Historiku i Kinës në Lojërat Olimpike
Marrëdhënia e Republikës Popullore të Kinës me Lojërat Olimpike i ka fillesat e saj vite më përpara. Në vitin 2008, për herë të parë, Kina ishte vendi pritës i lojërave olimpike verore. Këto lojëra janë të njohura dhe mbahen mend për dy fakte historike sportive: notari Michael Phelps ishte sportisti i parë në botë që fitonte më shume medalje ari në një Olimpiadë dhe atleti Usain Bolt u kurorëzua me nofkën: “njeriu më i shpejtë në botë”. Lojërat ishin gjithashtu një ndihmë për vendin pritës, pasi Kina fitoi më shumë medalje ari (51) në një olimpiadë të vetme se çdo vend tjetër që nga viti 1988. Në vitin 2022, Kina do të jetë përsëri pritës i lojërave olimpike, kësaj rradhe dimërore, duke e bërë kështu Pekinin qytetin e parë që ka mirëpritur lojërat verore dhe dimërore olimpike. Kina ka përformuar gjithmonë mirë në lojërat verore dhe dimërore. Kina solli në shtëpi medaljen e saj të parë dimërore në vitin 1992 kur patinatorja kineze Ye Qiaobo fitoi medaljen e argjendtë në 500 metra për femra. Që atëherë, Kina ka fituar 13 medalje të arta dhe 62 medalje gjithsej, duke e vendosur atë në vendin e 16-të në rang botëror. Në Lojërat Dimërore 2018, patinatori i shpejtësisë Wu Dajing fitoi medaljen e artë në 500 metra për meshkuj. Shteti i Kinës ka ndërmarr gjithmonë projekte dhe programe për ti motivuar atletet dhe sportistët që do jenë pjesë e Lojërave Olimpike.
Përgatitjet për zhvillimin e lojërave
Zyrtarët Olimpikë thanë se të gjitha përgatitjet për lojërat kanë përfunduar, përsa i përket parandalimit të epidemisë, vendeve dhe objekteve, transportit dhe mbrojtjes së mjedisit. Disa vende evropiane kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe urimet më të mira për organizimin e ngjarjes nga Pekini. Komiteti Organizativ i Pekinit për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 njoftoi të mërkurën se fshati olimpik do të hapet zyrtarisht më 27 janar 2022 dhe stafeta e pishtarit do të fillojë më 2 shkurt në Kinë. Në një konferencë shtypi të organizuar nga Zyra e Informacionit të Këshillit Shtetëror, Zhang Jiandong, Nënkryetar Ekzekutiv i Komitetit Organizativ, tha se të 12 vendet e garave për lojërat janë përfunduar dhe përmbushin çdo standart. Ndërtimi në të 12 vendet e garave në Pekin ka përfunduar, dhe të gjitha vendet janë inspektuar dhe certifikuar nga organizatat ndërkombëtare të sporteve dimërore. Ndërtimi i objekteve dhe infrastrukturës është prioriteti kryesor i punës përgatitore. Në fillim të këtij viti, të tre zonat ku do zhvillohen garat iu nënshtruan me sukses testimeve të kryera Yan Cheng, kreu i burimeve njerëzore në Komitetin Organizitiv deklaroi se është testuar çdo skenar i mundshëm në të gjitha fushat e lojërave. Sipas tij, infrastruktura plotëson cdo standart olimpik. Kina ka marr reagime mjaft positive nga Komiteti Olimpik, institucionet ndërkombëtare dhe atlete të ndryshëm.
Lojërat Olimpike 2022
Lojërat Olimpike Dimerore 2022 do të mbahen nga e premtja e datës 4 shkurt deri të dielën e datës 20 shkurt. Lojërat Olimpike janë të ndarë në 3 zona përgjatë qytetit te Kinës: Pekin, Yanqing, and Zhangjiakou. Ceremonia e hapjes dhe e mbylljes do të zhvillohen në Pekin, kryeqytetin e Kinës. Sportet e akullit do të mbahen në Pekinin qendror. Yanqing, një periferi malore e kryeqytetit të Kinës, e cila ndodhet 75 km veri-perëndim nga qendra e qytetit të Pekinit do të mirëpres lojërat e skijimit alpin dhe rrëshqitjes me slite. Gjithashtu do të shërbeje edhe si nje fshat i atletëve olimpik. Zhangjiakou, nje zonë që ndodhet 180 km veri- perëndim nga qyteti i Pekinit do të mirëpres më së shumti lojërat me ski dhe rrëshqitjen në borë (snowboard). Do të ketë gjithsej 109 gara për medalje në 15 sporte të ndryshme. Në keto lojëra olimpike do të përfshihen 7 evente të reja që nga viti 2018: rrëshqitje me slitë për femra (women’s monobob); skijim në stil të lirë për femra dhe meshkuj (men’s and women’s big air- freestyle skiing); rrëshqitje në borë në skuadër (mixed team snowboard cross); hedhje e lirë në ajër me ski në skuadër (mixed team aerials); skijim në skuadër mbi një sipërfaqe akulli (mixed team short track relary) kërcim me ski në skuadër (mixed team ski jumping)
Maskota
Maskota ka qenë pjesë e çdo loje olimpike të organizuar ndër vite, traditë kjo që i ka fillesat në vitin 1968. Maskotat janë personazhe imagjinare që përfaqësojnë trashëgiminë e vendit ku do të zhvillohen lojërat. Roli i tyre është të simbolizojnë frymën e Lojërave Olimpike dhe të edukojnë botën për kulturën e vendit pritës. Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin do të përqafësohen nga një panda. Ariu panda quhet: Bing Dwen Dwen dhe është një nga kafshët kombëtare të Kinës dhe shpesh quhet “thesari kombëtar” i vendit. Mbi gëzofin e tij të bardhë e zi, Bing Dwen Dwen vesh një “guaskë” të plotë të trupit të bërë nga akulli. Kostumi dhe aureola e ngjyrave rreth fytyrës së Bing Dwen Dwen janë bërë për t’i ngjasuar një kostum astronauti, duke simbolizuar teknologjinë dhe duke promovuar idenë e një të ardhmeje me mundësi të pafundme. Bing Dwen Dwen është një emër ne gjuhën Mandarin, gjuha zyrtare e vendit pritës të Lojërave. Fjala “Bing” ka shumë kuptime, por një nga më të zakonshmet është “akulli”. Ndërsa “akulli” lidhet drejtpërdrejt me Lojërat Olimpike Dimërore, është gjithashtu një fjalë që simbolizon pastërtinë dhe forcën në kulturën kineze. Për të zgjedhur imazhin e maskotës, u zhvillua një konkurs global ku pati rreth 5800 aplikime nga 35 vende të botës.
Masat kundër COVID-19
Masa shtrëguenese kundër COVID-19 pritën të ndërmerren gjatë Lojërave Olimpike. Nga autoritete kineze është bërë e ditur që publiku i huaj nuk do të lejohet të marrë pjesë në lojëra. Biletat do të jenë të disponueshme vëtëm për banorët rezidentë në Kinë që plotësojnë masat anti-covid. Sportistët të cilat janë plotesisht të vaksinuar do të jenë pjesë e lojërave olimpike dhe në momentin e mbërritjes së tyre në Pekin, ata do të transferohen në një mjedis të quajtur: “fluskë olimpike”, një mjedis i caktuar më parë nga Komiteti Olimpik. Ky mjedis është parashikuar për të ndaluar çdo shpërthim të mundshëm të virusit. Sportistët do të lejohen të levizin nga vend- qendrimi i tyre tek ambjentet e stërvitjes dhe anasjelltas. Ata nuk do të lejohen të përdorin transportin publik për të përshkruar këtë segment por do të përdorin mjetet e transportit të cilat janë vendosur në dispozicion të tyre nga Komiteti Olimpik. Krahas vaksinimit, sportistët janë të detyruar ti nënshtrohen çdo ditë një testi për COVID-19. Rregullat e lart- përmenduara janë të vlefshme gjithashtu edhe për stafin mjeksorë dhe të përkujdesjes ndaj sportistëve, si dhe për gazetarët e raportuesit. Personat të cilët nuk janë të vaksinuar janë të detyruar ti nënshtrohen një karantinimi prej 21 ditësh në një mjedis te posatçëm për ta. Sipas rregullores, sportistët të cilët nuk respektojnë masat ndaluese do të skualifikohen nga Lojërat dhe do të përjashtohen nga vendi pritës.
Shqipëria në Lojërat Olimpike Dimërore
Shqipëria nuk ka shpallur ende një list zyrtare me sportistët që do të marrin pjesë në lojërat, kjo për shkak të testimeve të vazhdueshme që ende po kryhen. Disa nga emrat pretendentë për të marrë pjesë në lojërat dimërore janë Kevin Qerimi, Ezio Leonetti, Denni Xhepa. Erjon Tola. Kevin Qerimi pati një performancë mjaft të mirë në Kampionatin Botëror të Skive për të rinj ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë në një kampionat të tillë falë tij. Ai arriti te pozicionohej i treti dhe ndër 57 skiatorë, Kevin Qerimi ishte më i vogli në moshë. Ezio Leonetti dhe Denni Xhepa, dy skiatorë të rinj dhe mjaft të talentuar, të cilët stërviten në Itali, janë pretendë kryesorë për të përqafësuar Shqipërin në lojërat dimërore. Gjithashtu një emër tjetër mjaft i njohur për publikun është edhe skijatori Erjon Tola. Ai arriti një tjetër rekord duke u renditur i 29-ti në botë në Kampionatin Botëror të Skive. Pritet nga Komiteti Olimpik Shqiptar të konfirmojë emrat e sportistëve që do marrin pjesë në lojërat olimpike dimërore në Pekin, në kohët në vazhdim.
Referencat:
NA. (2021, Korrik 18). Xinhuanet. Retrieved from xinhuanet.com: http://www.xinhuanet.com/english/2021-07/18/c_1310068595.htm
NA. (2021, Tetor 3). Deutsche Welle. Retrieved from dw.com: https://www.dw.com/sq/pekin-2022-loj%C3%ABrat-olimpike-dim%C3%ABrore-pa-spektator%C3%AB-t%C3%AB-huaj/a-59389937
NA. (2021, Tetor 28). Sports Engine. Retrieved from sportsengine.com: https://www.sportsengine.com/olympics/meet-bing-dwen-dwen-mascot-2022-winter-olympic-games
NA. (n.d.). China Power. Retrieved from chinapower.csis.org: https://chinapower.csis.org/dominant-china-olympic-games/
Ray, S. (2021, Dhjetor 10). Forbes. Retrieved from forbes.com: https://www.forbes.com/sites/siladityaray/2021/12/10/beijing-winter-olympics-will-use-chartered-flights-to-fly-athletes-in-amid-covid-19-travel-curbs/?sh=5493a9c144be
RTSH Sport. (2021, Mars 03). Retrieved from sport.rtsh.al: https://sport.rtsh.al/artikull/boterori-i-skive-kevin-qerimi-renditet-i-treti
Oculus News. (2021, Shkurt 23). Retrieved from ocnal.com: https://www.ocnal.com/2021/02/another-record-for-albanian-skier-erion.html
Omatiga, M. (2021, Tetor 26). NBC Sports. Retrieved from olympics.nbcsports.com/: https://olympics.nbcsports.com/2021/10/26/everything-you-need-to-know-about-the-2022-winter-olympics/
Qi, W., & Liuliu, X., (2021, Tetor 27). Global Times. Retrieved from globaltimes.cn: https://www.globaltimes.cn/page/202110/1237473.shtml
Young, D. C. (n.d.). Britannica. Retrieved from britannica.com: https://www.britannica.com/sports/Olympic-Games/Beijing-China-2008