Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike Shqipëri- SHBA, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombetare ka publikuar librin e autores Peggy Noonan “Ronald Regan”, cilësuar nga gazeta prestigjoze amerikane “The New York Times” si best- seller dhe përkthyer nga Dr. Arian Starova.
Disa fjalë për librin
Ne jetojmë në një botë e cila në aq shumë mënyra është formësuar nga vullneti dhe zemra e tij. Si president, Ronald Regani besonte në mënyrë të padyshimtë se tirania është e përkohshme dhe se shpresa e lirisë është e përgjithshme dhe e përhershme, se kombi ynë ka mirësi të papërsëritshme dhe duhet të mbetet në mënyrë të papërsëritshme i fortë, se Zoti mban anën e drejtesisë, sepse të gjitha të drejtat tona janë dhuratë të vetë Atij. …Disa arritje zbehen me kalimin e kohës. Arritjet e Ronald Reganit zmadhohen bashkë me kalimin e kohës. “Ajo çka ne deshëm, ajo për çka ne luftuam, ishte një komb më i fortë në një botë më paqësore… Vlerat që solli Ronald Regan në sjelljen e Amerikës në botë nuk do të ndryshojnë.
Optimizmi i Ronald Reganit ishte përcaktues për karakterin e tij dhe po ashtu, ai ishte përcaktues edhe për presidencen e tij. Ky optimizëm që ishte më shumë sesa nje veçcori e mendjes, buronte prej besimit të thellë në fuqinë dhe të ardhmen e idealeve amerikane. Demokracitë e mëdha, besonte ai, ndërtohen mbi themelet e fortë të mirëkuptimit. Cdo qeveri e cila është e ngritur mbi shtypjen është e ngritur mbi rërë…