Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtoish një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është I hapur me botën madje edhe anëtar I NATO.
Kryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha,[1] ish Presidenti dhe për dy mandate ish kryeministri, u arrestua ditën e shtunë më 30 Dhjetor 2023
Arrestimi I z. Berisha pason një periudhë dy vjecare me zhvillime dramatike për Partinë Demokratike në opozitë qysh prej vititi 2013. Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha humbi për herë të tretë zgjedhjet parlamentare në prill të vitit 2021. Një muaj më vonë udheheqësi historik I kësaj partie u shpall person nongrata nga Departamenti I Shtetit “për përfshirje në korupsion “ dhe “për minim të demokracisë.” Në Shtator të po këtij viti ( 2021) kryetari I Partise Demokratike, L. Basha, kariera politike e të cilit me disa poste ministrore përfshirë kryerain e Bashkisë së kryeqytetit si dhe postin e kryetarit të Partisë prej vitit 2013,u bë e mundur falë përzgjedhjes mbështetjes dhe promovimit personal të z. Berisha, njoftoi publikisht se kishte vendosur përjashtimin nga parlamenti të Sali Berishës. Ky vendim rriti tensionet dhe krijoi përcarje të thella dhe z., Berisha që kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi I partisë filloi një lëvizje politike duke synuar rikthimin në krye të PD
Përcarjet dhe përplasjet mes dy fraksioneve brenda PD vijuan duke patur në mënyrë paradoskale dy fitues: De facto kryetar i PD u duk qartë se ishte z. Berisha, rreth të cilit u mblodh shumica e grupit parlamentar si dhe shumica e anëatarësisë. Ndonëse PD e z. Berisha I humbi zgjedhjet lokale të këtij viti ( 14 Maj 2023) më shumë se 600 mijë votues mbështetën kandidatët e z. Berisha. Nga ana tjetër fituesi de Jure është z. Basha i cili vijon të jetë trashëgimtar I flamurit, emrit të partisë, financave, të drejtës ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatë, të drejtën për të patur komisionerë dhe vëzhgues në zgjedhjet.
Shkurt de jure ekziston vetëm një parti e drejtuar nga Basha, pamvarësisht se de facto atë e mbështesin një grup shumë I vogël deputetësh dhe sic u provua në dy teste elektorale me një mbështetje të papërfillëshme anëtarësh dhe votuesish .Z. Berisha dhe grupi I tij akuzojnë Qeverinë që përmes kontrollit të gjykatave vijojnë të mbajnë peng perfaqësimin ligjor të opozitës duke synuar kontrolloin e saj përmes një opozitë kukull të drejtuar nga z. Basha.
Me të gjitha rrethanat e mësipërme, arestimi i z. Berisha, ndonëse i paralajmëruar, cfar implikimesh politike mund të ketë ?
Cfar implikime paraqet arestimi I kryetarit te opozitës për përpjekjet për ndërtimin e një sistemi të drejtësisë që bazohet tek rule of law, të pavarur, pikë së pari të pakontrolluar nga ata që zotërojnë pushtetin politik?
Cfar implikimesh do të ketë për opozitën shqiptare burgosja dhe izolimi I shefit të saj?
Një dobësimi I mundshëm I opozitës , apo shpërbërja e saj e shoqëruar me mbajtjen gjallë të një opozitë kukull, cfar implikimesh politike do të kishte për sistemin e brishtë politik në Shqipëri aktualisht të kontrolluar totalisht nga një parti e vetme politike nëse jo nga një person I vetëm?
Kush e komandon ” Drejtësinë e re”?
Ndërsa arestimi ishte I paralajmëruar, izolimi ekstrem I shefit të opozitës dhe ndalimi I komunikimit me persona të tjerrë përvec bashkshortes me të cilën ndan një apartament në krahun lindor të kryeqytetit sipas vezhguesve të pavarur vë në pikpyetje serrioze bazën ligjore të arestimit dhe sugjeron motivet esktraligjore
Vendosja e kryetarit të opozitës në kushtet e një izolimi ekstrem është pothuajse i njëjtë me të ashtuquajturin “regjimi I posacëm biss” regjim në të cilën vendosen kriminelët dhe anëtarët e mafias apo të krimit të organizuar. Thelbi I regjimit “41-biss” eshte izolimi ekstrem I kriminelëve të arestuar për të shmangur mundësinë e komunikimit me jashtë burgut.Eshtë një përvojë italianë që ka filluar të zbatohet për eksponentët e lartë të mafias italiane pas vrasjes së Giovani Falcone dhe Paolo Borselino.Në rastin e kryetarit të opozitës ndryshimi I vetëm është se burgosja ala 41 biss është vendosur në shtepinë e tij për shkak të moshës.
Fatmir Limaj, ish kryeminsitër I Kosovës, u rezervua të komentonte rreth motiveve të arestimit të shefit të opozitës në Shqipëri, por deklaroi se ishte shumë I habitur nga fakti që z. Berisha ishte vendosur nën një regjim të ndalimit ekstrem të komunikimit . Z. limaj tha se ai ka qënë I akuzuar në tribunalin e Hagës për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, por gjatë procesit ka patur liri të plotë të komunikimt dhe takimit me persona të tjerë jashtë
Po nëse dikush I akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ka qënë I lirë të komunikojë dhe të takojë njerëz, cfar akuze rëndon mbi shefin e opozitës politike në Shqipëri që gjykata ka urdhëruar arestimin dhe izolimin ekstrem të tij?
Në fakt asnjë akuzë. Duket një paradoks I madh port tre vjet pas fillimit të hetimeve për përfshirje në korupsion, shteti nuk ka mundur të ngrejë një akuzë dhe megjithë këtë vendos arestimin dhe izolimin esktrem .Prokuroria speciale kundër korupsionit duket se edhe pas tre vjetësh nuk ka prova për të ngritur një akuzë. Provat sipas vëzhguesve të pavarur munguan edhe në komisionin respektiv në parlament që autorizoi heqjen e imunitetit. Gjatë debateve në këtë komision një anëtare e lartë e parlamentit tha se “për z. Berisha nuk na duhen provat”
Nëse parlamentit nuk I hyjnë në punë provat për t’i hapur rrugë arestimit nëse prokurorisë nuk I duhen provat për të urdhëruar arestimin dhe izolimin ekstren, kush e ka urdhëruar burgosjen e shefit të opozitës?
Dikur për këtë vend që ka vuajtur kaq gjatë nën komunizm, gjerat kanë qënë thjeshta dhe njëkohësisht të tmershme dhe fatale. Gjykatat ishin instrumente të partisë.
Kur ishte fjala për kundërshtarët politikë dënimet vendoseshin nga Partia, përpara se të fillonte procesi gjyqësor në gjykatë. Kur mungonin provat “ gjendeshin” sipas parimit të Lavrentiy Beria-s shefit famëkeq të shërbimit sekret të Bashkimit Sovjetik: Më sillni një person dhe unë do t’ju gjej një krim. “
Gjykata emëron oppozitën.
Në një skenar të mundshëm arestimi I z. Berisha , dhe izolimi I tij do të jetë do të vijojë gjatë, përpara se të fillojë një proces gjyqësor I cili gjithashtu do të marrë kohën e vet. Eshtë jo e pamundëshme që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të parashikuara në gjysmën e dytë të vitit 2025, shefi I opozitës të jetë ose I burgosur dhe I izoluar ose në proces gjyqësor.
Por në gjyq nuk është vetëm kryetari i Partisë Demokratike, por edhe vetë Partia. Një segment I udhehequr nga ish kryetari Basha vijon të zotërojë emrin e partisë, financat, vulën, flamurin, të drejtën ligjore për të vendosur kandidatë, pamvrësisht se I kanë mbetur vetëm disa deputëtë dhe një mbështetje thuajse e papërfillëshme e anëtarëve. Sipas vezhguesve lokalë Sal Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e Partisë Demokratike dhe aq më pak e ardhmja e Shqipërisë.Por sipas kwtryre vëzhhguesve por edhe për diplomate perendimore Lulzim Basha nuk mund të kete ndonjë të ardhme politik.Cdo mbeshtetje nga jashtë për z. Basha thjeshtt do të thotë t’I thuash publikut qe e zeza është e bardhe.
Procesi gjyqësor midis shumicës së PD dhe segmentit të vogël të z. Basha që pretendon trashegiminë e saj është zvarritur për dy vjet.Në dy ballafaqime elektorale, të dyja për nivelin lokal, Z. Berisha dhe partia e tij ka qënë e detyruar të hyjë në zgjedhje nën emrin, flamurin e një partie tjetër .Sipas vëzhguesve të huaj kjo rrethanë mund ta ketë dëmtuar PD duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.Megjithëse në rrethana ekstreme, partia demokratike e z. Berisha arriti të votohet nga më shumë se 600 mijë votues dhe disa prej kandidatëve të saj ishin shumë pranë fitores . Ka shumë gjasa që në zghedhjet më të afërta parlamentare – brenda 18 muajve të ardhshëm,- cështja e trashegimisë së PD të vijojë të jetë në procese gjyqësore nëse gjykatat nuk vendosin që Partia Demokratike I përket Lulzim Bashës dhe grupit të tij që do të thotë përndryshe se gjykata vendos se kush është opozita në Shqipëri. Nën këtë skenar të mundshëm nuk do të jetë e vështirë për kryeminisitrin Rama të sigurojë një mandat të katërt duke patur përballë një opozitë kukull.
Opozita ëshët në fakt institucioni I vetëm që ende nuk kontrollohet nga qeveria dhe rënia e saj do shënonte fundin e pluralizmit në Shqipëri. Në zgjedhjet më të fundit parlamentare 2021, një analist local shkroi se “ Shqipëria udhëtoi në kohë” : “Tridhjet vjet mbrapa, më 1991, kur në zgjedhjet e para pluraliste, pas diktaturës së gjatë, shteti me të gjithë institucionet e tij, policinë shërbimin sekret, administratën, gjithcka u vu përballë Partisë Demokratuke partia e parë jo kumuniste. Tridhjetë vjet më pas ne përsëritëm të njëtin skenar”: Në zgjehdjet parlamentare të vitit 2021 partia në pushtet me të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe kontributin e krimit të organizuar u rreshtua kundër opozitës Shefja e ODIHR që vëzhgoi këto zgjedhje parlamentare pohoi të njëjtin konkluzion se “ nuk kishte ndonjë vijë ndarëse midis partisë në pushtet dhe shtetit “
Prej kohësh në Shqipëri nuk mund të flitet për Check and Balance: Parlamenti prej kohësh ka përfunduar në një department të qeverisë nëse jo të kryeministrit. Shumica në parlament rrezoi te gjitha kerkesat e opozites per interpelancë si dhe të gjitha kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, e njohur nga kushtetuta si një e drejtë themelore e opozitës.Hapësirat opozitës në parlament janë ngushtuar së fundi edhe me ligj.
Sipas vëzhguesve lokalë me të cilët duket se bashkohen edhe vëzhgues ndërkombëtarë, gjykata kushtetuese ka dështuar të funksonojë si një pushtet I pavarur me rol balancues.
Kontrolli I qeverisë është shtrirë prej kohësh gjithashtu mbi intitucione të tjera. Sipas një raporti të BIRN gati 99 përqind e Medias kontrollohet nga qeveria apo oligarkë të lidhur me të. Univeristetet dhe përgjithësisht academia ndërsa I ngjan një mocali me ujë të ndenjur është gjithashtu në kontrolloihn e plotë të qeverisë. Dështimi spektakular I asaj që u quajt Shoqëria Civile ëshët evident me mungesën e kurajos për të zhvilluar dhe mbajtur qëndrime ta pavarura duke përfunduar gjithashtu në vegla lozonjare të pushtetit.
Tridhjetë vjet pas shëmbjes së komunizmit ende elitat politike në Shqipëri reflektojnë një mentalitet feudal për të shtypur përgjithmonë segmentet jo-konformiste të shoqërisë me anë të frikësimit. Kultura e politikës së pushtetit që favorizon një grup njerëzish të korruptuar dhe të pandershëm thellohet më tej kur zërat e mospajtimit heshtin ose kur ata që supozohet të sfidojnë status quo-në kompromentohen dhe dorëzohen
Shqipëria tashmë është një laborator efikas për të provuar se sa e lehtë është të rindërtoish një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është I hapur me botën madje edhe anëtar I NATO.
A Pyrrhic victory
Në ditën kur u urdhërua arestimin dhe izolimi i Kryetarit të opozitësSali Berisha, kryeministri Edi Rama që më shumë se dhjetë vjet më parë ka zënë vendin e z. Berisha, deklaroi për gazetarët se “kjo – arestimi I udheheqësit të opozitës ,- ,-nuk është një fitore as e tij as e Partisë Socialiste “ Nuk u kuptua përse z. Rama nxitoi të mohonte në mënyrë indirekte pjesmarjen e tij në arestimin e z. Berisha kur gazetarët thjesht I kërkuan të komentonte arestimin, dhe jo të sqaronte nëse arestimit i shefit të opozitës, ishte për të një fitore. Afërmendsh, që ta konsiderosh fitore ose jo duhet të kesh marrë pjese )
Krejt një lloj si ata shkollarët që vrapojnë të pohojnë se nuk e kanë kryer ata fajin, ende pa I pyetur mësuesi.
Po nuk ka dyshim që arestimi I shefit të opozitës dhe ngritja e hetimeve për korrupsion ndaj këtij është një fitore për Z, Rama. Fitoret janë të shumëllojëshme.Kjo mund të jëtë edhe një fitore si e Piros sic komentoi një diplomat I njërit prej vendeve neutrale I akredituar në Tiranë.
Sali Berisha udhëhoqi lëvizjen studentore kundër regjimit komunist më 1990. Ai gjithashtu krijoi dhe udhëhoqi Partinë Demokratike, opozitën e parë politike ndaj një sistemit njëpartiak- në fakt një diktaturë personale e Enver Hoxhës, e krahasueshme me regjimin në Komboxhia dhe Korenë e Veriut, e cila sundoi me dorë të hekurt për 50 vjet në Shqipëri