Lëvizja e Pesë Yjeve ishte një lëvizje progressive që prej fillimit të saj. Tani ata kanë një tjetër shans për t’i kthyer gjërat në anën e tyre – a do ta shpërdorojnë ata edhe këtë mundësi?
Alessio Colonelli
Javën e shkuar, një grua telefonoi në emisionin Prima Pagina dhe pyeti: “Përse gjërat që kushtonin 50,000 lira tani kushtojnë 50 euro, në vend të 25 eurove që është vlera e tyre reale?” Ajo pyeste përse diferenca e thellë në ҫmime nuk ishte korrigjuar ende.
Prezantuesi radiofonik Xhorxho Meleti, gazetar i Il Fatto Quotidiano, u përgjigj se klientët po humbisnin para, por kjo gjë kompensohej nga fakti që “secili prej nesh ka një të afërm që drejton një biznes shitjeje me pakicë nga i cili përfiton”. Një përgjigje e ҫuditshme por tipike për ligjëratën e tanishme politike në Itali, që është rëndom shpërfillëse ndaj diferencave e majtë-e djathtë.
Sipas pikëpamjes së tij, askush nuk pësoi humbje të mëdha – gjërat u sheshuan vetiu. Për t’I dhënë akoma më shumë peshë përgjigjes së tij, Meleti shkoi më tej duke thënë se politika nuk është më për të majtët apo të djathtët, por për populizmin dhe jo-populizmin.
Megjithatë, pasi u prezantua monedha euro në 2002, njerëzit e zakonshëm u shkundën nga xhepat; shumëkujt i nevojitej asistencë ose huamarrje për t’ia dalë mbanë. Në arkën e shtetit ka ende një boshllëk të madh dhe me rritjen e ngadaltë që do të ketë në njëzetë vitet e ardhshme, siҫ parashikohet nga FMN, italianët do kalojnë kohëra edhe më të vështira.
Pa i zbukuruar shumë fjalët këtu: paratë ekstra që rrodhën nga kthimi i lirës në euro, iu morën popullit dhe u përvetësuan prej korporatave të mëdha dhe të mesme në parajsa fiskale nëpër Europë dhe përtej saj. Çfarë lloj politike e re mund ta vërë drejtësinë në vend? Cilat parime ia vlen të ruajmë nga ideologjitë e së shkuarës?
Vite më parë, më intriguan teknikat e vendosura nga Liberal-Demokratët Britanikë dhe Lëvizja italiane e Pesë Yjeve (M5S) të cilat ndajnë një mospranim të sofistikuar të nocioneve të së majtës dhe të së djathtës (eventualisht edhe Podemos në Spanjë krijoi një strategji të ngjashme). Të dyja partive u leverdis të kenë një elektorat të përgjumur nga i cili t’i bëjnë vend vetes. Elektorati si një derr: nuk flak asgjë tutje. Ide e zgjuar, mendova.
Megjithatë, kur u trokiti fati në derë, si Liberal-demokratët edhe M5S nuk ia dolën të kenë një rol aktiv në qeveri. Mbledhësit e vjetërsirave të Nik Klegut iu nënshtruan David Cameron & Co. për pesë vite me radhë Theҫërizmi të pashfrenuar dhe nuk i ngritën kokat kurrë; M5S refuzuan kokëfortësisht të lënë mënjanë qëndrimin e tyre post-ideologjik të ‘pastërtisë’ – që në vetvete është një ideologji e të kthyerit të ҫdo ҫështjeje në ҫështje morali politik,” shkruan akademiku Nikola Meloni, ndërsa ata i nënqeshën prospektit të të qeverisurit në krah të Partisë Demokratike (PD).
Kështu, ndërsa ata të parët janë të mbaruar për arsye se dështuan të luftojnë për synimet e tyre, këta të fundit duket se kanë cilësi të tjera dhe mund të kenë një shans të dytë. Së fundmi M5S fitoi Romën dhe Torinon. Sipas anketuesve të Termometro Politico, pritet që për M5S të votojnë 29.5 për qind e të anketuarve, vetëm 1.2 për qind më pak se PD që është në mazhorancë.
Edhe pse ishin fitues të
Synim i tij u bë e gjithë “kasta” politike, sikurse i pagëzoi Grillo në tubimet e tij të V-Day – ku V nënkupton vaffanculo ose “qërohu prej këtu” (një ftesë kjo drejtuar të gjitha partive të themeluara).
Pozicionimi në krah të UKIP dhe partive ekstremiste të djathta i shërbeu M5S për të përforcuar distancimin e tyre nga tradicionalët e së majtës në qëndër (dhe të djathtët e moderuar) dhe për të joshur në rradhët e tyre votues të zemëruar dhe euroskeptikë të ndryshëm. Varieteti i tundonte të majtët, megjithatë strategjia u dukej e ngatërruar.
Por a nuk është pikërisht në derën e të majtëve ku M5S duhet të trokasë për një mazhorancë të harmonizuar, larg kastës së të majtës dhe të së djathtës? Dhe a nuk janë ata në të njëjtën linjë me prioritetet e Pesë Yjeve (uji, mjedisi, transporti, zhvillimi dhe energjia) dhe të ardhurat bazë universale?
Gazetarët e Il Fatto Quotidiano – simpatizantë të M5S, megjithëse i fshehin me kujdes bindjet e tyre – nuk lënë pa e tallur ligjëratën e “të majtë-të djathtëve”, sikurse dëgjova dhe në Prima Pagina. Njëkohësisht, teksa Grillo po distancohet disi, M5S mund të rrokë një copë elektorati nga të majtët duke pyetur veten publikisht pse ata vetë nuk e kanë përmendur kurrë një “kritikë ndaj shtypjes” ose të kenë shfaqur ndonjëherë “dëshirën për të mobilizuar klasën punëtore kundër një sistemi ekonomik shfrytëzues” shkruan Tomazo Segantini për openDemocracy. Një vetëvlerësim i këtillë do t’i sillte ata më afër me ata që vënë në dyshim aftësitë e tyre qeverisëse sipas parimeve egalitare.
Për ta qeverisur vetë Italinë, M5S i duhet të shkëpusë progresivistët nga PD: por a do të mund të bëjnë ata rolin e një organizate të majtë? Suksesi do të varet, sikurse në rastin e Meletit, në aftësinë për të hequr dorë nga bindjet politike dhe në përqëndrimin në punën që po bëhet. Fundja fundit, evazioni fiskal endemik, korrupsioni dhe përvetësimi i parave publike, të cilat M5S është e vendosur t’i luftojë, nuk ndjekin ndonjë ideologji të mirëfilltë.