–Fjalimi i urimit të Ambasadorit të R.P. të Kinës, SH.T.Z. Zhou Ding me rastin e 72-vjetorit të themelimit të R.P. të Kinës
Të dashur miq,
Me rastin e 72-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, kam nderin të ndaj gëzimin e festës kombëtarë të Kinës me miqtë shqiptarë nga qarqe të ndryshme. Përfitoj gjithashtu nga rasti të shpreh respekt ndaj miqve që kujdesen dhe mbështesin miqësinë kino-shqiptare për një kohë të gjatë.
Viti 2021 është një vit tepër i veçantë. Pandemia COVID-19 ende po përhapet nëpër botë. Kina e Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të botës, po ecin përpara mes vështirësive dhe sfidave. Përballë situatave dhe sfidave të reja, qeveria kineze, në mënyrë aktive, po zbaton filozofinë e re të zhvillimit, shpejton krijimin e një dinamike të re të zhvillimit dhe nxit zhvillimin e gjelbër dhe të shëndetshëm të ekonomisë. Ekonomia e Kinës ka treguar qëndrueshmëri të fortë. PBB-ja e Kinës në gjysmën e parë të këtij viti është rritur 12.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe rritja ekonomike e këtij viti parashikohet të jetë mbi 6%, duke bërë që shkalla e kontributit për rritjen ekonomike globale vazhdon të tejkalojë një të tretën.
Në vitin e shkuar, me gjithë presionet e sjellë nga pandemia, qeveria kineze, duke vënë popullin në vendin e parë dhe zhvillimin si prioritet, ka fituar luftën për eliminimin e varfërisë, duke arritur objektivin e axhendës 2030 të OKB-së për uljen e varfërisë 10 vite para afatit, gjë që është një mrekulli në historinë botërore në uljen e varfërisë. Si vendi në zhvillim më i populluar në botë, Kina ka ndërtuar rrjetin e sigurimeve shoqërore dhe sistemin e shëndetit publik në përmasën më të madhe në botë, duke përmirësuar vazhdimisht jetën dhe të drejtat e njerëzve gjatë procesit të zhvillimit. Ëndrra e 1.4 miliardë njerëzve për një jetë të mirë po bëhet realitet në mënyrë të vazhdueshme.
Në vitin e shkuar, Kina bëri progres të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe forcoi ndërtimin e qytetërimit ekologjik. Si praktikues aktiv i Marrëveshjes së Parisit, Kina ka zbatuar plotësisht axhendën 2030 të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, duke premtuar përpjekje për arritjen e kulmit të emetimit të karbonit para vitit 2030 dhe arritjen e neutralitetit të karbonit para 2060. Kina ka ndërtuar tregun më të madh të botës për tregtimin e emetimeve të karbonit. Në trendin e uljes së sipërfaqjes pyjore të botës, sipërfaqja pyjore e Kinës është rritur 2.5 milionë hektarë neto në dekadën e kaluar. Kina ka kontribuar në 25% të sipërfaqes së re të gjelbër të botës në 2 dekadat e fundit. Filozofia e Presidentit Xi Jinping se “Ujërat e kulluar dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme”, po realizohet në mënyrë të vazhdueshme. Shndërrimi nga shkretëtira në pyll i zonës Saihanba në Provincën Hebei është shembulli më i mirë i kësaj filozofie. Ndërtuesit e kësaj zone fituan nderin më të lartë të OKB-së për mbrojtjen e mjedisit, Çmimin e Kampionëve të Tokës.
Në vitin e shkuar, Kina rriti më tej aftësinë inovative teknologjike. Sistemi global i navigimit satelitor Beidou-3, treni maglev me shpejtësi 600 km/h, interneti 5G dhe tregu e-business në përmasën më të madhe në botë, po ndryshojnë dukshëm jetën e njerëzve të Kinës, duke dhënë kontribute të rëndësishme për prosperitetin ekonomik të botës dhe përparimin teknologjik të njerëzimit.
Si një vend i vjetër me qytetërim 5000 vjeçar, Kina, nga njëra anë mëson nga kultura të shkëlqyera të vendeve të botës, nga ana tjetër i kushton rëndësi ruajtjes së trashëgimisë kulturore historike të vetes. Kina është vendi me më shumë trashëgimi natyrore dhe më shumë trashëgimi të përziera kulturore dhe natyrore në botë. Në korrik të këtij viti, qyteti Quanzhou (qendra e botës tregtare në dinastinë Song dhe Yuan të Kinës) u regjistrua në Listën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s. Si pikënisja e Rrugës Detare të Mëndafshit në kohën e vjetër në Kinë, qyteti i njohur historik Quanzhou është si shumë qytete kineze, të cilat po rigjallërohen me energji të reja.
Me zhvillimin e vendit, Kina gjithmonë angazhohet të ruajë paqen dhe prosperitetin e botës, të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare të mbështetura nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, të promovojë ndërtimin e ‘Një Komuniteti me Një të Ardhme të Përbashkët për Njerëzimin’. Në asamblenë e fundit të OKB-së, Presidenti Xi Jinping theksoi se, përballë sfidave të përbashkëta të njerëzimit si pandemia COVID-19, të gjitha vendet duhet të bashkëpunojnë, të vendosin jetën e njerëzve në radhë të parë, të marrin një qasje shkencore dhe të kujdesen për jetën, vlerën dhe dinjitetin e çdo individi. Për të ndihmuar vende të tjera kundër pandemisë, Kina ka filluar një operacion humanitar në shkallë të gjerë emergjente, ku tashmë ka ofruar 2 miliardë dollarë ndihmë vendeve në zhvillim për luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike dhe do të ofrojë edhe 3 miliardë dollarë në 3 vitet e ardhshme. Përveç kësaj, Presidenti Xi gjithashtu deklaroi se, pas 1 miliardë vaksinave të ofruara për më shumë se 100 vende, Kina do të realizojë premtimin e ofrimit të 2 miliardë vaksinave në total për botën brenda këtij viti; pas dhurimit të 100 milionë dollarë amerikanë për COVAX, Kina do të dhurojë edhe 100 milionë doza të vaksinës për vende në zhvillim brenda vitit. Në të ardhmen, Kina do të vazhdojë, me veprime konkrete, së bashku me vende të ndryshme të botës, të ndërtojnë barrierën mbrojtëse për shëndetin dhe jetën, të nxisin rimëkëmbjen ekonomike dhe prosperitetin global, për të realizuar zhvillim më të fortë, më të gjelbër e më të shëndetshëm të botës. Lojërat Olimpike Dimërore 2022, në shkurt të vitit që vjen, do të mbahen në Pekin. Ky do të jetë një tjetër kontribut nga Kina për Olimpiadën Botërore. Presim të shohim sportistët dimërorë shqiptarë dhe të gjithë vendeve të tjera, në Pekin, nën sloganin “Së bashku për një të ardhme të përbashkët” dhe të realizojmë objektivin “Më shpejt, më lart, më i fortë, bashkë”.
Miqësia kino-shqiptare është e hershme. “Kemi miqtë në këtë botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg që jemi, porsi komshi të ngushtë i kemi”. Kjo shprehje është përshkrimi i ndjenjës së vaçantë të njerëzve kinezë ndaj popullit shqiptar. Edhe në gjuhën shqipe ka një fjalë të urtë, “Ari njihet në zjarr, miku në nevojë”. Në shekullin e kaluar, Kina ndihmoi Shqipërinë të ndërtonte mbi 100 projekte të mëdha, që dhanë kontribute të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë. Gjithashtu nuk do të harrojmë mbështetjen e Shqipërisë për rivendosjen e vendit të ligjshëm të R.P. Kinës në OKB para 50 vitesh. Pas shfaqjes së pandemisë në Shqipëri vjet, Kina ishte ndër vendet e para që dhuroi kite testuese dhe materiale mjekësore, si edhe zhvilloi shkëmbime të eksperiencave në kontrollin dhe trajtimin e pandemisë me Shqipërinë. Vaksina kineze ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën shqiptare kundër pandemisë. Kina vazhdon të mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregti dhe investim. Me gjithë goditjet nga pandemia, volumi tregtar dypalësh gjatë janarit e korrikut është rritur 31.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mallrat e eksportuar nga Shqipëria në Kinë janë më të larmishme, dhe struktura tregtare dypalëshe është më e balancuar. Bashkëpunimi mes Kinës dhe Europës Qendrore dhe Lindore vazhdon të nxisë thellimin e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta mes Kinës dhe Shqipërisë në fushën e tregtisë, investimit, arsimit, shëndetësisë etj. Ambasada jonë, duke u përballur me ndikimet negative të pandemisë, po nxit vazhdimisht programe dypalëshe, që të mbështesë rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, të ndihmojë zhvillimin e bizneseve të mesme e të vogla shqiptare si dhe të promovojë shkëmbimin njerëzor e kulturor mes dy vendeve tona.
Shqipëria ka natyrë të bukur, popull punëtor e të zgjuar, të cilët përbëjnë potencial të madh për zhvillim. Kina do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri përpjekjet e zellshme të popullit shqiptar për prosperitetin e vendit. Marrëdhëniet kino-shqiptare kanë një perspektivë të gjerë zhvillimi. Unë pres dy palët të bashkëpunojnë dorë për dore, të thellojnë miqësinë tradicionale, dhe të nxisin bashkëpunimin në fusha të ndryshme për të pasur fryte të reja!
Qoftë një jetë e lumtur për popullin shqiptar!
Rroftë miqësia kino-shqiptare!