AIIS pjesë e Simpoziumit të 9-të :Niveli i Lartë i Think-Tank-ve në Pekin

0

Bashkëpunimi midis Think-Tanks një prioritet për vitin e ardhshëm


Simpoziumi i Niveli i Lartë i Think-Tank-ve në Pekin, një platformë akademike e përbashkët e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, u mbajt për herë të nëntë nga data 1-3 nëntor 2023.

Më shumë se 80 zyrtarë dhe përfaqësues të qeverive, universiteteve dhe institucioneve të hulumtimit morën pjesë në këtë event.

I pranishëm ishte edhe Dr. Albert Rakipi, Kryetar i Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), në prezantimin tij në kuadër të tematikës për “ Bashkëpunimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës, nën Kushtet e Reja: Status Quo dhe Perspektivat”, ai theksoi rëndësinë e e bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve në veprimtaritë kulturore dhe ekonomike si një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përforcimin e lidhjeve ndërkombëtare.
Gjatë një sërë takimesh të tij me përfaqësues të Instuticioneve dhe Think Tank-ve në Pekin, u propozuan edhe projekte të përbashkëta me fokus në zhvillimin e mëtejshëm.

Jiang Yu, Përfaqësuesja e Posaçame e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështjet e Bashkëpunimit te vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës

Eventi shënoi një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një të ardhme të përbashkët, nëpërmjet rrugës së dialogut të hapur dhe projekteve konkrete që do të forcojnë lidhjet ndërmjet këtyre vendeve në dekadat e ardhshme.

Simpoziumi u organizua në bashkëpunim nga Instituti i Studimeve Evropiane i Akademisë Kineze të Shkencave Shoqërore, si dhe Rrjeti i Think-Tank-ve i Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

SHPËRNDAJE