Geron Kamberi
Kohët e fundit ka patur debate të shumta lidhur me iniciativa të bashkëpunimit rajonal mes shteteve të ndryshme të Ballkanit. Në fakt historia na mëson se këto lloj lidhjesh, aleancash, iniciativash apo nismash për arsye ideologjike, mbrojtje, ekonomike apo gjeopolitike kanë lëvizur në kohë përgjatë një periudhe më shumë se 100 vjecare , që kur u shfaqën shtetet e pavarura të Ballkanit .Ndërsa pas viteve 90 kur`fucia e barutit`në Ballkan `plasi`, ato u shumëfishuan për të bërë paqe sipas modeleve të Këshillit Nordik, ( Nordic Council vendet skandinave.) Grupit të Vishegradit( Visegrad Group, vendet e Europës Qëndrore e Lindore) apo Këshillit të Shteteve Balltike( Council of Baltic States, shtetet balltike).Nëse do të perifrazonim një thënie të ish-kryeministrit anglez Churchill se “ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa janë në gjendje të konsumojnë“tashmë pas viteve 90 historia e këtyre nismave na tregon se `ballkanasit ( jo të vetëm ) prodhojnë më shumë nisma të bashkëpunimit rajonal sesa janë në gjendje të konsumojnë`…
INICIATIVAT FILLESTARE TË LËVIZJES TË MAJTË PËR KRIJIMIN E NJË FEDERATE BALLKANIKE ( 19.05.1865-)
Projekti i Federatës Ballkanike ishte një nismë e lëvizje politike e nxitur nga partitë e majta të rajonit për të krijuar një shtet të vetëm në Ballkan , duke bërë bashkë shtetet e Jugosllavisë, Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Koncepti i një federate ballkanike u shfaq në fund të shekullit të 19 -të nga forcat e majta politike në rajon. Qëllimi kryesor ishte krijimi një republikë e përbashkët federale që bashkonte vendet e Gadishullit Ballkanik në bazë të parimeve të internacionalizmit, socializmit, solidaritetit social dhe barazisë ekonomike. Vizioni bazë ishte se pavarësisht dallimeve që kishin popujt e Ballkanit, nevoja historike për emancipim ishte një element i përbashkët për tu bashkuar në një shtet të vetëm. Koncepti politik i krijimit të Federatës Ballkanike kaloi në tre faza. Në fazën e parë ideja u artikulua si përgjigje ndaj rënies së Perandorisë Osmane në fillim të shekullit të 20 –të, në fazën e dytë, kryesisht gjatë periudhës së dy luftërave (1919-1936), ideja e federatës ballkanike u mor nga Partitë Komuniste të Ballkanit ndërsa faza e tretë karakterizohet nga përplasja midis udhëheqësve komunistë të Ballkanit dhe udhëheqësit sovjetik Josif Stalinit i cili e kundërshtoi idenë gjatë periudhës pas Luftës së Dytë Botërore për shkak se e shihte si një lloj pavarësie nga dominimi sovjetik. Gjatë fazës së parë në gjysmën e I-rë të shek XIX , ideja e Federatës Balkanike u materializua në Beograd kur në 19.05.1865 ,një grup intelektualësh serbë krijuan Federatën Demokratike Orientale, duke propozuar një federatë që niste nga Alpet e Europës Juglindore e përfundonte në Qipro , e mbështetur në liritë politike dhe barazinë shoqërore. Përmes kësaj iniciative synonin të vinin në zbatim bindjen e tyre ndaj idealeve të Revolucionit Francez në linjën e federalizmit që përkrahte ideologut francez i socializmit utopik Henry Saint-Simoni ( 17.10.1760-19.05.1825) dhe ishte e lidhur me idetë socialiste të filozofit gjerman Karl Marks (05.05.1818-14.03.1863) apo edhe ato të revolucionarit rus Mikhail Bakunin( 30.05.1814-. 01.07.1876). Më vonë, në Francë, u krijua në vitin 1894 Lidhja për Konfederatën Ballkanike, në të cilën morën pjesë socialistët grekë, bullgarë, serbë dhe rumunë, duke mbështetur autonominë maqedonase brenda kësaj Konfederate si një përpjekje për t’u marrë dhe për të ofruar një zgjidhje për kompleksitetin e Çështjës Maqedonase(21.02.1893-28.07.1908 .Cështja Maqedonase apo Lufta Guerile Maqedonase ishte një seri konfliktesh shoqërore, politike, kulturore dhe ushtarake që u zhvilluan kryesisht midis grekëve dhe bullgarëve që jetuan në Maqedoninë Osmane midis viteve 1893 dhe 1908. Konflikti ishte pjesë e një lufte më të gjerë kryengritëse ku organizatat revolucionare të grekëve, bullgarëve dhe serbëve luftonin me njëra –tjetërn për të marrë kontrollin e Maqedonisë . Gradualisht grupet kryengritëse greke dhe bullgare fituan epërsi, por konflikti përfundoi pas fitores së Revolucionit Xhonturk në 12.07.1908 që e rivendosi nën kontrollin osman territorin e Maqedonisë). Përpjekja tjetër erdhi menjëherë pas Revolucionit Xhonturk të 27 Korrikut 1908, kur një vit më pas, 21 Korrik 1909 në Selanik, Shoqata e Punëtorëve Socialistë grekë u bashkua me dy grupe socialiste bullgare dhe themeluan Federatën Osmane të Punëtorëve Socialistë.Por në këtë periudhë nacionalizmi kishte një rëndësi të madhe politike dhe ishte i lidhur me parimin e drejtës kombeetare për vetëvendosje dhe kjo vërehej edhe tek prirjet nacionaliste të partive socialdemokrate të Ballkanit.
FEDERATA SOCIALISTE BALLKANIKE ( 09 Janar 2010) Pas zhvillimit të Revolucionit Xhonturk të 27 Korikut 1908 u krijua Lëvizja për Federatën Socialiste Ballkanike. Konferenca e Parë Socialiste Ballkanike u mbajt në 7-9 Janar 1910 në Beograd ku platformat kryesore në këtë konferencë ishin uniteti ballkanik dhe kundërshtia ndaj luftërave të afërta ( luftrat ballkanike e më pas Lufta e I -rë Botërore) ashtu si edhe përpjekja për zgjidhjen e së ashtuquajturës “Çështjes Maqedonase”. Pas shpërthimit të Luftës së I-rë Botërore ( 28.07.1914) partitë socialiste e socialdemokrate që ishin pjesë e Internacionales së II-të ( 14.07.1889-23.10.1916) krijuan Lëvizjen Zimmmervald që ishte një seri konferencash të këtyre partive që kundërshtonin luftën . Emri i kësaj lëvizje ishte nga qyteti i Zimmervaldit në Zvicër ku u zhvillua Konferenca e Zimmervaldit më 05-08 Shtator 1915 që u pasua më pas nga Konferenca e Kienthalit në Zvicër në 24-40 Prill 1916 , Konferenca e Stokholmit 5-12 Shtator 1917. Në kuadër të këtyre zhvillimeve pas Konferencës së Bukureshtit më 12 Nëntor 1915 , u vendos të krijohej një Federatë Revolucionare Social Demokratike Ballkanike e Punës, e përbërë nga grupe që iu përmbajtën Konferencës së Zimmerëald ( 05-08 Shtator 1915) dhe kundërshtuan pjesëmarrjen e shteteve të tyre në Luftën e Parë Botërore( 28.07-1914-111.1918). Kjo federatë u kryesua nga politikani socialist bullgar Christian Rakovsky ( 13.08.1873- 11.09.1941) por ndërkohë aktivistët më të shquar të kësaj federate ishin aktivistët komunistë bullgarë Vasil Koralov( 16.07.1877-23.01.1950) dhe Gjergj Dimitrov( 18.06.1882-02.07.1949). Por drejtuesit e Federatës u shtypën nga qeveritë ballkanike në periudha të ndryshme .Si rrjedhojë aktivistët e saj iu bashkuan Revolucionit Rus të Tetorit të vitit 1917 duke themeluar më pas dhe duke u bërë aktivistë të Kominternit që do të shërbente për të nxituar bashkime apo federate rajonale në Ballkan në baza ideologjike( Kominterni ishte emri për Internacionalen Komuniste e njohur si Internacionalja e Tretë 02 Mars 1919- 15.05. 1943 .Kjo ishte një organizatë ndërkombëtare e themeluar në 02 Mars 1919 që të mbronte komunizmin botëror dhe që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik. Kominternit i parapriu shpërbërja e Internacionales së Dytë në vitin 1916. Kjo organizatë zhvilloi shtatë Kongrese Botërore në Moskë midis viteve 1919 dhe 1935. Joseph Stalin(21.12.1878 -05.03.1953) , udhëheqës i Bashkimit Sovjetik e shpërndau Kominternin në 15 .05, 1943 për të shmangur përplasjet me aleatët e tij në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore, të cilin ishin Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo organizatë u pasua nga krijimi i Cominform në 05 Tetor 1947( 05.10.1947-17.04.1956), e njohur si Byroja Informative e Partive Komuniste dhe Punëtore, me shkurtimin Cominform apo Informbyroja .Kjo do të ishte organizata qendrore zyrtare e Lëvizjes Komuniste Ndërkombëtare, e vlerësuar si një pasardhëse e Internacionales së Tretë, apo Kominternit. Cominform ishte një aleancë e partive komuniste marksiste-leniniste në Evropë për të koordinuar aktivitetin e tyre nën drejtimin e Bashkimit Sovjetik gjatë viteve të para të Luftës së Ftohtë . Organizata u shpërbë gjatë procesit të de-stalinizimit në 17 .04. 1956)
LIDHJA BALLKANIKE ( 17 Tetor 1912 -20 Qershor 1913)
Lidhja e Ballkanit ishte një aleancë e katërfishtë e formuar nga një seri traktatesh dypalëshe të lidhura në vitin 1912 midis mbretërive ballkanike të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe që ishin kundër Perandorisë Osmane, e cila në atë kohë ende kontrollonte pjesën më të madhe të Evropës Juglindore. Rajoni i Ballkanit në atë periudhë , që nga gjysma e dytë e shek XIX e fillimi i shek XX përjetonte ngjarje të trazuara ku përfshihej : 1)Lufta guerile në Maqedoni (21.02.1893-28.07.1908 .Lufta Guerile Maqedonase apo sic njihej Cështja Maqedonase ishte një seri konfliktesh shoqërore, politike, kulturore dhe ushtarake që u zhvilluan kryesisht midis grekëve dhe bullgarëve që jetuan në Maqedoninë Osmane midis viteve 1893 dhe 1908. Konflikti ishte pjesë e një lufte më të gjerë kryengritëse ku organizatat revolucionare të grekëve, bullgarëve dhe serbëve luftonin me njëra –tjetërn për të marrë kontrollin e Maqedonisë . Gradualisht grupet kryengritëse greke dhe bullgare fituan epërsi, por konflikti përfundoi pas fitores së Revolucionit Xhonturk në 12.07.1908) , 2) Revolucioni Xhonturk( 12.07.1908) 3) Kriza e zgjatur e Bosnjës(05.10.1908-28.07.1914 . Kriza e njohur edhe si Kriza e Aneksimit ose Kriza e Parë Ballkanike, shpërtheu më 5 tetor 1908 kur Perandoria Austro-Hungareze njoftoi aneksimin e Bosnje- Hercegovinës që e kishte nën adminstrim që prej vitit 1878 kur falë Marrëveshjes sekrete të Budapestit të 15 Janarit 1877 me Perandorinë Ruse kishin rënë dakort të ndanin territoret e pushtuara otomanë në Europën Juglindore në atë që njihej si e ashtuquajtura Cështje Lindore ( Orientalische Frage) Ky veprim i njëanshëm që përkonte me shpalljen e pavarësisë së Bullgarisë nga Perandoria Osmane më 5 Tetor-ngjalli protesta tek të gjitha Fuqitë e Mëdha dhe fqinjët ballkanikë të Austro-Hungarisë si Serbia dhe Mali i Zi. Në 21 Prill të vitit 1909, Traktati i Berlinit i 13 Korrikut 1878 u ndryshua për të pasqyruar këtë aneksim apo fakt të kryer dhe për t’i dhënë fund krizës. Por Kriza e Bosnjes dëmtoi përgjithmonë marrëdhëniet midis perandorisë Austro-Hungareze dhe fqinjëve të saj, veçanërisht Serbisë, Italisë dhe Rusisë, dhe në terma afatgjatë nxiti shpërthimin e Luftës së Parë Botërore më 28 Korrik 1914.. Edhe pse kriza përfundoi me atë që dukej si një fitore diplomatike austro-hungareze duke u njohur ky aneksim , kriza shkatërroi çdo mundësi diplomatike për austriakët dhe rusët që të ndanin territoret në Ballkan dhe dëmtoi marrëdhëniet e Austrisë me Serbinë dhe Italinë. Marrëdhëniet austriako-serbe u përkeqësuan nga revoltat e nacionalistëve serbë si shkak e këtij aneksimi që cuan në vrasjen nga nacionalisti serb Gavrilo Princip të Princit Ferdinand të Austro Hungarisë në Sarajevë cka coi në shpërthimin e Luftën e I-rë Botërore ( 28.07.2014-11.11.1918) . Në sfondin e këtyre ngjarjeve kishte ndodhur edhe shpërthimi i Luftës Italo-Turke në vitin 1911( 20.09.1911-18.10.1912) që e kishte dobësuar më tej Perandorinë Osmane dhe u kishte dhënë zemër shteteve monarki të Ballkanit. Nën ndikimin rus, Serbia dhe Bullgaria i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre dhe nënshkruan një Traktat Aleance Dypalëshe më 13 Mars 1912 që drejtohej fillimisht kundër Perandorisë Austro-Hungareze, por duke i shtuar asaj një kapitull të fshehtë, në thelb e bënte atë një aleancë kundër Perandorisë Osmane. Gjithashtu Serbia nënshkroi një Traktat Aleance Reciproke Dypalëshe me Malin e Zi, ndërsa Bullgaria bëri të njëjtën gjë me Greqinë. Gjatë ditëve të fundit të Shtatorit 1912, shtetet e Ballkanit dhe Perandoria Osmane mobilizuan ushtritë e tyre. Shteti i parë që shpalli luftë perandorisë Osmane ishte Mali i Zi, më 8 Tetor 1912, duke nisur kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike (17.10.1912-20.06.1913). Tre shtetet e tjera, pasi i dhanë një ultimatum Perandorisë Osmane më 13 Tetor 1913, i shpallën luftë më 17 Tetor. Në luftën që pasoi, ushtritë ballkanike arritën një sërë fitoresh.. Lidhja Ballkanike falë këtyre aleancave mes tyre ishte fitimtare e Luftës së Parë Ballkanike( 17.10.1912-20.06.1913) , ku vuri nën kontroll pothuajse të gjitha territoret e pushtuar osmane në Ballkan apo Europën Juglindore dhe një pjesë kryesore ishin territore që banoheshin nga shqiptarë. Megjithatë, pas fitores së ushtrive të monarkive ballkanike të Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi e Serbisë në Luftën e Parë Ballkanike( 17.10.1912-20.06.1913) u shfaqën kontraditkta mes tyre mbi ndarjen e territoreve të pushtuar në rajonin e Ballkanit, veçanërisht Maqedonisë, cka coi në shpërbërjen e Lidhjes Ballkanike. Menjëherë pas kësaj, më 29 Qershor 1913, Bullgaria sulmoi aleatët e saj të dikurshëm, duke filluar Luftën e II-të Ballkanike (29.06- 10.08.2013). Por ushtritë serbe dhe greke zmbrapsën ofensivën bullgare dhe kundërsulmuan, duke depërtuar në territorin e Bullgarisë. Si rrjedhojë Perandoria Osmane dhe Rumania përfituan nga kjo situatë dhe e pushtuan Bullgarinë. Traktati i Paqes së Stambollit të 29 Shatatorit 1913 bëri të mundur që Bullgaria të rimerrte territoret e saj , por humbi Trakinë Lindore që e morën osmanët dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë që e morën grekët. Kjo humbje e nxiti Bullgarinë që gjatë Luftës së I-rë Botërore ( 28.07.1914-11.11.1918) të rreshtohej në anën e Fuqive Qendrore( Gjermani, Austro -Hungari, Turqi), falë edhe Konventës Bullgaro – Osmane të 6 Shtatorit 2015, ku osmanët i rikthyen disa territore Bullgarisë, por edhe për arsye se armiqtë e saj ballkanikë (Serbia, Greqia dhe Rumania) tashmë ishin përfshirë në luftë në anën e Antantës( Rusi, Francë, Angli , Itali) .Para shpërthimit të Luftës së II-të Ballkanike e Luftës së I-rë Botërore , mbreti grek Jorgo I ( 24.12.1845-18 Mars 1913) u vra në Selanik nga anarkisti Alexandros Schinas( 12.03.1870-18.03.1913). Kjo bëri të mundur që politika e jashtme greke të zhvendosej nga një qëndrim që ishte qartësisht pro vendeve të tilla si Rusia e Franca tek pozitat e e neutralitetit . Ky ndryshim ndodhi pasi Mbreti i ri, Konstandini i I-rë ( 02.08.1868- 11.01.1923), ndryshe nga babai i tij mbreti Jorgo , kishte një qasje pro-gjermane dhe u përpoq ta mbante vendin neutral në Luftën e I-rë Botërore. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore dhe ndërhyrjen e fuqive të Antantës në Maqedoni( Rusi, Francë, Angli , Itali), nisi një konflikt midis mbretit grek Konstandini i I-rë ( 02.08.1868- 11.01.1923)dhe kryeministrit Elefteros Venizellos(23.08.1864-18.03.1936) , pasi ky i fundit dëshironte që Greqia të hynte në luftë krahas fuqive të Antantës .Kjo, coi përfundimisht në atë që në Greqi njihet si Përcarja Kombëtare (Ethnikós Dichasmós),që solli si pasojë një luftë civile në Greqi mes përkrahsve të mbretit e kryeministrit grek. Në 11 Qershor 1917 për shkak të kësaj situate mbreti grek Konstandini i I-rë ( 02.08.1868- 11.01.1923) abdikoi në favor të të birit Aleksandrit (01.08.1893-25.10.1920)dhe këto zhvillime kontribuan shumë në humbjen e luftës së Greqisë kundër Turqisë Kemaliste në Azinë e Vogël, cka si rrjedhojë ky zhvillim e dominoi politikën greke për më shumë se gjysmë shekulli.Nga ana tjetër rezultati i Luftërave Ballkanike(17.10.1912-10.08.2013) shkaktoi një shpërbërje të përhershme të aleancës ruso-bullgare duke lënë Serbinë dhe Malin e Zi si aleatët e vetëm të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Të gjitha ngjarjet e mësipërme e vecanërisht Lufta e II-të Ballkanike ( (29.06- 10.08.2013) sollën si rrjedhojë shpërbërjen e së ashtuquajturës Lidhje Ballkanike.
FEDERATA KOMUNISTE BALLKANIKE( 12.05.1920- 18.09.1939)
Pas Revolucionit të Tetor në Rus më 12.05.1920 u formua Federata Komuniste Ballkanike që u ndikua nga pikëpamjet e Vladimir Leninit(22.04.1870-21.01.1924) mbi kombësinë dhe internacionalizmin proletar. Kjo ishte një organizatë ombrellë në të cilën përfaqësoheshin të gjitha partitë komuniste në Ballkan dhe u dominua nga kërkesat e vendosura nga Bashkimi Sovjetik përmes Kominternit. Qëllimi i saj ishte të krijonte një “Republikë Federative Ballkanike” që do të përfshinte Bullgarinë, Jugosllavinë, Greqinë dhe Turqinë dhe në disa raste edhe Rumaninë, por shumica e ideve mbi këtë federatë parashikonte në fakt copëtimin e saj. Federata përfshinte Partinë Komuniste Bullgare (BKP), Partinë Komuniste të Jugosllavisë (KPJ), Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), dhe, në një masë edhe Partinë Komuniste të Rumanisë (PCdR). Gjatë takimeve të kësaj federate diskutohej edhe për cështjet që shqettësonin Ballkanin në atë kohë sic ishte e “autonomia e Maqedonisë, rajonit të Dobruxhës( Rumani) dhe Trakisë( Bullgari) . Në 15 Dhjetor 1923, Federata Komuniste Ballkanike mbajti Konferencën e saj të Pestë në Moskë. Në kuadër të zhvillimeve në Ballkan në vitub 1924 Kominterni hyri në negociata për të përfshirë në këtë federatë edhe Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO), Organizatën e Brendshme Revolucionare të Trakëve (ITRO) dhe Organizatësn e Brendshme Revolucionare të Dobruxhas (IDRO), duke synuar që ti bashkonte ato në një lëvizje të vetme . Ideja për ti bashkuar ato në një organizatë të vetme u mbështet nga Bashkimi Sovjetik, i cili e pa këtë si një shans për të përdorur këto lëvizje revolucionare që të përhapte revolucionin komunist në Ballkan dhe të destabilizonte monarkitë ballkanike. Nëpërmjet të ashtuquajturit Manifesti i Majit i 6 Majit 1924 të Federtatës Komuniste Ballkanike u paraqitën objektivat për një lëvizje të ë unifikuar çlirimtare maqedonase për një pavarësi dhe bashkim të terrtoreve të ndara të Maqedonisë ( Serbi, Greqi, Bullgari) luftë ndaj të gjitha monarkive fqinje ballkanike, formimin e një Federate Komuniste Ballkanike dhe bashkëpunimi me Bashkimin Sovjetik Me Në vitin 1925, nën ndikimin e Partisë Komunistre Bullgare , disa grupe të të krahut të majtë të këtyre organizatve revolucionare u shkëputën nga organizatat kryesore dhe luftuan për të krijuar republikat e tyre sovjetike, të cilat do të ishin pjesë e një “Federate Komuniste Ballkanike”. Partia Komuniste Bullgare u detyrua nga Stalini të miratonte formimin e kombeve maqedonase, trake dhe dobruxhas në territorin e saj në mënyrë që t’i përfshinte këto shtete të reja të veçanta në Federatën Komuniste Ballkanike. Ndërkohë më 7 Janar 1934, u miratua nga Sekretariati Ballkanik i Kominternit një rezolutë e Federatës Komuniste Ballkanike për njohjen e një etnie maqedonase që më pas u pranua nga Sekretariati Politik në Moskë më 11 Janar 1934 dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Kominternit.Por kjo ngjalli reagimin e delegatit të Partisë Komuniste Greke Nikolaos Sargologos dhe solli mosmarrëveshje të mëdha mes Partisë Komuniste Greke që e kundërshtonte këtë parim cka u ndoq si parim kundërshtues edhe nga Partia Komuniste Jugosllave( KPJ) .Gjithsesi pavarësisht kundërshtimit nga ana e përfaqësuesve të Partisë Komuniste Greke e Jugosllave, krahu i majtë me orientim komunist i organizatave revolucionare të sipërmemdura u pranuan si pjesë e Federatës Komuniste Ballkanike pasi Bashkimi Sovjetik duhet të kishte një mbështetje në këto zona me minoritete etnike.
PAKTI BALLKANIK OSE ANTANTA BALLKANIKE ( 09 Shkurt 1934-6 Prill 1941)
Pakti Ballkanik, ose Antanta Ballkanike, ishte një traktat i nënshkruar nga Greqia, Rumania, Turqia dhe Jugosllavia më 9 Shkurt 1934 në Athinë, që synonte ruajtjen e status quo -së gjeopolitike në rajon pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore( 28.07.014-11.11.1918) . Për tu paraqitur si një front i bashkuar kundër modeleve bullgare në territoret e tyre( Pas përfundimit të Luftës së I-rë Botërore në 11..11.1918 , Bullgaria si shtet palë i mundur nga lufta kishte humbur territore dhe kishte pretendime territorial ndaj tyre) , nënshkruesit ranë dakord të pezullojnë të gjitha pretendimet territoriale të diskutueshme kundër njëri -tjetrit dhe fqinjëve të tyre si rrjedhojë e pasojave të luftës e rritjes së tensioneve të ndryshme që kishin cuar në lëvizje që synonin shkëputjen në zona të caktuara. Vendet e tjera në rajon nuk pranuan të nënshkruanin këtë Pakt , përfshirë Italinë, Shqipërinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Bashkimin Sovjetik. Pakti hyri në fuqi ditën që u nënshkrua dhe u regjistrua në Serinë e Traktateve të Lidhjes së Kombeve më 1 Tetor 1934. Pakti Ballkanik ndihmoi për të siguruar paqen midis kombeve nënshkruese, por nuk arriti t’i japë fund intrigave rajonale. Megjithëse pakti ishte krijuar kundër Bullgarisë, më 31 Korrik 1938, anëtarët e saj nënshkruan Marrëveshjen e Selanikut me Bullgarinë, e cila shfuqizoi klauzolat e Traktatit të Neuilly-sur-Seine( 29 Nëntor 1919) dhe Traktatit të Lozanës ( 24 Korrik 1923) që kishin parashikuar zona të çmilitarizuara në kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Turqinë , cka e lejoi Bullgarinë të riarmatoset. Ndërkohë në 7 Shtator 1940 , Rumania nën presionin e Gjermanisë naziate nënshkruan me Bullgarinë Traktatin e Krajovës . Duhet përmendur se Traktati i Krajovës (Tratatul de la Craiova) u nënshkrua më 7 Shtator 1940 dhe u ratifikua më 13 Shtator 1940 nga Mbretëria e Bullgarisë dhe Mbretëria e Rumanisë. Sipas kushteve të këtij traktati, Rumania duhej të lejonte Bullgarinë të rimerrte Dobruxhën Jugore, të cilën Rumania e kishte fituar pas Luftës së II-të Ballkanike ( 17.06.1913-29.07 1913) kur Bullagria tentoi të pushtonte Rumaninë. Bullgaria duhej të paguante 1 milion lei si kompensim dhe duhej të bënte një shkëmbim të popullsisë midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Kështu, 103,711 rumunë, arumunë dhe megleno-rumunë që jetonin në Dobruxhën Jugore u detyruan të lëviznin në Dobruxhën Veriore (pjesë e Rumanisë), dhe 62,278 bullgarë të vendosur në veri u zhvendosën me forcë në jug. Popullsia e minoritetit gjerman në Dobruxha , të cilët u prekën nga këto zhvendosje, përfundimisht u transferuan në Gjermani .Hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje dhe pushtimi i Jugosllavës nga Gjermanka naziste ( 06-18 Prill 1941) e shfuqizoi dhe i dha fund Paktit Ballkanik, ose Antantës Ballkanike,që ishte nënshkruar nga Greqia, Rumania, Turqia dhe Jugosllavia më 9 Shkurt 1934 në Athinë.
UNIONI DOGANOR MES SHQIPËRISë E JUGOSLLAVISË( 27.11.1946- 26.11.1948)
Më 27.11.1946 u nënshkrua në Beograd, nga përfaqësuesit e qeverisë të Shqipërisë dhe Jugosllavisë “Traktati mbi Koordinimin Planeve ekonomike, Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave, midis Republikës Popullore të Shqipërisë dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë”, i cili u ratifikua nga Kuvendi Popullor me Ligjin Nr.389, datë 27.12.1946. Kjo marrëveshje ishte në vijim të marrëdhënieve të ngushta në atë periudhë pas Luftës së II-të Botërore , mes Republikës Popullore të Shqipëris dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë , që i kishte rrënjët që në periudhën kur Partia Komuniste Jugosllave( PKJ) u dërgua nga Kominterni ( Internacionalja Komuniste 02.04.1919-14.051943 ) pranë Partisë Komuniste Shqiptare që në ditët e para të themelimit të saj për ti ofruar përvojën e saj si një nga partitë e hershme komuniste e krijuar që në 20 Prill 1919 . Përgjatë një periudhe dy vjecare nga viti 1946-1948 , Shqipëria pati marrëdhënie shumë të ngushta politike, ekonomike , kulturore e të ndihmës për zhvillim nga ana Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë që u pasqyrua në faktin se rreth 600 këshilltarë jugosllavë u vendosën në të gjithë sektorët e administratës, ushtrisë e ekonomisë shqiptare për të ofruar këshillat e tyre ashtu sikurse kjo marrëdhënie filloi edhe në fushën e kualifikimit të burimeve njerëzore kur një sërë studentësh shqiptarë iu ofruan bursa që të shkonin të studionin në universitetet e Beogradit, Zagrebit .Megjithatë për shkak të nivelit shumë të ndryshëm social ekonomik mes të dy vendeve, kjo marrëveshje nuk rezultoi e favorshme për Shqipërinë nga pikëpamja e epërsisë që kishte në atë kohë ekonomia jugosllave.Për shkak të konfliktit ideologjik e politik që lindi në atë kohë që njihet si , “ ndarja Tito -Stalin (periudha 01.03.-29.,06.1948 me të ashtuquajturat 3 letrat Stalin- Tito, lidhur me cështjet e e ndërhyrjes Jugosllave në Shqipëri dhe Luftën Civile në Greqi 30.03.1946-16.10.1949 ) .Shqipëria e pa këtë si një mundësi për tu shkëputur nga ndikimi jugosllav. Si rrjedhojë u rreshtua në krah të Bashkimit Sovjetik, duke marrë një qëndrim kundër Jugosllavisë në Konferencën e Comminformit më 29 Qershor 1948 kur përmes një Rezolute e përjashtoi PKJ nga radhët e saj. Si rrjedhojë në Kongresin e I –rë të PKSH më 08 Nëntor 1948 , Shqipëria u tërhoq zyrtarisht nga ky bashkëpunim duke denoncuar bashkëpunëtorët e saj .Në këtë periudhë u ndërmor një fushatë spastrimi e dënimi ndaj elementëve të quajtur “projugosllavë” dhe që kishin pozita të rëndësishme brenda PKSH.
MARRËVESHJA E BLEDIT apo TRAKTATI TITO-DIMITROV PËR KRIJIMIN E REPUBLIKËS FEDERATIVE BALLKANIKE ( 01 Gusht 19147)
Marrëveshja e Bledit apo sic njihet ndryshe si Traktati Tito -Dimitrov” ishte një marrëveshje e nënshkruar më 1 Gusht 1947 në Bled të Sllovenisë mes udhëheqësit komunist bullgar , Georgi Dimitrov(18.06.1882-02.07.1949), dhe udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito( 07.05.1892-08.05.1980), e cila hapi rrugën për bashkimin e ardhshëm midis shteteve në një Republikë të re Federative Ballkanike. Ky traktat parashikonte gjithashtu bashkimin në këtë federatë të rajoneve të : 1) Maqedonisë së Vardarit (Termi Maqedonia e Vardarit -Vardarska Makedonija përfshinte atë territor të dikurshëm të Mbretërisë së Serbisë (1912-1918) dhe më vonë të Mbretërisë së Jugosllavisë (1918-1941) që sot përkon afërsisht me territorin e sotëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut të sotme. Termi nënkuptointe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë kufijtë modernë të së cilës u përcaktuan nga mesi i shekullit XIX) 2) Maqedonisë së Pirinit ( Termi Maqedonia e Pirinit , apo Maqedonia Bullgare -Pirinska Makedoniya / Bulgarska Makedoniya) është pjesa e tretë më e madhe e rajonit të Maqedonisë që ndodhet në Gadishullin Ballkani dhe që sot përkon me territorin e Bullgarisë jugperëndimore. Ky rajon përkon sot me kufijtë e rajonit të Blagoevgradit në Bullgari , ku pëfshihet edhe zona përreth fshatit Barakovo nga provinca Kyustendil. Pas Luftës së Parë Botërore me Traktatin e Neuilly-sur-Seine( 27 Nëntor 1919 ) , një pjesë e këtij territori ku përfshihej Strumica dhe zona përreth u shkëputën nga ky rajon dhe iu dhanë Jugosllavisë ndërsa sot i përkasin territorit të Republikës së Maqesonisë së Veriut. Rajoni kufizohet me provincën Kyustendil, provincën e Sofjes në veri, provincën Pazardzhik dhe provincën Smolyan në lindje, Greqinë në jug dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut në perëndim. 3) Rajonet perëndimore ( Termi Rajonet Perëndimore -Zapadni (balgarski) pokraynini – ishte një term i përdorur nga bullgarët për të përshkruar disa rajone që sot janë të vendosura në Serbinë juglindore .Kur Bullgaria u shpall palë humbëse pas Luftës së I-rë Botërore ( 27.07.1914-11.11.1918) keto territore nga Traktati i Neully sur Seine ( 27 Nëntor 1919) iu dhanë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ku përfshihen dy qytetet kryesore si Bosilegrad dhe Dimitrovgrad, dhe janë të populluara kryesisht nga popullsi bullgare. Marrëveshja e Bledit apo sic njihet ndryshe si Traktati Tito -Dimitrov” i 1 Gushtit 1947 hoqi vizat mes dy vendeve dhe lejoi një bashkim doganor , ndërkohë që ishte hera e parë që Bullgaria njohu maqedonasit etnikë dhe gjuhën maqedonase. Traktati përcaktonte aspiratat dhe përpjekjet reciproke për zhvillimin e marrëdhënieve të reja midis dy vendeve. Njëkohësisht parashikonte që qeveria bullgare e cila do të qeveriste Bullgarinë do të siguronte të drejtat e maqedonasve etnikë që ishin vendosur në atë territor që atëhere quhej Maqedonia e Pirinit ( provinca Blagoevgrad) duke u garantuar atyre një zhvillimin e lirë ekonomik dhe kulturor. Marrëveshja e Bled –it u pranua përmes Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës Reciproke midis Jugosllavisë dhe Republikës Popullore të Bullgarisë, që nënshkrua më 23 .09.1947 në ish – rezidencën verore mbretërore bullgare të Evksinogradit afër Varnës. Traktati përmbante disa marrëveshje për bashkëpunimin ekonomik,rlehtësimin e doganave, marrëveshjen për përgatitjen e një bashkimi doganor, lehtësimin e kalimeve kufitare, kalimin e kufirit nga popullsitë në zonat kufitare . Ndërkohë qeveria Jugosllave hoqi dorë nga këkesa për 25 milionë dollarë kompensime që Bullgaria i detyrohej Jugosllavisë si rezultat i Luftës së II=të Botërore .Politikat e pajtimit që rezultuan nga kjo marrëveshje mes dy vendeve u përmbysën pas asaj që njihet si “ ndarja Tito -Stalin nga 01.03.-29.,06.1948” ( të ashtuquajturat 3 letrat Stalin- Tito, lidhur me cështjet e ndërhyrjes Jugosllave në Shqipëri dhe Luftën Civile në Greqi ) . Në këtë rast Bullgaria, duke iu nënshtruar Bashkimit Sovjetik, mori një qëndrim kundër Jugosllavisë në Konferencën e Comminformit më 29 Qershor 1948. Kur Cominformi e përjashtoi PKJ nga radhët e saj, qeveria e Republikës Popullore të Bullgarisë më 1 tetor 1949 anuloi Marrëveshjen e Bledit së bashku me Traktatin e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë dhe të gjitha marrëveshjet që përfshiheshin në të.
PAKTI BALLKANIK I 28 SHKURTIT 1953 (Greqia, Turqia e Jugosllavia 28 Shkurt 1953)
Pakti Ballkanik i vitit 1953, i njohur zyrtarisht si Marrëveshja e Miqësisë dhe Bashkëpunimit, ishte një traktat i nënshkruar nga Greqia, Turqia dhe Jugosllavia më 28 Shkurt 1953. Pakti u nënshkrua në Ankara dhe synonte të vepronte si një barrierë parandaluese kundër zgjerimit sovjetik në Ballkan ndërkohë që parashikonte edhe krijimin e një shtabi të përbashkët ushtarak për të tre vendet. Në kohën kur u krijua pakti, Turqia dhe Greqia ishin anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), ndërsa Jugosllavia ishte një shtet komunist i paangazhuar në blloqe ushtarake. Pakti Ballkanik i lejoi Jugosllavisë të lidhej me indirekt me NATO -n .Ndonëse Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik kishin qenë aleatë pas Luftës së Dytë Botërore, bashkëpunimi i tyre dypalësh u ndërpre në vitin 1948 pas konfliktit mes udhëheqësit jugosllav Josip Broz Tito( 07.05.1892- 04.05.1980) dhe udhëheqësit sovjrtik Josif Stalin(21.12.1878-05.03.1953). Nga frika e një ndërhyrje ushtarake sovjetike, Jugosllavia u bë pjesë e një marrëveshje politike dhe mbrojtëse me vendet perëndimore. NATO e konsideroi Jugosllavinë si një vend me rëndësi strategjike dhe Pakti Ballkanik u perceptua si një mënyrë nga Perëndimi për të mbrojtur Jugosllavinë ndaj sovjetikëve. Pakti synonte integrimin e Jugosllavisë në sistemin mbrojtës perëndimor dhe sistemin e ndihmës ekonomike për shkak të kërcënimeve në rritje që Jugosllavia po merrte nga Moska. Marrëveshjet në lidhje me krijimin e Paktit Ballkanik filluan me nënshkrimin e Traktatit Politik në Ankara( Turqi) në 28 Shkurt 1953 dhe përfunduan duke nënshkruar edhe një Traktat të Bashkëpunimit Ushtarak në Bled ( Slloveni)në 16 Gusht 1954. 14 nenet e traktatit përfshinin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare pa forcë, ndihmë ushtarake për secilin vend nëse sulmohej një nga anëtarët e këtij Pakti dhe forcimin e kapacitetit mbrojtës të secilit prej aneëtaeve të ketij pakti. Palët ranë dakord që përfaqësuesit e secilit vend të takoheshin dy herë në vit. Marrëveshja gjithashtu ruante traktatet e mëparshme në fuqi, siç ishte Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit dhe Karta e Kombeve të Bashkuara. Por aleanca e re tregoi dobësinë e saj që në fillim për disa arsye. Para së gjithash, udhëheqësi sovjetik Josif Stalin(18.12.1878-05.03.1953) vdiq disa ditë pasi u nënshkrua ky traktat. Gjithashtu, qeveria e re sovjetike, e udhëhequr nga Nikita Hrushovi( 15.04.1894-11.09.1971) , filloi të zbuste kritikat e saj ndaj Jugosllavisë dhe si rrjedhojë udhëheqësit komunistë jugosllavë ishin më të gatshëm të braktisnin bashkëpunimin e hapur me vendet perëndimore. Në vitet 1954 dhe 1955, përmirësimi i marrëdhënieve të Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik u bë fakt . Kjo u vërejt vecanërisht me nënshkrimin e Deklaratës së Beogradit(Beogradska Deklaracija,) më 2 Qershor 1955 gjatë viztitës së Nikita Hrushovit në Beograd , cka coi në pajtimin sovjeto –jusgollav për gati 35 vjetët e ardhshëm. Në këtë kuadër Jugosllavia rishikoi pikëpamjen jugosllave rreth rëndësisë ushtarake të Paktit Ballkanik. Vizita e kryeministrit turk Adnan Menderes( 12.08.1899-17.09.1961) në Jugosllavi në 02 Maj 1955, vetëm tre javë para vizitës së Hrushovit në Jugosllavi ( 27.05-02.06.1955) , tregoi shqetësimin e Turqisë për të ardhmen e këtij pakti .Ndërkohë Jugosllavia ngurronte të ndërmerrte ndonjë hap që mund të dukej se i jepte rëndësi të shtuar anës ushtarake të Paktit Ballkanik.Më pas shpërthimi i mosmarrëveshjeve midis Turqisë dhe Greqisë lidhur me cështjen e Qipros u bë një rrezik i ri për Paktin Ballkanik.Pas Revolucionit Hungarez( 23.06-11.11.1956) udhëheqësi jugosllav Josip Broz Tito tregoi njëfarë interesi për të ringjallur aleancën, por për shkak të mosmarrëveshjes për Qipros, përpjekja e Titos për të ndërmjetësuar midis Turqisë dhe Greqisë dështoi .Por pas nënshkrimit të Deklaratës së Beogradit të 02 Qershorit 1955 në kuadër të vizitës së udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushovi( 15.04.1894-11.09.1971) , Pakti Ballkanik mes këtyre vende pushoi së ekzistuari.
TAKIMI I MINISTRAVE TË JASHTËM TË BALLKANIT –PROCESI I BASHKËPUNIMIT TË BEOGRADIT
(Jugosllavi, Shqipëri, Bullgari, Rumani, Turqi, Greqi 20-23 Maj 1989)Në prag të ngjarjeve që po shënonin fundin e Luftës së Ftohtë dhe fillimin e shpërbërjes paqësore ose të dhunshme së shteteve federative komuniste, qeveria jugollave mori iniciativën për të nxitur e krijuar një Proces të Bashkëpunimit Rajonal mes vendeve të Ballkanit . Për këtë arsye më 20-23 Maj 1989 në Beograd u thirr Samiti i Ministrave të Punëve të Jashtëm të Ballkanit. Në këtë samit që u thirr nga Ministri i Punëve të Jashtëm të Republikës Federative të Jugosllavisë- RFJ , kroati Budimir Lloncar( 01.04.1924-) morën pjesë Ministri i Punëve të Jashtëm të Shqipërisë Reis Malile( 12.08.1924-06.03.2003), Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Peter Miladenov(22.08.1936-31.05.2000), Ministri i Punëve të Jashtëm të Greqisë Karolos Papulias ( 04.06.1929- ) ,Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Ioan Totu ( 14.05.1931-21 .04.1991) dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mesut Jilmaz(06.11.1947-30.10.1920). Procesi i bashkëpunimit rajoinal mbështetej ne parimin “ Ballkanin përt ballkanasit”: synonte të ndërtonte një platformë debati e bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit kur tashmë Lufta e Ftohtë kishte filluar të zbutej .Secili nga ministrat e jashtëm që ishin pjesëmarrës në këtë takim paraqitën propozimet e tyre për të nxitur bashkëpunimin rajonal, Në këtë kuadër Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Reis Malile( 12.08.1924-06.03.2003), propozoi riaktivizimin e Komiteteve të Bashkëpunimit në Ballkan për fusha të ndryshme. Sipas këtij propozimi, këto komitete do të shprehnin propozime për fusha me interes të bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu MPj Malile propozoi po ashtu zgjerimin e tregtisë në rajonet ndërkufitare, kurse theksoi rëndësinë e shkëmbimeve kulturore që do të kontribuonte në njohjen dhe miqësinë e popujve të Ballkanit.Ndërkohë MPJ të Bullgarisë Petar Miladenov(22.08.1936-31.05.2000), propozoi vendosjen e linjave të komunikimit mes Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit dhe përsëriti propozimin që Ballkani të shndërrohet në një zonë pa armë bërthamore e kimike, cka u përkrah nga të gjitha vendet pjesëmarrëse. Nga ana tjetër ai propozoi që Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit të takohesin çdo dy vjet në secilin vend ballkanik në bazë të parimit të rotacionit. Ndërsa MPJ grek Karolos Papulias( 04.06.1929- ) përkrahu propozimin që takimet ministrore të bëhen në çdo dy vjet dhe propozoi që secila ministri e jashtme të emëronte nga një funksionar, i cili do të ishte i ngarkuar me çështjet bashkëpunimit në Ballkan. Këta do të siguronin vazhdimësinë duke u takuar në çdo tre muaj. Papuliasi propozoi gjithashtu themelimin e një Instituti për Hulumtime Ekonomike Ballkanike me qendër në Athinë. Nga ana tjetër MPJ i Rumanisë Joan Totu( 14.05.1931-21 .04.1991) propozoi që vendet e këtij rajoni të arrijnë pajtueshmëri për zvogëlimin e ndërsjellë të detyrimeve doganore, si hap i parë në heqjen e barrierave tregtare mes tyre. Nga ana tjetër ai ishte kundër bazave të reja të huaja ushtarake në Ballkan, duke ftuar vendet pjesëmarrëse që të bënin përpjekje të largonin nga vendet e tyre bazat ekzistuese.Duke folur në të mirë të vazhdimësisë së takimeve të këtilla që nxisin bashkëpunimin rajonal , MPJ të Turqisë Mesut Jilmaz(06.11.1947-30.10.1920) propozoi që të mbahej një takim i Ministrave të Ekonomisë së vendeve të Ballkanit. Sipas Jilmazit, në të gjitha aspektet e bashkëpunimit rajonal ballkanik sic ishte siguria, ekonomia dhe shkëmbimet kulturore duhet të mbështeteshin në bazë të parimeve të Kartës së Helsinkit. Ndërsa Sekretari Federativ i Punëve të Jashtme( ministi i jashtëm) i RFJ Budmir Llonçar ( 01.04.1924-) theksoi rëndësin e fillimit të një proces të ri dinamik të bashkëpunimit në Ballkan , duke vënë në pah nevojën për një vazhdimësi të përpjekjeve të përbashkëta, Propozimet e tij parashikonin një format takimi të Ministrave të Transportit të vendeve të Ballkani si dhe nevojën për të krijuar një një Shoqatë të Dhomave të Ekomomiseë e Tregtisë të vendeve ballkanike, që do të nxiste i bashkëpunimin shumëpalësh.Takimi i Beogradit u vlerësua si një kthesë e rëndësishme në historinë e popujve të Ballkanit në kuadër rë bashkëpunimit rajonal por zhvillimet e mëvonshme që pasuan të lidhura me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe vecanerisht nisja e procesit të dhunshëm të shpërbërjes së ëish – Jugosllavisë e ndërprenë këtë process.
PROCESI I BASHKËPUNIMIT TË EUROPËS JUGLINDORE( SEECP -07 Qershor 1996 )
Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP= South East Europe Cooperation Process ) filloi me nismën e Bullgarisë gjatë Takimi të Ministrave të Puneve të Jashtëm të Europës Juglindore (The Meeting of the Ministers of Foreign Affairs of South East Europe ) që u zhvIllua në Sofie në 06-07 Qershor 1996. Në takimin e kryesuar nga Bullgaria në Sofje , vendet e Europës Juglindore (EJL) që u bënë themelues të këtij procesi , fillimisht përfshiu vende të tilla si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina , Bullgaria, Greqia, ish-Republik Jugosllave e Maqedonisë, Rumania, Ish-Jugosllavia ( Serbi, Mali i Zi, Kosova),që hodhën themelet për bashkëpunimin rajonal me qëllim krijimin e një atmosfere besimi e stabiliteti në rajon. Në përfundim takimit , vendet pjesëmarrëse nënshkruan atë që njihet si ‘Deklarata e Sofies’ apo “Deklarata për Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë, Stabilitetin, Sigurinë dhe Bashkëpunimin” (Declaration on Good-Neighbourly Relations, Stability, Security and Cooperation”,) Më pas kjo u pasua nga nënshkrimi dhe miratimi i Kartës për Marrëdhëniet e Fqinjësisë të Mirë, Stabilitetin, Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europën Juglindore (The Charter on Good-Neighbourly Relations, Stability, Security and Cooperation in SEE), e miratuar në Samitin e SEECP-it në Bukuresht në 12 Shkurt 2000. Në këtë rast ai përfaqëson dokumentin thelbësor të SEECP.Siç përcaktohet në Kartë, objektivat kryesore të SEECP janë 1)rritja e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë në rajon; 2)nxitja e bashkëpunimit ekonomik; 3)zgjerimi i bashkëpunimit në fushat e të drejtave të njeriut, demokracisë, drejtësisë dhe lufta ndaj aktiviteteve të paligjshme . Synimi i këtij bashkëpunimi ishte që vendet pjesëmarrëse ti përafroheshin më shumë integrimit të tyre në strukturat euroatlantike ( NATO, BE) .Parimi i drejtimit të Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP= South East Europe Cooperation Process ) realizohet përmes presidencës vjetore të cdo vendi pjesëmarrës në bazë të rotacionit.Gjatë periudhës Korrik 2020-2021 presidencën e SEECP e kishte Turqia ndërsa përgjatë periudhës Korrik 2021-2022 këtë presidencë do ta ketë Greqia. Ndërkohë një nga strukturat më të rëndësishme është Trojka e SEECP që përbëhet nga përfaqësues të shtetit që ka presidencën aktuale , të shtetit që ka patur presidencën paraardhëse dhe të shtetit që do ta marrë atë në të ardhmen. Vendi kryesues që ka presidencën prezanton SEECP në takimet ndërkombëtare dhe organizon cdo vit Takimin Vjetor të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të SEECP ( SEECP Annual Meeting of Heads of States and Govenments) , Takimet e Ministrave të Jashtëm ( SEECP Annual Meeting of Foreign Affiars Ministers ) dhe një numër Takimesh Vjetore të Drejtorëve Politikë të ministrive të jashtme të vendeve anëtare ( SEECP Annual Meeting of Political Directors of the Ministries of Foreign Affairs). Në varësi të situatës, vendi kryesues që mban presidencën e SEEC mund të thërrasë edhe Takime të Jashtëzakonshme.( SEECP Extraordnary Meeting ) . Një karakteristikë e veçantë e SEECP ishte se përbënte një formë të bashkëpunimit rajonal që kishte lindur me iniciativën e vetë vendeve të Ballkanit dhe jo me nxitjen apo propozimin e vendeve apo organizatave të tjera ndërkombëtare. Në këtë drejtim, SEECP- i u përkufizua si një zhvillim autentik në rajonin e Ballkanit dhe më pas u bë plotësues i iniciatiave të tjera të bashkëpunimit rajonal që lindën më vonë sic ishte Iniciativa për Bashkëpunim e Evropës Juglindore ( SECI- Southeastern Europe Cooperation Initiative) , Pakti i Stabilitetit për Europën Juglindore (The Stability Pact for Southeastern Europe), apo Procesi i Stabilizim Asociimit.( SAP- Stability and Association Process) nga BE. Në këtë iniciativë më pas u bashkuan edhe vende të tjera të rajonit sic do të ishte Turqia( 2005) Kroacia (2005) Moldavia (2006), Mali i Zi (2007), Sllovenia (2010) dhe Kosova (2014) . Një nga zhvillimet më të rëndësishm në kuadër të kësaj iniciative ishte se gjatë Takimit Vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP ( SEEC Annual Meeting of Foreign Ministers ) që u zhvillua më 27 Shkurt 2008 në Sofie të Bullgarisë, u mor vendiomi që iniciativa e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore (The Stability Pact for Southeastern Europe), të shndërrohej në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal – (RCC Regional Coperatoon Council.
–INICIATIVA BASHKËPUNUESE E EUROPËS JUGLINDORE(SECI- 06 Dhjetor 1996
Iniciativa Bashkëpunuese e Evropës Juglindore (SECI- South East Europe Cooperation Initiative) u lançua dhe u nënshkrua në 06 Dhjetor 1996 në Gjenevë për të ndihmuar në sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal midis vendeve të Europës Juglindore përmes aktiviteteve të bashkëpunimit , dhe për të ndihmuar ato që të integrohen në BE. Vendet nënshkruese të kësaj marrëveshje ishin Shqipëria, Bosnjë -Hercegovina, Bullgaria, Ish-Jugosllavia( Serbi,. Mal i Zi, Kosovë) . Ish -Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Hungaria, Moldavia, Rumania, Turqia .Përsa i përket Kroacisë dhe Sllovenisë ato kërkuan që për emrat e vendeve të tyre të kishte një asteriks sepse të dy vendet këmbëngulën se ata nuk ishin pjesë e Evropës Juglindore dhe do të merrnin pjesë vetëm në SECI si vëzhgues. Në atë kohë, ishte tashmë mjaft e qartë se Sllovenia ishte në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa në rastin e Kroacisë këmbëngulja vinte nga ish – Presidenti kroat Franjo Tugjman( 14.05.1922-10.12.1999) .Ai e përcaktonte Kroacinë si një “vend katolik-mesdhetar në Evropën Qendrore” dhe që nuk dëshironte të bënte asgjë me “ortodoksët dhe muslimanët “, por pas vdeljes së tij Kroacia u anëtarësu si anaëtar i SECI. SECI u krijua në 06 Dhjetor 1996 me iniciativën dhe nën drejtimin e diplomatit austro-amerikan Richard Schifter( 31.07.1923-04.10.2020) , që në atë kohë ishte Drejtor i Lartë për Evropën Lindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA( National Security Council –NSC) gjatë presidencës së presidentit amerikan Bill Klinton dhe diplomatit austriak Erhard Busek( 25.03.1941- ) . Marrëveshja për krijimin e SECI-t u nënshkrua në Gjenevë. sepse, që nga fillimi i tij, SECI ishte projektuar të punonte ngushtë me mbështetjen dhe ekspertizën e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE- United Nations Economic Commission for Europe ) që ndodhej në selinë e OKB në Gjenevë. Në javët që paraprinë nënshkrimin e kësaj marrëveshje , nga ana e palës amerikane u zhvilluan konsultime dhe negociata intensive edhe me Komisionin Europian , përkatësisht me Komisionerin për Marrëdhëniet me Jashtë (Commissioner for External RelationsRelex), dhe Drejtorin e Përgjithshëm, përgjegjës për Çështjet e Evropës Juglindore.( Director General – DG for Southeast European Affairs .Rezultat i këtyre konsultimeve ishte hartimi dhe nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi ose “ Poziciini i Përbashkeëet I SHBA e BE mbi kuptimin e SECI (Memorandum of Understanding or “Common Points of EU and US Understanding on SECI) .Qëllimi i kësaj iniciative u projektua sipas Planit Marshall ( 03.04.1948-05.04.1953) , i cili ndihmoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore. Meqenëse lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë kishte përfunduar ( Marrëveshja e Dajtonit ishte nënshkruar më 14 Dhjetor 1995) , Schifter pa nevojën për një stabilitet më të madh në rajon. Plani i tij fillestar, i quajtur Iniciativa për Zhvillimin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore(Initiative for Development and Cooperation of Southeastern Europe) , kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunimin rajonal të vendeve në Evropën Juglindore (EJL) dhe të mos konsiderohej një plan asistence financiare. Ideja ishte që tu krijonin mundësi vendeve të Europës Juglindore që të merrnin kredi e ndihma financiare në funksion të rindërtimit, stabilitetit e zhvillimit ekonomik. Nga ana tjetër organizatat ndërkombëtare dhe vendet të tilla si SHBA do të ofronin asistencë teknike dhe do të siguronin ekspertë për fushat përkatëse. Selia e SECI ndodhet brenda Pallatit Hofburg në Vjenë . Përvec vendeve anëtare të kësaj anëtare në të kishte edhe vende me statusin e vëzhguesit si Austria ,Azerbajxhani, Belgjika, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Italia,Kosova, Holanda, Portugalia, Spanja, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar , Kanadaja, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe një sërë organizatash ndërkombëtare si Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), Instituti Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (EULEC), Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD),Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).Në vitin 2009 SECI u bë pjesë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), që zëvendësoi iniciativën e Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore ( 10 Qershor 1999 – 27 .02.2008 ).
PAKTI I STABILITETIT PËR EUROPËN JUGLINDORE ( 10 Qershor 1999 – 27 .02.2008 )
Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore( Stability Pact for Southeastern Europe) ishte një nismë re e bashkëpunimit rajonal që u krijua më 10 Qershor 1999 duke synuar forcimin e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe ekonomisë në këto vende . Ai u zëvendësua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në 27 Shkurt 2008. Vendet anëtare të iniciativës Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore ishin Shqipëria , Bosnje dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania ,Serbia, ndërkohë që me statusin e vëzhguesit ishte Ukraina , ndërsa vendet partnere mbvështetëse të kësa iniciative ishin SHBA ,Japonia, Norvegjia, Rusia, Turqia ,Zvicra, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si edhe organizata të shumta ndërkombëtare. Pakti u krijua me iniciativën e Bashkimit Evropian më 10 Qershor 1999, gjatë një Konference ndërkombëtare që u zhvillua në Këln të Gjermanisë. Në këtë konferencë ishin të pranishëm të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë dhe Malit të Zi (atëherë ish Jugosllavia) dhe Moldavisë,. Ndër vendet pjesëmarrëse aktive ishin gjithashtu përfaqësuesit e shteteve të SHBA, Bullgarisë, Rumanisë, Rusisë, Turqisë , të gjithë vendet anëtare të BE -së në atë kohë, OSBE -së, Këshillit të Evropës dhe Komisionit Europian. Ndër vendet dhe organizatat partnrere që mbështeten këtë nismë kishte pëfaqësues të shteteve të të Kanadasë, Japonisë, të organizatave të Kombeve të Bashkuara, UNHCR, NATO, OECD, Bashkimit Evropian Perëndimor-BEP , Fondit Monetar Ndërkombëtar-FMN , Banka Botërore-BB, Banka Evropiane e Investimeve-BEI dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH. Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore (Stability Pact for Southeastern Europe) u krijua pas përfundimit të të Luftës së Kosovës(24.04-12.06.1999) dhe stabiliteti i Kosovës së pasi luftës ishte ndër objektivat kryesore. Në vitin 2006 u njoftua se Pakti i Stabilitetit për Europën Juglinore do të pasohej duke fillura nga viti 2008 nga një kuadër bashkëpunimi që do të udhëhiqej nga vendet e rajonit dhe që më 27 Shkurt 2008 u pagëzua me emrin , Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) .Ai u krijua nga vendet e rajonit të Ballkanit , por me mbështetjen e institucionetve tw bashkësisw ndërkombetare ku vecohet ndihma nga Bashkimi Europian – BE . Në këtë proces tranzicioni luajti rol Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ( SEECP) ku gjatë takimit të SEECP që u mbajt më 28 Shkurt 2008, në Sofje, Bullgari, u bë riemërtimi i Paktit të Stabilitetit . Kjo strukturë u drejtua nga Koordinatori Special që ishte kreu i Paktit të Stabilitetit. Koordinatori i parë Special ishte politikani social demokrat gjerman Bodo Hombach( 19.08.1952 – ) ndërsa nga viti 2002 deri në vitin 2008 ky pozicioni u mbajt nga diplomati konservator austriak Erhard Busek( 25.03.1941- ).
Iniciativa e Minishengenit Ballkanik apo Ballkani i Hapur është një zonë ekonomike dhe politike e tre shteteve anëtare në Ballkan, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbia ,me një territor një sipërfaqe totale prej 131,935 km2 (50,940 sq mi) dhe një popullsi totale të vlerësuar prej gati 12 milion. Me krijimin e zonës, të tre vendet anëtare synojnë të rrisin tregtinë dhe bashkëpunimin, si dhe të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ideja e Ballkanit të Hapur (e njohur më parë si Zona Mini-Shengen) u shpall më 10 tetor 2019 nga kryeministri serb Alekandër Vucic në Novi Sad gjatë një takimi ku ishin të pranishëm kryeminstrat e Republikës së Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Më pas u mbajtën dy takime, njëra në Ohër( Maqedoni) më 11 Nëntor 2019, dhe tjetra më 12 Dhjetor 2019 në Durrës( Shqipëri). Këto vende deklaruan gjatë këtyre takimeve se do të formojnë një treg të unifikuar prej 12 milion njerëz deri në fund të vitit 2020. Më 11 Nëntor 2019, në samitin e Ohrit 2019, Presidenti i Serbisë dhe Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ranë dakord të krijojnë një zonë ekonomike, e cila do të përmirësonte më tej marrëdhëniet politike dhe ekonomike dhe do të forconte lidhjet kulturore midis kombeve.Fillimisht u përdor emërtimi Mini Shengen si një model i Marrëveshjes Shengen të 14 Qershorit 1985 mes vendeve anëtare të BE që garantoi lëvizjen e lirë të njerëzve brenda zonës Shengen cka i shërbeu qarkullimit të lirë të individëve, mallrave,kapitalit apo shërbimeve( të ashtuquajturat katër liritë-four freedoms).Megjithatë Republika e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje –Hercegovinës nuk iu bashkuan kësaj iniciative pasi ata e shihnin si nismë që iu mbivendosej iniciatovae të tjra ndëras Kosova e shohte atë si një mini-jugosllavi ku Serbia merrte një rol kryesor si nismëtare. Më 4 Shtator 2020, Kosova ra dakord të bashkohej me Zonën Mini-Shengen si pjesë e marrëveshjeve të normalizimit ekonomik të Kosovës dhe Serbisë, por deri më tani nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me tre vende themeluese, madje ka kundërshtuar të gjithë nismën. Ndërkohë më 29 Korrik 2021, Vuçiq, Rama dhe Zaev morën pjesë në Forumin për Bashkëpunimin Ekonomik Rajonal në Shkup, ku nënshkruan marrëveshje për lëvizjen e mallrave, qasjen në tregun e punës dhe bashkëpunimin në mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, pranimin reciprok të diplomave dhe kualifikimeve të punës, duke i bërë forcat e punës më fleksibile dhe të disponueshme dhe kështu duke tërhequr më shumë investime. Si pjesë e iniciativës, u mbajt gjithashtu një Forum Ekonomik Rajonal ku morën pjesë rreth 350 kompani, kryesisht nga këto tre vende, por edhe nga rajoni më i gjerë.Të frustruar me vonesat në marrjen e anëtarësimit në BE për vendet e tyre, tre udhëheqësit e Ballkanit nënshkruan marrëveshje për të hapur kufijtë e tyre kombëtarë për qytetarët dhe produktet e njëri -tjetrit pa kufizime deri më 1 Janar 2023.