Cili është Viti i Ri Kinez dhe pse është ndryshe nga pjesa tjetër e botës?

0

Kina, një nga qytetërimet më të vjetra në tokë, ka një traditë të gjatë që daton mijëra vjet, që besohet të ketë origjinën që nga Dinastia Shang (1600–1046 para Krishtit). Rrugët e qyteteve kineze mbulohen plotësisht me të ngjyrën e kuqe për dy javë si dhe mbushen me fishekzjarre dhe ushqime të shijshme. Festimet e viteve të reja kineze janë të veçanta, sepse nuk janë caktuar në një datë – përkundrazi data e saktë e festës përcaktohet nga shfaqja e hënës së re gjatë fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit

Festivali i Pranverës, një emër tjetër për Vitin e Ri Kinez, është një traditë e rrënjosur thellë në vlerat familjare, dhe një traditë që përqendrohet në sjelljen e fatit dhe begatisë në Vitin e Ri. Një nga migrimet më të mëdha në botë, Viti i Ri Kinez shërben për të bashkuar familjet kur punëtorët kthehen në shtëpi për të festuar.

Kjo festë është e pasur me simbolikë. Disa elementë nga kjo simbolikë përqendrohen rreth ushqimit; për shembull, në prag të Vitit të Ri, familja e gjerë, ose fisi, bashkohet rreth tryezës për një vakt që ka si pjatë të fundit një pjatë peshku, që simbolizon bollëkun dhe për këtë arsye nuk duhet të haet. Në pesë ditët e para të Vitit të Ri, njerëzit konsumojnë ‘noodle’ (një tip makaroni të hollë) të gjata për të simbolizuar jetën e gjatë. Në ditën e 15-të dhe të fundit të Vitit të Ri, byreçka të rrumbullakëta, të formuara si hëna e plotë, ndahen si një shenjë e njësisë familjare dhe e plotësisë së saj. Viti i Ri Kinez është një traditë e pasur shumëvjecare, e cila pasqyron kompleksitetin interesant të popullit kinez.

Një simbol tjetër shumë interesant i Vitit të Ri Kinez është fleksibiliteti i Kalendarit Hënor, bazuar në parimet e kundërta, por komplimetuese të Ying dhe Yang, të cilat përbëjnë një botë harmonike ku e mira dhe e keqja janë të balancuara. Struktura e kalendarit ndryshon periodikisht që nga fillimi i tij, duke ndryshuar me çdo perandor që vinte në pushtet. Kalendari kinez gjithashtu përfshin zodiakun kinez, ciklin e dymbëdhjetë stacioneve ose “shenjave” përgjatë shtegut të dukshëm të diellit përmes kozmosit.

Por cilat janë disa nga rregullat që nuk duhen thyer gjatë Vitit të Ri Kinez?

Përvec traditave të rregulta të Vitit të Ri Kinez, ka dhe disa gjëra të cilat absolutisht nuk duhen bërë gjatë festivalit te pranverës. Edhe përse këto rregulla ndryshojnë nga rajoni në rajon dhe janë të larmishme në një vend të madh si Kina, përgjithësisht rregullat janë:

1. Ditën e parë, mos lani flokët për të mos larë fatin. Në kohën e dimrit, nëse lani flokët – dhe nuk do të kishit tharëse flokësh në kohërat antike – do të sëmureni lehtë. Dhe nëse jeni i sëmurë ditën e parë, do të keni fat të keq për tërë vitin.

2. Mos fshij dyshemenë – ju po fshini fatin dhe pasurinë.

3. Mos përdorni objekte të mprehta të tilla si gërshërë, thika ose hala. Nëse përdorni një gjilpërë në ditën e parë të Vitit të Ri Kinez, dhe nëse bëni një fëmijë atë vit, sytë e fëmijës suaj do të jenë shumë të vegjël si syri i gjilpërës. Nëse përdorni thika dhe gërshërë, ju po prisni pasurinë tuaj.

4. Mos grindni dhe mos qortoni, sidomos ditën e parë – supozohet të jetë shumë e lumtur.

5. Mos hani mish në ditën e parë dhe të 15-të të vitit të ri, bëhuni vegjetarian. Kjo është për të siguruar një jetë të gjatë dhe të lumtur.

SHPËRNDAJE