Qëndrimi i Kinës për Konfliktin Izrael-Palestinë vë në qendër aspektin humanitar dhe zgjidhjen me dy shtete

0

Duke e konsideruar konfliktin Palestinë-Izrael, një konflikt ky që shkaktuar humbje të rënda të jetës civile dhe një katastrofë humanitare serioze, një shqetësim serioz për të gjithë komunitetin ndërkombëtar, Presidenti Xi Jinping ka shprehur pozicionin e Kinës për situatën aktuale. Ai ka theksuar nevojën për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve, sigurimin e korridoreve humanitare të sigurta si dhe parandalimin e zgjerimit të konfliktit. Ai ka përmendur se rruga themelore për t’u dalë nga kjo krizë është zgjidhja e dy shteteve, ndërtimi i një konsensusi ndërkombëtar për paqen si dhe një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme e çështjes palestineze.

Kina drejton mbledhjen e Këshillit të Sigurimit mbi çështjen palestinezo-izrealite(Foto:MPJ)

Pozicioni i Kinës është i bazuar në 5 shtylla kryesore duke nisur nga adresimi i cështjeve emergjente të katastrofës humanitare e deri të roli i Këshillit të Sigurimit dhe vizioni për të ardhmen. Në zemër të këtij qëndrimi është thirrja për ndërprerjen e menjëhershme te luftës si dhe mbrojtja e civilëve. Kjo vijon me angazhimin më të madh të komuntetit ndërkombëtar e në vecanti të Këshillit të Sigurimit, i cili mbart përgjegjësinë kryesore për mbajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe kështu duhet të luajë një rol konstruktiv në çështjen e Palestinës për të arritur tek një zgjidhje afatgjatë. Kjo në përputhje dhe me rolin e vijueshëm të OKB-së duhet të bazohet tek ndërtimi i dy shteteve të cilat respektojnë ligjet dhe detyrimet ndërkombëtare.
Si hap i parë do të mund te shërbente në mendimin dhe qëndrimin kinez një konferencë e rëndësishme ndëkombëtare paqeje.
5 shtyllat e angazhimit për një zgjidhje të qëndrueshme në kohë sipas Kinës:

  1. Zbatimi i një ndërprerjeje të përgjithshme dhe mbarimi i luftës. Palët në konflikt duhet të zbatojnë rezolutat e Kuvendit të Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve dhe Këshillit të Sigurisë dhe të realizojnë menjëherë një ndërprerje humanitare të luftës. Duke u bazuar në Rezolutën 2712 të Këshillit të Sigurisë, Këshilli i Sigurisë, në përgjigje të thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar, duhet të kërkojë në mënyrë të qartë një ndërprerje të përgjithshme dhe mbarim të luftës, të punojë për zvogëlimin e konfliktit dhe të qetësojë situatën sa më shpejt të jetë e mundur.
  2. Mbrotja efektive e civilëve. Rezoluta e Këshillit të Sigurisë kërkon në terma të qarta që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre nën ligjin ndërkombëtar humanitar, sidomos në lidhje me mbrojtjen e civilëve. Është domosdoshmëri të ndalohen sulmet e dhunshme kundër civilëve dhe shkeljet e ligjit ndërkombëtar humanitar në sulmet kundër objekteve civile. Këshilli i Sigurisë duhet të dërgojë një mesazh të qartë kundër transferimit të detyruar të popullsisë civile palestineze, parandalimit të zhvendosjes së civilëve palestinezë dhe të bëjë thirrje për lirimin e të gjithë civilëve dhe pengjeve që mbahen peng sa më herët të jetë e mundur.
  3. Sigurimi i ndihmës humanitare. Të gjitha palët e përfshira duhet, sipas kërkesave të rezolutës së Këshillit të Sigurisë, të ndalojnë privimin e popullsisë civile në Gazë nga furnizimet dhe shërbimet jetësore të nevojshme për mbijetesën e tyre, të vendosin korridore humanitare në Gazë për të mundësuar qasje të shpejtë, të sigurtë, të pa penguar dhe të qëndrueshme ndaj ndihmës humanitare, dhe të ndalohen katastrofat humanitare të mëtejshme. Këshilli i Sigurisë duhet të inkurajojë komunitetin ndërkombëtar të intensifikojë ndihmën humanitare, të përmirësojë situatën humanitare në terren dhe të mbështesë rolin koordinues të Kombeve të Bashkuara dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në ndihmën humanitare, dhe të përgatisë komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e rindërtimit pas konfliktit në Gazë.
  4. Përmirësimi i ndërmjetësimit diplomatik. Këshilli i Sigurisë duhet të shfrytëzojë rolin e tij në lehtësimin e paqes, siç është vendosur në Kushtetutën e Kombeve të Bashkuara, për të kërkuar nga palët e konfliktit që të ushtrojnë përmbajtje për të parandaluar zgjerimin e konfliktit dhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Këshilli i Sigurisë duhet të vlerësojë rolin e vendeve dhe organizatave rajonale, të mbështesë zyrtarët e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Sekretariatit, dhe të inkurajojë vendet me ndikim mbi palët e konfliktit që të mbajnë një pozicion objektiv dhe të drejtë, për të luajtur një rol konstruktiv në zvogëlimin e krizës.
  5. Kërkimi i një zgjidhjeje politike. Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurisë dhe konsensusit ndërkombëtar, zgjidhja themelore e çështjes së Palestinës ndodhet në zbatimin e zgjidhjes së dy shteteve, rikthimin e të drejtave legjitime kombëtare të Palestinës dhe themelimit të një Shteti të Pavarur të Palestinës që gëzon sovranitet të plotë bazuar në kufirin e vitit 1967 dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. Këshilli i Sigurisë duhet të ndihmojë në rikthimin e zgjidhjes së dy shteteve. Duhet të mbahet një konferencë paqësore ndërkombëtare më e gjerë, e fuqishme dhe efektive, e drejtuar dhe organizuar nga OKB, sa më shpejt të jetë e mundur për të hartuar një kohë të caktuar dhe një rrugëtim për zbatimin e zgjidhjes së dy shteteve dhe për të lehtësuar një zgjidhje të përgjithshme, të drejtë dhe të qëndrueshme të çështjes së Palestinës. Çdo marrëveshje për të ardhmen e Gazës duhet të respektojë vullnetin dhe zgjedhjen e pavarur të popullatës palestineze.
SHPËRNDAJE