Sylë Ukshini
Para 121 vitesh ndodhi një bela e madhe në Mitrovicë, e cila do t’i shkaktonte kokë dhembje të mëdha Sulltan Abdyl Hamditit, i cili mori masat të gjitha masat dhe i bëri koncesione carit rus vetëm për qetësimin e situatës në këtë qytet kosovar. Por, edhe pse sulltani e largoi Isa Boletinin nga Mitrovica dhe dënoi me vdekje atentatorin shqiptar të konsullit rus, situata mbeti edhe më tej kritike. Por, as sulltani osman dhe as valiu i Kosovës apo ndonjë palë e tretë e përfshirë në këtë rajon nuk do të mund të imagjinonte se 120 vjet më vonë në Mitrovicë dhe rrethinë situata do mbetej edhe më tej “shpërthyese” dhe problematike” Derisa organizatori/ vrasësi i policit shqiptar të Republikës së Kosovës mbetet i strehuar në Serbi, BE-ja, përmes zëdhënësit të saj Peter Stano, bënë thirrje që ura mbi lumin Ibër, të cilin në kohën e lashtë banorët e quanin Ujëbardhë, të qëndroj e mbyllur si „ rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike.” Nëse heqin datat dhe emrat e protagonistëve, krijohet përshtypja se ndodhemi akoma në telashet e pranverës së vitit 1903, kur në këtë rajon strategjik shqiptar zhvillohej një diplomaci konfrontuese midis fuqive evropiane dhe rajonale, gjë e cilat del në pah nga dimensioni që mori çështja e hapjes së konsullatës ruse dhe më pas edhe nga aktiviteti permanent propagandistik edhe antishqiptar i konsullit Shqerbin në mesin e popullatës ortodokse serbe në rrethinën e Mitrovicës.
Kërkesa për internim të Isa Boletinit dhe vrasja e konsullit rus
Viti 1903 është një pikë kthese për zhvillimet në Vilajetin e Kosovës. Zhvillime të rëndësishme që ndodhën në rajon në këtë kohë, të tilla si miratimi i Programit të Reformës së Mürzsteg (1903), Kryengritja e Ilindenit, por pa dyshim ngjarja ma pikante ishte vrasja e konsullit rus në qytetin e Mitrovicës, në veri të Vilajetit të Kosovës, prej nga vinin provokimet e banadave dhe të shtetit serb. Vrasja e konsullit Shqerbin tensionoi situatën jo vetëm në Mitrovicë, por edhe marrëdhëniet midis Perandorisë Osmane dhe Rusisë.
Në këtë kohë, një peshë të veçantë kishte pjesa veriore e Vilajetit të Kosovës, e cila përmes Sanxhakut të Novi Pazarit krijonte një lidhje strategjike me Vilajetin e Bosnjës, i cili pas Kongresit të Berlinit hyri nën kontrollin ushtarak të Austro-Hungarisë, ngjashmëm me pretktoratin ndërkombëtar që u vendos aty pas Paqes së Dejtonit.
Në rajonin verior të Vilajetit të Kosovës ekzistonte një reivalitet i madh politik, ekonomik dhe ushtarak ndërmjet fqisë aevropiane austro-hungareze dhe prtendimeve serbe dhe ruse për dominim dhe ushtrim të influencës në Ballkanin Perëndimore. Në këtë kontekst, Vilajeti i Kosovës, sidomsos në filllim të shekullit 20, u bë cak i orekseve hegjemoniste territoriale serbe. Krahas pranisë së fuqishme të klekilëve serbë dhe rusë në Vilajetin e Kosovës, gjithnjë e më shumë kishte interesim për hapjen e msiioneve diplomatike në terirorin e Kosovës: në Shkup, Prizren, Prishtinë dhe në Mitrovicë. Për më tepër, sipas dokumenteve osmane të, Mitrovica konsiderohej zemra e Shqipërisë në atë kohë për shkak të lidhjes hekurudhore me Pejën, Shkupin, Yeni Pazarin, Prishtinën dhe Prizrenin. Ky rajon kishte një lidhje të drejpërdrejtë me Sanxhakun e Novi Pazarit, që ishte një rrip i ngusht midis shteteve sllave të Serbisë dhe Malit të Zi, që shërbente njëkohësisht edhe si pykë për të pamundësuar bashkimin politik të këtyre dy shteteve dhe për të ruajtur një kalim në Kosovë, Maqedoniu dhe, prej këdenj, në Egje. Kjo ishte arsye përse Austro-Hungaria, Rusia, Perandoria Osmane dhe Serbia dëshironin që përmes pranisë politike dhe ushtarake në qytetin e Mitrovicës të shtrinin influencën e tyre në kërë rajon strategjik.
Në kontekstin e ruajtjes së status quo-së në rajon, Rusia e mori në konsideratë hapjen e një konsullate në Mitrovicë në përgjigje të idesë se interesat e veta ishin lënë në hije nga iniciativat e Austro-Hungarisë, rivale të saj në rajon. Duke e marrë në konsideratë reagimin e dhunshëm të shqiptarëve, që kishte të ngjarë të përkeqësojë situatën në mënyrë të pakontrolluar, guvernatori i atëhershëm i Kosovës në përgjigjen për konsullin rus në Shkup, vuri në dukej të metat e hapjes së konsullatës ruse në Mitrovicë, duke sqaruar se emërimi i një konsulli atje nuk ishte i përshtatshëm për shkak të faktit se Mitrovica ishte një vend i vogël, ai gjithashtu paralajmëroi se hapja e një konsullate atje do të ishte e privilegjuar për shtetet dhe qeveritë fqinje, si dhe i shkroi nuk kishte asnjë konsull të ndonjë shteti në Mitrovicë. Ndërsa autoritetet osmane kërkuan që largimi i konsullit të shtyhej derisa shqiptarët të qetësoheshin, gjenerali që përfaqësonte Serbinë në Stamboll këmbënguli në lëvizjen e Shqerbinit në Mitrovicë sa më shpejt të ishte e mundur. Edhe serbët lokalë u përpoqën të mobilizoheshin nga Serbia për konsullatën ruse në Mitrovicë. Gjithahstu në një telegram të koduar të dërguar në Ministrinë e Brendshme nga Kosova, raportohej se konsulli serb i Prishtinës kishte organizuar një mbledhje të pleqve dhe anëtarëve të këshillit shpirtëror nga fshatrat e rrethinës së Kolashinit në Mitrovicë për të hartuar një dokument që mbështeste hapjen e konsullatës ruse në Mitrovicë, pa njoftuar autoritetet lokale.
Rusia, krahas insistimeve për hapjen e Konsullatës së saj në qytetin e Mitrovicës, kërkonte nga Porta e Lartë edhe një kusht të madh, dërgimin e Isa Boletinit në internimi, për shkak se ai kur u dëgjoi lajmi për ardhjen e konsullit rus nis një lëvizje të organizuar kundër hapjes së misionit konsullor rus në qytetin e tij. Ky udhëheëqës i njohur shqiptar në këtë rajon, gjithashtu mobilizoi njerëzit e Novi Pazarit duke i dërguar një telegram qeverisë osmane se ata nuk e mirëprsnin ardhjen e një konsulli rus. Kjo ishte arsyeja përse guvernatori osman i Kosovës ishte i bindur se hapja e konsullatës ruse do të ishte e mundur vetëm pasi disa individë të largoheshin nga rajoni. Faktori Isa Boletini duhej të merrej seriozisht.
Në anën tjetër, pala ruse do e ngriste shqetsëimin për mospërmbushjen e premtimit të dhënë nga shteti osman për internimin e Isa Boletinit nga Mitrovica dhe dhënia e akreditimit për konsullin e emëruar. Në të njëjtë kohë, shteti rus paraljmëroi se Pandaj, , Rusia kërcënonte se mosrealizimi i këtyre kërkesa do të thoshte nëdrpreje e marrëdhënieve diplomatike me shtetin osman. Pas këtij kërcënimi, Isa Boletini do të largohej nga Mitrovica për në Stamboll, jo me metoda ushtarake, por me bindje, dhe ai do t’i jepej një detyrë prestigjioze nga Sulltani në lidhje me mbrojtjen e tij, por trazirat shqiptare në rajon nuk mundën të parandaloheshinë. Sulltan Abdul Hamidi gjithashtu i udhëzoi zyrtarët të bënin atë që ishte e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjeve. Kur Stambolli të kuptoi se nuk do të jetë në gjendje të parandalojë hapjen e konsullatës ruse, u përpiqë të vonojë hapjen sa më shumë që të jetë e mundur, por në fund u pajtua për fillimin e punës së konsullit rus në Mitrovicë. Shqerbin më në fund mbërriti në qytetin e Mitrovicës më 26 janar 1903 dhe menjëherë filloi aktivitetet e tij, duke vizituar fshtrat me popullatën ortodokse serbe në fshatrat përeth qytetit. Sipas një dokumenti osman, një aktivitet i tillë i konsullit rus Gregory Shqerbina kishte ngjallur shqteësimet e popullsisë shqiptare në rajon. Sipas Edith Durham, besohet se konsulli rus, i cili ishte në mesin e trupave osmane, personalisht qëlloi dhe vrau shumë shqiptarë dhe madje komandoi edhe baterinë e artilerisë ormane që ishte angazhuar për të shtypur një revoltë shqiptare. Thuhet se kjo sjellje e konusllit rus i kishte acarura shqiptarët në ekstrem dhe në shenjë hakmarrje në mars të vitit 1903, deri ai po shetiste jashtë qendrës së qytetit, ushtari osman Ibrahim bin Halid, e qëlloi për vdekje. Burimet shqiptare thonë se ushtari osman Ibrahim bin Halid ( Ibrahim Haliti), ishte nga fshati Lashincë i rrethit të Gjilanit.
Kjo vrasje e konsulliot rus ishte dëshmia më e mirë se përkundër gatishmërisë së Portës së lartrë për t’i bërë koncesione shtetit perandorak rus, situatë në Mitrovicë mbeti konfrontuese epiqendër e rivaliteteve midis shteteve fiqnje dhe atyre evropiane. Kjo duket qartë edhe nga reagimi i skajshëm i Serbisë ndaj njoftimit të kontit austriak Aehrental, ministër i Jashtë, për ndërtimin e hekurudhës së sanxhakut, e cila do të kalonte nëpër qytetin e Mitrovicës, ku jeta ishte e mbushur me rreziqe dhe pasiguri dhe ku gjatë hsitorisë telashet midis shqiptarëve dhe serbëve e tërhoqën vëmendjen e opinionit publikmë shumë se gjithandej në Kosovë.
Muri i Berlinit dhe përpjekja serbo-ruse për ndarjen e veriut të Kosovës me 1999
Me ngritjen e befasishme të Murit të Berlinit në gusht 1961, ndarja gjermane u çimentua – në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe Lufta e Ftohtë arriti në pikën kritike. Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Lindore (RDGJ nuk kishin zgjidhje tjetër për të ndaluar fluksin e refugjatëve nga Gjermania Lindore në Perëndim. Në vitet e mëparshme kishin ikur tre milionë qytetarë, shpesh të rinj të kualifikuar, të cilët ia kthyen shpinën socializmit që ekzistonte në të vërtetë në tokën gjermano-lindore. SHBA-të reaguan me kujdes ndaj ndërtimit të murit. Pika e kontrollit Charlie – Kalimi kufitar në Friedrichstrasse ishte një simbol i dimensionit ndërkombëtar të konfliktit të Berlinit. Kur Berlini Lindor filloi ndërtimin e murit, shumë prisnin përfshirje më të madhe të SHBA-së. Por administrata Kennedy dhe politikanët gjermanë reaguan me maturi. Ata e dinin: bota ishte në prag të një lufte të re bërthamore.
Edhe në qershor të vitit 1999 bota ishte të një konfrontim të madh SHBA-Rusi, kur kreu ushtarak i Rusisë po bënte përpjekje që në mënyrë të njëanshme të krijonte në sektor ushtarak rus nga lumi Ibër e tutje. Milosheviqi edhe pse kishte pranuar Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të Kumanovës, po lëvize të gjithë gurët për ndarjen e Kosovës. Në fakt, në kohën kur ende po vazhdonin bombardimet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe, diplomacia ruse kishte filluar presionet për një sektor rus paqeruajtës në veri të Kosovës. Më vonë Presidenti finlandez Ahtisaari i Finlandës ka pohuar se përpjekja ruse për të kapur bazën ajrore të Sllatinës ishte krijuar për të mundur ndarjen e Kosovës si pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Millosheviçin. Ai këmbëngulte se asnjë shpjegim tjetër nuk përfshin plotësisht ngjarjet konfuze të atyre ditëve dramatike. “Unë jam i bindur se ishte rënë dakord midis forcave të armatosura ruse, si dhe shërbimeve të inteligjencës dhe udhëheqjes jugosllave që Rusia të merrte kontrollin e pjesës veriore të Kosovës dhe të formonte një sektor të vetin.” Ahtisaari pohon se ky plani sekret shpjegon arsyen përse Millosheviqi pranoi marrëveshjen e paqes të cilën ai dhe Viktor Chernomyrdin ia kishin dorëzuar në Beograd, miratoi ofertën e paqes që ai solli në Beograd dhe pse rusët punuan për të ndaluar bisedimet ushtarako-teknike për të blerë më shumë kohë. Një pretendim i tillë serb mund të kuptohet edhe nga qëndrimi që përfaqësonte asokohe presidentit kroat Franjo Tugjman, i cili në një takim me ambasadorët e të G-8 në Kroaci në Zagreb më 22 maj 1999, pati deklaruar se f“orcat serbe duhet të tërhiqeshin n në pjesën veriore të Kosovës, ku duhet të vendoseshin edhe trupat e huaja, duke përfshirë njësitë ushtarake ruse. Ndja këtij propozimi të presidentit kroat pati reaguar e përditshmja e pavarur “Novi List”, e cila akuzoi se ideja e tij përbënte “një marrëveshje të Jaltës” ose ndarje të Kosovës.
Dështimi rus për të vendosur një vijë ndarëse mbi lumin Ibër përmes krijimit të një sektori rus, ishte pa dyshim meritë e shkathtësisë diplomatike të zëvendëssekretarit amerikan Strobe Talbott dhe ekipi i tij, të cilin Sekretarja Medlin Albright e kishte dërguar në Moskë për finalizimin e detajeve të përfshirjes së Rusisë në KFOR. „Uashingtoni këshilloi mençur Strobe Talbotin t’i zhyste rusët në diskutim dhe t’i mbajë aty derisa sa të miratohet rezoluta një Nju Jork,“ thotë Wesly Clark, i cili po ashtu ishte kundërshtari më i madh që rusëve t’u jepet një sektor i veçantë. Por, meqë Rezoluta e OKB-së nuk e qartësoi rolin e Rusisë brenda KFOR-it, ekipi rus nën drejtimin e ministrit të Mbrojtjes Sergei Ivanov me ushtarakët e lartë Anatoli Kvashnin, Leonid Ivashov, gjenerali Ivashov dhe Viktor Zavarzin dhe këshilltari politik Vladimir Putin ia dolën dinakërisht të fusnin në Prishtinë e më pas në bazën ushtarake të Sllatinës kontingjentin e trupave ruse të dërguara nga Bosnja. Kjo situatë kritike nxiti angazhimin urgjent të presidentit amerikan Bill Clintoin, zëvendëspresidentit Al Gore, sekretares Medline Albright, Sekretari të Mbojtjes William Cohen gjeneralëve Hug Shelton, Wesly Clark dhe të shumë diplomatëve dhe ushtarakëve të tjerë amerikanë, të cilën me vendosmëri e dështuan plani serbo-rus për ndarjen e Kosovës. Talbot i tha ministrit rus të Mbrojtjes: “Nuk mund të kemi ndarje. Synimi ynë nuk është ta ndajmë Kosovën, por sapo të vendosim një vijë, kemi ndarje. Të gjithë serbët do të derdhen në sektorin rus”. Ndërsa kryeministri i ri, Sergei Stepashin, i cili kishte punuar në nivele të larta në shërbimet e inteligjencës ruse, në takim me Talbotin theksoi: “Duket se ne kemi shmangur një përshkallëzim në Kosovë ashtu siç kemi shmangur një përshkallëzim të tillë në krizën e Kubës shumë kohë më parë.” Në anën tjetër, lidershipi i BE-së në Samitin e Köln vazhdonte të merrte për vete meritat e përfundimit të luftës në Kosovë.
Pas shumë netëve të gjata dhe negociatave të vështira të pafundme, SHBA dhe Rusia me 18 qershor 1999 arritën marrëveshjen për pjesëmarrjen e trupave ruse në KFOR. Përfundimi: Rusisë nuk do t’i jepej asnjë sektor m[ vete. Trupat ruse do të shpërndaheshin në mes të 45,000 paqeruajtësve të NATO-s dhe do t’i përgjigjeshin komandantëve kombëtarë të NATO-s. Konfigurimi përfundimtar paqeruajtës, ishte shumë i ngjashëm si në Bosnjë. Ndoshta për çështje balance, veriu i takoi Francës.
Dialogu për çështje trafiku dhe vazhdimësia e “revolucionit të drunjve”
Që nga paslufta veriu i vendit u bë oazë krimi, ku shqiptarët dhe serbët bashkëpjesëmarrës të zellshëm. Në anën tjetër, kalimi mbi Urën e lumit Iber të Mitrovicës u pika më e nxehtë e Kosovë, ajo herë bllokohej me gjëra të rënda herë bëhej e pakalueshme nga mbyllja që bëhej prej KFOR-it. Është e qartë se shpresa e vetme ishte dialogu i Brukselit, që filloj ne vitin 2011 për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, tani qe jemi në vitin 2024, as nuk kemi normalizim marrëdhëniesh, as marrëveshje finale dhe as hapje të plotë të urës mbi Ibër. Përjashto Asociacionin, ku ka një përkushtim dhe vendosmëri ndërkombëtare, Procesi i Brukselit ka degraduar në telenovelë trafiku. Nëntë vite më, në tetor 2015 ishte arritur Marrëveshja e Brukselit për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës së Ibrit. Bashkimi Evropian, përkatësisht Zyra e BE-së në Kosovë, që është kompetent për zbatimin e kësaj marrëveshje, kishte nisur punimet e revitalizimit të urës e cila ishte parashikuar se do të zgjasë deri në qershor të vitit 2016, dhe më pas pritej që ura e Mitrovicës do të hapej për lëvizje të plotë të lirë, për këmbësor dhe automjete. Dhe tani kur Qeverisë së Kosovës doli me nismën për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, pos shtetit fqinj të Vuçiqit, dolën kundër edhe ndërkombëtarët. Ndërsa, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ndonëse e pranon se urat janë për bashkim të njerëzve, thotë se ura e Ibrit është “çështje shpërthyese dhe problematike” dhe “nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme.” Mund të mos na pëlqej, por ky qëndrim i ndërkombëtarëve është imponim i një zgjidhje kundër vullnetit te shumicës, kur pakica serbe është kundër, atëherë nuk është i rëndësishëm vullneti i shumicës edhe atëherë kur kemi të bëjmë me rregullat e trafikut dhe jo vetëm me ndryshimet kushtetuese. Ndoshta mënyra se si mund të kuptohet Kosova sot është nëpërmjet qëndrimit të ndërkombëtarëve për urën e Mitrovicë. Nëse parafrazojmë mendimin e Talbot-it se “por sapo të vendosim një vijë, kemi ndarje,” atëherë duhet kuptuar që tani se pikërisht aty nesër mund të jetë kufiri i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ky opsion do të shënonte momentin lapidar të ndarjes së brendshme të Kosovës.
Vazhdimi i telenovelës të Urës së Mitrovicës, që ndan pjesën veriore të qytetit e cila është e banuar me shumicë serbe pas spastrimit etnik të shqiptarëve dhe pjesën jugore që është me shumicë shqiptare, ndoshta është simbolika më e keqe e dështimit të etablimit të Perëndimit në Kosovë dhe rajon. Nëse vazhdohet me këtë qasje ndërkombëtare, kur vendimi Qeverisë së Kosovës konsiderohet i njëanshëm edhe përballë strukturave ilegale të Serbisë, vazhdon të funksionojë në praktikë strategjia e komunikimit të dre drejtpërdrejt të Serbëve të Kosovës me Beogradin, që nënkupton dëgjueshmërinë e tyre vetëm ndaj Beogradit. Si mund ndodhë integrimi i serbëve në sistemin e Kosovës përderisa vendimet e Kosovës: për targat e automjeteve, për zhbërjen e strukturave ilegale serbe, për ndalimin e dinarit serb, për mosnjohjen e pasaportave ilegale dhe për ndalimin e funksionimit të paligjshëm të Postës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, konsiderohen të njëanshme. Nëse është kështu, atëherë i bie që operimi dhe vendimet e Qeverisë së Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën nuk janë të njëanshme! Në këtë kontekst, çfarë kuptimi ka referenca nga Marrëveshja Themelore në 27 shkurt 2023 dhe Aneksi i Zbatimit të 18 marsi 2023, që parashikon se: “Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën në bazë të të drejtave të barabarta”. Të gjitha veprimet e paligjshme e deritanishme të Serbisë, jo vetëm që paraqesin shkelje serioze të parimeve të fqinjësisë së mirë, por ato krejt hapur synojnë ta minojnë funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Ndërsa, thirrja e serbëve lokal për ta penguar hapjen e urës përbënë cenim të rendit kushtetues, që nënkupton nevojën e veprimit të shtetit dhe institucioneve të rendit. Nëse i referohemi nenit 155 të kushtetutës së Spanjës, të një vendi anëtar të BE-së, në rast se një komunitet i Spanjës nuk e respekton kushtetutën, atëherë qeveria është e detyruar që ta obligojë atë me forcë e ligjit që ta bëjë atë. Për çfarë vetëm në rastin e Kosovës çdo herë duhet patur përjashtime.
Kundërshtimi, sidomos ai evropian, i hapjes së urës, insistimi për ruajtjen e strukturave ilegale të shtetit serb brenda territorit të Kosovës, kërkesa për rikthimin e valutës së shtetit serbe dhe së fundi edhe njohja e njëanshme nga BE-ja e pasaportave të qendrës koordinuese ilegale serbe, tregon BE-ja se po ndjek një “zgjidhje”, edhe pse ajo kundërshtohet nga pozita dhe opozita dhe shumica e qytetarëve të Kosovë, që e shpi dialogun në një ngërç dhe njëkohësisht e forcon pozicionin kundërshtues të përfaqësuesve radikalë serbë në Kosovë kundër integrimit në sistemin shtetëror kosovar. Për më tepër, sipas logjikës së Stanos, i cili natyrisht me këtë rast nuk përfaqëson qëndrimin personal, por të BE-së, në çdo shtet të rajonit mund gjendej një komunitet etnik që do kërkonte të mbante një rrugë apo urë të mbyllur si shenjë e sfidimit të pushtetit qendror. Por, ai dhe ndonjë zyrtar evropian është mirë ta kuptojnë se bllokimi i rrugëve është “armë” e njohur e Beogradit, kur në gushtit të vitit 1990 serbët e Kroacisë patën bllokuar rrugët përreth qytetit kroat Kninit, duke vendosur mjete të rënda transportuese, por edhe zhavorr e drunj, në atë që quhej si “revolucioni i drunjve.”
Dhe nëse edhe pas tridhjetë e katër viteve vazhdojmë të normalizojmë logjikën e “revolucionit të drunjve,” atëherë i tërë procesi i Brukselit fillon t’i ngjajë stilit të bisedimeve për çështjen e arsimit në Gjenevë në kuadrin e konferencës për ish-Jugosllavinë në fillim të viteve 1990-ta, i cili sipas ambasadorit Gerht Ahrens, drejtues i këtij procesi, shqiptarëve ua krijonim përshtypjen se problemi i Kosovës ishte ndërkombëtarizuar, ndërsa serbëve se tema e arsimit është një çështje e brendshme e Serbisë, ndërkohë që qëllimi i vërtetë ishte përgatitja e terrenit për hapjen e negociatave politike për statusin e Kosovës. Nëse është kështu, atëherë na del se krejt marrëveshjet e Brukselit janë një instrument për paketimin diplomatik të status quo-së dhe të negociatave të pa fund, përkatësisht derisa të krijohet një momentum i ri për realizimin e një ndarje të brendshme të Kosovës në vija etnike, në Kosovën serbe dhe Kosovën multientike, por askund shqiptare.
Rasti i ndarjes së brendshme territoriale të Bosnjës –Hercegovinës me shumicë myslimane tregon se ato e dobësojnë dhe e pengojnë funksionimin e shteteve. Megjithëse Serbia, që i nisi tri lufta dhe i humbi ato, që nga qershori i vitit 1999 bashkë me miqtë e saj nisi një fushatë për ta kthyer përmbysë të vërtetën e asaj që ndodhi në Kosovë, ajo ka punuar pareshtur për të mohuar krimet e kryera në Kosovë dhe gjetiu, duke ekzagjeruar dhe vetviktimizuar serbët e Kosovës, Bosnjë dhe të Kroacisë. Kësisoj, ajo krijoi qëllimisht kundër-narrativë, sipas së cilës kishte viktima, përfshirë edhe kriminelë, nga të gjitha anët. Kështu Serbia, megjithëse krimet e saj u kualifikuan si më të rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, në fund ajo përfitoi nga krimet e luftës, sepse ruajti territorin e RS dhe ende kontrollon veriun e Kosovës, duke thurur plane për t’ia aneksuar fillimisht atë pjesë Serbisë. Kjo s’është fantazi, është e shkruar, e formuluar qartë, është doktrinë që pret orën e saj. Gjithashtu, siç pohonte shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, “bombat e NATO-s ndëshkuan Serbinë me 1999, por jo edhe doktrinën e saj”.
Dhe pikërisht mbi këto premisa duhet kërkuar interpretimin e politikës hegjemoniste serbe ndaj Kosovës, e cila pikënisjen e saj në fundin e shekullit 19 dhe fillimin e shekullit 20, përkatësisht problemi me konsullin rus, i cili kishte zbarkuar në një qytet kosovar një agjendë serbe dhe që po krijonte rrëmujë dhe shqetësime si për popullatën vendore shqiptare, ashtu edhe për autoritetet e shtetit osman. Ishte pikërisht koha kur shteti serb po bënte gjithçka për të penguar konsolidimin e lëvizjes kombëtare shqiptare dhe ndërtimin e një aleance me shtetin perandorak të Austro-Hungarisë, një fuqi evropiane që po mbështeste krijimin e një shteti etnik shqiptar në Ballkan që e shihte si digë kundër depërtimit të influencës sllave. Ngjashëm si atëherë, Serbia që nga paslufta është orvatur që përmes dimensionit rus të shkaktoj trazira në brendësi në territorin e Kosovës. Kështu, Serbia dhe Rusia po udhëheqin me sukses projektin e pengimit të etablimit të Perëndimit në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë. Por, ndoshta tani, kur Perëndimi është i përqendruar në luftën e Ukrainës, në luftën e Gazës dhe në krizat e reja që duken në horizont, rreziku i projektit serb, të cilin asokohe e parandaluan amerikanët, duket po aq i madh sa në qershor të vitit 1999. Dhe, nëse ajo çfarë është fituar në fushëbetejën diplomatike amerikane-ruse në bisedimet e Moskës dhe Helsinkit në qershor të 1999, të rrezikohet përmes procesit infinitiv të Brukselit, atëherë ky do të ishte një dështim i madh i NATO-s dhe i Perëndimit për etablimin e suksesshëm në Kosovë dhe në rajon.
Pragmatizmi, si exit strategji
Nëse edhe pas njëzet e pesë viteve ura mbi Ibër vazhdon të mbahet e mbyllur, duke përdorur gjithmonë justifikime politike dhe duke përdorur strategjinë e blerjes së kohës, ndërkohë që pala tjetër ka krijuar fakte në terren. Kjo ka krijuar pritje të mëdha te popullata serbe se gjithçka i takon përkohshmërisë, një narracion i ndërtuar gjithashtu nga kreu shtetëror i Beogradit. Në anën tjetër, lidershipi i Kosovës ka besuar në mënyrë naive se faktori ndërkombëtar, pa asnjë trysni vendore të shumicës shqiptare, do ta adresojë këtë çështje që ka marrë përmasat e një telenovele pambarim. Por, tani kur BE nxiton ta kërcënojë Kosovën me masa shtesë ndëshkuese, në mesin e popullatës shumicë shqiptare është krijuar një lloj droje se mos fjala është për ndonjë skenar të panjohur për ne. Ky është një mister i madh për mua.
BE-së nuk i mungon kreativiteti, por të thuash se hapja e urës “nxit rebelimin e komunitetit serb”, në fakt është një ftesë për pa dëgjueshmëri të komunitetit serb ndaj institucioneve të Kosovës dhe në të njëjtën kohë përbënë një amnisti për qeverinë neo-milosheviqiane në Beograd, e cila ndjek një strategji të njëjtë me atë të Milosheviqit të viteve 1980-të, sipas së cilës, serbët e Kosovës nxiteshin për padëgjueshmërisë ndaj Qeverisë së Kosovës dhe për komunikim të drejtpërdrejt vetëm me Beogradin.
Prandaj, në këtë situatë delikate Qeveria e Kosovës për shumë arsye duhet të lëviz me shpejtësi për të evituar një përplasje serioze me Perëndimin, para së gjithash me SHBA-të, ngase po krijohet perceptimi i gabuar se pala problematike se nuk qenka Beogradi, por Prishtina. Dhe nëse duam të shmangim këtë kurth, mendoj se ka nevojë për më shumë unitet politik dhe për më shumë pragmatizëm të Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që të lëvizet më shpejt nga pozicioni i tanishëm.Pra, pavarësisht se BE-ja ka dështuar ta përmbushë këtë marrëveshje që nga qershori i vitit 2016, Qeveria e Kosovës ka një varg arsyesh që të tregohet më e kujdesshme për shmangien e një diskursi konfrontues me partnerët ndërkombëtar, sidomos me SHBA-të, të cilat janë garantues të vetëm të stabilitetit në Kosovë dhe regjion.
Është e vërtetë që aleatët e mëdhenj të Kosovës – SHBA dhe BE – janë seriozisht të pakënaqur që nuk po gjejnë tek udhëheqja aktuale e Kosovës atë bindshmëri që e kanë gjetur në qeveritë e mëparshme. Por, duhet pranuar se kjo është pjesë e traditës diplomatike mes fuqive të mëdha dhe shteteve më të vogla dhe ka peshën e vet në funksionimin e sistemit ndërkombëtar. Të mësuar me këtë mendësi, aleatët perëndimor nuk është çudi se shohin si provokim vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës mbi lumin Ibër, për të cilën me 2015 BE-ja na qe premtuar do të hapej brenda vitit 2016.
Shumë qendra ndërkombëtare të vendosjes perëndimore, të kënaqura me përmbysjen e Milosheviqit, besojnë se Serbisë duhet t’i njihet një peshë e veçantë në Ballkan, veçanërisht duke pasur parasysh intencën për shkëputjen e saj nga influenca e Rusisë si dhe për shkak të luftës në Ukrainë. Por, është tepër naive të besohet që një vend si Serbia, që luhate mes Lindjes dhe Perëndimi, mund të shërbejë si faktor stabiliteti në rajon.
Nuk mund të besohet se pikërisht një vend si Serbia, e cila historikisht që nga krijimi si shtet ka operuar midis Lindjes dhe Perëndimit, mund të shkëputet plotësisht nga lidhja e saj me Rusinë dhe bashkë me të edhe nga koncepti hegjemonist, nëse BE-ja vazhdon të shpërfaq një qasje asimetrike në dialogun e Brukselit. Për më tepër, është jo serioze kur BE-ja e politizon dhe shkakton përhap panik sikur ura mbi Ibër të ishte ekuivalenti i Murit të Berlinit, që nëse hapet ekziston rreziku u një konfrontime me përmasa të paparashikueshme.
Meqë synimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës nga vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, është cilësuar si të njëanshëm, vendi ka nevojë për një qasje më pragmatike, që do të nënkuptonte mirë është një tërheqje me marrëveshje të afatizuar sesa një fortifikimit në pozicionit aktual, si në rastin e targave, respektivisht një tërheqje të vonuar dhe pa asnjë benefit. Qeveria e Kosovës do të duhej që para vendeve të Qunit-it dhe NATO-s të prezantonte një koncept realist dhe një shtyrje të limituar kohor, të paktën deri pas zgjedhjeve nacionale në vend, për implementimin e pakushtëzuar të vendimit për hapjen e urës mbi Ibër, sepse kjo urë nuk është as nuk mund të bëhet më e fortë se Muri i Berlini. Njëkohësisht, një lëvizje pragmatike e Qeverisë së Kosovës do të ishte një exit strategji për evitimin e kurthit të Beogradit për vetëviktimizimin e komunitetit serb në vend, dhe gjithashtu evitimin e perceptimit të gabuar, se nuk është Serbia, por Kosova fajtori i mungesës së procesin e Brukselit.
Por, një lëvizje e Qeverisë së Kosovës duhet të ishte në mënyrë kategorike e limituar në kohë: të paktën të shtyhej deri në pranverë e vitit që vjen, domethënë derisa në SHBA të jetë përmbyllur procesi zgjedhor për lidershipin e ri. Sepse sa për evropianët, bazuar nga eksperienca e viteve 1990-të, mund të themi BE-ja nuk ka vullnet ose nuk dëshiron apo edhe nuk mundet që ta „nxjerr macen nga përsheshi.
Kjo qasje bëhet edhe e nevojshme edhe për shkak të rrethanave në vend, në rend të parë, për të shmangur çfarëdo alibie për mospjesëmarrjen e serbëve lokal në zgjedhjet parlamentare, të cilat pritet të mbahen brenda pak muajve. Në këtë mënyrë, Prishtina do ta dekonstruktonte strategjinë e Beogradit që pas krijimit të vakumit institucional në veri, të shtynte përfaqësuesit e partive politike serbe t’i bojkotonin zgjedhjet nacionale dhe kjo automatikisht do i linte serbët të pa përfaqësuar edhe në nivelin qendror. Dhe në një rast të tillë, saga e vetviktimizuese do të bëhej më agresive dhe njëkohësisht Kosova do të shikoj si palë problematike dhe automatikisht do të fuqizonte pozicionin serb në dialogun e Brukselit. Kësisoj do të shtohej vendosmëria ndërkombëtare për formimin e Anotacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një institucion një etnik, i cili do të hapte shtegun për ndarjen e brendshmet ë Kosovës në vija etnike sipas modelit boshnjak. Dhe pas kësaj, Beogradi do të kishte në dorë një levë tepër të fuqishme për kontestimin e shtetit të Kosovës, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda.
Në të njëjtën kohë, Perëndimi, SHBA dhe BE, nëse sinqerisht janë kundër bonjëzimit të Kosovës, atëherë në komunikim me palën problematike, domethënë me Serbinë, duke ia bërë të qartë se ndarje të brendshme të Kosovës nuk mund të ketë. Ndryshe, një qëndrim i luhatur, siç ka ndodhur në shumicën e rasteve që nga paslufta, do të ishte një inkurajim për strukturat kriminale dhe rrjedhimit kjo situatë do të ndikonte në rritjen e tensioneve në veri të Kosovës,. Dhe çdo përshkallëzim eventual do të ishte një dhuratë e madhe për Rusinë, e cila si askund tjetër në rajon, në Kosovë e minon me vendosmëri projektin e etablimit të Perëndimit dhe njëkohësisht përmes vetos së saj e mban të mbyllur derën e Këshillit të Sigurimit si instrument bllokues për integrimin e plotë të shtetit të Kosovës në sistemin ndërkombëtar.
Në anën tjetër, kundërshtimi, sidomos i evropianëve, për hapjen e urës, pavarësisht motiveve të zyrtarëve të Brukselit, nga sfiduesit e rendit kushtetues të Kosovës, në rend të parë nga lidershipi i shtetit fqinj po shfrytëzohet me agresivitet propagandistik për koncesione të reja dhe realizimin me sukses të strategjisë së mos dëgjueshmërisë së serbëve lokal ndaj institucioneve të Kosovës. inkurajimin e ruajtjen e mëtutjeshme të strukturave ilegale serbe brenda territorit të shtetit të Kosovës. Në këtë mënyrë, Beogradi po gëzon benefitet të dyfishta: një njërën anë, me paratë e BE-së po financon strukturat paralele në Kosovës dhe në anën tjetër, po kërkon dhe merr koncesione përmes Procesit të Brukselit, si Asociacioni apo akomodime të reja për Kishën Ortodokse Serbe të Kosovës. Kërkesa më anakronike e Brukselit kundër aplikimit të euros në transaksionet bankare, pasi kjo formë !shkakton krizë humanitare”, dhe mirëkuptimi ndaj kërkesës së Vuçiqit për rikthimin e valutës së shtetit serbe brenda Kosovës dhe së fundi edhe njohja e njëanshme e pasaportave të qendrës koordinuese ilegale serbe, tregon BE-ja se po ndjek një “zgjidhje”, e cila çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e ka zhvendosur në periferi dhe as që duket në horizont. Me kërkesa të tilla të njëanshme ndaj Kosovës, BE-ja njëkohësisht ka forcuar pozicionin e përfaqësuesve radikalë serbë në Kosovë për kundërshtimin e integrimit të serbëve lokal në sistemin shtetëror kosovar.
Me këtë qasje, gjithashtu BE-ja po krijon përshtypjen sikur është kundër implementimit të marrëveshjet e paimplementuara të Brukselit, siç ajo për urën e Mitrovicës e arritur në vitin 2015. Në këtë mënyrë, procesi i dialogut hap pas hapi po merr një formë të re, përtej asaj që e ishte specifikuar me rezolutën e OKB-së në shtator të vitit 2010, dhe, tani në vend të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, gjithnjë e më shumë ka një tendencë të sforcuar që përmes strategjisë së lodhjes të mbahet gjallë ideja se shtetësia e Kosova nuk është e përmbyllur dhe rrjedhimisht edhe statusi i saj është i diskutueshëm., e që në fakt dhe për ironi përputhet me parimin serb të përkohshmërisë së çdo gjëje në Kosovë. Kjo përshtypje po ndërtohet mbi premisën se vetë BE-ja marrëveshjet e arritura në Bruksel, Aneksin e Ohrit apo Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirisë dhe për targat e të tjera po i përdor më shumë si strategji për blerjen e kohës sesa si intencë që në një kohë reale të përmbyllë dialogun për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve të vogla dhe fqinje të Ballkanit Perëndimor përmes një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse, finale dhe ligjërisht të detyrueshme.