Nga Geron Kamberi
I. Parlamenti , Komisioni dhe Këshilli Europian i BE -së: Një histori për ….. godinat e tyre
Tashmë që Shqipëria prej 19 Korrikut 2022 ka hyrë zyrtarisht në një process për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE , emërtime të tilla si Këshilli Europian, Komisionin Europian , Parlamenti Europian do të dëgjohen më shpesh Ashtu sikurse vizitat e zyrtarëve shtetërorë e të aktorëve të tjerë institucionalë në këto institucione do të shtohen.
Natyrisht institucionet e sipërmenduar që njihen edhe si `trekëndshi institucional `të BE identifikohen me njerëzit por vecanërisht edhe me ndërtesat ku ndodhen që tashmë sapo shfaqen në ekranet tona përcjellin simbolikën e tyre.
Secili nga për shkak të vizitave të ndryshme për arsye pune në institucionet publike e jopublike ku kemi punuar , por edhe për shkak të eksperiencws si studies në fushën e integrimit europian, kemi patur rastin ti vizitojmw disa herë ato. .Përtej një kurioziteti po ofroj një histori të krijimit të këtyre ndërtesave, që besoj do të na shoqërojnë me imazhet e tyre nga jashtë e brenda në vitet që do të pasojnë….
Sic thoshte ish- kryeministri anglez Winston Churchill në Dhomën e Lordëve më 28 Tetor 1943 , kur kërkonte që të ndërtohej sic ishte Dhoma e Komuneve që u bombardua nga gjermanët në 1941 “ We shape our buildings and thereafter they shape us ( Ne u japim formë godinave tona pastaj ato na japin formë ne )…
GODINA E PARLAMENTIT EUROPIAN( SELIA ZYRTARE NË STRASBOURG-FRANCË)
Foto: Pamje nga Godina e selisë zyrtare të Parlamentit Europian, Strasburg, Francë , Godina Louise Weiss(LWS)
Foto: Pamje nga Salla e Seancave Plenare( Hemycycle) të selisë zyrtare të Parlamentit Europian, Strasburg, Francë , Godina Louise Weiss(LWS)
Parlamenti Europian ( EU Parliament) është një institucion, i cili ka një vecanti pasi godinat e tij janë të vendosura në 3 shtete të ndryshme të BE sic është Franca ( Strasburgu), Belgjika ( Brukseli) dhe Luksemburgu ( Luksemburgu) . Në fakt selia e tij zyrtare është në qytetin e Strasburgut të Francës, e cila përbëhet nga disa godina të ndërtuara përgjatë viteve dhe në këtë qytet Parlamenti Europian zhvillon Seancat Plenare ( Plenary Session).
Godina Louise Weiss( LWS) në qytetin e Strasburgut në Francë është selia zyrtare e Parlamentit Europian. Përcaktimi i qytetit të Strasburgut si selia zyrtare e Parlamentit Europian u vendos në Samitin Europian të Edinburgut( Skoci) më 11-12 Dhjetor 1992 .Ndërkohë Neni 341 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian ( TFEU) apo Traktati i Lisbonës përcakton se Parlamenti Europian duhet të mblidhet në Strasburg në seancë plenare 12 herë në vit ( 1 herë cdo muaj) në séanca që zgjatin 4 ditë.
Nga ana tjetër shumica e veprimtarisë së Parlamentit Europian zhvillohet në Bruksel si edhe në Luksemburg ku ndodhet Sekretariati i Parlamentit Europian. Megjithatë të gjitha Seancat Plemnare( Plenary Sessions), ku votohet legjislacioni i Bashkimit Europian, zhvillohen në Godinën Louise Weiss( LWS) në qytetin e Strasburgut në Francë që është selia zyrtare e Parlamentit Evropian . Nga ana tjetër seancat shtesë dhe komisionet parlamentare zhvillohen në Bruksel. Edhe pse de facto shumica e punës së Parlamentit Europian zhvillohet në Bruksel , ligjërisht ai është i detyruar të konsiderojë Strasburgun si shtëpinë e tij zyrtare; një situatë që ngjall shumë kritika nga vetë Parlamenti Europian, si dhe nga shumë grupe interesi, staf administrativ dhe grupe mjedisore ndër të tjera.
Kompleksi i godinave të Parlamentit Europian në qytetin e Strasburgut përbëhet nga 5 ndërtesa që janë të emërtuar sipas emrave të politikanëve të shquar europianë dhe ndodhen në atë që njihet si Lagja Europiane( Quartier Européen)e qytetit të Strasburgut. Më parë, Parlamenti Europian ndante të njëjtën Sallë Plenare( Hemicycle) me atë të Këshillite Europës.
Ndërtesa kryesore e këtij kompleksi në Strasburg është Godina Louise Weiss që përfundoi së ndërtuari në vitin 1999 dhe që është emërtuar sipas aktivistes për të drejtat e grave dhe ish-eurodeputetes franceze Louise Weiss( 25.01.1893-26.05.1983). Godina Louise Weiss që fillimisht njihej me emrin IPE- Immeuble du Parlement Européen IPE4 është e vendosur në lagjen Wacken të Strasburgut, në jug të Schiltigheim, midis lagjeve periferike të punëtorëve të viteve 1920të njohura me emrin Cité Ouvrière, Cité Ungemach dhe ndërtesave tw viteve 1950 të panairit të Strasburgut, disa prej të cilave u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të kësaj godine.
E ndërtuar me një kosto prej 3.1 miliardë franga franceze (470 milionë euro), Godina Louise Weiss ka Sallën e Seancave Plenare(( Hemiscycle) që është salla me kapacitetin më të madh nga cdo institucion tjetër europian ku mund të ulen 785 eurodeputetë dhe 680 vizitorë në galeritë përkatëse. Në këtë godinë janë edhe 18 salla të tjera për takime e mbledhje të ndryshme si edhe 1,133 zyra . Nëpërmjet një ure këmbësorësh të mbuluar me xham, Godina Louise Weiss lidhet e komunikon me ndërtesat e tjera të këtij kompleksi sic është Godina Winston Churchill (30.11.1974-24.01.1965) që mban emrin e ish- kryeministrit britanik( 10.05.1940-26.07.1945 ; 26.10.1951-05.04.1955) dhe Godina Salvador de Madariaga (23.07.1886-14.12.1978) që mban këtë emër për nder të këtij politikani spanjoll të njohur liberal e pro europian.
Me sipërfaqen e saj prej 220,000 m² dhe kullën e saj të veçantë prej 60 metrash, Godina Louise Weiss është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të dukshme të Strasburgut. Projekti i saj u realizua në vitin 1991 nga një ekip arkitektësh me bazë në Paris, të Architecture-Studio. Në projektin e tyre ata u mbështetën tek modelet e amfiteatrove romakë. Pasi projekti u miratua në një konkurs ndërkombëtar në 1991, godina që u porosit nga Société d’Aménagement et d’Équipement de la Région de Strasbourg( SERS), filloi nga ndërtimi në Maj 1995. Inaugurimi i saj u bë më 14 Dhjetor 1999 nga presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak(29.11.1932- 26.09.2019) dhe presidentja në atë kohë e Parlamentit Europian Nicole Fontaine(16.01.1942-17.05.2018).
Në dokumentet e brendshme të PE-së, Godina Louise Weiss njihet me zhargonin apo nofkën”LOW.Më 14 Janar 2009, Parlamenti Evropian vendosi që oborrit të brendshëm të saj agorasë) ti vendosë emrin e Bronisław Geremek( 06.03.1932-13.07.2008), një europarlamentar e politikani të njohur polak që sapo ishte ndarë nga jeta, duke e quajtur atë “Bronisław Geremek Agora” ( Agora Bronisław Geremek). Ndërkohë që prej vitit 2004, në këtë vend është vendosur edhe një skulpturë xhami e quajtur “Toka e Bashkuar” nga artisti polak Wroclaw Tomasz Urbanowicz(14.04.1959), e cila i referohet nocionit të hapjes dhe zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian. Skulptura iu dhurua zyrtarisht Josep Borrell(24.04.1947) që ishte në atë kohë President i Parlamentit Evropian si dhuratë nga qyteti i Wrocław i Polonisë.
Gjatë zhvillimit të Seancave Plenare ( Plenare Sessions) në Sallën Gjysmërrethore ( Hemicycle) e cila ndodhet në Godinën Lousie Weiss, të gjithë eurodeputetët ulen sipas grupeve parlamemtare politike të renditur kryesisht nga e majta në të djathtë.Të gjitha tavolinat janë të pajisura me mikrofona, kufje për përkthim dhe pajisje elektronike votimi. Drejtuesit e grupeve parlamemtare ulen në karriget e përparme në qendër të sallës aty ku është vendosur edhe një podium për folësit e ftuar. Ndërsa pjesa tjetër e Sallës Gjysmërrethore( Hemicycle) përbëhet kryesisht nga hapësirë pak me e ngritur ku ulen Presidenti i Parlamentit Europian dhe staf i tij. Pas tyre ka një flamur të BE-së që është ngjitur në mur me flamujt kombëtarë të shteteve anëtare. Kabinat e përkthyesve janë të vendosura pas tyre dhe përgjatë anëve të sallës , ndërsa galeritë publike ku mund të ulen personat e ftuar ndodhen në pjesën e pasme.
Ndërkohë midis anëve të zonës së ngritur ku qëndron Presidenti i Parlamentit Europian dhe zonës ku qëndrojnë eurodeputetët janë vendosur disa karrige ku në anën e majtë mund të ulen përfaqësues të Këshillit të Ministrave të BE (EU Council of Ministers) dhe në të djathtë përfaqësues të Komisionit Europian( EU Commission). Salla Gjysmërrethore e Debateve (Debating Chamber / Hemicycle) që ndodhet në Godinën Louisë Weiss në Bruksel ka një dizajn ku bien në sy karriget me ngjyrë blu të eurodeputetëve ndryshe nga ngjyra prej druri të celët që ka Salla Gjysmërrethore e Debateve (Debating Chamber / Hemicycle) që ndodhet në Godinën Paul Henri Spaak ( PHS) në Bruksel. Godina Louise Weiss u bë dëshmitare e një “incidenti`kur në 7 Gusht 2008, 10% e tavanit të Sallës Gjysmërrethore e Debateve (Debating Chamber / Hemicycle)u shemb. Megjithese askush nuk u lëndua, pasi Parlamenti nuk po mblidhej në atë kohë , duke qenë se ishin pushimet verore, godina iu nënshtrua një rikonstruksioni por ky incident gjalli edhe kritika.Nga ana tjetër Godina Louise Weiss në Strasburg i është nënshtruar kritikave për dizajnin e saj kompleks të hapësirave të brendshME ku ka shumë ùra mes niveleve të ndryshme, shumë ashensorë dhe për shkak se nuk përdoret një pjesë të madhe të vitit shfaq probleme të amortizimit fizik.
Ndërkohë përtej lumit Ill ku shtrihet Godina e Louise Weiss shtrihen edhe katër ndërtesa të tjera dytësore që janë pjesë e kompleksit të ndërtesave të selisë së Parlamentit Europian me qendër në Strasbourg . Ashtu si godina e sipërmendura ato ndjekin sistemin e numërimit si “Ndërtesa e Parlamentit Evropian” ( Immeuble du Parlement Européen -IPE) 1, 2 dhe 3 ku ndërtesa më e fundit është godina e Václav Havel .Ndërtesat 1 dhe 2 formojnë një kompleks të vetëm përgjatë lumit Ill, ndërsa godinat 3 dhe “5” ndodhen më shumë në brendësi dhe lidhen me një urë këmbësorësh prej xhami. Në vendin ku u ndërtua ky kompleks godinash, më parë qëndronte pishina e Société des Nageurs Strasbourgeois (SNS) që ishte ndërtuar në vitin 1952 dhe u prish në 1978 për ti hapur rrugën ndërtimit të tij. Në bazë të këtij rendi mes këtyre 4 godinave përfshihet Godina Winston Churchill( IPE 1) që ndodhet në Avenue du Président Schuman, në distriktin Orangerie dhe në të cilën janë vendosur zyrat e admnistratës e shërbimeve mbështetëse . Nga ana tjetër Godina Salvador de Madariaga (IPE 2) përgjatë Quai du Bassin de l’Ill, ndodhet pranë ndërtesës Winston Churchill. Të dyja ndërtesat janë projektuar nga arkitekti François Sauer dhe formojnë një kompleks të vetëm me një sipërfaqe prej 58,400 m², të cilat kanë kushtuar 81 milionë euro dhe që janë inauguruar në vitin 1980.Ato janë projektuar në një stil post-modern , të karakterizuar shpesh nga arkitektura e ndërlikuar, gjarpërore, lartësitë relative dhe fasadat me xham. Në Godinën Salvador de Madariaga është vendosur gjithashtu që prej vitit 1992 selia zyrtare e e institucionit të Ombudsmanit Europian.
Këto dy ndërtesa fillimisht u morën me qera nga Parlamenti Europian dhe më pas ato u blenë përfundimisht nga Parlamenti në vitin 2006.
Nga ana tjetër në këtë zonë ndodhet edhe Godina Pierre Pflimlin (IPE 3), një ndërtesë në formë zemre, relativisht e ulët, e ndërtuar në emër të Société d’Aménagement et d’Équipement de la Région de Strasbourg( SERS) në kryqëzimin e Avenue du Président Robert Schuman dhe Allée Spach. Godina u inagurua në vitin 1991 si një Qendër Shtypi dhe Media-s (Centre de Presse et d’Information) me një kosto prej 38 milionë euro dhe asaj me 6 Korrik 2007 iu vendos emri në përkujtim të ish-Presidentit të Parlamentit Evropian , politikanit francez Pierre Pflimlin(05.02.1907-27.06.2000). Kjo është godina më e vogël nga ndërtesat në këtë zonë me një sipërfaqe prej 21,000 m2 në të cilën është vendosur stafi që merret me përkthimin në Parlamentin Europian.
Ndërtesa e fundit që është ndërtuar në këtë zonë është Godina Václav Havel ( IPE 4) që u përurua më 5 Korrik 2017 nga presidenti i PE-së Antonio Tajani dhe ministrja franceze për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau. Ndërtesa ka funksionuar nga viti 1954-2007 për Këshillin e Europës ndërsa në vitin 2012, ajo u ble nga Parlamenti Evropian, i cili e rindërtoi plotësisht.
Ndërtesat aktuale janë ndërtuar për shkak të zgjerimit të Bashkimit Europian në 1995 dhe zgjerimit të planifikuar në Europën Qëndrore e Lindore në vitin 2004. Për shkak të anëtarëve të rinj, Parlamentit Europian i nevojitej një Sallë Gjysmërrethore( Hemicycle) më e madhe për të zhvilluar debatin parlamentar dhe më shumë zyra për eurodeputetët. Para ndërtimit të këtyre godinave, Parlamenti Europian me qendër në Strasburg i ndante objektet me institucionin e Këshillit të Europës, i cili kishte ndërtuar një Sallë Debati parlamentare gjysëmrrethore( Hemicycle) në godinën e tyre që njihet me emrin Pallatin e Evropës ( The Palace of Europe -Palais de l Europe) që ishte inaguruar më 28 Janar 1977.
Kjo sallë u përdor nga Parlamenti Europian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, por kjo mënyrë aktiviteti të dy institucioneve shkaktonte konfuzion për audiencën televizive. Nga ana tjetër para se të ndërtohej Pallati i Europës në vitin 1977, të dy institucionet nga viti 1958-1977 ndanin gjithashtu të njëjtën godinë që njihej me emrin “Shtëpia e Evropës”(Maison de l’Europe) .Ajo ishte një ndërtesë e përkohshme prej betoni me arkitekturë thjesht funksionale që ishte u përuruar në vitin 1950.
Ndërkohë Parlamenti Europian ka edhe një strukturë që emërtohet si Sekretariati i Parlamentit Evropian (The Secretariat of the European Parliament ) që është organi administrativ i Parlamentit Europian dhe që kryesohet nga një Sekretar i Përgjithshëm. Godina e saj është e vendosur në zonën Kirchberg të qytetit të Luksemburgut dhe rreth stacionit Bruksel-Luksemburg në Bruksel ku janë të punësuar 4,000 zyrtarë. Sekretari i Përgjithshëm i Parlamentit Europian emërohet nga Byroja e Parlamentit. Posti është përgjegjës për administrimin dhe ndihmën për Presidentin, deputetët dhe organet e parlamentit. Ai gjithashtu merret me drejtimin e përditshëm të punës dhe përgatit raportet bazë për vlerësimet lidhur me buxhetin. Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu duhet të nënshkruajë, së bashku me Presidentin, të gjitha aktet e miratuara nga Parlamenti dhe Këshilli.
Sekretariati i Parlamentit Europian është i mirënjohur për faktin se menaxhon të të ashtuquajturat “Kutitë e zhvendosjes”( Relocation boxes) apo sic njhen me emrin “Kantina”( cantines), të cilat përmbajnë dokumentat e Seancës Plenare që zhvillohet cdo muaj në selinë Louise Weiss të Parlamentit Europian në Strasburg . Çdo muaj, Parlamenti Europian lëviz nga Brukseli në Strasburg për të përmbushur detyrimin e zhvillimit 1 herë në muaj të seancave plenare në këtë qytet . Sekretariati i Parlamentit Europian ka një sërë shërbimeve dhe departamentesh apo drejtorish të përgjitshme që e ndihmojnë institucionin e Parlamentit Europian të kryejë funksionin e tij. Këto përfshijnë: 1) Shërbimin Ligjor ( Legal Service) 3) Drejtoria e Përgjithshme për Shërbimin e Kërkimeve Parlamentare Europiane( DG EPRS European Parliamentary Research Service) 4) Drejtoria e Përgjithshme e Presidencës së Parlamentit Europian( DG PRES- Directorate-General for the Presidency) 5)Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Brendshme( DG IPOK- Directorate- General for Internal Policies) 6) Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme( DG EXPO-Directorate –General for External Policies) 7) Drejtoria e Përgjithshme për Komunikimin( DG COMM -Directorate- General for Communication) 8) Drejtoria e Përgjithshme për Personelin( DG PERS- Directorate –General for Communication) 9) Drejtoria e Përgjithshme për Infrastrukturën dhe Logjistikën(DG INLO- Directorate- General for Infrastructure and Logistics) 10) Drejtoria e Përgjithshme për Përkthimin ( DG TRAD- Directorate –General for Translation) 11) Drejtoria e Përgjithshme për Logjistikën dhe Përkthimet për Konferencat( DG LINC Directorate- General for Logistics and Interpretation for Conferences) 12) Drejtoria e Përgjithshme për Financën ( DG FINS- Directorate- General for Finance) 13) Drejtoria e Përgjithshme për Mbështetjen Teknologjike e Inovacionin( DG ITEC-Directorate- General for Finance) 14) Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë( DG SAFE- Directorate –General për Sigurinë)
GODINA E PARLAMENTIT EUROPIAN( SELIA NË BRUKSEL)
Foto: Pamje nga Godina e Parlamentit Europian, Bruksel, Belgjikë , Godina Paul Henry Spaak(PHS)
Foto: Pamje nga Salla e Seancave( Hemycycle) të selisë të Parlamentit Europian, Bruksel, Belgjikë , Godina Paul Henry Spaak(PHS)
Fillimisht , përgjatë viteve 1979- 1990 Parlamenti Europian ka qenë i vendosur në një godinë në Bruksel , që njihej me emrin Godina Belliard për shkak se ndodhej mes Rrugës Belliard (Rue Belliard /Belliardstraat 99-101) dhe Parkut Leopolod ( Leopold Parc/Leopoldspark), në atë që njihet si Lagjja Europiane e Brukselit ( Quartier Européen/European Quartier) .Pas viteve 90 Parlamenti Europian u zhvendos në ambientet e reja të godinave që njihen me emrin Ndërtesat Leopold ( Espace Léopold/Leopoldruimte) . Ndërkohë në atë që njihej me emrin godina Belliard dhe Godina Bertha von Suttner (ATR) pas viteve 90 u vendosën zyrat e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian( The European Economic and Social Committee –EESC,1958) dhe Komitetit të Rajoneve ( The Committee of Regions- CoR,1994) .Në vitet 2000, kjo ndërtesë u rinovua dhe në vitin 2006, iu vendos emri “Jacques Delors” (shkur ‘JDE’), për nder të Jacques Delors( 20.07.1925), ish-President i Komisionit Evropian (07.01.1985-07.01.1995), i cili ishte themeluesi i Komitetit të Rajoneve.
Ndërkohë në Bruksel , pas zhvendosjes nga godina Belliard, Parlamenti Europian u vendos në ato që sot njihen me emrin Godinat Leopold(Espace Léopold/Leopoldruimte). Ky është një kompleks ndërtesash , ku ndërtesa më e vjetër është Godina Paul- Henri Spaak -PHS (25.01.1899-31.07.1972), që mban emrin e ish kryeministrit e politikanit socialist belg dhe ish presidentit të parë të Parlamentit Europian. Në të ndodhet Salla e Debateve ( Debating Chambers) dhe zyrat e Presidentit të Parlamentit Europian( President Offices) .Ndërkohë godina tjetër që është edhe më e madhja emërtohet si Godina Altiero Spinelli ( 31.08.1907-23.05.1986), që mban emrin e politikanit të njohur antifashist e një prej europarlamentarëve të parë italianë . Kompleksi i godinave në Bruksel që njihen me emrin Espace Leopold ,nuk është selia zyrtare e Parlamentit Europian, pasi këtë status e gëzon ndërtesa që njihet si Godina Louise Weiss në Strasburg, Francë. Espace Léopold është një kompleks ndërtesash të ndërtuara nga viti 1989 deri në 2004 në stilin postmodern. Megjithatë duke qenë se shumica e institucioneve të tjera të Bashkimit Europian ndodhen në Bruksel, Parlamenti Europian e ndërtoi kompleksin e Brukselit për të qenë më afër aktiviteteve të BE. Pjesa më e madhe e punës së Parlamentit Europian zhvillohet në Bruksel, por ligjërisht është i detyruar të mbajë Strasburgun si selinë e tij zyrtare.
Ideja për të patur dy godina për Parlamentin Europian ishte e lidhur me faktin se liderët e shteteve të BE kishin dështuar të binin dakort për një vend të vetëm ku do të vendosej godina e këtij institucioni.Për këtë arsye Parlamenti Europian dëshironte infrastrukturë të plotë si në Bruksel ashtu edhe në Strasburg, ku ndodhet selia zyrtare e parlamentit. Për këtë qëllim në gjysmwn e dytë të viteve 80 , në Bruksel u ndërtua fillimisht një Qendër Kongresesh Ndërkombëtare, e cila jozyrtarisht do të shërbente për funksionet e Parlamentit Europian. Ajo u realizua me mbështetjen e institucioneve financiare bankare si Société Générale/Generale Maatschappij dhe BACOB, të cilët bashkuan financat e tyre në vitin 1987 për të realizuar këtë projekt. Projekti për të ndërtuar këtë godinë u realizua në ambientet e një ish-fabrike birre dhe një oborri të vjetër, duke përfshirë mbulesën e stacionit hekurudhor Luksemburg në qytetin e Brukselit, cka formoi një zonë këmbësore. Projekti për ndërtimin e kësaj godine, që më pas do të shërbente për funksionet e Parlamentit Europian, filloi nga viti 1988 me ndërtimin e Sallës Gjysëmrrethore ( Hemiscycle) Më pas në vitin 1989 filloi të ndërtohet pjesa veriore e godinës ndërsa në vitin 1992 nisi të ndërtohet edhe pjesa jugore .
Për ndërtimin e kësaj godine në vitin 1988, u zhvillua një konkurs arkitekturor që u organizua nga “Association des Architectes du CIC” dhe për projektin fitues u përzgjodh arkitekti belg Michel Boucquillon (14.10.1962), që ishte në moshën 26 vjeçare. Michel Boucquillon e projektoi ndërtesën në formë ovale, si një simbol të bashkimit. Fasada e godinës synon të pasqyrojë nocionet thelbësore të transparencës, demokracisë dhe afërsisë me qytetarët. Eurodeputetët hyjnë në në qëndër të godinës ndërsa të ftuarit, përfshirë shtypin, hyjnë anash. Ai e konceptoi Sallën Gjysmërrethore( Hemicycle) të debateve (Debatin Chamber apo Hemicycle) si një hapësirë të gjerë pune. Qëllimi ishte të sigurohej një mjedis i i qetë që ofronte një nivel të gjerë të hapësirës njerëzore që inkurajonte shkëmbimin e mendimeve dhe dialogun. Vëmendja në këtë sallë ishte tek hapësira për 627 eurodeputetët e asaj kohe ndërsa 532 vendet për të ftuarit ishin disi në hije . Atriumi ( holli kryesor) ishte konceptuar si mushkëria e ndërtesës dhe roli i tij është të lejojë dritën ose “të vërtetën” të rrjedhë në nivelin e Sallës Gjysmërrethore( Hemicycle). Për të realizuar këtë u përdor një pëlhurë e endur prej celiku inox që lejonte dritën të rridhte poshtë dhe që e përmbushi mirë këtë rol, megjithëse ky material nuk ishte përdorur kurrë më parë për qëllime arkitekturore. Eurodeputetët ulen në Sallën Gjysmërrethore të Debateve (Debating Chamber / Hemicycle) që ndodhet në Godinën Paul Henri Spaak ( PHS) sipas grupeve të tyre parlamentare politike, duke qenë të renditur nga e majta në të djathtë sipas rreshtimit të tyre. Të gjitha tavolinat janë të pajisura me mikrofona, kufje për përkthim dhe pajisje elektronike votimi. Drejtuesit e grupeve parlamentare ulen në qendër, në karriget e përparme ndërkohë që në qendër të sallës është vendosur edhe një podium për folësit e ftuar. Gjysma e tjetër e sallës përbëhet kryesisht nga një zonë e ngritur ku ulen Presidenti i Parlamentit Europian dhe stafi. Pas tyre në mur është vendosur një flamur i BE-së dhe ngjitur mbi të janë flamujt kombëtarë të shteteve anëtare të BE .
Kabinat e përkthyesve janë të vendosura pas tyre dhe përgjatë anëve të sallës , ndërsa galeritë publike ku mund të ulen personat e ftuar ndodhen në pjesën e pasme. Ndërkohë midis anëve të zonës së ngritur ku qëndron Presidenti i Parlamentit Europian dhe zonës ku qëndrojnë eurodeputetët janë vendosur disa karrige ku në anën e majtë mund të ulen përfaqësues të Këshillit të Ministrave të BE (EU Council of Ministers) dhe në të djathtë përfaqësues të Komisionit Europian( EU Commission). Salla Gjysmërrethore e Debateve (Debating Chamber / Hemicycle) që ndodhet në Godinën Paul Henri Spaak ( PHS) në Bruksel ka një dizajn prej druri me ngjyrë të celët ndryshe nga ngjyra blu e Sallës Gjysmërrethore e Debateve (Debating Chamber / Hemicycle) që ndodhet në Godinën Lousie Weiss ( LWS) në Strasburg. Salla u rinovua tërësisht në vitin 2003 për të krijuar më shumë vende dhe kabina përkthimin për zgjerimin e BE-së me 10 vende të reja anëtare në 2004.
Në Sallën Gjysmërrethore të Debateve (Debating Chamber apo Hemicycle) të Godinës Paul Henri Spaak ( PHS) zhvillohen seancat plenare të Parlamentit Europian kur ato mbahen në Bruksel.Për nga forma gjysmërrethore e fasadës kjo godinë njihet nga vendasi me nofkën` Caprice des Dieux: që është emri i një djathi belg me të njëjtën formë. Një nga fasadat e xhamit brenda kupolës është e mbuluar me një murale e madhe prej 150 metrash katrorë me copa qeramike e quajtur Miti i Mesdheut (Miti del Mediterraneo). Kjo portretizon rrëmbimin e Evropës dhe elementë të tjerë të mitologjisë greke, e realizuar në 1993 nga piktori e skulptori italian Aligi Sassu( 17.07.1912-17.07.2000).
Gjithashtu në Godinën Paul Henri Spaak -PHS janë të vendosura dhe takohen rregullisht Komisionet Parlamentare të Politikave të BE(The Policy Committess)Delegacionet Ndërparlamentare( Inter-Parliamentary Delegations), Grupet Parlamentare të Partive Politike (EU Political Parliamentary Groups) . Në këtë godinë është vendosur edhe Sekretariati i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Brendshme (The Directorate-General for Internal Policies (DG IPOL) që merret me asistencën ndaj Komisioneve Parlamentare dhe kryetarëve të tyre si edhe Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Jashtme (The Directorate-General for External Policies (DG EXPO) që asiston punën e delegacioneve parlamentare.
Në vitin 2019, Parlamenti Evropian shpalli një konkurs të hapur ndërkombëtar për rinovimin e Godinës Paul-Henri Spaak( PHS). Nga 132 propozimet e paraqitura për shqyrtim, u përzgjodhën 15 arkitektë për fazën finale duke përfshirë emra të tillë të njohur is OMA, Snøhetta, Renzo Piano Building Workshop, Shigeru Ban Architects dhe Dominique Perrault. Në Korrik 2022, u shpall ekipi fitues i përbërë nga studio JDS Architects, Coldefy, Carlo Ratti Associati, NL Architects dhe Ensamble Studio. Kostoja e parashikuar e projektit për rinovvimin e Godinës Paul-Henri Spaak( PHS) është 500 milionë euro. Ndërkohë ndërtimi i Godinës Altiero Spinelli( ASP dikur D3) filloi në vitin 1991 dhe përfundoi në vitin 1997. Kjo godinë mban emrin e politikanit të njohur antifashist e europarlamentarit të njohur italian Altiero Spinelli ( 31.08.1907-23.05.1986) Godina Spinelli u projektua nga Atelier Espace Léopold në fillim të viteve 1990, që përfshinte nga katër zyra arkitekturore: Atelier d’Architecture de Genval /, Grupi Cerau, CRV dhe Atelier Vanden Bossche. Në Godinën Altiero Spinelli (ASP), dikur D3),janë të vendosur kryesisht zyrat e eurodeputetëve dhe grupeve parlamentare. Në të ndodhen gjithashtu dyqane bare dhe kafene. Ajo është ndërtesa më e madhe e kompleksit të Europarlamentit në Bruksel me një hapësirë prej 372,000 m² ku përfshihen pesë kulla të larta, secila deri në 17 kate.
Përvec këtyre godinave , Godinave Paul Henri Spaak dhe Altiero Spinelli , Parlamenti Europian në Bruksel e vazhdoi zgjerimin e ndërtesave të tij pas vitit 2000 me ndërtimin e dy godinave të reja që përfunduan në vitin 2008. Në këtë mënyrë me ndërtimin e këtyre godinave përfundoi faza e fundit të zgjerimit të kompleksit parlamentar europian drejt Sheshit të Luksemburgut (Place du Louxembourg )përgjatë Rrugës Trierstraat ( Rue de Trierstraat) në Bruksel . Gjithashtu ambienteve të reja të këtyre godinave iu shtua edhe hapësira e rinovuar e ish- Stacionit Hekurudhor Bruksel- Luxembourg.
Këto dy godina fillimisht u emërtuan si ndërtesat D4 dhe D5 dhe pati polemika sesi t’i emërtonin ato. Me vdekjen e Papa Gjon Palit II, eurodeputetët polakë u përpoqën t’u vendosnin ndërtesave të reja me emrin e tij, por kjo hasi në kundërshtim . Por në Janar 2008 Byroja e Parlamentit Europian mori vendimin që njëra nga këto ndërtesa të emërtohet si Godina Willy Brandt(18.12.1913-08.10.1992) për nder të ish kancelarit gjerman(16.02.1964-14.06.1987) dhe tjetra të emërtohet si Godina József Antall(08.04.1932-12.12.1993), ish–kryeministri i parë hungarez i tranzicionit(02.05.1990-12.12.1993) . Nga ana tjetër lidhja mes Godinës Spinelli dhe Godinave Brant dhe Antall u bë përmes një ure që mori emrin Ura Konrad Adenauer (05.01.1876-19.04.1967), për nder të kancelarit të njohur gjerman(15.09.1949-11.10.1963) të pas Luftës së Dytë Botëtore. Ndërkohë, dhomës së shtypit të parlamentit europian( EU Parliament Press Room )iu vendos emrin i gazetares ruse të vrarë, Anna Politkovskaya(30.08.1958-07.10.2006).
Pas përfundimit të Godinave Joseph Antall( JAN) dhe Willy Brandt( WIB), kompleksi i ndërtesave të Parlamentit Europian në Bruksel ofron një hapësirë të mjaftueshme. Godina Willy Brand( WIB) ka 375 zyra që lehtësojnë aktivitetin e Parlamentit Europian ndërkohë që Godina Joseph Antall( JAN) ka 5 salla konferencash me nga 25 kabina përkthyesish, përveç ambienteve të reja të shtypit.
Ndërkohë tre të katërtat e aktivitetit europarlamentar tashmë zhvillohet në godinat e Espace Léopold, në vend të atyre që ndodhen në qytetin e Strasburgut. Më 14 janar 2009, Parlamenti Europian vendosi që dy prej vendeve të veçanta brenda ndërtesës ti emërtonte me emrat e dy eurodeputetëve të shquar, që kishin ndërruar jetë: Salla e Leximit brenda bibliotekës së ndërtesës u quajt Salle Francisco Lucas Pires( 15.10.1944-22.05.1998)për nder të një europarlamentari portugez ndërsa salla e asamblesë së Komitetit të Pajtimit( Concilation Committee) u quajt Salle Renzo Imbeni( 12.10.1944-22.02.2005) në nderim të një eurodeputeti italian.
Nga ana tjetër këtyre ambienteve të reja që përfaqësohen nga këto godina i është shtuar gjithashtu edhe ndërtesa e rinovuar e ish-Stacionit Hekurudhor Bruksel-Luksemburg. Ajo tashmë është kthyer në një Zyrë Informimi për Publikun dhe vend për Ekspozita ad hoc. Në vitin 2007 në këto ambiente u zhvillua ekspozita e pare mbi historinë e ndërtesave që ndodhen në atë që njihet si Lagjja Europiane (Quartier Européen/European Quartier) e Brukselit, ku janë vendosur disa nga godinat e institucioneve më të rëndësishme të BE.
Në veri të Godinës Altiero Spinelli( ASN)ndodhen edhe ndërtesat që njihen me emrin Godina Atrium( ATR I&II) dhe Remard. Në Godinat Atrium I & II (ATR) janë vendosur sekretariatet e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Brendshme (The Directorate-General for Internal Policies (DG IPOL) dhe disa grupeve parlamentare politike.
Në Parlamentin Europian , mbledhjet e Komisioneve Parlamentare ( EU Parlamentary Committes) dhe seancat plenare( Plenary Sessions) janë të hapura për publikun. Përgjatë kohës kur në godinën e Parlamentit Europian nuk zhvillohen séanca plenare ofrohen vizita falas me guide për vizitorë të ndryshëm. Në të gjitha godinat e kompleksit europarlamentar në Bruksel që njihet me emrin Espace Leopold ka dyqane dhe banka dhe ato janë kryesisht të hapura për publikun duke u vizituar mesatarisht nga 15,000 persona në ditë. Ndërtesa e rinovuar e ish-Stacionit Hekurudhor Bruksel-Luksemburg është kthyer në një Zyrë Informimi për Publikun mbi Parlamentin Europian dhe vend për Ekspozita ad hoc. Në të ndodhet “InfoDoc”, një burim i specializuar informacioni mbi Parlamentin Europian për akademikët dhe gazetarët. Ndërkohë një burim më i përgjithshëm informacioni për publikun është i disponueshëm në atë që njihet si”InfoPoint” dhe që ndodhet në anë të Godinës Altiero Spineli( ASN).
Gjithashtu kati përdhes i Godinës Willy Brandt( WIB) ka një Qendër Vizitorësh ( Visitor Center) që u hap në vitin 2010 pas zgjedhjeve të parlamentit europian të vitit 2009. Me afro 6,000 metra katrorë sipërfaqe kjo përllogaritet që të jetë do të jetë qendra e dytë më e madhe për vizitorë e parlamenteve në botë, e modeluar sipas qendrave të ngjashme në Parlamentet e Suedisë e Danimarkës .Në këtë qendër cdo visitor nëpërmjet teknologjive të informacionit vendoset në `rolin e një eurodeputeti`duke ndërvepruar dhe lejuar atë të simulojnë punën e tij brenda Sallës Gjysmërrethore të Debateve (Debating Chamber apo Hemicycle) në versionin virtual. Përmes kësaj ata improvizojnë debatimin dhe miratimin e legjislacionit. Në këtë qendër është edhe një ekspozitë e përhershme për Parlamentin Europiamn dhe Europën dhe hyrja për vizitorët është falas. Parlamenti Europian në të gjithë godinat e sipërmendura ka rreth 363 piktura dhe skulptura të cilat i ka blerë si një koleksion kulturor pan-evropian që nga viti 1979. Eurodeputetja Lidia Geringer de Oedenberg, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e Buxhetit të Artit të Parlamentit Europian, planifikon që ti sigurojë publikut një akses më të madh duke hapur një ‘Tunel Arti’ midis ndërtesave Espace Léopold dhe Godinës Delors.
Ndërkohë në 6 Maj 2017, Parlamenti Europian inaguroi Shtëpinë e Historisë Europiane (The House of European History- HEH), një muze që është vendosur në ish- godinën e Spitalit Dentar Eastman , afër Parkut Leopold( Leopold Park) dhe që kurorëzoi idenë e politikanit gjerman Hans Potering( 15.09.1945), ish- President i Parlamentit Europian (16.01.2007-14.07.2009). Muzeu është një institucion kulturor që synon të promovojë të kuptuarit e historisë europiane dhe integrimin europian .Në të janë të vendosura një koleksion objektesh dhe dokumentesh që përfaqësojnë historinë europiane e proceset e integrimit europian si edhe një sërë documentash që janë online via internetit.
Simbolika kulturore vërehet edhe tek një statujë që është vendosur jashtë Godinës Paul-Henri Spaak (PHS) dhe që është bërë shumë e njohur për turistët. Statuja prej bronzi, e quajtur thjesht “Europa”, është krijuar nga artistja belge May Claerhout(21.02.1939-07.11.2016) dhe që iu dhurua Parlamentit Europian më 20 Dhjetor 1993 gjatë kohës që Belgjika mbante presidencën e BE-së. Skulptura përfaqëson Europën në formën e një gruaje i mbajtur dhe në dorë mban një “E” ose “ϵ” greke që është simboli i euros dhe si shenjë e unitetit evropian.
GODINA E KËSHILLIT EUROPIAN ( BRUKSEL)
Foto: Godina e Këshillit Europian Justius Lipsius , Bruksel , Belgjikë
Foto: Godina Europa , Bruksel , Belgjikë
Një nga institucionet e rëndësishme që është pjesë e “trekëndshit institucional” të BE konsiderohet Këshilli Europian ( European Council) , i cili ka të bëjë me organizimin e takimeve të niveli të lartë politik mes ministrave të ndryshëm e kryetarëve të qeverive e shteteve të ndryshme( Samitet e BE- EU Summit). Ndërtesa që përfaqëson këtë institucion është Godina e Justus Lipsius që është vendosur në Bruksel, Belgjikë,që nga viti 1995 deri në 2017 kur u ndërtua një godinë e re që u emërtua Godina Europa. Godina e Justus Lipsius ka një sipërfaqe prej 227,278 m2, ku ofrohen ende salla për mbledhje, hapësirë për zyra dhe ambiente shtypi për të dy institucionet( Këshillin e Ministrave të BE dhe Këshillin Europian-Presidenca e BE-së). Ai përbëhet nga 17 salla konferencash me të paktën 10 kabina përkthimi secila, 5 salla të tjera takimesh dhe 2 salla për darka apo dreka zyrtare. Gjithashtu ofron 40,048 m2 zyra për Sekretariatin e Përgjithshëm të përbashkët të të dy institucioneve( Këshillin e Ministrave të BE dhe Këshillin Europian-Presidenca e BE-së ) si edhe një Qendër Shtypi ( Press Center) e cila mund të zgjerohet në atrium gjatë Samiteve të BE-së me deri 600 vende.
Ajo është e lidhur, nëpërmjet dy urave ajrore dhe një tuneli shërbimi, me Godinën Europa. Ndërtesa ndodhet në zonën e Brukselit që njihet si Lagjja Europiane( Quartier Europeene – European Quarter) në 175 Rue de la Loi/etstraat, përballë ndërtesës Berlaymont që është selia e Komisionit Europian , ndërsa në perëndim të saj është Godina Europa. Godina e Justus Lipsius i ka fillesat në vitin 1985 kur në përgjigje të një nisme të Belgjikës, Këshilli i BE-së ( EU Council of Ministers ) caktoi Régie des Bâtiments të Qeverisë Federale belge si autoritetin kontraktor për të ndërtuar një ndërtesë të re më të përshtatshme për nevojat e saj. Ndërtimi filloi në vitin 1989 në një tokë që ishte në pronësi të qeverisë belge, në një vend që njihej më parë si Rue Juste Lipse/Justus Lipsiusstraat, një rrugë e quajtur për nder të Justus Lipsius(18.10.1547-23.03.1606), një filolog dhe humanist flamand.
Si rrjedhojë ndërtesa mori emrin Godina Justus Lipsius ndërkohë që përurimi i saj u bë më 29 Maj 1995, nën Presidencën Franceze të Këshillit të BE-së. Përgjatë periudhës së ndërtimit të saj , Këshilli i BE-së( EU Council of Ministers) u vendos në Godinën Charlemagne që ndodhet përballë rrugës dhe që aktualisht është në përdorim nga Komisioni Evropian. Nga viti 2002, Këshilli Europian që merrej me organizimin e Samiteve të BE , përgjatë presidencave 6 mujore të cdo vendi anëtar e përdori gjithashtu ndërtesën Justus Lipsius si selinë e tij. Kjo pasoi një zbatim të avancuar të një marrëveshjeje nga liderët e Bashkimit Europian, gjatë ratifikimit të Traktatit të Nicës, për ta bërë këtë në një kohë kur anëtarësimi total i BE-së i kalonte 18 shtetet anëtare. Para kësaj periudhe Samitet e Këshillit Europian- Samitet e BE-së ( EU Summits), ku mblidheshin krerët e shteteve e qeverive të BE zhvilloheshin në shtetin anëtar të BE-së që mbante Presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së.
Për t’iu përshtatur këtij ndryshimi në Godinën e Justus Lipsius u bënë një sërë rinovimesh për të përmbushur kërkesat e shtuara të të dy institucioneve (Këshillin e Ministrave të BE dhe Këshillin Europian-Presidenca e BE-së) si edhe anëtarësimin në rritje në BE. Megjithatë, në fillim të vitit 2017, të dy institucionet(Këshillin e Ministrave të BE dhe Këshillin Europian-Presidenca e BE-së) u vendosën në një ndërtesë të re që është Godina Europa por ndërtesa Justus Lipsius përdoret ende nga të dy institucionet.
Nga ana tjetër sic u përmend më lart të dy institucionet(Këshillin e Ministrave të BE dhe Këshillin Europian-Presidenca e BE-së)e ushtruan aktivitetin e tyre në Godinën Justus Lipsius nga viti 1995 deri në 2007 , ku nga viti 1995-2002 e përdori Këshilli i Ministrave të BE( EU Council of Ministers) dhe që nga viti 2004 edhe nga Këshilli Europian-Presidenca e BE ( European Council).
Më pas në vitin 2007 u mor vendimi për të ndërtuar një ndërtesë të re e cila do të përfundonte në vitin 2017 dhe do të emërtohej si Godina Europa ku do të vendosej selia e Këshillit Evropian (European Council) dhe Këshillit të Bashkimit Evropian ( EU Council of Ministers). Karakteristika përcaktuese e kësaj godine është konstruksioni shumëkatësh “në formë fanari” ku janë vendosur Sallat e Mbledhjeve (EU Council Meeting Rooms) të Këshillit Europian dhe Këshilli i BE-së si edhe emblemat e tyre zyrtare.
Godina Europa u ndërtua në një hapësirë ku më parë ishte vendosur një bllok apartamentesh luksoze në Bruksel që njihej me emrin (Bloc A – Résidence Palace). Pjesa e jashtme e tyre ishte me një fasadë të stilit Art Deco të viteve 1920 e ndërthurur me dizajnin bashkëkohor të arkitektit Philippe Samyn. Ky kompleks godinash ishte i përbërë nga pesë blloqe apartamentesh luksoze që ishin ndërtuar mes viteve 20 të shek XX për borgjezinë dhe aristokracinë belge nga biznesmeni valon Lucien Kaisin, në bashkëpunim me arkitektin zvicerano-belg Michel Polak. Pas Luftës së II-të Botërore atë e bleu qeveria belge që e përdori për zyra të administratës. Me zhvillimin e Lagjes Europiane (Quartier Europonee –European Quartier) në Bruksel ku po vendoseshin godinat e institucioneve kryesore të BE , urbanistët e bashkisë së Brukselit u përpoqën të gjenin hapësirë të përshtatshme për zyra për të strehuar stafin në rritje dhe nevojat e institucioneve të Bashkimit Europian (BE) që po vendoseshin në afërsi të kompleksit Résidence Palace.
Në këto kushte në vitin 1988, pjesa lindore e këtij kompleksi(Blloqet D dhe E) u prishën për t’i hapur rrugë ndërtimit të Godinës Justus Lipsius si selia e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian ( EU Council of Ministerss).Në vitin 2002, Këshilli Europian( European Council, organizata që mbledh së bashku Kryetarët e Shteteve/Qeverive të BE-së, filloi gjithashtu të përdorte ndërtesën Justus Lipsius si selinë e organizimit të takimeve të tyre ( EU Summit) në Bruksel. Si rrjedhojë prania në rritje e medias ndërkombëtare në zonë përgjatë zhvillimit të Samiteve të BE e shtyu qeverinë belge të zhvillonte Blloqet C dhe B si vendndodhjen e Qendrës së re Ndërkombëtare të Shtypit ( EU Internation Press Center). Megjithatë, në vitin 2004, liderët e BE vendosën se problemet logjistike që krijoheshin nga godinat e vjetra shtronin nevojën për të ndërtuar një godinë të re që do të ishte në gjendje të përballonte afro 6,000 takime, grupe pune dhe samite që zhvilloheshin përgjatë një viti për cështje nga më të ndryshme të politikave të BE. Për këtë arsye qeveria belge propozoi si zgjidhje shndërrimin e Bloc A – Résidence Palace në një seli të re të përhershme për të dy institucionet e BE-së (Këshilli i Ministrave të BE- EU Council of Ministers; Këshilli Europian-Presidenca e BE -European Council). Qeveria belge ia transferoi këtë pronë Sekretariatit të Këshillit të Bashkimit Europian me çmimin simbolik prej 1 €,ndërkohë që kostot e ndërtimit do të mbuloheshin nga këta të fundit.Për këtë qëllim u hap një konkurs. por duke qenë se fasadat origjinale të ndërtesës ishin të stilit Art Deco dhe renditeshin si monumente historike, u vendos që ato të ruheshin.
Në vitin 2005, projektin për ndërtimin e Godinës Europa e fitoi arkitekti Philippe Samyn(01.09.1948) me studio arkitekturore Samyn& Partners në bashkëpunim me Studio Valle Progettazioni dhe Buro Happold .Projekti parashikonte ndërtimin e një atriumi të madh me kube xhami që lidhte dy krahët e rinovuar të ndërtesës origjinale të viteve 1920. Ndërkohë brenda atriumit do të ndërtohej një strukturë “në formë fanari” ku do të vendoseshin Sallat e Takimeve(Meeting Rooms) e ku do të mblidheshin delegacionet e BE-së në Këshillin Evropian( European Council) dhe Këshillin e Ministrave të BE( EU Council of Ministers) Për shkak të dëshirës së liderëve të BE-së që ndërtesa të ishite miqësore me mjedisin, projekti u përshtat duke përfshirë panele diellore në çati dhe riciklimin e ujit të shiut. Ndërtimi i kësaj godine përfundoi në vitin 2017. Një karakteristikë e vecantë e ndërtimit të Godinës Europa është përdorimi i kompozimeve me ngjyra të zakonshme të dizajnuara nga piktori belg Georges Meurant(16.03.1948) Arkitekti kryesor, Philipe Samyn, dëshironte të shkëputej nga “uniformiteti” vizual i ndërtesave të tjera të BE-së, duke besuar se BE-se” nuk po i shërbente sic duhej flamuri blu me 12 yjet e tij dhe prandaj duhej të ishte një imazh shumë i mirë i ndërthurjeve me të mira në nivel institucional, social e kulturor që bëjnë të mundur krijimin e ndërgjegjes evropiane”. Samyn, i frymëzuar nga arkitekti holandez Rem Koolhaas ( 17.11.1944) porositi Meurant të pasqyronte simbolet dhe flamujt kombëtarë heraldikë të 28 shteteve anëtare me përmasat dhe ngjyrat e tyre të ndryshme. Forma e rrjetës shumëngjyrëshe drejkënëndore të Meurant-it u vendos mbi tavanet në sallat e mbledhje, dyert, dyshemetë me tapet të sallave të konferencave si dhe në korridoret, sallën e shtypit etj. Arkitekti Samyn dhe artisti Meurant e pane këtë si një mënyrë jo vetëm për të sjellë mw shumë dritë dhe një atmosferë më të ngrohtë në këto ambiemte, por edhe për të krijuar një mesazh vizual që lidhet me krijimtarinë e përhershme dhe debatin politik, i cili përshtatet me një BE të larmishme.
GODINA E KOMISIONIT EUROPIAN( SELIA NË BRUKSEL)
Foto: Godina e Komisionit Europian , Berlaymont ,Bruksel , Belgjikë
Godina Berlaymont është ndërtesa e mirënjohur në Bruksel ku është vendosur selia e Komisionit Europian ( EU Commission) që është dega ekzekutive( qeveria) e Bashkimit Europian (BE). Ashtu si godinat e tjera të institucioneve të BE ajo ndodhet në rrethrrotullimin Robert Schuman në 200, Rue de la Loi/Wetstraat, në atë që njihet si “Lagjja Europiane”( Quartier Europnee – European Quartier). Forma unike e arkitekturës së Berlaymont-it me dy krahet anësore përdoret edhe ë stemën zyrtare të Komisionit Evropian. Emri i kësaj godine”Berlaymont’ është i lidhur me emrin e Manastirit dhe Shkollës së Vajzave Berlaymont ku ka qenë vendi në të cilin është ndërtuar godina e ku tashmë e ka selinë Komisioni Europian .Ndërtesa është një simbol i pranisë europiane në Bruksel dhe një përfaqësim i dukshëm i pushtetit ekzekutiv të BE-së.
Në fakt për shkak të numrit të madh të punonjësve të saj , afro 23.000 , Komisioni Europian është i shpërndarë në rreth 60 ndërtesa, por Berlaymont është selia zyrtare e komisionit, pasi në të ushtron aktivitetin Presidenti i Komisionit Evropian( EU Commsiion President) dhe Kolegji i Komisionerëve(The College of Commissioners).Gjithashtu në të janë të vendosura edhe një pjesë e Drejtorive të Përgjithshme ( DG-Directorate General) dhe struktura të rëndësishme të Komisionit Europian sic janë Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Sigurisë (HR Human Resources and Security ) Qendra Europiane e Strategjisë Politike, e njohur më parë si Byroja e Këshilltarëve të Politikave Europiane ( European Political Strategy Centre, or ex-Bureau of European Policy Advisers BEPA); Departamenti i Komunikimit (COMM- Communication); Zyra e Infrastrukturës dhe Logjistikës në Bruksel(OIB- Office of Infrastructure and Logistics), Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm(SG- Secretariat-General), Zyra e Shërbimit Ligjor(SJ-Legal Servoce).
Në katin e 13-të të kësaj godine është vendosur Zyra e Presidentit të Komisionit Europian, Kolegjit të Komisionerëve , Salla e Mbledhjeve e Këshillit të Ministrave të BE, si edhe Salla e Mbledhjeve Hebdo ( Meeting Rooms ) ku zhvillohen mbledhjet e përjavshme të komisionerëve të BE. Në këtë kat është vendosur edhe restoranti La Convivialité që u shërben stafit të Komisionit Europian.Ursula von der Leyen është presidentja e parë e Komisionit që aktualisht banon në Godinën Berlaymont dhe aparatmenti i saj është vendosur në një zonë të vogël private pranë zyrës së saj kryesore në katin e 13-të.Në këtë rast është marrë si model rastet e presidentit amerikan që banon e punon në selinë e tij në White House apo kryeministri britanik në Dowining Street Nr 10.Kolegji i Komisionerëve përbëhet nga 27 Komisionerë që mbulojnë fusha të ndryshme politikash dhe rregull mblidhet të paktën 1 herë në javë për një procedurë javore vendimmarrje që quhet procedura e vendimmarrjes me të folur ( oral decision) . Në praktikë, Komisionerët e Komisionit Europian takohen çdo të Mërkurë në mëngjes në Bruksel. Megjithatë, gjatë seancave plenare të Parlamentit Europian kur zhvillohen në Strasburg, takimi zhvillohet të Martën. Përveç mbledhjeve javore, Kryetari i Komisionit Europian mund të thërrasë edhe mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit, kur e kërkojnë rrethanat për të diskutuar një temë të caktuar, ose në përgjigje të një situate të caktuar.
Nevoja e Komisionit Europian ( EU Commission) për të patur hapësira gjithnjë e më të madhe pune e zyrash u shfaq që në vitin 1958 kur ai sapo filloi nga aktiviteti i tij në Bruksel. Deri në vitin 1965, Komisioni Europian kishte 3, 200 nëpunës të shpërndarë në 8 ndërtesa të ndryshme por që kishin hapësira të vogla. Situata më pas u bë kritike për shkak të mungesës së hapësirë së zyrave në qytet dhe Komisioni Europian u përpoq ta përqendronte stafin e tij në një numër ndërtesash që mori me qera afër rrethrrotullimit Robert Schuman në Bruksel.
Qeveria belge, duke qenë e ndërgjegjësuar për këtë problem dhe e prirur për ti siguruar Komisionit Europian hapësirat e duhura,ofroi ndërtimin e një kompleksi prestigjioz mjaft të madh ku mund të vendosej i gjithë stafi. Propozimi i qeverisë belge kërkonte tokë të mjaftueshme, e cila nga ana e Komisionit Europian preferohej të ishte në lagjen Leopold , ku tashmë ishte vendosur dhe pranë shtëpive të nëpunësve civilë në jug dhe në lindje. Toka që u përzgjodh më pas për këtë qëllim ishte e zënë nga Manastiri për vajza që njihej me emrin Dames de Berlaymont, një manastir 300-vjeçar që drejtonte edhe një shkollë të nderuar vetëm për vajza. Për rrjedhojë me marrëveshje, Manastiri Dames de Berlaymont dhe shkolla u zhvendosën në një vend më të madh dhe më të qetë jashtë qendrës së qytetit , në Waterloo. Pasi shteti belg përfundoi së ndërtuari godinën e re të manastirit dhe shkollën e re bashkë me infrastrukturën përkatëse, Dames de Berlaymont ia dorëzoi tokën qeverisë belge në Nëntor të vitit 1963 .
Më pas qeveria belge nisi planet për të ndërtuar një godinë për Komisionin Europian në bazë të një projekti. Megjithatë, shteti belg dëshironte një ndërtesë jo vetëm të përshtatur për Komisionin Europian , por diçka që mund të përdorej nga vetë nëpunësit e tij civilë nëse komisioni do të largohej. Kjo ishte edhe arsyeja pse ata favorizuan një ndërtesë qendrore zyrash sesa projektin për ndërtimin e një “Qyteti Europian” në zonën e Etterbeek-ut. Ndërtesa u projektua që të ishte me dy krahë , ku krahu verior dhe lindor duhet të përfundonin të parët.Qeveria belge në atë periudhë( mes viteve 60 të shek XX), duke kuptuar se kufizimet e saj buxhetore nënkuptonin se nuk mund të përmbushte asnjë nga afatet e ndërtimit, iu drejtua për ndihmë një financimi nga jashtë. Për këtë arsye qeveria belge bëri një marrëveshje me Office de Sécurité Sociale d’Outre-Mer (OSSOM) ku kjo e fundit do të zotëronte tokën, por godina do të ndërtohej për Komisionin Europian e do të jepej me qira nga qeveria belge .Qeveria belge do ta blinte përfundimisht atë godinë në vitin 1985 me këste të rregullta . Ndërkohë pasi mori lejen e ndërtimit OSSOM ia dha kontratën e ndërtimit një shoqate sipërmarrësish ku ishin bashkë Enterprises François et Fils , Compagnie Belge des Chemins de Fer et d’Entreprises, Compagnie Industrielle de Travaux dhe Armand Blaton.
Nëpunësit e parë të Komisionit Europian hynë në Godinën Berlyamont në vitin 1967 kur përfundoi së ndërtuari krahu i parë i saj apo pjese verilindore e ndërtesës. Megjithatë, që nga fillimi i projektit, ishte e qartë se Komisioni do të zgjerohej përtej kapacitetit që kishte Godina Berlaymont. Në këto kushte Komisionit Europian iu vu bë dispozicion edhe Godina Charlemagne .Për më tepër, kishte një ndërtesë në Rue Archimède, cka do t’i lejonte Komisionit Europian të përqendrohej në këto ndërtesa që ishin vendosur pranë Rrethrrotullimit Schuman .Nga ana tjetër Komisioni Europian kërkonte ta merrte në zotërim të gjithë hapësirën e Godinës Berlaymont që në atë periudhë e ndante me Këshillin e Ministrave të BE( EU Council of Ministers) dhe Parlamentin Europian .Për rrjedhojë Këshilli i Ministrave të BE ( EU Council of Ministers) vendosi të largohet nga kjo godinë e të zhvendoset tek Godina Justus Lipsius .Megjithëse qeveria belge që e bleu këtë godinë në 1985 nga OSSOM nuk pranoi ta rinovonte pasi kishte kosto të shtrenjtë, ndërkohë që zbulimi i pranisë së asbestit në këtë godinë ushtroi presion për një rinovim të plotë të ndërtesës. Nga ana tjetër presioni për rikonstruksion e zgjerim të ambienteve ishte i lidhur edhe me përballimin e anëtarësimeve të reja.Puna për fillimin e rikonstruksionit të Godinës Berlaymont ku ushtronte aktivitetin Komisioni Europian u bë përmes një konsorciumi kompanish financiare e të ndërtimit sc ishte SA Berlaymont 2000 , në të cilën shteti belg mbeti aksioner kryesor. Berlaymont 2000 do t’i paguante 74.3 milion € shtetit belg (duke vepruar gjithashtu si garantues) dhe do të siguronte 160 milion € për punën, dhe në këmbim do të fitonte një qira të gjatë për ndërtesën. Duke e parë atë si një investim fitimprurës, kompanisë Berlaymont 2000 iu bashkuan edhe Citilease (degë e Citybank), CGER dhe BACOB. Ata filluan të siguronin financa dhe qiraja e komisionit u rrit ndjeshëm për të mbuluar kostot. Projekti ishte planifikuar të fillonte në vitin 1994 dhe të zgjaste pesë vjet
Në fund të vitit 1991 deri në 2004, derisa përfundoi rikonstruksioni i Godinës Berlaymont, Komisionerët e Komisionit Europian dhe kabinetet e tyre u zhvendosën në Godinën Breydel që ishte vendosur në të ashtuquajturën ‘Lagjen Europiane’( Quartier Europeee- European Quarter) të Brukselit dhe ishte emërtuar sipas Jan Breydel, një udhëheqës legjendar flamand. Ndërtesa ishte blerë nga Komisioni Europin dhe projekti për rehabilitimin e saj u hartua nga André Polak ( 19.01.1914-02.04.1988) dhe Jean Polak, të cilët projektuan edhe Berlaymont, së bashku me Marc Vanden Bossche dhe Johan Van Dessel. U deshën vetëm 23 muaj për t’u ndërtuar. Restaurimi i kësaj godine përfundoi brenda 23 muajve ndërkohë që departamentet e tjera u zhvendosën në 11 ndërtesa të tjera që shtrihen në zonat Auderghem, Evere dhe Etterbeek me një kosto qeraje prej 14.8 milionë euro në vit.
Negociatat për rinovimin e rikonstruksionin e Godinës Berlaymont mes Komisionit Europian e qeverisë belge vazhduan gjatë dhë me në fund në vitin 1997 Komisioni Europian ra dakort të të paguante kostot e rinovimit, duke nënshkruar një marrëveshje për një qera të gjatë të shoqëruar edhe me një opsion të blerjes së godinës.Presidenti dhe pjesa më e madhe e Komisionit u kthyen në Berlaymont kur përfundoi rinovimi në 2004.Megjithatë Komisioni Europian vendosi ta blejë këtë godinë kur u vendos atje dhe ishte një nga herët e para që bleu një ndërtesë në vend që ta merrte me qira .Ajo është ende sot një ndërtesë e Komisionit Europian ku janë vendosur Drejtoria e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe SME-të((DG-Directorate-General for the Internal Market, Industry, Entrepreneurship and SMEs)dhe Drejtoria e Përgjithshme për Buxhetin( DG-Directorate-General for Budget.)
Ndërkohë një tjetër godinë e rëndësishme që i përket Komisionit Europian është edhe Godina Charlemagne, e cila është një ndërtesë e lartë e vendosur në të ashtuquajturën ‘Lagjen Europiane’( Quartier Europeee- European Quarter) të Brukselit. Në të ndodhen Drejtoria e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare(DG- Directorate-General for Economic and Financial Affairs) Drejtoria e Përgjithshme për Tregtinë(DG-Directorate-General for Trade) dhe Shërbimin e Auditimit të Brendshëm të Komisionit Europian(Internal Audit Service of the Commission). Godina ka 3 krahë dhe 15 kate dhe ndodhet në 170 Rue de la Loi/Wetstraat, në qytetin e Brukselit. Ajo u projektua nga arkitekti belf Jacques Cuisinier ( 12.09.1915-29.02.2000) dhe u ndërtua në vitin 1967 në të njëjtën kohë me ndërtesën Berlaymont për të grupuar së bashku më shumë Drejtoritë e Përgjishme( DG) të shpërndara të Komisionit Europian. Megjithatë, pas refuzimit të Komisionit për ta ndarë Godinën e Berlaymont-in me Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian ( EU Council of Ministers), në vitin 1971 Godina e Charlemagne iu dorëzua për tu përdorur Sekretariatit të Këshillit të Ministrave të BE .
Ata u përdorën atë nga viti 1971-1995, kur në këtë vit përfundoi së ndërtuari Godina e Justus Lipsiu , në të cilën u vendos më pas vetë Këshilli. Gjatë viteve 1995 -1998 Godina Charlemagne iu nënshtrua procesit të rinovimit nga ana e arkitektit gjermano –amerikan Helmut Jahn(04.01.1940-08.05.2021) , duke e zëvendësuar pjesën e jashtme, që ishte kryesisht prej betoni, me një veshje prej xhami. Pas restaurimit, në këtë godinë në të u vendosën sërish shërbimet e Komisionit Europian duke i grupuar më tej zyrat e BE rreth asaj që njihet si e ashtuquajtura ‘Lagje Europiane’( Quartier Europeee- European Quarter) e Brukselit , afër rrethrrotullimit Schuman. Fillimisht aty u mendua që mund të vendosej Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Europian- EEAS –Europen External Action Service që u krijua në vitin 2010. Por më pas u hoq dorë nga kjo ide dhe EEAS u zhvendos në një godinë me vete për të mos e ngatërruar me DG RELEX ( DG – Directorate General for External Relations) që ishte vendosur në Godinën Charlemagne.
Nga ana tjetër përvec shumë godinave të ndryshme ku janë të vendosur shërbimet e Komisionit Europian përmes Drejtorive të Përgjitshme( DG) , bie në sy ajo që njihet si Kulla Madou Plaza (Tour Madou Plaza-Madoutoren), e cila është një ndërtesë shumëkatëshe. Kjo godinë u ndërtua në vitin 1965 dhe , është rinovuar midis viteve 2002 dhe 2006. Në këtë godinë është vendosur Drejtoria e Përgjithshme për Konkurrencën( DG –Directorate General for Competition). Bërthama 33-katëshe e Kullës Madou u ndërtua në pak më shumë se një muaj dhe është krahasuar si një version më i vogël i ndërtesës MetLife në New York City. Gjatë rinovimit 2002–2006, lartësia e ndërtesës u rrit nga 112 metra në 120 metra dhe hapësira e zyrave u rrit me 10,000 metra në 40,000 metra katrorë. Komisioni Europian e bleu ndërtesën më 13 Mars 2006 duke e përuruar atë më 19 prill, kur aty u vendosën 1, 500 punonjës. Që nga viti 2007 aty janë vendosur Drejtoritë e Përgjithshme për Komunikim, Informatikë dhe Arsim ( DG-Directorate General for Communication, Informatics , Education and Culture) dhe Agjencia Ekzekutive për Konkurrueshmërinë dhe Inovacioni ( Executive Agency for Compettition and Innovation )
II.Si u krijua pjesa Ode e Gëzimit( Ode of joy- An die freude) e Bethovenit që u bë Himni i Europës
Gjithsecili nga ne ka patur rastin të dëgjoj më shumë se njëherë, kur ka patur aktivitete të BE, himnin tashmë të njohur Oden e Gëzimit ( Ode of Joy- An Die FreUnde) që është Koha e IV-të e e Simfonisë së 9-të të kompozitorit të njohur gjermabn Ludvig van Bethohen
Megjithëse frymëzimi i Bethovenit për këtë pjesë erdhi nga një poezi e e shkrimtarit e poetit gjerman Friedrich Shchillerit , BE që e pëdor si himnin zyrtar që prej 1986 nuk i përdor fjalët e kësaj poezie. Në të përdoren vetëm tingujt e muzikës që i konsideron si një shprehje e simbolit të paqes , unitetit e vëllazërisë mes njerëzve
Një histori e përmbledhur e krijimit të kësaj pjese pas gati 200 vjetësh e përforcon faktin se ajo që ngelet e pandryshueshme është harmonia e madhështia e melodisë së e saj kur e dëgjon.
POEZIA E FRIEDRICH SHILLERIT ODE E GËZIMIT( AN DII FREUDE) QË SHËRBEU SI FRYMËZIM MUZIKOR
Foto : Poeti gjerman Friedrich Schiller ((10.11.1759-09.05.1805), autor i poezisë Ode për Gëzimin” (gjermanisht “An die Freude” )
Poezia Ode për Gëzimin” (gjermanisht “An die Freude” “Për gëzimin”), e cila i shërbeu kompozitorit gjerman Ludvig van Bethoven që të bënte pjesë të Simfonisë së 9-të , u shkrua në verën e vitit 1785 nga poeti, dramaturgu dhe historiani gjerman Friedrich Schiller (10.11.1759-09.05.1805) . Një ode është një poezi e shkurtër lirike që lavdëron një individ, ide ose një ngjarje. Në Greqinë e lashtë, odet fillimisht shoqëroheshin me muzikë dhe në fakt, “ode” vjen nga fjala greke aeidein, që do të thotë të këndosh duke bërë që ato të jenë shpesh ceremoniale dhe me tone formale.Poezia Poezia Ode për Gëzimin” (gjermanisht “An die Freude” “Për gëzimin”), u botua në 1786 në Thalia të Gjermanisë.
Shcilleri e hartoi këtë poezi bashkë me dramën Don Carlos gjatë periudhës 08 Maj – 15 Shtatorit 1785 kur ai po qëndronte në Leipzig me botuesin e tij, Georg Joachim Göschen(22.04.1752-05.04.1828).Më vonë ai bëri disa rishikime të kësaj poezie e cila u ribotua më pas pas vdekjes së tij në 1808, dhe ishte ky version që i shërbeu Bethovenit për kompozimin e tij. Pavarësisht popullaritetit të kësaj poezie , vetë Schilleri e konsideroi më vonë atë si një dështim duke e quajtur si një poezi të shkëputur nga realiteti por që vlente vetëm për miqësinë mes dy njerëzve pasi poezia i drejtohej mikut të tij të hershëm Christian Gottfried Körner (02.07.1756-13.05.1831).
ODE E GËZIMIT SI PJESË E SIMFONISË SË 9-TË NGA BETHOVENI
Foto : Kompozitori gjerman Ludvig van Bethoven (17.12.1770-26.03.1827) autor i Simfonisë së 9-të që përfshiu pjesën Oden e Gëzimit në bazë të poezisë Shillerit që u bë Himni i Europës
Poezia Ode për Gëzimin (gjermanisht “An die Freude”) e dramaturgut gjerman Friedrich Schiller (10.11.1759-09.05.1805) do ti shërbente më pas kompozitorit Ludvig van Bethoven ( 17.12.1770-26.03.1827) që ta bënte pjesë të Simfonisë së 9-të . Vepra është një simfoni korale, që u kompozua nga Ludwig van Beethoven, midis viteve 1822 dhe 1824. Simfonia u luajt për herë të parë në Vjenë më 7 Maj 1824 dhe konsiderohet si një kryevepër e muzikës klasike perëndimore. Koha e katërt e kësaj simfonie përbëhet nga katër solistë vokalë dhe një kor në tonalitetin e Fa maxhor, që tashmë është bërë e njohur si Ode e Gëzimit. Një fakt interesant është se kur premiera e Simfonisë së 9-të u shfaq , Beethoveni ishte tërësisht i shurdhër . Në këtë simfoni ai përdori zërat solo për herë të parë, duke vendosur fjalët e poemës së Shilerit An die Freude. Ajo është konsideruar simfonia më e gjatë dhe më komplekse nga të gjitha simfonitë e tij duke e konsideruar si simfoninë e tij më të rëndësishme edhe sepse ishte simfonia e tij e fundit megjithëse po punonte për simfoninë e dhjetë kur vdiq.
Për gati 200 vjet, tema e famshme e finales së kësaj simfonie -“Oda e Gëzimit” ka simbolizuar shpresën, unitetin dhe shoqërinë përtej kufijve dhe konfliktit. “Korali” i Beethoven është padyshim simfonia më e madhe e kompozuar ndonjëherë dhe maja e arritjeve të tij. Por, kur Beethoven drejtoi premierën e saj, ai nuk ishte në dijeni të reagimit të ngazëllyer që mori simfonia e tij e nëntë. Njërit prej muzikantëve iu desh që ta lajmëronte për audiencën brohoritëse – dhe kjo ishte vetëm në fund të pjesës së dytë.Në vitin 2001, dorëshkrimi origjinal i partiturës , i shkruar me dorë nga Beethoven-i dhe që ishte në Bibliotekën Shtetërore të Berlinit u bë pjesë e Listës së të UNESCO-s të Programit të Kujtesës së Trashëgimisë Botërore (UNESCO Memory of the World Programme Heritage) duke qenë partitura e parë muzikore që merrte këtë status.
ODE E GËZIMIT APO E LIRISË
Lidhur me emërtimin e kësaj poezie ka patur mendime të ndryshme nëse Schiller fillimisht shkroi një “Ode për Lirinë” (An die Freiheit) dhe e ndryshoi atë në “Ode për Gëzimin apo Miqësinë” (An di Freude ). Një pjesë prej interpretimeve arsyetojnë se forma e hershme e poemës dukej se ishte ende një ‘Odë për Lirinë’ (An die Freiheit ) dhe jo për gëzimin apo miqësinë cka ngjalli për herë të parë admirim entuziast për të në veprën e Beethovenit. Megjithatë, Schilleri asnjëherë nuk e ka përmendur këtë term , i cili për herë të parë u përdor nga kompozitori e dirigjenti amerikan Leonard Bernstein(25.08.1918-14.10.1990 )që zëvendësoi fjalët “Freude” (Gëzim-Miqësi) me “Freiheit” (Liri )në ditën e Krishtlindjeve të 25 Dhjetorit 1989. Një muaj e gjysëm pasi kishte rënë Muri i Berlinit( 04 Nëntor 1989). Tingujt e kësaj muzike kanë shoqëruar ngjarje të ndryshme nëpë botë sic janë demonstrat kundër juntës ushtarake në Kili, demonstratat e studentëve kinezë në Sheshin Tiannamen , u realizua nga Korit pa Kufij në vitin 2009 në një stacion hekurudhor në Leipzig, për të shënuar 20-vjetorin e Rënies së Murit të Berlinit.
Një dokumentar i vitit 2013, me emrin “Duke ndjekur të Nëntën” (Folloëing the Ninth) me regji nga Kerry Candaele, e rriti akoma më shumë popullaritetin e kësaj pjese. Kjo pjesë u luajt pas fitores së Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017, kur Macron mbajti fjalimin e tij të fitores në Louvre. Kori Rinor i BBC Proms së bashku me Orkestrën Botërore të UNESCO-s për Paqe të Georg Soltit e interpretoi këtë pjesë në Royal Albert Hall në vitin 2018 në një shfaqje të titulluar “Lufta dhe Paqja” si një përkujtim për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së I-rë Botërore . Pjesa Ode e Gëzimit ( Ode of Joy) po përdoret si himni zyrtar i UEFA-s për Eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Në kontekstin e organizatës së Këshillit të Europës ( KiE) , himni përdoret për të përfaqësuar të gjithë Europën ndërsa në kuadër të BE-së, përdoret për të përfaqësuar bashkimin në raste të tilla si Dita e Evropës dhe ngjarjet zyrtare të BE si nënshkrimi i traktateve. Në ceremoninë e nënshkrimit të Traktatit të Lisbonës për Funksionimin e Bashkimit Europian ( TFEU) në 01 Shkurt 2007, të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian ishin të pranishëm ndërsa luhej “Oda e Gëzimit” nga një kor prej 26 fëmijësh portugez që e kënduan tekstin origjinal në gjuhën gjermane.
KËSHILLI I EUROPËS( CoE) MIRATON I PARI ODEN E GËZIMIT SI HIMN ZYRTAR
Këshilli i Europës ( Council of Europë) i krijuar më 05 Maj 1949 ishte organizata e parë në nivel europian që miratoi pjesen e Odes së Gëzimit ( Ode of Joy) të Bethovenit si himin e saj zyrtar . Pas disa propozimeve që ishin bërë nga viti 1949 deri në vitin 1962 do të ishte , seksioni belg i Këshillit të Bashkive Europiane (Council of European Municipalities) që përshtati Odën e Gëzimit të Bethoven-it si “Chant Européen des Communes” , pra si një himn të kësaj strukture duke filluar ta përdorte atë zyrtarisht në ceremonitë zyrtare të binjakëzimit të qyteteve europiane me njëri tjetrin . Në vitin 1963, ata kontaktuan Sekretariatin e Komitetit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës (Secretariat of the Committee of Local Authorities of the Council of Europe) duke i oyetur nëse kjo pjesë mund të luhej në publik krahas himneve kombëtare në aktivitete me temë europiane.
Në vitin 1964 Sesioni i VII-të i Shteteve të Këshillit të Bashkive Europiane (Seventh States-General of the Council of European Municipalities) miratoi një rezolutë në Romë që përcaktonte Oden e Gëzimit ( Ode of Joy) si një himn që duhet të zgjidhej qoftë nga Këshilli i Europës( Council of Europe-CoE) si edhe nga Komunitetet Europiane( European Communities –EC) për të përforcuar ndjenjën e përkatësisë europiane. Ndërkohë, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës( Ministers Commitee of the Council of Europe) në vitin 1955 miratoi flamurin europuan , një rreth me 12 yje në ngjyrë të verdhë dhe në një sfond blu ndërsa në vitin 1964 shpalli 5 Majin si Dita e Europës ( Europe s Day), e cila përkonte me 05 Majin 1949 kur në Londër ishte nënshkruar Statuti i themelimit të Këshillit të Europës.
Në vitin 1971, norvegjezi Kjell T. Evers(14.12.1913)-08.02.1997, Kryetar i Tavolinës së Rrumbullakët për Shpalljen e Ditës së Europës dhe Konferencës Europiane të Autoriteteve Lokale, (Chair of the Round Table for the Relaunch of Europe Day and the European Conference of Local Authorities, njoftoi Këshillin e Europës që Tryeza e Rrumbullakët kishte arritur në përfundimin se duhet të vendosej një himn europian që do të simbolizonte besimin e popujve tanë në kauzën e unitetit europian. Ideja ishte që himni të interpretohej në Ditën e Europës në sa më shumë bashki, shkolla dhe aktivitete që të ishte e mundur . Propozimi nuk ishte i rastësishëm pasi në atë kohë ishte botuar poema ‘Hymn for the Kombet e Bashkuara'( Hymn for Unites Nations) nga poeti i njohur anglo-amerikan Wystan. H. Auden ( 21.02.1907-29.09.1973). Violonçelisti spanjoll Pablo Casals(29.12.1876-22.10.1973) i frynmëzuar nga kjo poezi shumë pacifiste kompozoi një himn që më pas u luajt në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më 24 Tetor 1971. Megjithatë, vepra nuk u miratua si himni zyrtar i OKB-së, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së birmanezi U Thant ( 22.01.1909-25.11.1974).
Nga ana tjetër edhe Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATOe kishte përdorur një pjesë të preludit të Odes së Gëzimit ( Ode of Joy) si një himn gjatë ceremonisë së inaugurimit të selisë së re të Aleancës Atlantike në Bruksel në 12 Tetor 1967, por nuk arriti ta miratonte si një himn të përhershëm. Politikani René Radius( 13.10.1907-14.11.1994) , delegati francezi deleguar në Asamblenë Konsultative të Këshillit të Europës (Consultative Assembly of the Council of Europe,) hartoi një raport dhe disa rezoluta duke u rekomanduar qeverive të shteteve anëtare të Këshillit të Europës që ta bëjnë pjesën e Odes së Gëzimit( Ode of Joy) nga Simfonia e 9-të e Bethovenit si himn europian. Megjithatë, kishte kundërshtime se përveç çështjeve thjesht gjuhësore (teksti ekzistonte vetëm në gjermanisht), kjo ode ‘An die Freude’, ishte jashtë hapit me ndjeshmëritë të kohës dhe për këtë arsye nuk kishte gjasa të zgjonte një ndërgjegjësim evropian.
Në fund u gjykua që të mos të mos përdoret teksti i poezisë së Schillerit , por të ruhet vetëm melodia e Beethoven duke u mbështetur në gjuhën universale të muzikës. Më 12 Janar 1972, propozimi u miratua përfundimisht nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ( Minister Committee of the Council of Europe). Pas përpjekjeve që zgjatën më shumë se dy dekada, pjesa Ode e Gëzimit ( Ode of Joy) nga Simfonia e Nëntë e Beethovenit u përfshi si himni zyrtar eropian. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, austriaku Lujo Tonçiq-Sorinj(12.04.1915-20.05.2005) , nuk humbi kohë duke i kërkuar shokut të tij austriak, dirigjentit me famë botërore Herbert von Karajan( 05.04.1908-16.07,1989), të bënte një aranzhim muzikor të pjesës së Beethoven-it. Orkestra Filarmonike e Berlinit e regjistroi aranzhim instrumental në Fa maxhor me një ritëm më të ngadaltë, nën dirigjimin e Karajanit. Regjistrimi u bë nga Deutsche Grammophon, një kompani e madhe diskografike. Marrëveshja përfundoi pikërisht brenda kohës për t’u shfaqur në publik në ngjarjet e mbajtura në Strasburg për të shënuar Ditën e Europës më 5 Maj 1972. Vetëm 10 ditë më vonë, më 15 Maj 1972 kjo pjesë u luajt përsëri për të shënuar fillimin e punimeve të ndërtimit të Pallatit të Europës (Palais de l’Europe) në Strasburg , që do të ishtë selia e Këshillit të Europës. Nga ana tjetër edhe Sesionet mujore të Parlamentit Europian u mbajtën në këtë ndërtesë deri në vitin 1999. Partiturat e pjesës muzikore e Odes së Gëzimit ( Ode of Joy) u botua nga Schott Music në Mainz , një shtëpi botuese veprash muzikore që e ka mbajtur Simfoninë e Nëntë të Beethoven në katalogun e saj që nga viti 1827 Ajo botoi tre versione të aranzhimit të Karajanit 1) një për orkestër simfonike, 2) për instrumenta frymore dhe 3) një për piano solo. Por dirigjenti, Herbert von Karajan, mbajti vetë të gjitha të drejtat e autorit për regjistrimin dhe shpërndarjem e aranzhimit që i kishte bërë kësaj pjese të Beethovenit.
BE( EU) DHE MIRATIMI I ODES SË GËZIMIT SI HIMN I EUROPËS SË BASHKUAR
Që nga vitet 1950, Komunitetet Europiane( European Communities –EC) që ishin paardhësit e Bashkimit Europian ( European Union ) kishin patur dëshirë që q ë të kishin nje himn të identifikueshëm, për ta përdorur në raste të caktuara. Por sfidat ishin të lidhur se cila pjesë duhet zgjedhur, si do të ishte e mundur të bazohej në traditat vendore dhe kombëtare uke i kapërcyer edhe ato dhe do të ishte një pjesë madhështore dhe solemne më e mirë apo një melodi që ishte e lehtë për t’u mbajtur mend Nga ana tjetër ishin edhe sfidat gjuhësore të përfshira në çdo fjalë që duhet t’i vihet muzikës, në një kohë kur Komunitetet Europiane kishin katër gjuhë zyrtare. Megjithatë rasti që do ta theksonte më shumë këtë zgjidhje ishte pjesëmarrja e Komuniteti Europian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC – European Coal and Steel Community) në Ekspozitën Universiale të Brukselit të 17 Prill-19 Tetor 1958 apo Expo 58.Gjatë gjashtë muajve që u zhvillua Expo, pavioni i ECSC priti një sërë ngjarjesh ku një bandë muzikore me instrumenta tunxhi luante ndonjëherë himnin e të Shteteve të Bashkuara të Europës që ishte kompozuar nga Michel Roverti.
Michel Roverti ishte në fakt një pseudonim i përdorur nga Nadine Van Helmont, gruaja e Jacques Van Helmont, një francez dhe koleg i ngushtë i Jean Monnet(09.11.1888-16.03.1976). Z. Van Helmont e kishte ndihmuar Jeann Monnet të krijonte Komitetin e Veprimit për Shtetet e Bashkuara të Europës (Action Committee for the United States of Europe )në Paris.Pjesa e himnit u luajt në Ditën e Komunitetit Europian, 9 Maj 1958, për të shënuar përvjetorin e tetë të Deklaratës Shuman(09 Maj 1950). Të pranishmit atë ditë kur po luhej ky himn ishin Robert Schuman( 29.06.1886-04.09.1963), President i Asamblesë Parlamentare Europiane, Paul Finet(04.11.1897-18.05.1965), Presidenti i Autoritetit të Lartë të ECSC, dhe Ëalter Hallstein(17.01.1901-29.03.1982), i cili disa muaj më parë ishte bërë President i Komisionit të ri Komuniteti Ekonomik Europian.
Himni i kompozuar nga Michel Roverti iu kushtohej të gjithë themeluesve të Europës së Bashkuar, dhe përpiqej të evokonte kujtimin e viktimave të luftës dhe të shprehte të ardhmen e lumtur të kombeve që jetonin në mënyrë paqësore krah për krah. Por drejtuesit e ECSC ishin të kujdesshëm që të mos pikturonin Himnin e Shteteve të Bashkuara të Evropës si himnin zyrtar të Komunitetet Evropiane. Për disa kohë asgjë nuk ndryshoi dhe midis viteve 1960 dhe 1970 cështja e himnit evropian nuk ishte një prioritet real për institucionet e Komunitetit Europian .Ata ishin shumë të zënë duke u përpjekur për të adresuar problemet institucionale dhe për t’u marrë me krizat politike, cka do të thoshte se çështja e simboleve ishtë në fund të prioriteteve. Duke u përballur me dështimin e Euratom, mosmarrëveshjet ndërqeveritare apo natyrën mbikombëtare të sistemit komunitar integrimi evropian po përjetonte një periudhë ngecie , nganjëherë e emërtuar si “Euroskleroza”. Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga njerëzit e Europë, mes të cilëve kishte një pakënaqsi për projektin europian,.Në këtë sfond, zgjedhjet me votim të drejtpërdrejtë për Parlamentin Europian në 07-10 Qershor 1979 sollën një ndryshim të vërtetë. Parlamenti Europian u përcaktua si garantues i demokracisë në procesin e integrimit evropian.Parlamenti ishte i prirur të përfitonte nga legjitimiteti i tij i ri elektoral dhe ti dëgjohej veçanërisht për çështjet institucionale.
Por Parlamenti po mendonte gjithashtu se si për t’u dhënë njerëzve një ndjenjë të komunitetit dhe si të ndihmonte në formimin e një ndërgjegjësimi për Komunitetin Europian. Në fillim të viteve 1980, eurodeputetët filluan të thërrisnin Komisionin Europian dhe përmes pyetjeve me shkrim kërkonin nga ai miratimin e një flamuri europian dhe një himni që mund të luhej në ceremonitë zyrtare. Pjesa Ode e Gëzimit ( Ode of Joy) e Bethoven-it, e cila tashmë po përdorej nga Këshilli i Europës( Council of Europe) , dukej e përshtatshme. Pjesa gjithashtu po përdorej në një sërë iniciativash në nivel lokal..Ideja e një himni që do t’i bashkonte njerëzit u rishfaq gjatë diskutimeve mbi Europën e qytetarëve Nocioni i shtetësisë europiane( Europaen citizienship) u diskutua për herë të parë në mesin e viteve 1970, krahas kësaj çështjet e një pasaporte uniforme dhe heqjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm mes shteteve anëtare. Por nuk pati ndonjë zhvillim derisa krerët e shteteve dhe qeverive të 10 shteteve anëtare u takuan në Samitin Europian në Fontainebleau( Franccë) në 25-26 Qershor 1984 ku u bë një deklaratë zyrtare që shprehte dëshirën për të forcuar identitetin dhe imazhin e Europës mes qytetarëve dhe në mbarë botën. Pas miratimit të deklaratës u krijua Komiteti ‘Europa e Qytetarëve'( Citiziens Europe Committe) për të dhënë rekomandime për forcimin e identitetit të Komunitetit Europian dhe krijimin e një zone europiane pa kufij.
Komiteti ad hoc kryesohej nga Pietro Adonnino( 06.11.1929-22.03.2013), një avokat dhe ish-deputet italian i Parlamentit Europian, i cili filloi punën në Shtator 1984. Ai përbëhej nga ekspertë, diplomatë dhe përfaqësues të krerëve të shteteve ose qeverive të 10 shteteve anëtare. Komiteti paraqiti një Raport të Ndërmjetëm( Adonino Interim Report) në pranverë të vitit 1985, i cili fokusohej në të drejtat e qytetarëve (lëvizja e lirë, e njohja e kualifikimeve, e drejta e qëndrimit për punëtorët, etj.). Raporti Final i Komitetit Adonnino iu dorëzua Samitit Europian të Milanos në 28-29 Qershor 1985. Theksi në raportin përfundimtar ishte vendosur mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin politik në Komunitetin Europian dhe Shtetet Anëtare, Raporti propozonte një sërë hapash në fushën e kulturës dhe komunikimit, krahas shkëmbimit mes shkollave dhe bashkëpunimit ndërmjet universiteteve. Raporti i komisionit gjithashtu rekomandonte këto mjete që do të përdoren për të tërhequr vëmendjen ndaj ekzistencës së Komunitetit Europoian : 1)Flamuri; 2) Pjesën Oden e Gëzimit ( Ode of Joy të Bethoven; dhe 3) Pulla postare që përshkruajnë Europën. Këshilli Europian miratoi të gjitha propozimet dhe udhëzoi Komisionin Europian dhe Shtetet Anëtare të bëjnë atë që ishte e nevojshme për të vënë në praktikë propozimet.
Vendimet për simbolet ishin ato që u morën më shpejt. Në Mars 1986, sekretarët e përgjithshëm të Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit Europian ranë dakord të pranojnë se himni të përdorej gjerësisht nga institucionet e Komunitetit. Një muaj më vonë, u vendos në një mbledhje të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE ( GAEC- General Affairs and External Council ) që Këshilli, Parlamenti, Komisioni dhe Gjykata e Drejtësisë e Komuniteteve Europiane do të përdorte flamurin blu me 12 yjet e artë dhe Oden e Gëzimit ( Ode of Joy) Në aktivitetet eUropiane. Pasi u kërkua marrëveshja e Këshillit të Europës, u ra dakord që flamuri dhe himni të përdoreshin zyrtarisht që nga 29 Maj 1986. Më 29 Maj 1986, pjesa Ode e Gëzimit( Ode of Joy) u interpretuaa në versionin e tij origjinal (gjermanisht) nga Kori i Komunitetit EuropIan në një ceremoni për të shënojnë miratimin zyrtar si të flamurit ashtu edhe të himnit.
Në ceremoni morën pjesë një delegacion me 12 fëmijë – një që përfaqësonte çdo Shtet Anëtar. Ceremonia u zhvillua në Bruksel në sheshin përballë Berlaymont, selisë së Komisionit Europian. Të pranishëm të tjerë ishin përfshirë Presidenti i Komisionit Jacques Delors(20.07.1925-27.12.2023), Presidenti i Parlamenti, Pierre Pflimlin(05.02.1907-27.06.2000), Komisioneri përgjegjës për Citizens’ Europe, Carlo Ripa di Meana dhe Ambasadori Charles Rutten, që përfaqëson Hans Van Den Broek, Kryetari i Këshillit. Që atëherë, preludi te Ode e Gëzimit( Ode of Joy) e Bethovemit është luajtur gjithnjë e më shpesh në ngjarjet dhe festimet europiane, ose më vete ose së bashku me himnin kombëtar të vendit në të cilën po zhvillohet aktiviteti.
PËRSE HIMNI I EUROPËS LUHET PA TEKST
Pavarsisht miratimit të himnit, cështja qëndronte nëse do të ishte e përshtatshme të shtoheshin fjalë në himnin europian të cilat, kur përkthehen në të gjitha gjuhët zyrtare të Komuniteteve Evropiane, do të përcillnin mesazhin e një Europe paqësore, të lirë të bazuar në solidaritet. Parlamenti Europian e mori këtë çështje mjaft seriozisht dhe zyra e Presidentit të Parlamentit Europian në 17 Tetor 1986, hodhi idenë e organizimit të një konkursi në 12 shtetet anëtare të Europës Komunitetet për të shkruar tekste për himnin evropian. Pas nismës qëndronte besimi se një himn nuk është i drejtë vetëm me muzikë pasi ai duhet të shprehë gjithashtu ‘një ide, një ndjenjë që lidhet me madhështinë dhe idealet e një populli’. Ideja ishte që në vargun e parë himni duhet të lartësojë temën vendimtare të bashkimit të popujve të Europës dhe duhet të përfshijë fjalët “të gjithë njerëzit do të jenë vëllezër” nga Oda e Gëzimit të Shilerit.
U ngritën komisione që përfshinin kritikët letrarë dhe eurodeputetë që mbulonin secilin prej nëntë gjuhëve zyrtare të BE në atë kohë . Mungesa e suksesit tregoi se kishte një shkallë të caktuar skepticizmi në disa qarqe për fjalët që duhet të kishte himni europian, dhe të tjrrë mendonin se duhej përdorur teksti i Schillerit. Në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, disa eurodeputetë i bënë sërish pyetje Komisionit Europian për këtë çështje, kështu që pati propozime për një konkurs që do të zhvillohej për të marrë një vendim përfundimtar Pas rënies së Muri i Berlinit, eurodeputeti britanik Lyndon Harrison duke nderuar përpjekjet e popujve të Europës qw luftonin për liri iu rikthyertekstit origjinal të Shilerit, duke e paraqitet si një këngë që denoncon të gjitha format e despotizmit dhe diktaturës. Lyndon Harrison ( 28.09.1947) citoi koncertet e famshme të drejtuara nga kompozitori e dirigjenti gjerman Leonard Bernstein 25.08.1918-14.10.1990 në Filarmoninë e Berlinit Perëndimor më 23 Dhjetor dhe në Berlinin Lindor më 25 Dhjetor 1989.
Leonard Bernstein kishte mbledhur muzikantë dhe vokalistë nga e gjithë Europa për të interpretuar Simfoninë e Beethovenit me tekstin e Shilerit që e riemërtoi Oden e Lirisë(Ode an Die Freiheit) për të shënuar rënien e Murit tëBerlinit. Por asgjë nuk ndryshoi pasi himni evropian është ende një melodi pa fjalë. Teksti në latinisht iu dërgua Presidentitt të Komisionit Europian Romano Prodi (09.08.1939)në 2004, dhe në versionin Esperanto , të shkruar nga gjuhëtari Umberto Broccatelli në 2012 si pjesë e Iniciativës Qytetare( Citizien Initiative) që kishte Traktati i Lisbonë( TFEU) kjo nuk solli ndonjë përparim. Tema e përsëritur e himnit evropian u shfaq përsëri në fillim të viteve 2000 gjatë Konventa për të Ardhmen e Europës(The Convention on the Future of the European Union 28.02.2002-18.07.2003), e cila nuk anashkaloi temën e simboleve europiane.
Në Shkurt 2003, ish – presidenti francez Valéry Giscard d’Estaing(02.02.1926-02.12.2020), President i Konventës për Kushtetutën Europiane, vuri në dukje se këto simbole duhet të përfshihen në Kushtetutën e ardhshme europiane dhe theksoi se kishte nevojë për një tekst që mund të këndohet kur luhet himni europian. Disa anëtarët e Konventës nuk u pajtuan, duke theksuar se BE-ja nuk ishte shtet dhe se prandaj nuk duhet t’i japë vetes simbole të tilla. Në fund, Projekt-Traktati që themeloi Kushtetutën për Europën , i hartuar në 29 Tetor 2004 nuk bëri gjë tjetër veçse njohu himnin (Odën e Gëzimit) së bashku me flamurin, moton e BE , Euron dhe Ditën e Europës si disa nga simbolet e Bashkimit Europian.
Tema u rikthye sërish së fundmi pas refuzimit të Traktat Kushtetues të BE të mbajtur në Francë në 29 Maj 2005 dhe Holandë më 01 Qershor 2005 . Ky refuzim i dyfishtë çoi në hartimin dhe nënshkrimin e Traktatit të Lisbonës në 13 Dhjetor 2007. Por pas presionit nga disa shtete anëtare, duke përfshirë Anglinë, referenca për simbolet u hoq nga teksti i Traktatit të Lisbonës . Në përgjigje të kësaj, 16 Shtete Anëtare (Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Spanja, Italia, Qipro, Lituania, Luksemburgu, Hungaria, Malta, Austria, Portugalia, Rumania, Sllovenia dhe Sllovakia) nënshkruan një deklaratë të përbashkët që iu bashkëngjit si Aneks këtij Traktati ku thuhet se simbolet, duke përfshirë himnin, do të vazhdonin të ishin për këto vende si simbole për të shprehur ndjenjën e bashkësisë së njerëzve në Bashkimin Europian dhe besnikërinë e tyre ndaj tij. Të njëjtën gjë bëri edhe Franca në vitin 2017. Nga ana e saj Parlamenti Europian miratoi një vendim më 9 Tetor 2008 që ndryshon Rregulloren e tij të Punës për të njohur dhe përkrahur simbolet e Bashkimit Eurpoaj, duke përfshirë ‘himnin e bazuar në “Odën e Gëzimit”( Ode of Joy) nga e Simfonia e 9-të e Ludwig van Beethoven’. Parlamenti përcaktoi se ‘himni do të luhet në hapjen e secilës seancës së parë të Parlamemtit Europain dhe në seancat e tjera solemne, veçanërisht për të mirëpritur kryetarët e Shteteve ose qeverive ose për të përshëndetur anëtarët e rinj pas zgjerimit të BE . Pra, në praktikë Ode e Gëzimit (Ode of Joy) është himni europian që përdoret aktualisht nga BE.
TEKSTI ORIGJINAL NË GJERMANISHT
Ode e Gëzimit (An die Freunde)
Freude, schöner Götterfunken,
Tochter aus Elysium,
Wir betreten feuertrunken,
Himmlische, dein Heiligtum!
Deine Zauber binden wieder
Was die Mode streng geteilt;*
Alle Menschen werden Brüder*
Wo dein sanfter Flügel weilt.
Wem der große Wurf gelungen
Eines Freundes Freund zu sein;
Wer ein holdes Weib errungen
Mische seinen Jubel ein!
Ja, wer auch nur eine Seele
Sein nennt auf dem Erdenrund!
Und wer’s nie gekonnt, der stehle
Weinend sich aus diesem Bund!
Freude trinken alle Wesen
An den Brüsten der Natur;
Alle Guten, alle Bösen
Folgen ihrer Rosenspur.
Küsse gab sie uns und Reben,
Einen Freund, geprüft im Tod;
Wollust ward dem Wurm gegeben
und der Cherub steht vor Gott.
Froh, wie seine Sonnen fliegen
Durch des Himmels prächt’gen Plan
Laufet, Brüder, eure Bahn,
Freudig, wie ein Held zum Siegen.
Seid umschlungen, Millionen!
Diesen Kuß der ganzen Welt!
Brüder, über’m Sternenzelt
Muß ein lieber Vater wohnen.
Ihr stürzt nieder, Millionen?
Ahnest du den Schöpfer, Welt?
Such’ ihn über’m Sternenzelt!
Über Sternen muß er wohnen
III.Çmimi Charlemagne (Çmimi Karli i Madh) – Historia e një çmimi për të vlerësuar ata që punojnë për Bashkimin e Europës
Në këto periudhë kur për BE e rolin e saj në Ballkan po flitet shumë , ndër mend të vjen historia e një çmimi për të cilin pak flitet dhe ndoshta nuk njihet aq sa duhet . Është Çmimi Charlemagne (Çmimi Karli i Madh)apo sic njihet në gjermanisht me emrin Karlspreis apo Internationaler Karlspreis der Stadt Aachen.
Ky çmim që jepet që prej vitit 1950 pra sapo Europa kishte filluar të fliste për hapat e parë të bashkimit është një cmim në shenjë mirënjohje për të gjithë ata personalitete politike e publike që me punën e rolin e tyre kanë kontribuar për projektin e Bashkimit Europian , i cili është projekti më afatgjatë e më origjinal i paqes në botë të paktën deri tani.
Historia e këtij cmimi e përmbledhur më poshtë është një motiv për të na shtuar besimin që ky projekt të zgjasë , të zhvillohet e përmirësohet më tej. Kjo vlen vecanërisht teksa në këtë kohë dëgjohen shpesh “sirena lufte” .
Megjithatë ndryshe nga Odiseja i Homerit, në këtë rast BE veshët po i mban hapur, por shpresojmë të vazhdojë rrugën që ka nisur e të mos e ndalë anijen e saj ku shpresojmë të hypë edhe Shqipëria në një të ardhme të afërt…
SI LINDI ÇMIMI CHARLEMAGNE NGA NJË KLUB LEXIMI NË QYTETIN E AACHEN-it NË GJERMANI
Foto: Medaljoni i Çmimit Karli i Madh ( Karlpreis) që u jepet individëve apo institucioneve që kanë luajtur rol në Bashkimin e Europës
Çmimi Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh ) apo sic njihej më parë Çmimi Ndërkombëtar Charlemagne i qytetit të Aachen (Internationaler Karlspreis der Stadt Aachen) dhe që nga viti 1988.
Çmimi Ndërkombëtar Charlemagne i Aachen ( Internationaler Karlspreis zu Aachen,) është një çmim që u jepet personaliteteve të ndryshme politike për punën e tyre në drejtim të forcimit të Bashkimit Europian. Ky çmim fillimisht nisi të jepej prej 1 Majit 1950 dhe kishte një rastësi të cuditshme pasi një javë më pas Ministri francez i Punëve të Jashtme Robert Schuman do të shpallte më 09 Maj 1950 atë që do të njihej si “ Deklarata Schuman “ apo Deklarata e Europës e cila do të shënonte fillimin e përpjekjeve të gjata për krijimin e Bashkimit Europian. Nismëtari dhe ideatori i Çmimit Charlemagne (Karlspreis) në fillim të viteve 50 të shek XX ishte industrialisti gjerman i tesktileve dhe politikani i Unionit Demo Kristian Gjerman( CDU) Kurt Christian Theobald Pfeiffer (03.06.1897- 30 01. 1987) .Në të atë periudhë ai ishte njëkohësisht edhe Drejtori i Financave të Bashkisë së qytetit të Aachenit në Gjermani , ndërkohë që kishte studiuar filozofi dhe ekonomi në Universitetin e Bonit .
Në vitin 1946 ai themeloi gjithashtu në qytetin e Aachenit Klubin e Leximit Corona Legentium Aquensis ( Kurora e Lexuesve ), një rreth elitar për leximin e diskutimin e temave të ndryshne. Në këtë klub u mbajtën ekspozita dhe seri të rregullta leksionesh me politikanë, shkencëtarë dhe figura të botës kulturore të ftuar nga e gjithë Europa, si shkrimtari e poeti gjerman Werner Bergengruen (16.09.1892-04.09.1964), filozofi e muzikologu gjerman Theodor W Adorno(11.09.1903-06.08.1969), filozofi gjerman i fenomenologjisë, hermenutikës e ekzistencializmit Martin Heidegger(26.09.1889-26.05.1976) apo fizikanti gjerman i teorisë së mekanikës kuantike Werner Heisenberg( 05.12.1901-01.12.1976) .Angazhimi social-politik i Pfeiffer u përcaktua nga dëshira e tij për të bërë të pamundur që të kishte një konflikt tjetër ushtarak në Europë, duke bashkuar në këtë mënyrë kontinentin e vjetër rreth një ideje.
Duke u mbështetur në idetë që kishte ky grup elitar për paqen në Europë e bashkimin e saj si edhe duke iu referuar shkrimeve të historianit e filozofit anglez të historisë Arnold J. Toynbee( 14.04.1889-22.10.1975) apo edhe perandorisë së hershme të Karlit të Madh, ai hodhi idenë e krijimit të Çmimit Charlemagne të qytetit të Aachen(Internationaler Karlspreis der Stadt Aachen) për personalitetet që me punën e tyre në Europën Perëndimore vihen në shërbim mirëkuptimit, njerëzimit dhe paqes botërore. Çmimi do të jepej për kontributet shkencore, letrare, ekonomike e politike në bashkimin e Europës. Për këtë qëllim, në 14 Dhjeor 1949 Pfeiffer themeloi “Shoqërinë për Dhënien e Çmimit Ndërkombëtar Charlemagne të qytetit të Aachen” (Gesellschaft zur Verleihung des Internationalen Karlspreises der Stadt Aachen) në vitin 1949 dhe shpalli këtë çmim të ri evropian në Krishtlindje po atë vit.
Ky çmim, i cili u dha për herë të parë në 01 Maj 1950, kontin austriak Richard von Coudenhove-Kalergi,(16.11.1894-27.07.1972) , që mori nënshtësinë ceke e franeze, autori librit PanEuropa( 1923) dhe nismëtar e themelues i Lëvizjes Pan –Europiane (Pan European Movement) që u kurorëzoi në Kongresin që u mbajt në 1927. Lëvizja Pan Europiane(Pan European Movement) përvec ndërgjegjësimit të saj për vlerat europiane u bë e njohur në vitet 90 me atë ngjarje që njihet si Pikniku Pan-Europian (gjermanisht Paneuropäisches Picknick; hungarisht: páneurópai piknik;). Ai ishte një demonstrim paqeje i mbajtur më 19 gusht 1989 në kufirin austro-hungarez afër qytetit të Sopronit, Hungari. Hapja e kufirit midis Austrisë dhe Hungarisë në Piknikun Pan-Europian ishte një ngjarje që shkaktoi reaksion zinxhir, në fund të së cilës Gjermania u ribashkua, perdja e hekurt u shemb dhe Blloku Lindor u shpërbë. Ideja e hapjes së kufirit në një ceremoni erdhi nga ish futbollisti hungarez Ferenc Mészáros( 11.04.1950-09.01.2023) i Forumit Demokratik Hungarez (MDF) dhe princi austriak Otto von Habsburg(20.11.1912-04.07.2011), atëherë Presidenti i Bashkimit Pan-Europian( Pan European Union). Kjo ishte një ide që u mbështet edhe nga Miklós Németh(24.01.1948), i cili në atë periudhë ishte kryeministër i hungarisë.Si ngjarje pikniku ishte një mundësi për të parë reagimin e autoriteteve të Bashkimit Sovjetik .Stema zyrtare e piknikut ishte një pëllumb që çante telat me gjemba.
Në piknik morën pjesë disa qindra qytetarë të Gjermanisë Lindore që kaluan portën e vjetër prej druri, duke arritur në Austri të papenguar nga rojet kufitare hungareze rreth pikës kufitare të Árpád Bella. Ishte eksodi më i madh masiv që nga ndërtimi i Murit të Berlinit në vitin 1961. Kufijtë hungarezë u hapën më 11 Shtator 1989 dhe Muri i Berlinit ra më 9 Nëntor ndërkohë që Pakti i Varshavës u shpërbë në 1991, duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë dhe duke cuar në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik . Që nga viti 1950 deri në vitin 2023 këtë cmim e kanë marrë 73 personalitete të ndryshme. Në vitin e kaluar ( 2023) këtë çmim e mori presidenti ukrainas Vlodimir Zelensky ndërsa për vitin 2024 atë do ta marrë Pinchas Goldschmidt (21.07.1963) ish kryerabini i Moskës e president i Konferncës Europiane të Rabinëve si edhe dhe komunitetet hebreje në Europë. Përzgjedhja e qytetit të Aachenit për ta dhënë këtë cmim nga organizatorët , i referohen Karlit të Madh si “Themeluesi i Kulturës Perëndimore” duke pohuar se nën mbretërimin e tij, qyteti i Aachen u bë qendra shpirtërore dhe politike e të gjithë asaj që sot është Europa Perëndimore. Sponsorët e çmimit pohojnë se lista e fituesve të Çmimit Karli i Madh pasqyron historinë e procesit të Bashkimit Europian . Çmimi Charlemagne nuk është vetëm një shprehje mirënjohjeje për shërbimet ndaj unitetit të Europës, por edhe një inkurajim dhe shpresën për të ardhmen.
Çmimi zakonisht jepet pas periudhës së javës së dytë të cdo muaji Maj që përkon me atë që njihet si Festa e Ngjitjes në Parajsë të Jezu Krishtit apo e Enjtja e Ngjitjes, ose nganjëherë e Enjtja e Madhe (The Feast of the Ascension of Jesus Christ, Ascension Thursday, Holy Thursday). Kjo është një nga festat ekumenike të përbashkëta të besimit të krishterë që festohet gati 40 ditë pas Festës së Pashkëve dhe gjithmonë bie në dy javët e fundit të muajit Maj zakonisht të Enjteve . Çmimi Charlemagne jepet cdo Maj në Sallën e Kurorëzimit (Krönungssaal) të Bashkisë së Aachenit dhe më pas shoqërohet me një ceremoni më festive që zhvillohet në Katschhof , një shesh publik i vendosur në qendër të qytetit të vjetër (Alstadt) të Aachen.
Sheshi ndodhet mes Katedrales(Cathedral) dhe Bashkisë(Rathhaus) së qytetit të Aachen dhe duke qenë i projektuar në bazë të një planimetri mesjetare katërkëndore ofron një atmosferë të veçantë. Struktura që e menaxhon Çmimin Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh) përbëhet nga Bordi i Drejtorëve dhe Fondacioni që u kriua në vitin 1997 dhe mbështetet nga personalitete si Mbreti Filip i Belgjikës, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Henri, Duka i Madh i Luksemburgut.
PËRSE ÇMIMI CHARLEMAGNE LIDHET ME PERANDORIN KARLI I MADH DHE QYTETIN E AHENIT NË GJERMANI
Foto : Pamje e Karlit të Madh , Perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake , emrin e të cilit mban cmimi që jepet cdo vit
Çmimi Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh) është një përkujtesë ndaj Karlit të Madh , sundimtar i Perandorisë Franke dhe themelues i asaj që u bë e njohur si Perandoria e Shenjtë Romake. Në historinë e Europës , Karli i Madh ishte i pari që bashkoi Europën Perëndimore pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit (Roma). Kontributi i Perandorit frank Karli i Madh (02.04.748- 28.01.814), me origjinë nga fiset gjermanike franke mbetet i rëndësishëm pasi ai arriti të krijonte e të qeveriste të ashtuquajturën “Perandori Karolinge” nga viti 800 deri në vdekjen e tij në 814 duke arritur të bashkonte në një perandori politike e kulturore shumicën e vendeve të sotme të Europës Qendrore e Perëndimore . Në këtë mënyrë ai u bë perandori i parë i njohur që sundoi në perëndim pas rënies së Perandorisë Romake Perëndimore që prej shek V e.s. Qendra e sundimit të tij politik u bë qyteti i Aachenit ku ndërtoi pallatin e katedralen. Sundimi i Karlit të Madh solli një program ndryshimesh politike dhe shoqërore që patën një ndikim të qëndrueshëm në Europë gjatë Mesjetës. Ai u bë mbret i Frankëve në vitin 768 dhe sundimtar i vetëm në vitin 771. Si mbret, ai vazhdoi politikën e babait të tij drejt mbrojtjes së papatit dhe u bë mbrojtësi kryesor i tij, duke hequr Lombardët nga pushteti në Italinë veriore në vitin 774. Mbretërimi i Karlit të Madh u shoqërua me një periudhë zgjerimi të perandorisë që çoi në pushtimet e territoreve të Bavarisë, Saksonisë dhe Spanjës veriore, si dhe fushata të tjera që e çuan Karlin e Madh të zgjeronte sundimin e tij dhe përhapjen e krishtërimit në një zonë të gjerë të Europës. Në vitin 800, Karli i Madh u kurorëzua si perandor në Romë nga Papa Leo III.
Me pranimin e titullit perandorak, ai u konsiderua si paraardhësi i linjës së Perandorëve të Shenjtë Romakë që zgjati deri në shekullin XIX. Si mbret dhe perandor, Karli i Madh u angazhua në një sërë reformash në administratë, ligj, arsim, organizim ushtarak dhe fe, të cilat i dhanë formë Europës për shekuj. Stabiliteti i mbretërimit të tij pa fillimin e një periudhe aktiviteti të rëndësishëm kulturor të njohur si Rilindja Karolinge.Karli i Madh vdiq në 814 dhe u varros në Katedralen Aachen, në kryeqytetin e tij perandorak Aachen të Gjermanisë . Ndikimi i thellë i Karlit të Madh në Mesjetë dhe ndikimi në territorin e gjerë që ai sundoi, ka bërë që ai të quhet “Babai i Europës”. Ai shihet si një figurë themeluese nga disa shtete europiane dhe shumë shtëpi mbretërore historike të Europës e gjurmojnë prejardhjen e tyre tek ai. Karli i Madh ka qenë objekt i veprave të artit, monumenteve dhe letërsisë që nga periudha mesjetare dhe është nderuar në Kishën Katolike. Falë këtij roli të Karlit të Madh edhe qyteti i Aachen –it që ishte kryeqendra e Perandorisë Karolinge u identifikua me të .
Aacheni është një qytet , i njohur për ujërat e tij termale e ndodhet në landin e North Rhine-Westphalisë në ultësirën veriore të Maleve të Fens dhe Eifel pranë lumit Wurm, një degë e Rur. Ai është qyteti më i madh pjesën perëndimore të Gjermanisë, që shtrihet afërsisht 61 km në perëndim të Këlnit dhe Bonit, në kufi të drejtpërdrejt me Belgjikën në jugperëndim dhe me Holandën në veriperëndim. Karli i Madh i dha fund zakonit gjermanik të një oborri shëtitës që lëvizte nga një vend në tjetrin dhe krijoi një kryeqytet të përhershëm. Vendndodhja gjeografike e Aachen-it ishte një faktor vendimtar në zgjedhjen e Karlit të Madh si vendbanim pasi ndodhej pranë origjinës së familjes së tij, në lindje të lumit Meuse, në një udhëkryq të rrugëve tokësore dhe në një degë të Rur.
Për më tepër, vendosja në Aachen i mundësoi Karlit të Madh të kontrollonte operacionet në Saksoni nga afër. Ndërkohë vendi ishte rrethuar me pyje të bollshme e ujëra termalë. Ai njihej në atë kohë si “Kostandinin e Ri” ( Perandori i Perandorisë Romake të Lindjes – Konstandinopojës) dhe në këtë kuadër kishte nevojë për një kryeqytet dhe një pallat të denjë për këtë emër. Ai ia la Romën Papës. dhe kështu Aachen u bë kryeqendra e tij. Me përfundimin e Pallatit Karoling të Aachenit në shek IX si rezidencë e Perandorit Karli i Madh , qyteti i Aachen-it mori famë si shumë i rëndësishëm dhe shpesh quhej si djepi i Europës. Ai shërbeu si vendi ku u kurorëzuan 31 Perandorë të Shenjtë Romakë e mbretër të gjermanëve nga viti 936 me mbretin Otto i Madh(23.12.912-07.05.973) deri në vitin 1531 me mbretin Ferdinand I(10.03.1503-25.07.1564), derisa Frankfurt am Main u bë vendi i preferuar i kurorëzimit. Pallati i Aachen ishte një grup ndërtesash për qëllime rezidenciale, politike dhe fetare të zgjedhura nga Karli i Madh për të qenë qendra e pushtetit të Perandorisë Karolinge.
Sot nga ai kanë mbetur vetëm gërmadhat por ruhet Kapela Palatine(Die Pfalzkapelle) që konsiderohet një kryevepër e arkitekturës dhe një shembull karakteristik i asaj që njihet si Rilindja Karolinge. Sot Kapela së bashku me Katedralen e Aachen-it(Aacher Dom) janë pasuri botërore e UNESCO-s
ÇMIMI CHARLEMAGNE PËR TË RINJTË
Në 29 Prill të vitit 2008, organizatorët e Çmimit Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh ) dhe Parlamenti Europian krijuan së bashku “Çmimin Europian per te Rinj” (Charlemagne Youth Prize) i cili njeh kontributin e të rinjve në procesin e integrimit europian. Çmimi Europian për Rininë Charlemagne, ndonjëherë i shkurtuar Charlemagne Youth Prize, është një çmim që jepet çdo vit që nga viti 2008 së bashku ,me Parlamentin Europian dhe Fondacionin e Çmimit Ndërkombëtar Charlemagne të Aachen.
Ai u jepet projekteve të drejtuara nga të rinjtë midis moshës 16 dhe 30 vjeç që mbështesin demokracinë në Europë dhe promovojnë bashkëpunimin e mirëkuptimin si në Europë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Çmimi u krijua nën drejtimin e Presidentit të atëhershëm të Parlamentit Europian, Hans-Gert Pöttering, i cili mbetet anëtar i Bordit të Drejtorëve të Çmimit Charlemagne. Qw nga 29 Prilli 2008 , çmimi është dhënë çdo vit në prag të dhwniies të Çmimit Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh).
Përzgjedhja e fituesit të çmimit bëhet në dy raunde ku fituesit zgjidhen fillimisht nga juritë e nivelit kombëtar të ngritura nga Parlamenti Europian në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian. Për t’u kualifikuar, çdo projekt duhet të drejtohet nga të rinj të moshës 16 deri në 30 vjeç dhe të jenë qytetarë ose banorë të një prej Shteteve Anëtare. Çdo projekt fitues merr një shumë prej €1,000 për të vazhduar punën e projektit. Fituesit në nivel kombëtarë ftohen në ceremoninë përfundimtare të ndarjes së çmimeve që zhvillohet në Aachen. Një fitues final zgjidhet nga një juri e kryesuar nga Presidenti i Parlamentit Europian që zakonisht përbëhet nga anëtarë të Fondacionit të Çmimit Ndërkombëtar Charlemagne dhe përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare Rinore, si Forumi Rinor Europian. Juria zgjedh çmimin e parë, të dytë dhe të tretë me një vlerë prej 5,000 €, 3,000 € dhe 2,000 € e cila u jepet të rinjve fitues për vazhdimin e projektit.
SALLA E KURORËZIMT E BASHKISË AACHEN KU JEPET CMIMI CHARLENMAGNE
Foto : Salla e Kurorëzimit (Krönungssaal) në Bashkinë e Aachenit në Gjermani ku zhvillohet ceremonia e dhënies së Çmimit Karli i Madh ( Karlpreis), që u jepet individëve apo institucioneve që kanë luajtur rol në Bashkimin e Europës
Bashkia e Aachenit (Aachener Rathaus) është një pikë referimi me rëndësi kulturore që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër ( Altstadt) të Aachenit e ndërtuar në stilin gotik në gjysmën e dytë të shek XIV. Kjo godinë u ndërtua gjatë qeverisjes së kryebashkiakut Gerhard Chorus (11.05.1285 –20.04. 1367) dhe Salla e Kurorëzimit (Krönungssaal) ku kurorëzoheshin Perandorët Frankë është sot salla ku zhvillohet ceremonia e dhënies së Çmimi Charlemagne (Karlspreis- Çmimi i Karlit të Madh). Salla e ndërtuar që para 675 vjetësh, që në vitin 1349 ka dy hapësira anësore , secila prej të cilave ka pesë kupola të ndara nga katër shtylla të fuqishme .Salla është 45 m e gjatë dhe 18,5 m e gjerë duke qenë salla më e madhe laike në Perandorinë e Shenjtë Romake të shek XIV. Ishte kjo sallë që i jep bashkisë së Aachen-it veçantinë e saj dhe e veçonte atë nga të gjitha bashkitë e tjera Ndërsa në mesjetë ishin banketet e kurorëzimit (Mittelalter die Krönungsmähler), sot është Çmimi Ndërkombëtar Karlit të Madh që i jep sallës rëndësi europiane.
Kjo tregohet nga tre stemat që ndodhem mbi podiumin e kësaj salle . Në mes shqiponja perandorake Hohenstaufen, stema e qytetit të lirë perandorak që nga viti 1351, në të djathtë të saj shqiponja dykrenare, stema e perandorit që nga viti 1433, dhe në të majtë “stema e Karlit” e Aachen Marienstift, e cila ka qenë në përdorim që nga shekulli i XV. Në shekullin XIX zambaku francez u bashkua me shqiponjën gjermane. Në Sallën e Kurorëzimit (Krönungssaal) të Bashkisë së Aachenit mund të shihen gjithashtu kopje të kurorës perandorake mesjetare dhe objekte të tjera të pushtetit të asaj periudhe. Në mure është cikli i afreskeve të piktorit gjerman Alfred Rethel (15.05.1816-01.12.1859) për jetën e Perandorit Karli i Madh, duke përfshirë kryeveprën e Rethel “Beteja e Kordobës” që i përket periudhës 1849 -1850. Afresket japin një përshtypje të imazhit që kishin njerzëit në shekullin e XIX për Karlin e Madh. Që nga viti 2009, Bashkia e Aachen-it ka qenë pjesë e Route Charlemagne , një program turne me të cilin pamjet historike të Aachen prezantohen për vizitorët. Në bashkinë e qytetit, një ekspozitë muze shpjegon historinë dhe artin e ndërtesës dhe jep një ndjenjë të banketeve historike të kurorëzimit të perandorëbe frankë që janë zhvilluar në të kaluarën. Aty ndodhen kopjet e Regalia Perandorake nga Thesari Perandorak Vjenës ndodhen në bashkinë e qytetit. Kopjet u bënë rreth vitit 1915 me urdhër të perandorit Ëilhelm II për një ekspozitë për të përkujtuar 31 kurorëzimeve të Perandorëve të Perandorisë së Shenjtë Romake që ishin zhvilluan në Aachen midis viteve 813 dhe 1531.
Bashkia e Aachen-it është djegur e dëmtuar disa herë e rindërtuar sërish. Gjatë Zjarrit të Madh të Aachen në 1656, pjesë të çatisë dhe kullave u dogjën. Elementet e shkatërruara u zëvendësuan më pas në një stil barok.Nga viti 1727 deri në 1732, arkitekti kryesor i Aachen-it, Johann Joseph Couven(10.11.1701-12.09.1763), udhëhoqi një rimodelim themelor barok të strukturës, veçanërisht të fasadës së përparme dhe shkallëve hyrëse. Figurat gotike që zbukuronin dritaret u hoqën, madje edhe pjesa e brendshme u rimodelua në stilin barok. Që nga fundi i epokës së qytetit perandorak dhe pushtimit nga Napoleoni gjendja strukturore e bashkisë u neglizhua dhe ndërtesa u pa se po shembej deri në vitin 1840. Nën drejtimin dhe patronazhin e arkitektit kryesor të shekullit të 19-të Friedrich Joseph Arka, ndërtesa u rindërtua në një stil neo-gotik duke ruajtur elementet e saj origjinale gotike. Ana e Bashkisë që përballej me Tregun ishte e stolisur me statuja të 50 mbretërve, si dhe me simbole të artit, shkencës dhe krishterimit.
Gjithashtu u restaurua edhe Salla e Kurorëzimit(Krönungssaal) dhe u ndërtua një hyrje e re. Përveç kësaj, piktori gjerman Alfred Rethel (15.05.1816-01.12.1859) kishte për detyrë të zbukuronte dhomën me një seri të madhe afreskesh. Puna për realizimin e tyre filloi në 1847 dhe përfundoi nga studenti i tij në 1861, afresket përfundimisht përshkruanin legjenda nga jeta e Karlit të Madh. Nga viti 1891 -1902 arkitektin e Aachen Georg Frentzen(07.10.1854-26.12.1923) restauroi bashkinë duke bërë stemat e fisnikërisë vendase si Berensberg, Roide, Hasselholz, Surse, Ëilde, Joh Chorus dhe Zevel dhe inagurimi i bashkisë u bë me praninë e Kaiser Wilhelm II(27.01.1859-04.06.1941), Perandorit të Gjermanisë, më 19 qershor 1902. Bashkia e Aachen u dëmtua rëndë nga bombardimet, veçanërisht ato që ndodhën më 14 korrik 1943 dhe 11 prill 1944 por u restauruan në vitet e mëpasme.
CILËT JANË PERSONALITET QË E KANË MARRË KËTË CMIM
Që nga 1 Maji 1950 e deri në vitin 2023 këtë cmim e kanë marrë personalitete të ndryshme politike si ish kryeministra e presidentë të vendeve anëtare dhe institucione të BE, të tillë si:
Richard von Coudenhove- Kalergi( 16.11.1894-27.07.1972 – Ish president i Unionit PanEuropian)
Hendrik Brugmans(13.12.1906-12.03.1997 , intelektual hollandez , ish –President i Unionit të Federalistëve Europianë),
Alcide de Gasperi, ( 03.04.1881-19.08.1954 , ish –Kryeministër i Italisë)
Jean Monnet (09.11.1888-16.03.1979 , një nga baballarët themelues të BE)
Konrad Adenauer( 05.01.1876-19.04.1976 , ish –Kancelar i Gjermanisë )
Ëinston Churchill (30.11.1874-24.01.1965, ish – Kryeministër i Britanisë)
Paul Henri Spaak ( 25.01.1899-31.07.1972,ish-politikan belg dhe president i Parlamentit Europian)
Robert Schuman ( 29.06.1886-04.09.1963, ish-Ministri i Jashtëm i Francës)
George C.Marshall (31.12.1880-16.10.1959 , ish – Sekretar Amerikan i Shtetit)
Joseph Bech,( 17.02.1887-08.03.1975 ,ish- Kryeministër i Luxemburgut)
Walter Hallstein( 17.01.1901-29.03.1982 , ish-President i Komisionit Europian)
Edëard Heath(09.07.1916-17.07.2005 , ish- Kryeministër i Britanisë)
Antonio Segni(02.02.1891-01.12.1972, ish-President i Italisë)
Jens Otto Krag(15.09.1914-22.06.1978, ish- Kryeministër i Danimarkës)
Joseph Luns( 28.08.1911-17.07.2002 , ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s) Komisioni Europian,
François Seydoux de Clausonne( 15.02.1905-30.08.1981- ish – Diplomat francez),
Roy Jenkins( 11.11.1920-05.01.2003, ish-President i Komsionit Europian)
Salvador de Madariaga(23.07.1886-14.12.1978, ish-Diplomat e intelektual spanjoll)
Leo Tindemans(16.04.1922-26.12.2014 ish-Kryeministër i Belgjikës),
Walter Scheel( 08.07.1919-24.08.2016. ish- President i Gjermanisë)
Konstantinos Karamanlis(08.03.1907-23.04.1998 . ish-Kryeministër i Greqisë)
Emilio Colombo(11.04.1920-24.062014, ish-Kryeministër i Italisë)
Simone Veil( 13.07.1927-30.06.2017, ish-President i Parlamentit Europian)
Juan Carlos i Spanjës( 05.01.1938- , ish- Mbret i Spanjës)
Karl Carstens(14.12.1914-30.05.1977, ish-President i Gjermanisë)
Populli i Luksemburgut,
Helmut Kohl(03.05.1930-16.06.2017 ,ish-Kancelar i Gjermanisë)
Fransua Mitterand(26.10.1916-08.01.1996, ish-President i Francës)
Gyula Horn (05.07.1932-19.06.2013,ish-Kryeministër i Hungarisë)
Vaclav Havel(05.10.1936-18.12.2011, ish – President i Cekisë)
Jacques Delors(20.07.1925 – 27.12.2023,ish-President i Komisionit Europian)
Felipe Gonzales(05.03.1942- ish-Kryeministër i Spanjës)
Gro Harlem Brundtland(20.04.1939 , ish-Kryeministre e Norvegjisë)
Franz Vranitzky, (04.10.1937, ish- Kancelar i Austrisë)
Mbretëresha Beatrice e Hollandës( 31.01.1938, ish- Mbretëresha e Hollandës)
Roman Herzog( 05.04.1934-10.01.2017, ish-President i Gjermanisw)
Bronislav Geremek(06.03.1932-13.06.2008 ,ish-Ministër i Punëve të Jashtëm të Polonisë)
Tony Blair(06.05.1953 , ish-Kryeministër i Anglisë)
Bill Klinton(19.08.1946, ish- President i SHBA)
György Konrád(02.04.1933-13.09.2019, Intelektual Hungarez)
Banka Qëndrore Europiane(EURO),
Valeri Giscard d’Estain(02.02.1926-02.12.2020, ish-President i Francës)
Pat Cox( 28.11.1952, ish-President i Parlamentit Europian)
Papa Gjon Pali i II-të(18.05.1920-02.04.2005 ,ish-Kreu i Vatikanit)
Karlo Azeglio Ciampi(09.12.1920-16.09.2016,ish-Kryeministër e President i Italisë)
Jean Claude Juncker(09.12.1954,ish-President i Komisionit Europian)
Javier Solana (14.07.1941, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme e Sigurisë të BE)
Angela Merkel(17.07.1954, ish-Kancelare e Gjermanisë)
Andrea Riccardi(16.01.1950, Politikan e intelektual italian ,themelues i Sant Egidios)
Donald Tusk(22.04.1957.ish – President i Këshillit Europian)
Jean Claude Trichet(20.12.1942, ish- President i Bankës Qëndrore Europiane)
Ëolfgang Shauble(18.09.1942-26.12.2023 ish-President i Bundestagut Gjerman)
Dalia Grybauskaitė(01.03.1956, ish-Presidente e Lituanisë)
HermanVan Rompuy(31.10.1947. ish-President i Këshillit Europian)
Martin Schultz(20.12.1955, ish-President i Parlamentit Europian)
Papa Francesku(17.12.1937, Kreu i Vatikanit)
Timothy Garton Ash(12.07.1955, Historian e gazetar britanik)
Emanuel Macron(21.12.1977, President i Francës)
Antonio Guterres(30.04.1949, Ish-Kryeministër i Portugalisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së)
Klaus Johannis(13.06.1959. President i Rumanisë)
Sviatlana Tsikhanouskaya(11.09.1982, Politikane opozitare bjelloruse)
Maria Kalesnikava(24.04.1982 , Politikane bjelloruse, e burgosur)
Veronika Tsepkalo( 07.07.1976, Aktiviste politike bjelloruse)
Populli Ukrainas dhe Volodymyr Zelenskyy (25.01.1978, President i Ukrainës)
Komuniteti Hebre në Europë dhe Pinchas Goldschmidt(21.07.1963, President i Konferencës së Rabinëve Europianë, ish- Kreu i Komunitetit Hebre në Moskë)