Rinia shqiptare 2014: një brez që dëshiron të ikë

Studimi “Rinia shqiptare 2014” vijo traditën e studimeve të rinisë të Fondacionit Friedrich Ebert Stiiftung në Tiranë të nisur që prej viti 2011. Ky studim është një fotografi shumëngjyrëshe e gjendjes së të rinjve shqiptarë, vlerave, ambicieve, dëshirave, shqetësimeve, sfidave dhe mendimeve të tyre. Në të njëjtën kohë ajo është një pasqyrë e larmisë së aktiviteteve që ata kryejnë rregullisht, sjelljeve që kanë dhe rrjeteve shoqërore ku bëjnë pjesë. Ky studim është hartuar mbi bazën e të dhënave numerike e cilësore të mbledhura nga sondazhi kombëtar me 1200 të rinj në të gjithë vendin dhe nga bisedat e strukturura në 8 fokus grupe.

0

Ashtu sikundër në vitin 2011 , kur u realizua për herë të parë ky sondazh, edhe këtë rradhë studimi fillon me Kapitullin : Besimi & Vlerat qw bwn një shqyrtim të niveleve të besimit familjar e horizontal. Në të përfshihen dhe aspekte të tjera të botëkuptimit të brendshëm të të rinjve që kanë lidhje me vlerat, përkatësinë në komunitet dhe spiritualitetin. Në këtë drejtim rrethi i besimit tek të rinjtë në Shqipëri vazhdon të jetë i përqëndruar tek familja bërthamë së cilës ata i përkasin ( nga të rinjtë e intervistuar ajo vlerësohet me 10 pikë maksimale të mundshme). Nivele të larta besimi gëzojnë dhe të afërmit. Ndërkohë ky nivel vjen duke ulur për kategori të tjera si miqtë, kolegët dhe njerëz të ndryshëm nga përkatësia fetare apo politike, me të cilët ndërveprimi i përditshëm është i shpeshtë (4-5 nga 10 pikë të mundshme) . Nivelin më të ulët të besimit të rinjtë e shfaqin për fqinjët ( 3/10 pikë) duke pasqyruar në këtë mënyrë ndryshimet qoftë demografike apo dhe të vlerave si rezultat i tranzicionit. Përsa i përket diskriminimit janë të ulëta përqindjet e të rinjve shqiptarë që shfaqin shenja të tilla ndaj kategorive të ndryshme shoqërore, por paragjykimi më i fortë që ushqejnë të rinjtë në Shqipëri është homofobia. Nga ana tjetër ata shfaqen shumë mikpritës dhe të hapur ndaj të huajve që vinë nga vendet Perëndimore.Në lidhje me vullnetarizimin ai vazhdon të mbetet sërish një pikë e dobët mes të rinjve pasi vetëm një ndër pesë të rinj në Shqipëri ka pasur një angazhim vullnetar gjatë vitit 2014. Vlerat kryesore që kanë rëndësi për të rinjtë shqiptarë janë dinjiteti vetjak, besnikëria dhe korrektësia ndërsa tek ato më pak të rëndësishme përfshihen shpirti inovator, konkurrenca dhe pasurimi. Nivelet e identifikimit të të rinjve me besimet fetare tradicionale janë të larta (mbi 95 përqind në total shprehen që i përkasin një besim të caktuar) por ndërkohë niveli i praktikimit të fesë nga ana e tyre është shumë i ulët, i përqendruar kryesisht gjatë festave kryesore fetare 2-3 herë në vit. Të rinjtë vijojnë traditën e vizitave në vende të shenjta të ndryshme (pavarsisht nëse ato lidhen ose jo me besimin e tyre fetar(rreth 50% e të rinjve të pyetur e pohojnë këtë)

Ndërsa Kapitulli Familja dhe shoqëria paraqet një sërë të dhënash ku vërejmë se sërish se roli i familjes si një mjedis social i rëndësishëm mbetet ende i fortë dhe ndikimi i saj në vendimmarrjen e të rinjve është mjaft i dukshëm.
Përballja e të rinjve me koncepte të reja të marrëdhënies në çift si bashkëjetesa nuk e ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore parapëlqimin e tyre ndaj formës tradicionale të martesës e cila mbetet mbizotëruese mes tyre. Nga ana tjetër, ndryshimet e vazhdueshme social-ekonomike dhe niveli i teknologjive të informacionit e ka zvogëluar së tepërmi dallimin mes të rinjve të zonave urbane dhe rurale lidhur me qëndrimin e tyre ndaj çështjeve të tilla si virgjëria, martesa, bashkëjetesa apo numri i fëmijëve në një familje të ardhshme.
Marrëdhëniet shoqërore mes të rinjve kanë pësuar një shndërrim të dukshëm për shkak se është shtuar numri i mjediseve sociale jashtë shkollës ku ata mblidhen dhe forcojnë shoqërinë mes tyre të tilla si klubet, bingot, restorantet, pubet, diskot apo palestra.
Megjithëse niveli i përfshirjes së të rinjve në konflikte apo akte dhune në këto mjedise është i ulët, përkundrejt këtij fakti vërejmë se të rinjtë pohojnë se shkolla është një hapësirë ku ata janë ndeshur më shumë me fenomene të tilla. Si konkluzion përfundimtar mund të themi se raporti i të rinjve shqiptarë ndaj familjes, lidhjeve shoqërore dhe elementëve të veçantë të sipërmendur, përbën një dëshmi të gjithë atyre faktorëve socialë, ekonomikë e kulturorë që kanë ndikuar gjatë këtyre 20 viteve për të formësuar këto qëndrime

Në lidhje me Kapitullin Arsimi & Punësimi ai konsiderohet shtylla kurrizore e interpretimit të interesave rinore. Nga të dhënat vërejmë se interesi për mbarëvajtjen e cilësinë e arsimit mbetet shqetësimi kryesor I të rinjve shqiptarë . Megjithëse është shtuar niveli I informimit mbi rëndësinë e dobinë e e arsimi professional për punësim , të rinjtë vazhdojnë të tërhiqen nga ideja e studimeve universitare pavarsisht perspektivës së punësimit
Ndërkohë që cilësia e mësimdhënies në shkolla e universitetet vazhdon të shoqërohet nga perceptimet e pandryshuara të të rinjve për praninë e elementeve të korrupsionit , blerjes së notës dhe provimeve duke cënuar reputacionin e tyre . Kjo pasqyrohet në parapëlqimet e tyre për të ndjekur studimet e larta në shkolla jashtë vendit.
Ndërkohë roli ifaktorëve ekonomikë përcakton një seri të sjelljeve e qëndrimeve të të rinjve karshi perspektivave të tyre për arsim dhe ndikon tek lidhja me punësimin.

Në këtë drejtim Punësimi është kryefjala e shqetësimeve të të rinjve sidomos për ata që kanë mbaruar studimet ose janë në vitin e fundit të tyre. Nga të dhënat e studimit rezulton se praktika e të pasurit një stazhi paraprak pune, apo sic njihet ndryshe internshipi, nuk është e përhapur tek të rinjtë, pasi vetëm 17 përqind e tyre pohojnë se janë angazhuar në një aktivitet të tillë. Pjesa më e madhe e të rinjve mendojnë se do tju duhet të presin për të gjetur një vend pune pas mbarimit të studimeve, ndërkohë që 26 përqind janë pesimistë përsa i përket punësimit të tyre. Aktualisht në Shqipëri punon një ndër pesë të rinj , një fakt që tregon një rënie të punësimit të rinjve përkundër rezultateve të vitit 2011 kur shifra ishte 35 përqind. Vetëm 30 përqind e atyre që janë të punësuar kanë një vend pune që përputhet me profilin e studimeve apo profesionin. Administrata publike vazhdon të jetë mjaft tërheqëse për të rinjtë pasi gjysma e tyre pohojnë se do të zgjidhte pikërisht të punësohej në sektorin publik. Në krahasim me të dhënat e vitit 2011 ka një rritje të lehtë nga 25 në 33 përqind të të rinjve që duan të punësohen në sektorin privat.Ndërkohë të rinjtë mendojnë se rolin më të rëndësishëm në gjetjen e një vendi punë e luajnë njohjet e miqësitë ndryshme që mund ti favorizojnë. Sipas tyre arsimi dhe përgatitja profesionale luajnë rol dytësor dhe kanë të njëjtën vlerë si njohjet politike.Përsa i përket zgjedhjes së një profesioni të caktuar faktori që ka më shumë rëndësi për të rinjtë janë të ardhurat e më pas qëndrueshmëria e vendit të punës.

Një element interesant paraqet Kapitulli Shqetesimet aspiratat ku të dhënat e anketimit na tregojnë se pavarësisht prirjes në rënie të migrimit të brendshëm ka sërish një nivel të lartë për emigrim,. Shoqëria shqiptare ka pësuar në këto vite ndryshime dhe zhvendosje të mëdha nga fshati në qytet dhe nga Shqipëria jashtë saj. Këto ndryshime të vendbanimit kanë sjellë ndryshime të shumta në mënyrën e jetesës së të rinjve e për pasojë edhe të vlerave dhe koncepteve të përgjithshme nga të cilat shoqëria përcakton se çfarë është e keqe apo e mirë, e dëshirueshme apo jo, e vlefshme apo e kotë. Ndonëse këto lëvizje kanë qenë të shpeshta dhe pothuajse të pakontrolluara tashmë të dhënat na dëshmojnë se ka dallimet po bëhen të gati të padukshme të ndërmjet vlerave dhe besimeve të zonave rurale me ato urbane.
Megjithatë pasojat e kësaj lëvizje kanë sjellë çrregullime sociale dhe kohët e fundit edhe rritje të kriminalitetit, paqartësive dhe vështirësive të të rinjve në përshtatje me jetesën në zonat urbane. Edhe pse të dhënat tregojnë se të rinjtë në Shqipëri besojnë në vlera si guximi, altruizmi dhe të qenit i hapur në shoqëri, sërish mendojnë se lidhjet e ngushta miqësore dhe familjare janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të kesh sukses në jetë.
“Miku”, i cili zgjidh një pjesë të mirë të halleve, duke filluar nga punësimi e deri tek ato familjare është një ndër “pasuritë” më të rëndësishme të individit në Shqipëri pa të cilin pak të rinj besojnë se mund të arrish atë që dëshiron në jetë. Ky tregues pasqyron një nivel të ulët të institucionalizimit të shoqërisë dhe pavarësisë së individit për të zgjidhur problemet e tij përballë institucioneve apo edhe pjesës së “huaj”, të panjohur. Edhe pse tek të rinjtë ky mentalitet ka prirje drejt rënies dhe po rritet besimi në aftësinë e gjithsecilit për të përballuar jetën, pavarësisht lidhjeve dhe miqësive, sërish ato shihen si element me rëndësi për mirëqenien e individit

Nuk mund të flasësh për të rinjtë pa shqyrtuar aspektet që lidhen me stilin e tyre të jetesës .Kapitulli Stili i jetesës & Konsumi përpiqet të japë një panormaë të së të rinjve, sjelljet në kohën e lirë dhe modelet e tyre të konsumit . Këto janë aspekte interesante për të kuptuar fushat ku mund të ndërhyhet për të pasur të rinj më të shëndetshëm dhe më aktivë. Gjithashtu të dhënat në këtë kapitull na ndihmojnë të kuptojmë mjetet e informacionit që kanë më shumë ndikim tek ata.

Alternativat kryesore që të rinjtë kanë për kalimin e kohës së lirë janë televizioni, muzika dhe frekuentimi i kafeneve dhe bareve me miqtë. Nga të dhënat vërehet se është në ulje numri i të rinjve në Shqipëri që lexojnë në kohën e lirë: rreth një e treta e meshkujve thonë se pothuajse nuk lexojnë kurrë. Të rinjtë e frekuentojnë pak kinemanë si pasojë e ekzistencës vetëm në disa qytete kryesore por dhe si pasojë e zëvendësimit të saj nga shikimi i filmave në Internet. Rreth 85 përqind e të rinjve në Shqipëri kanë akses në internet dhe ata shpenzojnë mesatarisht 3.2 orë duke naviguar Internetin, kryesisht në rrjetet sociale. Të rinjtë shpenzojnë mesatarisht 3.2 orë duke ndjekur televizor. Programet më të ndjekura nga të rinjtë janë ato me përmbajtje muzikore, filmat aksion dhe telenovelat.
Sipas të dhënave që dalin nga sondazhi të rinjtë kanë nevojë për një buxhet mesatar prej 11.000 lekë të reja për të plotësuar nevojat e tyre për blerje të ndryshme të veshjeve dhe aksesorëve, për shërbime si palestra si dhe për alternativat e argëtimit si kafenetë dhe baret.
Për rreth 90 përqind të të rinjve të dukesh dhe të vishesh bukur janë gjërat më në modë. Martesa po humbet terren në vlerësimin si dicka në modë tek të rinjtë ashtu sikundër edhe konsumi i marijuanës. 17 përqind e të rinjve pohojnë se janë përdorues të rregullt të duhanit ndërsa sipas tyre përdorimi i alkolit është i rrallë ose gjatë fundjavave. Mbi gjysma e të rinjve e gjykojnë përdorimin e alkolit të papranueshëm në shoqëri.
Përsa i përket sjelljeve seksuale mes të rinjve një e treta e tyre mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale dhe një e treta pohon se ka marrëdhënie me një partner të vetëm. Meshkujt kryesojnë grupin e të rinjve aktivë seksualë me më shumë sesa një partner. Rreth 30 përqind e të rinjve i përdorin rregullisht masat mbrojtëse në jetën e tyre seksuale përkundër 23 përqind që nuk i përdor kurrë ato. Një pjesë e konsiderueshme rreth 30 përqind i përdor masat mbrojtëse vetëm me raste. Nga ana tjetër 57 përqind e të rinjve ende e gjykojnë si një vlerë të rëndësishme virgjërinë ku mbizotëron gjykimi se është një vlerë më në vecanti për femrat.

Duke qenë se të rinjë janë forca kryesore aktive në një shoqëri demokratike ka rëndësi të mësohet opinioni i tyre për funksionimin e qeverisjes e demokracisë. Për këtë arsye Kapitulli Qeverisja demokracia përpiqet të analizojë qëndrimet e perceptimet e të rinjve për këto dy shtylla të shoqërisë. Qeverisja dhe zhvillimi i vendit janë dy ndër elementët kryesorë që janë të ndërlidhur me njëri – tjetrin dhe me të cilin të rinjtë përballen në jetën dhe veprimtarinë e tyre të përditshme. Nga të dhënat e këtij vëzhgimi vërejmë se të rinjtë e konsiderojnë moszbatimin e ligjit, krimin e rrugës dhe trafiqet e ndryshme si ndër shqetësimet kryesore për sa i përket sigurisë së tyre dhe që i prek ata në mënyrë të drejtpërdrejtë, pavarësisht nivelit të tyre socio-ekonomik, arsimimit apo vendndodhjes gjeografike.
Nga ana tjetër, kërcënimet e terrorizmit ndërkombëtar apo tjetërsimi i identitetit etnik nga bashkëmoshatarët e tyre në vendet ku kanë emigruar janë shqetësime të karakterit dytësor. Vërejmë se përqindja më e lartë e natyrës së shqetësimeve të të rinjve lidhet me sfidat e jetës së tyre të përditshme që përkojnë me varfërinë, papunësinë, pasigurinë për vendin e punës apo edhe ndotjen e mjedisit ose sëmundjet kanceroze që shtohen. Këto shqetësime parësore i përcaktojnë elementët e qeverisjes dhe zhvillimit si dy nga shtyllat kryesore që të rinjtë i shohin të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e cilësisë së jetës në mënyrë që ata ta përjetojnë të ardhmen si tyre si mundësi dhe jo si ankth.
Megjithëse shumica e të rinjve shprehin një vlerësim të përmbajtur por shpresëdhënës për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë për 10 vitet e ardhshme, ajo ende përzihet me pasigurinë e vazhdueshme të një tranzicioni të gjatë e të lodhshëm.. Niveli i besimit të të rinjve në institucionet publike është ende i pakët çka duhet ti nxisë këta të fundit të rishikojnë politikat e transparencës dhe llogaridhënies përballë publikut. Të rinjtë e shohin qeverisjen të lidhur ngushtë me luftën ndaj varfërisë dhe papunësisë për sa kohë këto mbeten disa prej shqetësimeve kryesore mes të rinjve si forca aktive më e madhe për punë

Shqipëria është një vend kandidat i BE ku mosha mesatare e popullisisë është rreth 25 vjec. Në këto kushte nënkuptohet përse nuk duhet të mungonte në këtë studim Kapitulli Rinia& Integrimi Europian Duke qenë se projekti më i rëndësishëm i të gjithë klasës politike shqiptare është ai i integrimit evropia, ky studim ka përfshirë matjen e pulsit të të rinjve mbi këtë cështje dhe pritshmëritë e tyre në lidhje me anëtarsimin e mundshëm në BE. Të rinjtë shqiptarë janë pjesa më pro-evropiane e popullsisë dhe 87 përqind e tyre do të votonin pro anëtarësimit të vendit të tyre në BE. Të rinjtë presin nga integrimi zhvillim të dyfishtë politik dhe ekonomik ndërkohë që një pjesë farë e vogël janë skeptikë (5 përqind) dhe i frikësohen efekteve të krizës ekonomike.
Të rinjtë janë të dyzuar dhe të paqartë në pritshmëritë e tyre në lidhje me kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE .Megjithatë rreth 70 % e tyre presin që ky proces të përmbyllet në 5 ose 10 vitet e ardhshme.
Në mendësinë e të rinjve shqiptarë integrimi dhe anëtarësimi lidhen kryesisht me lëvizjen e lirë , me mundësinë për të jetuar, qëndruar dhe punuar pa kufizime në hapësirën e përbashkët evropiane.
Gjithashtu vërehet një rritje e vlerësimit pozitiv të të rinjve për angazhimin e qeverisë shqiptare ndaj përmbushjes së detyrimeve për integrimin europian. Kështu 50 përqind e të rinjve të intervistuar gjatë vitit 2014 janë shumë të kënaqur ose të kënaqur me rolin e ekzekutivit në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë cka duket se pasqyron optimizmin e tyre pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Qershor 2014.

SHPËRNDAJE