Mbretëria që po Udhëton drejt Rilindjes së saj Moderne
Duket se, nga një vënd i mbështetur mbi pasuritë e naftës, në një fuqi rajonale me ambicie globale, Arabia Sauditeështë duke ndërmarrë një transformim historik me një mision të qartë: Vizioni 2030. Ky plan strategjik, i shpallur nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman në vitin 2016, nuk ngjan thjesht një projekt zhvillimi por me diçka më shumë se kaq; ai ështënjë deklaratë e identitetittë Arabisë Saudite për të ardhmen.
Kur ekonomia sheh përtej naftës: Një sfidë dhe një premtim
Kur thua Arabi Saudite mëndja të shkon së pari tek nafta.Për dekada me radhë, nafta ka qënë burimi kryesor i të ardhurave të këtij vendi. Lidhja e Arabisë Saudite me naftën shumicës së botës i ngjan si një teoremë pa vërtetim. Kur thua njërën, nënkupton tjetrën. Por kohët kanë ndryshuar. Duket se prej një dekade, vetë saudi arabët nuk po ndjehen mirë me këtë teoremë të lashtë qysh nga lindja e këtij shteti. Ata po kërkojnë një ndryshim. Pse? a nuk u mjafton atyre nafta? Me sa duket jo plotësisht.
Në vitin 2016, Princi I Kurorës Mohammed bin Salman duke kuptuar pikërisht këtë pamjaftueshmëri për ekoniminë e vendit të vet shpalli njëprojekt të ri: “Vizioni 2030”, që sipas analistëve të ekonomisë e gjeopolitikës,është diçka me shumë se një projekt; ajoështënjë deklaratë e identitetit të ri saudiarab për të ardhmen e vendit.
Në thelb, projekti “Vizioni 2030” i Arabisë Saudite synon të çlirojë ekonominë e vendit nga një lloj varësie që ajo ka nga nafta.Është e habitshme në fakt sesi nafta, ushqyesja kryesore e rritjes së një ekonomie të kthehet në një lloj varesie, në një lloj kurthi për ekonominë e vendit të vet; a thua sikur nafta, gati-gati kërkon “t’i bëjë keq” ekonomisë duke e penguar atë të rritet, të zhvillohet edhe në shumë drejtime të tjera. Por diversifikimi i burimeve, dihet,ështënjë ndër kushtet kryesore për lulzimin e një ekonimie. Pikërisht për këtë, në qëndër të platformës“Vizioni 2030” të shpallur nga Princi i Kurorës së të Arabisë Saudite qëndron diversifikimi ekonomik. Qëllimi është që në këtë vënd të zhvillohen sektorë si turizmi, teknologjia, shërbimet financiare dhe energjia e gjelbër, me qëllim që ekonomia e Arabisë Saudite të shohë përtej naftës, drejt një identiteti më gjithëpërfshirës.
Një nga mjetet më të fuqishme në këtë strategji ështëFondi i Investimeve Publike (PIF9- pohojnë burime zyrtare, një fond sovran prej mbi 1.8 trilionë dollarësh, i krijuar nga shitja e pjesërishme e gjigandit Aramco. Ky fond ka investuar në kompani ndërkombëtare si Uber, Lucid Motors dhe në projekte gjigante si “NEOM” një qytet futuristik në shkretëtirë, që përfaqëson ambicien për një jetë të zgjuar dhe të qëndrueshme.
Investimi më i rëndësishëm i mbretërisë?
Njeriu
Teksa shifrat e mëdha ekonomike të Arabisë Saudite ekspertët i vlerësojnë si mahnitëse, thelbi i suksesit të “Vizion 2030” qëndron tek diçka shumë e thjeshtë të cilën, të kapur nga dallga e madhe e zhvillimit teknologjik dhe modernizimit të ekonomisë, ne shpesh e harrojmë: kapitali njerëzor.“Njeriu saudit” qënka bërthama e suksesit.
Profesionistë të pankorueshëm, përdorues të teknologjisë më të fundit, njohës të pagabueshëm e eksploratorë shterrues të turizmit, këta do të jenë kapitali i duhur njerëzor për vënien në jetë të platformës “Vizion 2030”.Sauditi i i së nesërmes do të jetë njeri edhe mëi ditur. “Reforma arsimore është në zemër të planit, me investime në universitete, teknologji edukimi dhe partneritete ndërkombëtare që synojnë krijimin e një gjenerate të aftë për tregun global të punës”- i pohoi gazetës Tirana Times ministri Saudit i Haxhit dhe Umrës së Arabisë Saudite, Dr. Taëfiq Al-Rabiah, gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri, tetorin e kaluar.
Meqë jemi tek kapitali njerëzor, është impresionuese në fakt se sa hapa përpara ka bërë shoqëria saudiarabe edhe për fuqizimin e gruas. Burimet zyrtare pohojnë se vetëm pak vite, Arabia Saudite ka rritur ndjeshëm përfaqësimin e femrave në tregun e punës, nga më pak se 20% në vitin 2016, në mbi 30% në vitin 2025, duke i dhënë kësisoj një dimension të ri emancipimit social në një shoqëri tradicionalisht konservatore.
Turizmi dhe kultura: Arabia Saudite hap dyert ndaj botës
Turizmi për arsye fetare ka qënë furnizuesi kryesor i shifrave tepër të larta të ekonomisë së Turizmit në Arabinë Saudite. Besohet se këto shifra do të mbahen gjithnjë në nivele të tilla për shkak të objekteve të pashoqe fetare e vlerave që mbart vendi, të cilat saudiarabët i ruajnë me një kujdes të veçantë. Adhurimi i së bukurës e kultit rri në AND-në arabe si një e dhënë e pandryshuar. Besimtarët, por edhe kureshtarët e historisë njerëzore do ta kërkojnë gjithnjë Arabinë Saudite si njëëndërr që duhet jetuar së paku një herë në jetë; si një vënd që duhet vizituar jo vetëm për zhvillimin mbresëlënës, por edhe për mistikën dhe identitetin e jashtëzakonshëm që mbart.
Por përveç këtijfakti të pandryshueshëm, flitet për një ndryshim të cilin burimet zyrtare e cilësojnë si “një kthesë historike” të turizmit të Arabisë Saudite.Mbretëria po hapet edhe ndaj turizmit ndërkombëtar me projekte madhështore tipike turistike “Qiddiya” një kompleks gjigant argëtimi dhe sporti dhe “Deti i Kuq Resort”, janë dy prej tyre. “Deti I Kuq Resort” synon të rivalizojë Maldive dhe Karaibet me luksin e tij ekologjik. Dhe kur rivalizojnë Saudi arabët, me të vërtetë që flasim për një kthesë historike.
Hapja edhe ndaj këtij lloj turizmi është “kthesa historike” për të cilën flasin burimet zyrtare.Përpjekjet për një turizëm multidimensional nuk janë thjesht ekonomike, por vëzhgues të ndryshëm i cilësojnë ato si përpjekje për përmirësim dhe përforcim të identitetit. “Kemi të bëjmë me një“ndryshim të thellë kulturor”, ku vizitorët nga e gjithë botado të përjetojnë trashëgiminë saudite, nga festivalet beduine në shkretëtirë deri tek muzetë e teknologjisë futuriste”,- pohojnë burimet.
Diplomaci përmes investimit
“Vizioni 2030” ka riformatuar edhe mënyrën si Arabia Saudite ndërvepron me botën. Në vend të diplomacisë tradicionale, diplomacia ekonomike është kthyer në mjetin kryesor për të ndërtuar aleanca të reja dhe për të tërhequr investime.Diplomaci përmes investimit duket se është deviza e re e politikës së jashtme ekonomike të Arabisë Saudite.
Nga partneritetet me SHBA-në dhe Kinën, tek bashkëpunimet me vendet evropiane për energjinë e gjelbër dhe teknologjinë, mbretëria po pozicionohet si një qëndër globale për zhvillimin e AI-së, ekonomisë digjitale dhe inovacionit në infrastrukturë.
Një komb në tranzicion: mes realitetit dhe ambicies
“Vizioni 2030 cilësohet si një “eksperiment i rrallë në historinë moderne”, një përpjekje për të transformuar rrënjësisht një shtet tradicional në një model të ri të zhvillimit arab. Me një ritëm të shpejtë reformash dhe me një përzierje të guximshme të modernitetit me trashëgiminë kulturore, Arabia Saudite po kërkon jo vetëm të ndërtojë ekonomi të reja, por edhe të riformulojë identitetin e saj në arenën ndërkombëtare.
A do të jetë ky vizion një realitet apo një ëndërr e paarritshme? Kjo mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: bota po vëzhgon nga afër një nga eksperimentet më të mëdha të shekullit XXI.





