Kosta: Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërise dhe qeverisjes

0

Edhe pse Shqipëria ka kaluar reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit, korrupsioni ende paraqetit si një çështje shqetësuese. Ka ende sfida të ndryshme të cilat mbeten të pazgjidhura, ndërsa pjesa e qytetarëve që nuk kanë besim në aftësitë e qeverisë së tyre për të adresuar këtë problem është në rritje.

Cilat janë shkaqet e korrupsionit të përhapur në Shqipëri? Cili është roli i Organizatave të Shoqërive Civile në luftën kundër korrupsionit? Cilat janë zgjidhjet e mundshme për këtë problem dhe a ka vullnet politik për t’i arritur ato? Për këto dhe tema të tjera, ne biseduam me Ervi Kosta, Asistente Kërkimore në Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Ballkani Perëndimor Evropian: Sfidat e korrupsionit janë të përhapura në Ballkanin Perëndimor. Sipas disa raporteve, qytetarët nga rajoni besojnë se korrupsioni është problemi kryesor në rajon pas papunësisë dhe standardit të ulët të jetesës. A mund të veçoni disa nga shkaqet kryesore që e bëjnë korrupsionin pjesë përbërëse të shoqërisë?

Ervi Kosta: Nevoja për të ndryshuar sjelljen në shoqërinë civile theksohet nga sfidat ekonomike dhe demokratike të një vendi. Në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë dhe qeverisë. Kjo fjali konfirmon se antikorrupsioni nuk është një destinacion përfundimtar, por një proces i qëndrueshëm i rinovimit demokratik, kontrolleve dhe balancave.

Prej vitesh në Shqipëri, korrupsioni në të gjitha format ka qenë një faktor me ndikim në jetën e qytetarëve, në funksionimin e institucioneve si dhe në zbatimin e reformave ekonomike dhe ligjore.

Disa nga shkaqet kryesore të korrupsionit në Shqipëri janë ndikimi politik mbi institucionet, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e ulët e publikut, mungesa e llogaridhënies nga ana e institucioneve publike, niveli i lartë i informalitetit, përdorimi i partive politike si ndërmjetës në uzurpimin e institucioneve nga lobingjet e bizneseve dhe oligarkët, dhe kultura apo mentaliteti i prapambetur i shoqërisë shqiptare.

Ballkani Perëndimor Evropian: Organizatat e Shoqërive Civile përfaqësojnë një komponent vendimtar në çdo shoqëri demokratike, dhe roli i tyre në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit konsiderohet thelbësor. Si e vlerësoni bashkëpunimin mes Organizatave të Shoqërive Civile dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri në lidhje me luftën kundër korrupsionit? A mendoni se mekanizmi ligjor ekzistues për bashkëpunimin e tyre është i mjaftueshëm? A besoni se Organizatat e Shoqërive Civile njihen mjaftueshëm si aktorë përkatës në çështjet e luftës kundër korrupsionit?

Ervi Kosta: Shoqëria civile në Shqipëri vuan nga të njëjtat probleme si shoqëria shqiptare, të tilla si fragmentimi, mungesa e ndikimit në komunitet dhe palët e interesuara, politizimi, burimet e kufizuara dhe kushtëzimi nga prioritetet e donatorëve, besimi i pamjaftueshëm i publikut tek aktorët e shoqërisë civile, ekspertiza e kufizuar në marrëdhëniet qeveritare.

Në Shqipëri, Organizatat e Shoqërive Civile përfaqësojnë një komponent esencial në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe ato konsiderohen thelbësore. Qëllimi kryesor i disa organizatave është ndërgjegjësimi qytetar në luftën kundër korrupsionit. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (QSHKE), si një nga organizatat e para të krijuara në Shqipëri, ka kontribuar në luftën kundër korrupsionit përmes ndërgjegjësimit të shoqërisë civile dhe kryerjes së disa studimeve për të matur perceptimet e qytetarëve për nivelin e korrupsionit.

Ministria e Drejtësisë aktualisht po kryen konsultime të vazhdueshme me shoqërinë civile për të hartuar një strategji kombëtare kundër korrupsionit. Edhe pse ka pasur përpjekje bashkëpunimi mes Organizatave te Shoqërive Civile dhe institucioneve shtetërore në Shqipëri në lidhje me luftën kundër korrupsionit, partneriteti i tyre nuk ka qenë i frytshëm. Ligji për Njoftimin dhe Konsultimin Publik mund të konsiderohet i vetmi mekanizëm ligjor që detyron institucionet publike të konsultohen me grupet e interesit, pjesë e të cilave janë edhe Organizatat e Shoqërive Civile.

Unë besoj se disa Organizata të Shoqërive Civile në Shqipëri luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, duke ngritur zërin e tyre për çështje të dyshuara për korrupsion të mundshëm. Ky veprim do të ishte një mënyrë tjetër për qytetarët që të jenë të vetëdijshëm për pasojat e rënda që ka niveli i lartë i korrupsionit për shoqërinë. Mund të përmend rastin e fundit kur programi “Open Data Albania” paraqiti një kallëzim penal në Gjykatën Kushtetuese për një rast të mundshëm korrupsioni.

Ballkani Perëndimore Evropian: Raporte të ndryshme sugjerojnë që Shqipëria duhet të rrisë përpjekjet e saj dhe të përmirësojë punën e saj në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. A mund të na thoni, cilat fusha janë më sfiduese dhe kërkojnë vëmendjen e e vazhdueshme të autoriteteve? A besoni se ka mjaftueshëm vullnet politik për të përballuar këto sfida?

Ervi Kosta: Korrupsioni është një fenomen që ka lindur me njerëzimin dhe nuk mund të eliminohet, por mund të zvogëlohet. Fatkeqësisht, lufta kundër korrupsionit është përdorur nga autoritetet si një mjet për të prishur imazhin dhe reputacionin publik të kundërshtarëve politikë, gjë që ka zvogëluar besueshmërinë. Përzierja pothuajse e plotë e kufijve midis lobingut/oligarkëve të biznesit dhe elitës politike në pushtet ushqen një kulturë të joefektivitetit dhe dëmton shpresën e publikut për legjitimitet.

Fushat kryesore sfiduese në luftën kundër korrupsionit janë konsolidimi i reformës në drejtesi, shtrirja e parimit të verifikimit në administratën shtetërore dhe partive politike, ndërtimi i besimit të publikut në institucionet e ligjit.

Ballkani Perëndimor Evropian: Në vitin 2019, Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut ishte ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë pasur një rënie të presionit se korrupsionit dhe përfshirjes së tij. Mund të arrihet në përfundimin se këto rezultate ishin pasojë e pritshmerive të larta për fillimin e negociatave të pranimit. Në vitin 2021, raportohet një rritje në të dyja fushat, në krahasim me vitin 2019. Çfarë mendoni se i ka shkaktuar këto ndryshime dhe sa ka ndikuar në to ngecja e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian?

Ervi Kosta: Sipas rezultateve të studimit mbi matjen e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri për vitin 2021 kryer nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në bashkëpunim me “Udhëheqjen e Evropes Juglindore për Zhvillim dhe Integritet” presioni i korrupsionit ishte 56% dhe përfshirja në korrupsion ishte 46%. Këto shifra janë më të larta se dy vite më parë. Ngadalësia dhe ngërçet në procesin e integrimit favorizojnë rritjen e presionit dhe përfshirjen në korrupsion përballë vullnetit të paqartë politik.

Përfitimi më domethënës i fillimit të negociatave me BE- në nuk qëndron në zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe sociale të vendit, por në rivendosjen e besimit të qytetarëve në institucionet ligjore dhe rritjen e presionit të qytetarëve ndaj zyrtarëve të zgjedhur/emëruar për më shumë besueshmëri.

Në këtë mënyrë, fenomeni i largimit të qytetarëve nga vendi do të dekurajohet.

Ballkani Perendimor Evropian: Që nga viti 2014 ekziston “proçesi i vetingut” në gjyqësor që përfshin rivlerësimin e pasurive, lidhjeve të mundshme me grupet kriminale dhe hetimet për integritetin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. A mund të na tregoni për ndikimin që ka pasur ky proçes? A mendoni se ky instrument mund të përdoret për zyrtarë të tjerë që ushtrojnë funksione politike dhe publike?

Ervi Kosta: Vetingu është proçesi që shërben për të përjashtuar zyrtarët publikë që nuk kanë integritet në kryerjen e detyrës dhe kështu, rikthen besimin e publikut në punën e institucioneve shtetërore. Që nga viti 2016, kur ky proçes ka filluar të zbatohet, arritja kryesore ka qenë gjetja e rasteve kur gjyqtarët dhe prokurorët kanë pasur pasuri të padeklaruara, që do te thote qe ata nuk jane me te pa prekshem ne fushen sundimit te ligjit. Përveç kritereve të pasurisë të përdorura gjerësisht për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të ishte mire të merrej parasysh edhe mungesa e profesionalizmit dhe kontaktit të tyre me botën e krimit të organizuar. Ȅshtë absurde që individët e larguar nga sistemi i drejtësisë, për të cilët ka prova të mjaftueshme të zotërimit të pasurive të paligjshme, të qëndrojnë brenda sistemit të drejtësisë (duke punuar si avokat) ose, më keq, të hyjnë në botën e re akademike. Reforma do të jetë e plotë kur sekuestrimi i pasurive kriminale bëhet përmes proçedurave dhe rregullave ligjore.

Ballkani Perendimor Evropian: Në Shqipëri, raporte të ndryshme sugjerojnë se numri i njerëzve që nuk besojnë në aftësitë e qeverisë së tyre për të luftuar korrupsionin është në rritje dhe se shumë qytetarë kanë humbur shpresën se korrupsioni mund të zvogëlohet. Çfarë besoni se ka shkaktuar këtë atmosferë pesimiste?

Ervi Kosta: Shumica e qytetarëve shqiptarë nuk kanë besim në politikat dhe strategjitë kundër korrupsionit të ndërmarra vitet e fundit, duke përfshirë ketu edhe formën në drejtësi. Kjo situatë pesimiste ka ardhur si rezultat i qeverisjes afatgjatë nga shumica (aktualisht në mandatin e tretë) dhe ofrimit të mbështetjes politike aktorëve të rëndësishëm, të perceptuar nga publiku si figura emblematike për shkak të kujdesit ne vendim marrje dhe kontratave PPP të dyshuara për korrupsion. Këto kanë gërryer gradualisht besimin e publikut se korrupsioni mund të zvogëlohet. Tejkalimi i kësaj situate arrihet përmes ndëshkimit të personave përgjegjës që kanë abuzuar me fondet dhe pasuritë shtetërore.

Ballkani Perendimor Evropian: Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja për zvogëlimin e korrupsionit që po thellohet në shoqëri? Sa mendoni se është i rëndesishëm roli i partnerëve ndërkombëtarë ne luftën kundër ketij problemi?

Ervi Kosta: Zgjidhja për zvogëlimin e korrupsionit është e lidhur ngushtë me respektimin e votës së lirë të qytetarëve, rritjen e transparencës të çdo agjencie dhe institucioni publik, me ndëshkimin ligjor të çdo individi përgjegjës në administratën shtetërore dhe politike. Në këtë proçes, roli i partnerëve ndërkombëtarë mbetet i pazëvendësueshëm për sa kohë që për interesat aktuale, këta partnerë nuk krijojnë stabilitet te institucioneve dhe ekonomisë mbi demokracinë por kontribuojnë në përparimin paralel të tyre. Sfidat e mëposhtme të rëndësishme për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit janë rritja e bashkëpunimit midis institucioneve të zbatimit të ligjit, promovimi i raportimit të korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit.

SHPËRNDAJE