Një Liber i plotë për Historinë e Greqisë Moderne

0

“Greqia – Një Histori e Përmbledhur” nga Richard Clogg

Ardhja e një libri të ri është një ngjarje e bukur në qytet, por  botimi në shqip i historisë së përmbledhur të Greqisë është një ngjarje edhe e  bukur edhe e rëndësishme. Është një rast i mirë për të falënderuar dhe përgëzuar autorin për këtë libër të jashtëzakonshëm që na ka dhuruar.

Në të vërtetë, nëse do të duhej vetëm një libër i vetëm dhe i mjaftueshëm për Historinë e Greqisë Moderne, ky është padyshim libri i Richard Clogg që po promovojmë sot. 

Faleminderit shumë, Ambasador Kamitsi, për fjalët tuaja të ngrohta dhe vlerësimet e larta për Institutin. Unë i kuptoj këto vlerësime jo thjesht si një mirësjellje diplomatike, por si vlerësime reale për kontributin e pazëvendësueshëm dhe të pakrahasueshëm që AIIS ka dhënë dhe vazhdon të japë në studimin dhe promovimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë. 

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare është vlerësuar si një nga më të mirët në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Por për marrëdhëniet ndërkombëtare, politikën e jashtme dhe mbrojtjen, instituti është renditur si një nga 100 më të mirët në botë. Që nga prilli i vitit të kaluar, AIIS është një anëtar i asociuar i Kolegjit Evropian të Sigurisë dhe Mbrojtjes – i vetmi think tank nga një vend jo anëtar i BE-së. Dy vite më parë i paraqita kryeministrit idenë dhe projektin për të sjellë në Shqipëri Kolegjin e Evropës, i cili ka nisur të bëhet realitet këtë vit. Jam shumë krenar për faktin që ndihmova vendin me një ide dhe projekt të bukur dhe unik. Kolegji i Evropës  e vendos Tiranën dhe Shqipërinë në një hartë politike evropiane. Ky është një tjetër hap që e lidh përgjithmonë vendin tonë me  Europën me Perëndimin, duke zgjeruar hapësirën europiane në Shqipëri. Por zgjerimi i hapësirës europiane ndoth përmes modernizimit të shoqërisë dhe politikës.

Botimi i këtij libri ështe një mënyrë  e mirë dhe e duhur për të ndihmuar procesin e modernizimit të shoqërisë dhe të politikës dhe njëherazi për zgjerimin e hapësirës Europiane. Këte  histori politike te Greqisë moderne e kemi zgjedhur jo vetëm për vlerat akademike dhe ndihmën që mund të japë për studentët, profesorët dhe studiuesit, por edhe për kontributin që që mund të japë në rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Njohja dhe vlerësimi i historisë, kulturës, politikës, vlerave, të kombeve fqinje është një domosdoshmëri dhe me rëndësi të veçantë.  Për të gjitha arsyet e mundshme: historike, politike, kulturore, ekonomike, strategjike, gjeopolitike, njerëzore, Greqia ka qenë dhe është një nga vendet më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.Gjatë tridhjetë viteve të fundit, që nga rënia e komunizmit, Greqia ka ndihmuar tranzicionin e vështirë të Shqipërisë dhe po ashtu shqiptarët kanë ndihmuar në rigjallërimin e ekonomisë greke, zhvillimin dhe përparimin, nëpërmjet një bashkëpunimi që i ka ofruar dy popujt, të ndarë për një kohë të gjatë gjatë Luftës së Ftohtë. 

Për dy dekada, Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare u ka dhënë prioritet marrëdhënieve me Greqinë dhe ka luajtur një rol të vlerësuar në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve.Shkëmbimet akademike, kërkimet dhe publikimet mbi marrëdhëniet dypalëshe për çështjet politike, ekonomike, të sigurisë të integrimit evropian, duke përfshirë botimet janë disa nga komponentët e bashkëpunimit tonë me qendrat akademike, Think Tanks dhe universitetet në Greqi. Libri “Greqia – Një Histori e përmbledhur”  është titulli më i ri i shtuar në serinë speciale të “Bibliotekës së Historisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare” që Instituti ka botuar që nga themelimi i tij më shumë se dy dekada më parë. Në këtë rubrikë janë përkthyer dhe botuar mbi 100 tituj, shumica e tyre nga Universiteti i Kembrixhit dhe Oksfordit, por edhe nga universitete të tjera perëndimore. Një pjesë e mirë e këtyre librave kanë shërbyer dhe shërbejnë në ndërtimin e programeve në të gjitha universitetet shqiptare kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare, historinë, shkencat politike dhe disiplina të ngjashme.Mendoj se kjio Histori e Greqisë moderne do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e curriculave të Universiteteve Shqiptare. Kjo histori Politike e Greqisë moderne e shkruar  me pasion dhe mjeshtëri nga Richard Clogg është vërtet e dobishme për akademikët, historianët, gazetarët politikanët dhe diplomatët.

Për akademikët dhe historianët libri ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të historisë greke, duke e bërë atë një burim të vlefshëm për akademikët dhe historianët e specializuar në Greqinë moderne. Ai ofron një rrëfim të gjallë, të hulumtuar mirë që mund të shërbejë si një tekst themelor për kërkime të mëtejshme dhe analiza shkencore. Gazetarët që mbulojnë tema që lidhen me Greqinë, Ballkanin ose historinë evropiane mund të përfitojnë nga konteksti historik dhe njohuritë e dhëna në libër. Ai mund të ndihmojë gazetarët në sigurimin e raportimeve të sakta dhe të informuara mbi ngjarjet historike, zhvillimet kulturore dhe dinamikat politike në rajon. Edhe gazetarët dhe sidomos analsitët mund të perfitonin shumë nëse do gjenin kohë dhe do të kishin durim për ta lexuar .

Ky lexim mendoj se mund të ndihmonte  zvëndësimin e  arogancës  dhe padijes  me kopetencen, informacionin dhe dituritë .  Greqia Një histori koncize” është një libër i dobishëm për politikanët dhe diplomatë. Të kuptuarit e kontekstit historik dhe kulturor të Greqisë është thelbësor për politikanët dhe politikëbërësit, veçanërisht ata të përfshirë në marrëdhëniet ndërkombëtare, diplomacinë dhe politikën rajonale. Libri mund të japë njohuri të vlefshme për faktorët historikë që kanë formësuar Greqinë dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, duke kontribuar në një vendimmarrje më të informuar. 

Një histori koncize e Greqisë është një burim i vlefshëm për këdo që kërkon një kuptim më të thellë të historisë, kulturës greke dhe lidhjes së saj me çështjet bashkëkohore, duke e bërë atë një mjet të dobishëm për akademikët, historianët, gazetarët dhe politikanët

Fjala e  Albert Rakipi Kryetari i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare (AIIS) në promovimin e librit  “Greqia- Një histori e Përmbledhur”

SHPËRNDAJE