Kina: Zhvillim, Hapje dhe Bashkëpunim

0

[Ky është fjalimi i mbajtur nga Shkëlqesia e Saj, znj. Pang Chunxue, Ambasadore e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Shqipërisë, në pritjen zyrtare me rastin e Ditës Kombëtare të Kinës, që këtë vit shënon 77-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Tiranë, 23 shtator 2026.]

77 vjet më parë, Kryetari Mao Ce Dun deklaroi me krenar para botës: Populli kinez, që nga ky moment është ngritur në këmbë! Nëpërmjet reformave dhe hapjes, Kina është bërë e begatë, duke u shndërruar në ekonominë e dytë më të madhe të botës. Aktualisht, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës, populli kinez po ecën me hapa të sigurt në rrugëtimin madhështor të çuarjes përpara të kauzës së madhe të ndërtimit të një shteti të fuqishëm dhe të rilindjes kombëtare përmes modernizimit të modelit kinez.

Ky vit shënon fillimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i Kinës po përparon në mënyrë të qëndrueshme. Përballë një mjedisi gjithnjë e më kompleks dhe sfidues si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ekonomia kineze iu është përgjigjur në mënyrë efektive goditjeve të ndryshme nga jashtë dhe vështirësive të brendshme, u bërë ballë presioneve dhe ecur përpara në mënyrë të qëndrueshme, duke shfaqur një prirje zhvillimi drejt energjive të reja dhe optimizimit strukturor. Në gjysmën e parë të këtij viti, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës u rrit 4.7%, me një rritje prej afërsisht 500 miliardë dollarësh, që është rritja më e madhe e regjistruar në pesë vitet e fundit krahasur me të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Për herë të parë, Kina u rendit ndër dhjetë vendet e para të Indeksit Global të Inovacionit, ndërsa për tre vjet rresht, Kina rënditet e para në botë për nga numri i 100 grupimeve më të mira të inovacionit shkencor dhe teknologjik. Qëllimi i zhvillimit me cilësi të lartë synon përmbushjen e nevojave gjithnjë në rritje të popullit për një jetë më të mirë. Në gjysmën e parë të këtij viti, situata e punësimit mbeti përgjithësisht e qëndrueshme, me përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së punësimit, ndërsa të ardhurat e disponueshme për frymë u rritën me 5.2%.

Zonja dhe zotërinj, Kina, permes qëndrueshmërisë dhe sigurisë së zhvillimit të saj, ka ofruar stabilitet të çmuar për një botë të mbushur me pasiguri. Kina ka paraqitur katër nisma globale si zgjidhje për t’iu përgjigjur difiçitit të paqes, difiçitit të zhvillimit, difiçitit të sigurisë dhe defiçitit të qeverisjes, me të cilat përballet aktualisht bota. Nisma e Zhvillimit Global fokusohet në bashkëpunimin për zhvillim, Nisma e Sigurisë Globale synon të zgjidhë mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe konsultimeve, Nisma e Qytetërimit Global synon promovimin e shkëmbimeve dhe mësimin reciprok mes qytetërimeve, ndërsa Nisma e Qeverisjes Globale përcakton drejtimet, parimet dhe rrugët për reformimin e mekanizmeve të sistemit të qeverisjes globale. Këto katër nisma kanë secila fokusin e vet, por nxisin dhe përforcojnë njëra-tjetrën, i japin një shtysë të fuqishme ndërtimit të një bote më të mirë nga katër dimensione: zhvillimi, siguria, qytetërimi dhe qeverisja.

Kina i përmbahet zhvillimit me cilësi të lartë dhe hapjes me nivel të lartë ndaj botës, duke u bërë një stabilizues dhe burim fuqie për rritjen ekonomike globale. Kur diskutojnë për tregtinë e jashtme të Kinës, disa vende zakonisht e përqëndrojnë vëmendjen në rritjen e eksporteve, duke injoruar rolin e Kinës si një shtyllë kryesore e bashkëpunimit global në zinxhirin e prodhimit dhe të furnizimit, madje duke ushqyer retorikë të njëanshme e të pasaktë, se “Kina eksporton kapacitet e prodhimit dhe ngushton hapësirën e vendeve të tjera”.

Tregtia përfshin si importet, ashtu edhe eksportet. Në shtatë muajt e parë të këtij viti, ritmi i rritjes së importeve të Kinës ishte 8% më i lartë se ai i eksporteve, që do të thotë se importet kontribuan më shumë në rritjen e tregtisë së jashtme sesa eksportet—duke hedhur poshtë kështu paragjykimet e ngulitura më pare. “Shporta e blerjeve” e Kinës përfshin sasira të mëdha lëndësh të para, pjesë këmbimi, produkte të ndërmjetme dhe produkte ushqimore nga gjithë bota—përfshirë verëra, mjaltë, e mallra të tjerë shqiptar. Këto mallra përfundojnë në fabrikat kineze dhe në tryezat e familjeve kineze, duke dëshmuar qartë se Kina nuk është thjesht “fabrika e botës”, por edhe “tregu i botës”. Në fund të korrikut, mbledhja e Byrosë Politike e Komitetit Qendror të PKK-së e vuri theksin në “promovimin e zhvillimit të balancuar të tregtisë”. Me përtëritjen e vazhdueshme të “fabrikës së botës” dhe zgjerimin e “tregut të botës”, Kina do të vazhdojë të ndjekë një politikë hapjeje në dy drejtimet. Së bashku me vendet e tjera, Kina synon të zgjerojë “tortën” e zhvillimit të përbashkët global, duke shërbyer si faktor stabilizues dhe si forcë shtytëse për rritjen ekonomike botërore.

Zonja dhe zotërinj, Kina dhe Shqipëria ndajnë një miqësi të thellë tradicional, e cila përbën një thesar të çmuar për të dyja palët. Marrëdhëniet dypalëshe kanë shënuar hapa të rinj këtë vit; udhëheqësit e dy vendeve mbajnë komunikim të vazhdueshëm, ndërsa drejtuesit e organeve legjislative kanë shkëmbyer vizita të nivelit të lartë. Në vitin 2025, tregtia midis dy vendeve arriti në gati 1.6 miliardë dollarë—një rritje me rreth 21% krahasuar me vitin 2024, duke konsoliduar pozicionin e Kinës si partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë. Sipas statistikave kineze, importet e Kinës nga Shqipëria arritën në 160 milionë dollarë në shtatë muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 90.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithnjë e më shumë turistë kinezë shihen në rrugët e Tiranës, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh përfaqësuesish tregëtar shqiptarë marrin pjesë në Panairin e Kantonit. Produktet shqiptare karakteristikë agro-ushqimor pëlqehen gjithnjë e më shumë nga konsumatorët kinezë, ashtu siç markat kineze si BYD dhe Xiaomi pëlqehen nga konsumatorët në Shqipëri.

Zonja dhe zotërinj, madhështia e një vendi të madh qëndron te kontributi i tij për të mirën globale. Tashmë kur ka kaluar gjysma e vitit të parë të “Planit të 15-të Pesëvjeçar”, ekonomia e Kinës po kalon plotësisht drejt një rruge zhvillimi me cilësi të lartë, me një bazë gjithnjë e më solide për rritje pozitive afatgjatë. Kina do të vazhdojë të çojë përpara me vendosmëri zhvillimin me cilësi të lartë, të thellojë reformat në të gjitha fushat dhe të zgjerojë hapjen me botën në nivel më të lartë dhe të vazhdojë ti ofrojë botës përfitimet e tregut të saj të madh. Kina jo vetëm që do të përmbushë përgjegjësitë e saj si “fabrika e botës”, por edhe do të luajë rolin e saj si “tregu i botës”. Kina është e gatshme të ndajë mundësitë e zhvillimit me të gjitha palët, përfshirë Shqipërinë, dhe të punojë krah për krah me to për ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Në fund, më lejoni që t’ju ftoj të ngremë një dolli së bashku, për paqen dhe begatinë e Kinës dhe Shqipërisë, për miqësinë e qëndrueshme Kino-Shqiptare, dhe për shëndetin dhe lumturinë e të gjithë mysafirëve tanë.

SHPËRNDAJE