Shqipëria ne Konfliktin Kino- Sovjetik

0

Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare ka publikuar librin e shkrimtarit me fame boterore William E. Griffith “Shqiperia ne Konfliktin Kino- Sovjetik”, te perkthyer me shume mjeshteri nga Jorgji Qirjako.

Ne kete liber behen perpjekje per te pershkuar, dokumentuar, analizuar dhe per te vendosur brenda nje konteksti te pergjithshem nje aspekt te percarjes kino- sovjetike: mosmarreveshjet dhe pastaj, nga fundi i vitit 1961, prishja e marredhenieve midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqiperise.

Lexuesi mund te pyese fare mire: Perse kaq shume per Shqiperine?

Se pari, sepse ajo eshte ndoshta vendi europian, qe njihet me pak ne Perendim.

Se dyti, dokumentacioni, qe lidhet me zhvillimet e fundit ne Shqiperi, ka qene pothuajse krejtesisht i padisponueshem per studiuesit.

Se treti, nje analize e duhur e kursit dhe e rendesise se tyre duhet te perfshije faktoret historike shqiptare dhe ballkanike, zhvillimet e brendshme ne Shqiperi, marredheniet e Tiranes me Mosken, Beogradin dhe Pekinin, si edhe rendesine e tyre per Levizjen Komuniste Nderkombetare ne pergjithesi.

Se katerti, ndryshe nga prishja e marredhenieve sovjeto- jugosllave e vitit 1948, ne kete rast ka dokumente te disponueshme, te mjaftueshme per te kryer nje studim te hollesishem dhe te rendesishem mbi revolten e suksesshme te nje sateliti te vogel kunder Moskes, por kete here ne kontekstin e mosmarreveshjeve kino- sovjetike.

Se fundmi, metodologjia e perdorur ne kete liber, qe eshte ajo e deshifrimit dhe e analizes se thelle te komunikimeve te fshehta komuniste, eshte ende objekt debati; ne kemi shpresa se ky liber do te na jape me shume deshmi per efektivitetin e saj…

Historia bashkekohore eshte gjithmone nje dashnore xheloze, ndaj nuk mund te shpresosh asnjehere per te te treguar historine e plote e aq me pak ne ceshtjet komuniste. Megjithate, mosmarreveshjet kino- sovjetike dhe aspekti i tyre shqiptar kane kaluar tashme nepermjet disa cikleve dhe me sa duket do te shkojne edhe nepermjet disa te tjerave; kjo analize paraprake mund te sherbeje per te stimuluar studime te metejshme dhe nga ana tjeter, per te dhene vleresime akoma me te plota.

SHPËRNDAJE