kerri dhe i dërguari special i Kinës Xie Zhenhua, prodhuan një listë të veprimeve të cilat të dy vendet ranë dakord të ndërmarrin në të ardhmen. Në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara për të adresuar ndryshimet klimatike, u tha se të dy vendet ishin të angazhuar për të bashkëpunuar për të adresuar një krizë “me seriozitetin dhe urgjencën që kërkon”.
Premtimi i arritjes së neutralitetit të karbonit në Kinë është një angazhim gjigant, i cili nuk mund
të përmbushet lehtë pa mbështetjen e një popullsie vendase prej 1.4 miliardë banorësh. Që nga
konsumi i energjisë, tek prodhimi i ushqimit, Kinës do t’i duhet të ndryshojë dhe transformojë plotësisht ekonominë e saj. Ndërkohë, ndërgjegjësimi në lidhje me rreziqet e ndryshimit të klimës në Kinë po rritet edhe në mesin e qytetarëve kinezë. Sipas një sondazhi të organizuar nga Qendra Kineze për Komunikimin e Ndryshimeve Klimatike në 2017, “94.5% e të anketuarve mendojnë se ndryshimet klimatike po ndodhin, 75.2% besojnë se ata tashmë kanë përjetuar ndikimin e ndryshimit të klimës dhe gati 80% janë të shqetësuar për ndryshimet klimatike ” (China4C, 2017).
Një proverb i lashtë kinez thotë se “njeriu duhet të pushtojë natyrën”. Pas dekadash të tëra të një
rritjeje ekonomie të pashembullt, duket se e vetmja mënyrë që Kina dhe pjesa tjetër e botës kanë
të pushtojnë vërtet natyrën, është duke u përpjekur ta respektojnë atë sa më shumë që të jetë e
mundur.
Referencat
Assessing China’s Energy and Climate Goals. (2021, May 6). Retrieved June 18, 2021, from
https://www.americanprogress.org/issues/security/reports/2021/05/06/499096/assessing-
chinas-energy-climate-goals/
Chen, C., Park, T., Wang, X. et al. China and India lead in greening of the world through land-use management. Nat Sustain 2, 122–129 (2019). https://doi.org/10.1038/s41893-019-0220-7
China’s 14th Five-Year Plan, covering the years 2021-2025. Retrieved June 19, 2021, from https://cset.georgetown.edu/wp-content/uploads/t0284_14th_Five_Year_Plan_EN.pdf
ClimateAction Tracker, Chinagoing carbon neutralbefore2060 would lower warming projections
by around 0.2 to 0.3 degrees C. Retrieved June 19, 2021, from
https://climateactiontracker.org/press/china-carbon-neutral-before-2060-would-lower-warming-
projections-by-around-2-to-3-tenths-of-a degree/#:~:text=23%20September%202020%20%E2%80%93%20If%20China,by%20the%20Cl imate%20Action%20Tracker.
Climate Change in the Chinese Mind 2017 Survey Report. Retrieved June 16, 2021, from https://unfccc.int/sites/default/files/resource/Press%20Release%20-%202.pdf
Dudley, D. (2019, January 11). China Is Set To Become The World’s Renewable Energy
Superpower, According To New Report. Retrieved June 19, 2021, from
https://www.forbes.com/sites/dominicdudley/2019/01/11/china-renewable-energy-
superpower/?sh=7434466f745a
Global Energy Monitor Report, China Dominates 2020 Coal Plant Development. Retrieved June 16, 2021, from https://globalenergymonitor.org/wp-content/uploads/2021/02/China-Dominates-2020-Coal-Development.pdf
Ladislaw, S., & Tsafos, N. (2020, November 4). Beijing Is Winning the Race to Build—and
Sell—Clean Energy Technology. Retrieved June 16, 2021, from
https://foreignpolicy.com/2020/10/02/china-clean-energy-technology-winning-
sell/#:%7E:text=At%20the%20end%20of%20September,many%20of%20which%20it%2
0produces.
Song, R. (2020) 4 Questions About China’s New Climate Commitments. Retrieved June 20,
2021, from https://www.wri.org/insights/4-questions-about-chinas-new-climate-
commitments#:%7E:text=1.,amount%20of%20any%20remaining%20emissions