Evropës i nevojitet një vizion mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor të bazuar në principet e integritetit territorial.

0

Muajt e fundit janë shënjuar nga një fushatë intensive presioni mbi Azerbaixhanin, vecanërisht nga qarqet Perëndimore dhe mediat.  Kjo nuk është dicka e re për ne – jemi të gjithë të vetëdijshëm mbi burimet dhe arsyet.

Dr. Farid Shafiyev,

Drejtues Center of Analysis of International Relations, Ambassador i Plotfuqishëm

Faktorë si islamofobia, turkofobia- që është, pikëpamja orientaliste e problemit, faktori i lobimit armen etj, kanë qenë gjithmonë prezent në pikëpamjen Perëndimore të problemit, ashtu si edhe në atë rus. Është e pritshme një tjetër valë fushatash anti-azerbajxhan dhe anti-turke të rritet në prill, në lidhje me ngjarjet e 1915. Vendet që dënuar pushtimin armen, bënë një sy qorr mbi krimet e luftës dhe shkatërrimin e trashëgimise azere në Armeni dhe në territoret e pushtuara azere, do të interpretojnë ngjarjet historike në linjë me nevojat e sotme gjeopolitike.

Udhëheqja azere, i pari dhe më  kryesori, presidenti i Azerbaixhanit Ilham Aliyev- në mënyrë të përsëritur deklaroi që jemi të hapur për komunikim dhe bashkëpunim për të gjitha cështjet kritike.

Në të njëjtën kohë, si një vend i prekur nga pushtimi shkatërrimtar 30 vjecar, ne duhet të vazhdojmë të ndjekim, sic presidenti nxori në pah, diplomaci ofensive në të gjitha drejtimet- Brenda kornizave të ligjit ndërkombëtar, në organizata ndërkombëtare, në media e kështu me rradhë.

Përmendet pak ose aspak në mediat ndërkombëtare, përpjekja e Azerbajxhanit në zbatimin e deklaratës së 10 nëntorit dhe gjesteve vullnetmira, siç ishte shtyrja e çlirimit të Kelbajar per 10 ditë, hapja e segmentit azer të rrugës Meghri-Kapan-Goris, dorëzimin e mbi 1400 trupave të ushtarëve armenë, etj, ndërsa hapa të përshtatshëm nga ana armene nuk ndiqen njëkohësisht.

Disa diplomatë Perëndimorë dhe ekspertë më thonë në biseda private se Azerbaixhani, si fitues, duhet të jetë “bujar” duke harruar që ne kemi paguar çmim të shtrenjtë për këtë fitore dhe për më tepër që ne po perballemi me sfidën e rivendosjes dhe rindërtimit, ndërsa pala armene refuzon të dorëzojë hartën e fushave të minuara. Barra emocionale mbi personat e zhvendosur brenda vendit, të cilët shohin shtëpitë e tyre dhe varret e familjarëve të tyre të shkatërruara, pa permendur ata që humbën të afërmit e tyre në luftë në Gandja, Tartar dhe Barda, është e madhe- e pranoj, me të drejtë, që disa media perëndimore e permendin këtë fakt.

Në fund të viteve ’80, nacionalistët armenë kanë kryer pastrim etnik të azerëve në Armeni dhe kanë zhvendosur të gjitha veprimet e tyre të mëvonshme në territorin e Azerbaixhanit. Nëse diskutojmë zhvillimet dhe rindërtimin e pas luftës, atëherë ne duhet ta trajtojmë këtë cështje si pjesë të një grupi – që është, në lidhje me cështjet e armenëve në Karabakh, trashëgimisë armene e keshtu me rradhë, dhe ka probleme të ngjashme të azerëve dhe trashëgimisë së tyre në Armeni.

Ka cështje të ndryshme në axhendën e pas luftës, në të cilën Azerbaixhani po perjeton presion të fortë të jashtëm. Pergjigja jonë duhet të jetë adekuate ndaj kërkesave specifike.

Krimet e luftës.

Organizata të ndryshme jo qeveritare ndërkombëtare kanë publikuar raporte mbi krimet e luftës të kryera gjatë luftës së dytë në Karabakh. Disa janë të paanshëm, disa janë të njëanshëm – si publikimi i fundit i Human Rights Watch. Krimet duhet të hetohen, dhe  në të njëjtën kohë, Azerbaixhani ka nisur dhe duhet të vazhdojë aksione ligjore në gjykata ndërkombëtare kundër Armenisë për krimet e shumta të luftës. I gjithë bashkëpunimi duhet të ndalohet me ato OJQ që kanë një qasje të njëanshme mbi këtë çështje.

Ushtarët armen të arrestuar.

Kjo është një cështje shumë e debatuar dhe Azerbaixhani është nën presion të fortë nga qeveritë Perëndimore. Do i bie shkurt: Azerbaixhani ka rikthyer të gjithë të burgosurit e luftës. Por ekziston dhe Paragrafi 4 i deklaratës trepalëshe mbi tërheqjen e të gjitha forcave të armatosura armene nga territori i Azerbaixhanit, i cili ende duhet përmbushur nga Armenia. Ky paragraf nuk është subjekt i një interpretimi të dyfishtë- pjesa e Karabakh ku paqeruajtësit rus janë të pozicionuar është territor i Azerbaixhanit i njohur ndërkombëtarisht. Negociatat janë në zhvillim e sipër, dhe nëse do ketë rezultate pozitive, Azerbaixhani mund të konsiderojë hapa të tjera vullnetmira. Natyrisht, është edhe çështja e ushtarëve armenë të cilët vranë 3 ushtarë azerë dhe një civil në dhjetor 2020. Vras mendjen se si legjislatori amerikan dyfytyrësh Bob Menendez ndihet për krimet e pa ndëshkuara.

Fushat e minuara.

Edhe pse kjo cështje nuk është adresuar në deklaratën e 10 nëntorit, tokat e minuara janë një çështje themelore e sigurisë, që prek përvec të tjerave zhbllokimin e komunikimit rajonal të përfshirë në deklaratë. Në mungesë të përparimit mbi çështjen e hartës së fushave të minuara, Azerbaixhani duhet të ndalojë së bëri gjeste me vullnet të mirë pa patur hapa reciproke dhe të përshtatshme nga Armenia. Për më tepër, në rast refuzimi, aksionet ligjore duhet të vazhdojnë për të mbajtur Armeninë financiarisht përgjegjëse për dëmin e shkaktuar, që përfshin edhe vendosjen e minave.

Trashëgimia kulturore

UNESCO dhe një numër organizatash OJQ vazhdojnë të ngrejnë çështjen e trashëgimisë armene në territorin e Azerbaixhanit. Ka një numër të madh problemesh të lidhura me xhamitë dhe monumente të tjera kulturore azere, të shkatërruara nga vandal armenë në territoret e pushtuara më parë. Por ekziston gjithashtu dhe çështja e trashëgimisë azere- varrezat, xhamitë e me rradhë- në territorin e Armenisë. Prandaj, unë besoj se misioni i UNESCO duhet të bëjë një vizitë në Armeni dhe Azerbaixhan- kjo është një çështje parimi. Ne nuk duhet të fokusohemi vetëm në problemin e shkatërrimit kulturor në territoret e çliruara të Azerbaixhanit. Nëse UNESCO nuk ndjek këtë qasje, ateherë vizita vetëm në Azerbaixhan do ishte e papërshtatshme. Demokracitë perëndimore, si Shtetet e Bashkuara, janë terhequr nga UNESCO tërësisht si pasojë e qasjes së tyre të njëanshme ndaj çështjes së trashëgimisë kulturore.

Azerbaixhani duhet gjithashtu të ngrejë përpara institucioneve ndërkombetare çështjen e vjedhjes së trashëgimisë dhe artefakteve të hequra nga territoret azere. Për shembull, ka ekspozita të mbajtura haptazi në Armeni sot e kësaj dite, ku shfaqen artefaktet e marra nga Azerbaixhani.

Kërkimi për personat e humbur.

Azerbaixhani dorëzoi mbi  1.400 trupa të pajetë Armenisë, ndersa Armenia i dorëzoi më pak se njëqind Azerbaixhanit. Ka akoma rreth 4.000 azerë të cilët kanë humbur në luftën e parë të Karabakh. Ne duhet të kërkojmë ndihmën e palës armene në kërkimin e varrezave dhe varreve masive. Deklarata trepalëshe e 10 nëntorit (Paragrafi 8) nuk përcakton kornizën historike, prandaj ngelet përgjithësisht rreth eshtrave të fataliteteve.

Hapja e komunikimit

Ka një progres relativ në lidhje me këtë çështje, falë grupit të punës trepalësh Armeni-Azerbaixhan-Rusi. Ishte falë përpjekjeve të Presidentit të Azerbaixhanit që rivendosja e hyrjes në Nakhchivan, e cila ishte bllokuar nga Armenia për shumë vite, u perfshi në deklaratë. Në të njëjtën kohë, deklarata e 10 nëntorit i referohet vecanërisht të gjitha lidhjeve të transportit në rajon, dhe është e rëndësishme për ne të arrijmë lëvizjen e papenguar nëpër të gjithë territorin e Azerbaixhanit në përputhje me legjislacionin tonë.

Në përgjithësi, bashkëpunimi ekonomik mund të bëhet një platformë për konsolidimin e ardhshëm të paqes në rajon.

Pajtimi

Kjo është një cështje shumë e ndërlikuar dhe e ndjeshme. Kolegë të huaj më pyesin shpesh rreth perspektivës në këtë aspekt.

Ka forca të cilat nuk e duan këtë pajtim dhe fatkeqësisht, ka grupe të interesuara që kjo të mos ndodh, si në Perëndim ashtu dhe në Rusi. Politikanë amerikanë, evropianë dhe rus shpesh vazhdojnë të nxisin propaganda urrejtjeje për hir të interesave personale financiare apo elektorale. Kjo është një pjesë e problemit.

Një tjetër aspekt është se gjendja emocionale po rritet si në shoqërinë armene ashtu dhe në atë azere. Kemi nevojë për aktorë të rëndësishëm në Azerbaixhan dhe në Armeni, dhe këto duhet të jenë aksione të sinkronizuara. Pajtimi i njëanshëm nuk do të funksionojë.

Ajo që është e qartë është se ne duhet të nisim nga diku, disi dhe eksperienca e OJQ, fondacioneve të huaja etj, mund të jetë e dobishme, duke marrë parasysh që ata veprojnë pa një agjendë të fshehtë. Për shembull, në të kaluaren, disa njerëz nga Azerbaixhani tentuan të promovojnë pajtimin me territoret e humbura, psh, me okupimin. Nuk ka funksionuar atëherë dhe nuk do të funksionojë as tani.

Për sa i përket të drejtave të armenëve në Azerbaixhan, cështja kryesore mbetet rikthimi i azerëve në Armeni dhe sigurimi i të drejtave të tyre. Multietniciteti është një nga treguesit më të rëndësishëm të demokracisë, i cili permendet në mënyrë të vecantë nga Jerevani dhe klientët e tyre në fondacione të ndryshme, të cilët, çuditërisht, nuk e kujtojnë asnjëherë këtë pikë të rëndësishme, ose, më mirë, lëshim në historinë armene dhe shtetësine moderne.

Gjëja më e rëndësishme, sic i them shpesh kolegëve të mi evropian, është një vizion mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor të bazuar në parimet e tërrësisë territoriale. Kjo është përvoja e përdorur në restaurimet e pas luftës në Evropë.

SHPËRNDAJE