Instituti Konfuci- Dritarja e Gjuhës dhe Kulturës Kineze në Shqipëri dhe në Botë.

0

Intervistë me Drejtorin e Palës Shqiptare z. Erion Malaj për të na njohur më shumë mbi Institutin Konfuci.

  1. A ka ndihmuar Instituti Konfuci në rritjen e interesit të të rinjve dhe jo vetëm, për të mësuar gjuhen kineze? Si parashikohet të jetë ky vit i ri akademik, duke u nisur edhe numri i studentëve të regjistruar?

Instituti Konfuci që prej themelimit ka ndihmuar në promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze, duke ofruar për studentët e Universitetin e Tiranës ose ndjekjen e kursit falas ose pjesë të kurrikulës në fakultetet e tyre dhe gjithashtu duke i mundësuar të gjithë qytetareve të interesuar të mësojnë gjuhën kineze. Gjithashtu Instituti Konfuci-UT më anë të rrjeteve sociale ka ndihmuar në rritjen e interesit duke i ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në aktivitetet e mbajtura nga ne. Prej 1 shtator 2021- 17 tetor 2021, Instituti Konfuci-UT, hapi regjistimet për Vitin e Ri Akademik 2021-2022, ku numëroi mbi 460 të student të regjistruar, përkatësisht nga niveli HSK 1 deri në nivelin HSK 6. Aktualisht ne krahasim me dy vitet e fundit qe lam pas shohim nje rritje te konsiderueshme të interesit. Vlen të përmendet fakti se sot Instituti ynë ofron kurse edhe për femijët (nivelin YCT) dhe janë 8 fëmije që ndjekin rregullisht programin e ofruar për ta. Duke shpresuar se masat parandaluese ndaj COVID-19, do të lehtesohen mendojmë që shumë aktivitete kulturore dhe konkurse që ndihmojnë si në promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze edhe në mbështetje të studentëve tanë, do të zhvillohen brenda këtij viti akademik.

2. Sa është numri total i përfituesve nga programet e përgjatë viteve në Shqipëri?

 Ndër vite mund të numerojmë rreth 3940 persona që janë rregjistruar për të ndjekur kurset e gjuhës dhe kulturës kineze, pranë Institutit Konfuci-UT prej vitit 2015 deri më sot, ndër to mund të themi që janë mbi 200 studentë që kanë përfituar bursa si në vlerë monetare po ashtu dhe bursa studimi në Kinë, në universitetet partnere.

3. Cilat janë disa nga përfitimet afatgjatë për këdo që përfundon studimet pranë Institutit tuaj?

Të gjithë studentet që ndjekin kurset e gjuhës kineze, në përfundim të nivelit të 3 mund të përfitojnë bursë studimi për gjuhën kineze në një nga Universitetet në Kinë. Studentët që përfundojnë me sukses nivelin 4, mund të fitojnë bursa studimi të cdo lloj dege në top 50 Universitetet më të mira në Kinë. Njëkohësisht, mundësitë e punësimit që ata përfitojne rriten ndjeshëm jo vetëm në Shqipëri (nga fusha të turizmit, ekonomisë, tregëtisë deri në kompani të tjera prestigjoze) por edhe në Europe e në mbarë botën, pasi testimet e gjuhës kineze janë të certifikuara nga Chinese Testing International Co., Ltd. (CTI), testimi njihet si HSK (Hanyu Shuiping Kaoshi).

4. Mund të na thoni disa nga aktivitet tuaja kulturore që tërheqin më së shumti vemendjen. Disa nga metodat e promovimit që përdorni për ti sjellë këto aktivitete sa me afër publikut dhe për të qenë sa më gjithë përfshirëse?

Ndër aktivitetet që tërheqin më shumë vëmendje, mund të përmendim Summer Camp që CIUT organizon me universitetin partner BFSU Pekin, Chinese Bridge (Chinese Bridge-Chinese Proficiency Competition For Foreign College Students”) Chinese New Year, etj. Përsa i perket Summer Camp Instituti Konfuci prej tre vitesh organizon kampin veror “Summer Camp of Beijing”, në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Huaja në Pekin, i cili mundëson qëndrimin e studentëve shqiptarë në kampusin e Pekinit. Kampi veror ka një kohëzgjatje prej dy javësh (13 ditësh) në muajin Korrik, dhe mirëpret studentë shqiptarë të Institutit Konfuci  në Universitetin e Tiranës për një eksperiencë të paharrueshme kulturore, turistike dhe mësimore. Chinese Bridge- ka për qëllim testimin e studentëve mbi gjuhën dhe kulturën kineze. Vendi i parë merr pjesë në konkursin e Chinese Bridge në Kinë, duke përfaqësuar Shqipërinë, ndërsa vendi i dytë vëzhgon nga afër  këtë aktivitet. Konkursi i karaktereve kineze, ku me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, studentët më të mirë për cdo nivel përfitojnë një burse (vlere monetare), si dhe shumë aktivitete te tjera kulturore në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Ambasadën dhe të tjerë partner.

5. A ka Instituti Konfuci në Tiranë projekte bashkëpunimi ose shkëmbime përvojash me Institutet e tjera të vendeve fqinje? (si Greqia apo Italia).

Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës, ka bashkëpunime me të gjithë Institutet që ndodhen ne rajonin e Ballkanit dhe jo vetem, duke marr pjesë në shkëmbime përvojash dhe trajnime të ndryshme të stafit akademik.

6. Cfarë pritet të sjell viti 2022 për Institutin në kuadër të marreveshjeve dhe projekteve të reja?

Zhvillimi i marrëdhënieve me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës është prioritet per vitin 2022. Njëkohësisht shtrirja e institutit në qytete të ndryshme dukë përfshirë shkolla dhe universitete, do të jetë një nga qëllimet kryesore. Rritja e cilësisë do të jetë gjithashtu një nga objektivat kryesore.

SHPËRNDAJE